Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> MBIJETESA NĖ TRI FAZA
Kamikaze
Postuar nė: 10.11.2011, 12:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 26275
Bashkangjitur: 15.03.2011



.

Tė gjithė e dimė se mbijetesa nė kėtė botė kėrkon njė mjeshtri, aftėsi dhe gjetje tė madhe, porse tė gjitha kėto do tė ishin jofunksionale sikur tė mos ishin edhe udhėzimet praktike pėr t’u gjetur dhe udhėzuar. Ndėrsa ekzistojnė faktorė anėsorė, qė nganjėherė janė nė anėn e njeriut, e shumė herė qėndrojnė pėrballė tij. Nė kohėn e ‘gurbetit’ mbijetesa e individit brenda njė komuniteti ėshtė sfidė, por qėndrueshmėria e komunitetit nė vorbullėn e pėrballjeve, konflikteve, mospajtimeve, konkurrencave etj., pėrbėn njė sukses qė duhet dėshiruar e pėr tė cilin duhet tė pėrvjelim mėngėt.

Tė jesh musliman nė shekullin njėzetė e njėtė, nė nėnqiellin tonė nuk ėshtė gjė e lehtė. Tė kesh punė me kėta qė kemi pėrreth, por edhe me vetveten ėshtė akoma mė e vėshtirė. Por edhe kur i kemi parasysh tė gjitha paralajmėrimet, qė pėr neve janė pėrgėzime mė shumė se ēdo gjė tjetėr, atėherė e kuptojmė se mbijetesa jo vetėm qė ėshtė e mundshme, por ėshtė njė ofertė tė cilėn e kemi fare pranė dorės dhe vetėm duhet ta marrim. Pėr mendimin tim, janė tri gjėra tė cilave do tė duhej t’i pėrmbahen muslimanėt, nė mėnyrė qė tė kenė sukses nė kėtė drejtim.

E para: Duhet tė harrojmė se individualisht mund tė arrijmė ēfarėdo suksesi. Individualizmi ėshtė i aplikueshėm vetėm nė fazėn e nisjes dhe ėshtė i tolerueshėm vetėm sa pėr t’iu bashkėngjitur karvanit. Tė gjitha mėsimet islame, madje edhe ato qė duken se janė shumė tė lidhura me botėn tjetėr na e mėsojnė kėtė. Por kjo porosi ka esencėn e vet: Pėr tė funksionuar njė bashkėsi (xhemat, komunitet) ashtu si duhet, patjetėr duhet tė dihet epiqendra. E veēanta e Islamit dhe mėsimeve tė tij ėshtė se boshti rreth tė cilit sillen muslimanėt nuk ėshtė individi, por ideja, mėsimi, argumenti.Kėtė forcė e bėjnė tė aplikueshme njohėsit e mirėfilltė tė saj, e ata janė dijetarėt. Dija dhe dijetarėt pėrbėjnė pra, autoritetin real pėr muslimanin dhe nė momentin kur kjo kuptohet si duhet punėt do tė shkojnė nė drejtimin e duhur. Rreziku ndodh atėherė kur krijohen autoritetet e rreme, apo kur kontestohen ato tė vėrtetat. Nė kohėt e hershme tė Islamit, tentativa dhe iniciativa tė kėtilla vinin nga munafikėt.Nė kohėt e sotme gjėra tė kėtilla, me apo pa dashje bėjnė edhe tė atillė qė nė sytė tonė vlejnė pėr njerėz tė mirė. Nėse dikush ėshtė i mirė, kjo nuk e ndėrron “cilėsinė” e gabimit, ashtu sikur nuk ndikon as edhe “qėllimi i mirė” i pretenduar jo rrallė.

E dyta: Tė gjitha ato citate, ajete e hadithe, qė flasin pėr pėrgjegjėsi, gabime e dėshtime janė pėr ne. Kur them pėr ne, kam si qėllim qė ēdonjėri prej nesh tė marrė ajetet apo hadithet kėrcėnuese dhe tė bėjė prej tyre njė mekanizėm pėr pėrmirėsimin vetjak, duke e konsideruar se ēdo citat i kėsaj natyre i dedikohet drejtpėrdrejt atij, e jo dikujt tjetėr. Pėr tė rritur efikasitetin e kėtyre citateve nė jetėn tonė ne duhet tė pėrjashtojmė ēdo mundėsi qė ato t’i jenė drejtuar dikujt tjetėr, e jo neve. Konsideroj se ėshtė e papėrgjegjshme dhe shumė e gabuar qė ne tė “rrihemi” ndėrmjet vete me ajete dhe hadithe.

E treta: Kur jemi vetėm duhet tė konsiderojmė, se unė jam njeriu mė i keq, se gjithė tė tjerėt janė mė tė mirė se unė. Tė kultivojmė frikėn nė veten tonė, se ndoshta Mėshira e Allahut mund t’i pėrfshijė tė gjithė, madje edhe ata qė nė sytė tonė vlejnė pėr mėkatarė tė mėdhenj, pėrveē neve. Kjo ndjenjė e kultivuar nė brendinė tonė do tė na bėjė vetėkritikė, modestė dhe tė kujdesshėm nė sjelljet tona me tė tjerėt. Ndėrsa publikisht, nuk kemi asnjė tė drejtė, qė t’i ofrojmė vetes komoditet nė Mėshirėn e Allahut, ndėrsa tė tjerėt tė tentojmė t’i privojmė prej saj. Nėse jo pėr diēka tjetėr, atėherė pėr shkak se nuk e kemi kėtė kompetencė. Kjo ėshtė ajo qė unė e quaj mbijetesė nė tri faza.


SHKRUAN: EKREM B. AVDIU


----------------------------------------
NoSpam!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio