Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Si u zhduk shoferi i rektorit REKA
Lexo
Postuar nė: 01.11.2011, 13:18
Quote Post


Robot
*****

Posti: Antarė
Postime: 3366
Antari Nr: 18687
Bashkangjitur: 24.11.2008



Mė shumė se dy javė nga zhdukja e Naser Selmanit, shoferit tė rektorit Agron Reka, policia nuk ka akoma njė pistė hetimi. Informatė nuk kanė as nė familjen e tij. Arsllani, babi i tė zhdukurit, thotė se personat e fundit me tė cilėt ėshtė takuar djali i tij ėshtė djali i rektorit, Shkėlqim Reka dhe punėtori i pompės sė benzinės nė Mavrovė

Driton ZENKU/KOHA

Gostivar, 1 nėntor - Nga data 15 tetor, zhdukja misterioze e 31 vjeēarit Naser Selmani nga Gostivari, vazhdon tė mbetet enigmatike pėr familjarėt e tij dhe organet e rendit. Nė njė rrėfim ekskluziv pėr gazetėn Koha, babai i tij, Arsllan Selmani, pohon qė edhe pas 16 ditėve, ende nuk ka asnjė gjurmė apo shenjė jete nga biri i tyre i vetėm nė familje. Duke rrėfyer momentet e largimit nga shtėpia, ditėn kur dhe humbi gjurmėt, prindi i tij
pohon qė djali ishte larguar rreth orės 11 dhe pėr shkaqe shėndetėsore, rektori i USHT-sė, Agron Reka, i kishte rekomanduar qė tė shkonte ta merr nė shtėpi nė ora 11 e 30 pėr tė vazhduar mė pas nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Deri nė ora 13, kur dhe ka shkyēur telefonin, ai ėshtė rrotulluar rreth shtėpisė sė rektorit, me qėllim pėr ta dėrguar nė punė. Brenda kohės sė pritjes, sipas pohimeve tė prindit, Naseri ėshtė takuar me djalin e rektorit, Shkėlqim Reka. Pasi ishte pėrshėndetur me kėtė tė fundit, prej para shtėpisė familjare tė rektorit, Naseri ka vazhduar me automjetin zyrtar tė USHT-sė rrugės sė Spitalit. Sipas pohimeve tė prindit, kontaktin me faktorin njeri, Naseri e ka pasur me punonjėsin e pompės sė benzinės “Mak Petrol” nė Mavrovė, nga ku mė pas askush asnjė nuk dinė mbi fatin e tij.
“Nė ora 11 tė ditės, doli nga shtėpia pėr ta ēuar familjen e tij te fisi u gruas. Nė ora 11 e 30 ėshtė dashur tė shkojė tek shtėpia e rektorit pėr tė shkuar nė Tetovė. Rektori ka pasur tė caktuar tė marrė njė infuzion dhe i ka thėnė djalit qė tė shkonte mė vonė pėr ta marrė. Pastaj ka vazhduar me djalin e rektorit, Shkėlqim Rekėn tė pinė kafe diku. Me Shkėlqimin ka qėndruar deri nė ora 12 e 45 minuta. Pastaj janė ndarė dhe djali i rektorit ėshtė nisur pėr nė Shkup nė punė, kurse Naseri ėshtė nisur rrugės sė Spitalit. Nga ora 13 nuk ka pasur qasje nė telefon. Nė ora 13 e 16 minuta ka qenė nė pompėn e benzinės ‘Mak Petrol’ nė Mavrovė, ku e ka mbushur automjetit me naftė. Sipas video-incizimeve tė pompės sė benzinės, aty ka paguar 1 mijė denarė pėr shėrbimin. Punonjėsi ka deklaruar qė nuk e ka parė klientin nė fytyrė, pasi paratė ia ka dhėnė nga dritarja e derės sė kundėrt tė shoferit. Sipas dėshmisė sė tij, vetura ėshtė kthyer sėrish pėr nė Gostivar”, theksoi Arsllan Selmani, prindi i Naserit. Mė pas, siē thekson ai, rektori Reka ėshtė lajmėruar tek familja e tij diku rreth orės 16, duke u thėnė atyre se Naseri ishte vonuar pėr ta marrė atė dhe se nuk ka qasje nė telefon.
Deklarata e prindit konsiston me atė tė Policisė. Njė ditė pas humbjes, policia ka mund tė bie nė gjurmėt e makinės, por jo edhe tė Naserit. Vetura, nė pronėsi tė USHT-sė, ėshtė gjetur nė njė rrugicė malore nė magjistralen Gostivar - Kėrēovė, dy kilometra para kthesės nė vendin e quajtur ‘Strazhė”.
“Njė ditė mė pas, nė orėt e mbrėmjes, vetura ėshtė gjetur 1 kilometėr para Strazhės, nė njė rrugicė malore. Makina ka qenė e parkuar dhe e mbyllur me ēelės. Atė natė kemi qėndruar atje deri nė ora 3 tė natės. Aty ishin inspektorėt e Policisė, mė pas erdhėn edhe ekspertėt dhe hapėn dyert e makinės. Pastaj e morėn makinėn dhe e sollėn nė Gostivar.
Gjatė gjithė natės, Policia ka qėndruar atje duke vėzhguar terrenin. Tė nesėrmen shkuam andej, rreth 80 policė kėrkuan hapėsirėn pėr rreth malit ku u gjet vetura, pėr tė mėsuar se mos ka ndodhur diēka, mos ketė bėrė ndonjė vetėvrasje. Por nuk u gjet asnjė gjurmė” potencoi babi i Naserit. Pėr familjarėt dhe shoqėrinė, Naseri njihet si njeri i urtė, shembullor dhe person qė s’ka pasur ndonjė problem apo kontest tė hapur pėr asgjė dhe me askėnd. “Njerėzit e njohin pėr tė mirė - tė sjellshėm dhe familjar. Unė probleme me djalin nuk kam pasur tash e 31 vjet. Djali ka qenė shembullor pėr tė gjithė ato qė e kanė njohur”, shton Arsllani.
Nė kohėn kur bashkėshortja e tij pritet tė sjellė nė jetė fėmijėn e tretė, familjarėt janė nė pritje tė qoftė edhe njė fjale qė do tė bėnte tė ditur vendndodhjen e tij. Arsllani, babai i Naserit, apelon deri tek tė gjithė njerėzit e vullnetit tė mirė, nė rast se kanė njohuri ose e kanė parė Naserin diku, menjėherė tė njoftojnė familjarėt e tij ose organet e rendit.
“Apeloj deri te tė gjithė qytetarėt qė nė qoftė se dinė ndonjė informatė ose nėse e kanė parė diku rastėsisht, le tė lajmėrohet nė familjen tonė. Ėshtė baba i dy fėmijėve dhe ēdo ditė presim tė lind dhe fėmija i tretė. Ju lutem qytetarėve, ku ta shohin ose ēka do qė dinė rreth fatit tė birit tonė, le tė lajmėrohen tek ne ose nė Polici”, pėrfundon Arsllani


----------------------------------------
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio