Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nasiruddin Albani (1914-1999)
proof
Postuar nė: 28.11.2011, 17:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 52
Antari Nr: 27035
Bashkangjitur: 28.11.2011



Njė kohė tė gjatė jemi munduar ta rindėrtojmė kulturėn tonė me pėrplotė zbraztėsi dhe qėndrim tepėr revolucionar ose pragmatik nėnshtruar interesit dhe metodės sė shumicės qė nė tė njėjtėn kohė ka qenė ndėr format mė tė mira tė manipulimit, ashtu qė brenda kėsaj periudhe anėn mė tė shtrenjtė tė historisė, traditės, asaj lashtėsie tė shenjtė e kemi lėnė tė zbrazėt nga figurat shpirtėrore tė popullit tonė, ose pėrēdoherė pas vdekjes jemi orvatur t’i gjejmė. Pėr fat tė keq, kemi shkuar aq larg saqė kemi krijuar sisteme "me lejen tonė" qė t’i dėbojmė mendjet mė tė njohura, xhevahirin e popullit nga trojet e veta. Njė ndėr ta pa dyshim ėshtė edhe emri qė vetėm te ne, shqiptarėt, "intelektualėt" ėshtė i panjohur e ai ėshtė Nasiruddin el-Albani, emėr qė tregon se ėshtė bir i shtetit shqiptar.

Edhe unė kam vėshtirėsi t’i di imtėsitė e jetės sė kėtij dijetari me nam tė disiplinės mė tė shtrenjtė, mė tė ēmuar tė fesė islame – Hadithit, ose pejgamberi pas Kur’anit, e ta pėrshkruaj jetėn e tij. Por, me tė lexuar informatat nė Internet, vėrejta informatėn e teologut Ramadan Ramadani se Shejh Nasiruddin el-Albani ndėrroi jetė. Njė zė nga brendėsia ime mė thoshtė qė tė shkruaj diē pėr kėtė ālim.

Shejh el-Albani u lind mė 1914 nė qytetin e Shkodrės, ēerdhen e kulturės islame nė Ballkan, ku pėr sė pari herė ėshtė shkruar feja nė gjuhėn e vet, mendoj nė shqip pėr shqiptarėt, nė njė familje tė varfėr por plot urtėsi dhe qetėsi intelektuale. I ati, haxhi Nuh Nexhati el-Albani, kishte kryer studimet e Sheriatit ose Fakultetin Juridik Islam nė Stamboll, dijetar i asaj kohe. Me paraqitjen e sistemeve tė ndryshme e pėr shkak tė pasigurisė, detyrohet ta braktisė vendlindjen vetėm qė t’i shpėtojė fėmijėt e t’ju sigurojė qetėsi fetare dhe vendoset nė Damask – Siri. Aty, i biri Nasiruddin el-Albani e kryen shkollimin e vet, duke filluar nga shkollat zyrtare, e mė pastaj edhe ato tė karakterit tradicional ose tė karakterit tė thellė tė dijes, nė kurse tė veēanta tė cilat u mėsohen vetėm atyre qė shfaqin liri personale dhe dėshirė e pėrkushtim tė flaktė ndaj ndonjė disipline. Koha e re pėr kėto studime nuk ka treguar interes tė madh, duke shkuar aq larg saqė edhe nė hapėsirėn islame ėshtė bėrė pėrpjekje pėr ngulfatjen e kėsaj kulture mėsimi, ndėrsa vetėm nėpėr kėto shkolla ekziston mundėsia tė mėsohet komunikimi i disiplinuar nxėnės-mėsimdhėnės, duke filluar nga pėrshėndetja e deri te mirėsjellja dhe shkrimi. Sot kėsi qendra ekzistojnė vetėm nėpėr vendet mė tė shenjta tė botės: nė Mekke, Medine, Jerusalem, Kom, Kajro, Romė, Stamboll... Aty Shejh Nasiruddin el-Albani i mėson shkencat e fesė islame.

Si i ri 20-vjeēar nė mėnyrė tė veēantė fillon specializimin nė shkencėn e Hadithit. Nuk ekziston mundėsia qė asnjė teolog nė pėrgjithėsi, e nė veēanti teologėt muslimanė, tė kalojnė nėpėr hapėsirėn e shkollimit tė teologjisė e mos tė mbėshteten nė studimet e dijetarit tė shquar Nasiruddin el-Albani. Ai pėr ēdoherė ėshtė pėrpjekur tė qėndrojė atje, nė fillim tė momentit, dhe mu pėr kėtė arsye ardhmėria e teologėve do tė ishte e shkretė pa njohjen e tij.

I lodhur ekonomikisht, Nasiruddin el-Albani detyrohet ta mėsojė njė mjeshtėri – orėndreqjen. Siē ka qenė i pėrpiktė nė atė mjeshtri, ashtu ia ka pėrcaktuar vetvetes njė shkencė qė me tė vėrtetė ėshtė ora e shkencave tė tjera – Hadithi. Ėshtė kjo njė shkencė tejet e vėshtirė, sepse ajo ėshtė fillim i fesė dhe mbarim i saj.

Ai shėtit botėn arabe, disa herė pėr shkaqe tė ndryshme edhe detyrohet tė emigrojė, por pas dėshmimit tė vet nė shkencėn e Hadithit, i ofrohet qė tė bėhet ligjėrues nėpėr shumė qendra universitare e tė tjera arabe. Nxėnėswit e tij, duke e pėrcjellur dhe duke krijuar emėr e nam nė kėtė lėmė, sot udhėheqin qendrat e ndryshme universitare. Vetė Shejh el-Albaniu ka lėnė pas vetes mė shumė se 100 tituj nė shkencėn e Hadithit.

Kuptimi i fjalėpėrfjalshėm i termit hadith nė arabishte do tė thotė "tė folur, fjalim, rrėfim, lajm", njė rrėfim apo "traditė", zakonisht e shkurtėr, qė transmeton se ē’ka thėnė Muhammedi (a.s.), ē’ka vepruar, miratuar (apo mosmiratuar) ai. Hadithi (sh. ahadith) i referohet jo vetėm njė tradite tė vetme, por si emėr i pėrgjithshėm gjithashtu edhe njė korpusi tė tėrė tė traditės sė ruajtur dhe shėnuar nga muslimanėt. Teknikisht, ky term i pėrket njėsisė sė pėrbėrė nga metn-i, apo teksti i gojėdhėnės dhe isnadit (po ashtu sened), apo zinxhirit pėrkatės (silsile) tė transmetuesve nėpėrmjet tė cilėve teksti ėshtė dorėzuar nga koha e Pejgamberit e deri te transmetuesi i fundit. Nė mesin e muslimanėve nė pėrgjithėsi, e sidomos nė mesin e sunnive, hadithi bashkė me Kur’anin shėrbejnė si burim kryesor i udhėzimit autoritativ pėr ēėshtjet njerėzore, qoftė nė ēėshtjet paksa mė tė ngushta "ligjore" qoftė nė tė gjithė aspektet e jetės personale dhe nė bashkėsi. Tė dhėnat informative, precedentet ligjore, udhėzimet pėr devotshmėri, rregullat pėr higjienė personale dhe veprimet rituale, si dhe rrėfimet rreth Zotit, engjėjve tė Tij, pejgamberėve dhe Ditėn e Gjykimit, tė gjitha kėto hadithin e bėjnė njė shtojcė tė detajuar dhe udhėzues tė mesazhit kur’anor mbi tė cilin janė themeluar dhe elaboruar pėr plotė 14 shekuj idetė, institucionet, besimi dhe shoqėria islame. Definitivisht feja islame do tė ngelte nė njė kaos tė veēantė pa kėtė lėndė.

Kjo disiplinė fetare ka veprat e njohura tė saj qė quhen Kutubu-s-sitte (gjashtė pėrmbledhjet e njohura). Njė ndėr to, njėkohėsisht edhe mė autoritative, ėshtė edhe Sahihu-l-Buhari. Tregohet se Gėte ka thėnė: "Po ta kishin pasur Gjermanėt njė vepėr tė kėtij lloji, atė do ta shkruanin me shkronja tė arta". Ky ālim, dijetar i botės islame, bir shqiptari, a mund ta paramendoni – ai ka shėtitur nėpėr kėtė shkencė, dhe atė jo vetėm njė herė por pėr ēdoherė i ka ditur imtėsitė e saj, dhe s’ka guxuar asnjėherė t’i harrojė. Pėrpos kėsaj, ai edhe hapėsirėn e imtėsirave e ka pasur obligim fetar ta dijė e mė nė fund ta vėrejė rrezikun se si jodijetarėt, qėllimkėqinjtė janė pėrpjekur tė fusin fjalė "tė bukura", por qė nuk kanė qenė edhe autentike, e mė nė fund ta prezentojė burimin e vėrtetėsisė sė thėnies. Duke pėrcjellur thėnien si thėnie dhe thėnėsit, ose pėrcjellėsit e thėnies. Ėshtė kjo vėrtet njė disiplinė e rėndė, pėr tė kėrkohet besim i padyshimtė ndaj Zotit, ndaj Kur’anit, ndaj thėnieve tė Pejgamberit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve-s-sel-lem, pastėrti shpirtėrore, forcė intelektuale, sepse vetė i Dėrguari a.s. ka thėnė: "Kini kujdes, nėse diē thoni nė emėr tim qė unė nuk e kam thėnė, pėrgatiteni vendin nė Ferr."

Mė datėn 2 tetor 1999, nė kryeqytetin jordanez Amman, ndėrroi jetė el-Albani.

Mos mendo Nasiruddin el-Albani se ty e ardhmja do tė tė harrojė. Pėr ēdoherė ke qenė yni dhe do tė mbetesh i ynė. Lus All-llahun qė tė tė shpėrblejė me bukuritė mė tė mira tė xhennetit, dhe kėrkoj falje qė nuk na u dha mundėsia tė krijojmė njė hapėsirė, njė qendėr, njė institut ku kėtė shkencė do ta bėje tė gjallė duke i vėnė vulė edhe popullit shqiptar nė disiplinėn shpirtėrore tė fesė islame.


Ky postim ėshtė ndryshuar nga proof nė 28.11.2011, 17:23
PMEmail Poster
Top
abu_bakr
Postuar nė: 28.11.2011, 19:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 501
Antari Nr: 22430
Bashkangjitur: 02.06.2009



Ibėn Abdil Berr

Emri i plotė i tij dhe prejardhja e tij: Ai ėshtė
Imami, El Al-lame, Hafidhi i Magribit, Shejhul Islam,
Ebu Umer, Jusuf ibėn Abdil-lah ibėn Muhammed
ibėn Abdil Berr ibėn Asim, En-Nimri, El Endelusi
El Kurtubi. Ėshtė mė prejardhje arabe prej
fisit En-Nimr ibėn Kasit
Lindja e tij: Sipas historianit Ibėn Bashkval,
Ibėn Abdil Berri ka lindur ditėn e premte nė kohė
tė namazit tė xhumasė me 25 Rebi’ El Ahir tė vitit
368 H nė qytetin e Kurtubės (Kordoba nė
Spanje) (Es-Sile 2/642). Pėr datėn e lindjes sė
tij ekzistojnė edhe mendime tjera tė cilat pėr dallim
nga qendrimi i Ibėn Bashkvalit nuk mbėshteten
ne Isnad (zinxhir tė transmetuesve). Pėr kėtė
shkak zgjodhėm kėtė datė si mė tė saktė. All-llahu
e di mė sė miri.
Fėmijėria e tij: Qyteti, qė nė atė kohė ishte pjesė
e shtetit islam dhe nė tė cilin lindi Imam Ibėn
Abdil Berri ishte qendra e qytetrimit Islam nė Endeluzinė
(Spanjen). Kėto rrethana dhe fakti se
lėvizja shkencore lulėzonte nė atė kohė ndihmuan
formimin e Ibėn Abdil Berrit si personalitet i
fortė i cili prej moshės fėmijėrore do tė mirret me
kėrkim tė diturisė. Kėtė e ndihmoi edhe i ati i tij
Abdullahi i cili ishte njėri prej dijetarėve tė njohur.
Thotė Humejdiu: Para fillimit tė shekullit tė ri ai
vetėm se kishte pėrfituar prej shumė dijetarėve.
(El Xhedhve fq.367)
Thotė Ebu Ali El Gassani: Nė moshėn e re filloi
me kėrkim tė diturisė dhe pėrparoi shumė shpejt
…(Tedhkiretul Huffadh 3/130)
Udhėtimet e tij nė kėrkim tė diturisė: Nė kėrkim
tė diturisė vizitoi shumė qytete nė lindje tė
Endelusit edhe pse nuk pati fatin tė udhėtoj nė
lindje (lindja e mesme) pėr shkak tė mos sigurisė
gjatė udhėtimit e cila ishte shkak qė shumė prej
dijetarėve tė Endelusit tė mos udhėtojnė nė lindje.
Nė mesin e dijetarėve qė nuk patėn fatin tė udhėtojnė
nė lindje ėshtė edhe Imam Ibėn Hazmi.
Mėsuesit e tij: Imam Ibėn Abdil Berri pati fatin
qė tė marr dijėn prej imamėve mė tė njohur tė
kohės sė tij. Ai mėsoi tek:
Ebu Umer Ahmed ibėn Abdil-lahi njohur si Ibėn
El Baxhi (dijetar i fikhut dhe hadithit) ibėn abdil
berri pėr tė thotė: Ishte Imam nė kohėn e tij
Ahmed ibėn Abdil Melik El Eshbilij tek i cili e
mėsoi librin “El Mudevvene” autori i sė cilės ėshtė
Imam Maliku
Ebu Fadl Ahmed El Bez-zaz tek i cili i mėsoi
librat e Imam Taberiut
Ahmed ibėn Kasim El Mukri’
Halef ibėn Kasim i njohur si Ibnė Dab-bag
Seid ibėn Nasr Ebu Uthman
Ibėn Faradij Abdullah ibėn Muhammed ibėn Jusuf
Nxėnėsit: Prej nxėnėsve qė morėn dituri prej
tij mė tė njohur janė:
Ebu Muhammed ibėn Hazm Edh-Dhahiri
Ebu Abdil-lah El Humejdi
Ebu Ali El Xhejjani
Ebul Hasen el Meafiri
Disa nga fjalet e Imamėve pėr Imam Ibėn Abdil
Berr-it: Ekziston konsenzus i dijetarėve Islam pėr
vendin e lartė tė Imam Ibėn Abdil Berr-it nė mesin
e dijetarėve. Veprimtaria e tij nė lėminė e fikhut,
hadithit dhe fjalėt e Imamėve flasin qartė pėr
tė dhe gradėn e lartė tė cilėn e arriti.
Ebul Velid el Baxhi: Ne Endelus nuk kishte njeri
si Ebu Umer ibėn Abdil Berri i cili dinte hadithe
pėrmendsh mė tepėr se ēdo njeri nė Magrib,..
(Sijer 18/157)
Humejdi: Ebu Umeri, Fekihu, Hafidhi, dijetari i
cili i njihte kiraetet (mėnyrat e leximit tė Kur’anit)
…Shkroi libra tė dobishme qė tregojnė se ishte
prej tė zgjedhurve (Xhedhvetul Muktebis fq.367)
Ebu Ali El Gassani: Vazhdimisht kėrkonte dituri
gjė qė nxorri nė shesh aftėsitė dhe shkathtėsitė
e tij… ishte dijetar i hadithit, fikhut dhe njihte
mirė gjenealogjinė dhe historinė… (Tedhkiretul
Huffadh 3/1129-1130)
Ibėn Bashkval: Ebu Umeri Imami i kohės sė tij,
i dalluari… (Es-Sile 2/640)
Ibėn Tejmijje: Ebu Umeri ishte mė i dituri nė
shkencėn e hadithit. I dallonte transmetimet e vėrteta
prej tė pavėrtetave… ( Der’u Tearud 7/157)
49
Edh-Dhehebi: Ishte Imam i devotshėm, det i diturisė,
pasues i sunnetit…kush i lexon librat e tij
do tė bindet nė diturinė e gjėrė, aftėsinė pėr tė
kuptuar dhe menēurinė e madhe. (Sijer 18/157)
Veprat e Imam Ibėn Abdil Berr-it: Historianėt
kanė pėrmendur 40 tituj qė i atribohen Imam
Ibėn Abdil Berr-it. Prej tyre tė botuara janė:
Et Tekassi lima fi Muvetta min hadithi Resulil-lahi,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, (nė lėminė e hadithit)
Ez-Zijadat (nė lėminė e hadithit)
Et-Temhid (nė lėminė e fikhut) libėr voluminoz
El Istidhkar (nė lėminė e fikhut) libėr voluminoz
El Ishraf (nė lėminė e feraidit)
El Istiab fi ma’rifetil As-hab (nė lėminė e historisė,
gjegjėsisht biografitė e sahabėve)
libėr voluminoz
El Intika (nė lėminė e historisė)
El Inbah ala kabaili er-Ruvah (biografi)
Ed-Durer fi ihtisari el Megazi ves-Sijer (nė lėminė
e historisė)
Behxhetul mexhalis (nė lėminė e etikės dhe
moralit)
Xhamiu bejanil Ilmi ve fadlihi (nė lėminė e
etikės dhe moralit)
Vdekja e Imam Ibėn Abdil Berr-it: Nė muajin
Rebi’ El Ahir tė vitit 463H pėrfundoi jeta e tij nė
kėtė botė. All-llahu e mėshiroftė mė mėshirėn e
tij tė gjėrė. Amin.


----------------------------------------
Quran and Sunnah

Nektari i vulosur i Xhenetit

PM
Top
abu_bakr
Postuar nė: 28.11.2011, 19:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 501
Antari Nr: 22430
Bashkangjitur: 02.06.2009



Ibėn Maxhe
Imam Ibėn Maxhe, rahimehull-llah(209-273),
Kompiluesi i njėrės prej gjashtė librave bazė nė
lėminė e hadithit (Sunen Ibėn Maxhe), Imami,
Muhadithi dhe Hafidhi i njohur Ibėn Maxhe El
Kazvini ishte pėrfaqėsues kryesor i shkollės sė
Kazvinit, shkollė e cila kryesisht mirrej me shkencėn
e hadithit dhe sunnetit duke vepruar palodhshėm
nė shėrbim tė saj. Nė kėtė tekst do tė
mundohemi qė t’ju njoftojmė mė tepėr me jetėn
e kėtij Imami All-llahu e mėshiroftė.
Emri i plotė i tij:
Quhet Ebu Abdil-lah, Muhammed ibėn Jezid
ibėn Maxhe El Kazvinij Er-Reb’ij, Imami, Muhadithi
dhe Hafidhi.
Nė fillim tė shekullit tė tretė sipas kalendarit hixhrij,
nė kohėn e artė tė sunnetit, nė vitin 209 h
nė qytetin Kazvin nė krahinėn e Esbahanit lindi
Ibėn Maxhe. Prej moshės fėmijėrore filloi tė kėrkon
dituri dhe pasi qė All-llahu, subhanehu ve teala,
ia dashuroi sunnetin filloi udhėtimet nė kėrkim
tė hadithit.
Udhėtimet e tij nė kėrkim tė hadithit:
Pėr tė shėnuar hadithet e tė Dėrguarit, sallall-
llahu alejhi ve sel-lem, udhėtoi nė Irak (Basra,
Kufe dhe Bagdad) dhe Mekke. Vizitoi Shamin,
Egjiptin dhe Rejjin me tė njejtin qėllim.
Gjatė kėtyre udhėtimeve u takua me shumė
mėsues nga tė cilėt pėrfitoi. Do t’i pėrmendim
vetėm disa prej tyre:
Mėsuesit e tij:
1. Ali ibėn Muhammed Et-Tanafusij
2. Xhebbaretu ibėn Mugal-lis
3. Suvejd ibėn Se’id
4. Abdullah ibėn Muavije El Xhumehij
5. Muhammed ibėn Rumh
6. Muhammed ibėn Abdil-lah ibnė Numejr
7. El Imam Ebu Bekr ibėn Ebi Shejbe
8. El Imam Ebu Hajthame
9. El Imam Uthman ibėn Ebi Shejbe dhe shumė
tjerė
Nxėnėsit e Imam Ibėn Maxhe:
Numri i nxėnėsve qė pėrfituan prej tij ėshtė gjithashtu
i madh. Nė mesin e tyre mė tė njohur janė:
1. Ibrahim ibnė Dinar El Hemedhani
2. Ahmed ibėn Ibrahim El Kazvini
3. Ebu Tajjib El Bagdadi
4. Ebul Hasen Ali ibėn Ibrahim El Kazvini El
Kattan
5. Muhammed ibėn ‘Isa Es-Saffar
6. Ali ibėn Se’id ibėn Abdil-lah El Askerij
7. Xha’fer ibėn Idris dhe tjerė
Disa nga fjalėt e Imamėve pėr Imam Muslimin:
Ekziston konsenzus i dijetarėve Islam pėr vendin
e lartė qė e zė Imam Ibėn Maxhe nė mesin e
dijetarėve. Veprimtaria e tij nė lėminė e hadithit
dhe fakti se libri i tij konsiderohet prej gjashtė
librave bazė tė hadithit, janė argument i mjaftueshėm
pėr vėndin e lartė qė e ka ky Imam nė historinė
Islame.
Thotė Dhehebiu: Ibėn Maxhe ishte Hafidh i hadithit
i cili me besnikėri analizonte hadithėt
(transmetimet e tyre), me dituri tė gjėrė…
Thotė Ibėn Haxheri: Libri i tij “Es-Sunen” ėshtė
i mirė, ka pėrfshirė shumė hadithe nė shumė
kaptina…
Veprat e Imam Ibėn Maxhes:
1. Es-Sunen i cili ėshtė botuar shumė herė
dhe ėshtė komentuar nga shumė autorė siē janė:
Alaud-din Mugultaj, Xhelalud-din Es-Sujuti, Ebul
Hasen ibėn Abdul Hadi Es-Sindi, El Busirij dhe
Ez-Zubejdij.
2. Et-Tefsir
3. Et-Tarih
Vdekja e tij:
Mė 22 Ramazan tė vitit 273 H ndėrroi jetė ky
Imam i cili la gjurmėt e veta nė faqet e krenarisė
Islame. All-llahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė
gjėrė.


----------------------------------------
Quran and Sunnah

Nektari i vulosur i Xhenetit

PM
Top
abu_bakr
Postuar nė: 28.11.2011, 19:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 501
Antari Nr: 22430
Bashkangjitur: 02.06.2009



Ibėn Sel-lam
(158-254 h.) Ai ėshtė Ebu Ubejd el-Kasim
ibėn Sel-lam el-Baghdadi, imami, muxhtehidi,
oqeani i dijės, linguisti dhe juristi. Ai ka lindur nė
Herat, nė vitin 158 pas Hixhretit e babai i tij ishte
njė skllav romak i disa njerėzve nė Herat.
Ai mėsoi nga njė grup imamėsh tė besueshėm si:
Sufjan ibėn ‘Ujejne, Isma’il ibėn Ulejje, Jezid ibėn
Harun, Jahja ibėn Seid el Kattan, ‘Abdurrahman ibėn
Mehdi, Hammad ibėn Selami dhe tė tjerė.
Nga ai kanė transmetuar imamė si: Imam Ed-Darimiu,
Ebu Bekr ibėn Ebi Dunja, ‘Ali ibėn ‘Abdil’Aziz
el-Beghaui, Muhammed ibėn Jahja el-Mirvezij dhe tė
tjerė.
Imam Is’hak ibėn Rahavejh pėr tė ka thėnė:
“All-llahu (subhanehu ve teala) e don tė vėrtetėn.
Ebu Ubejd ėshtė mė i ditur dhe mė i thelluar
nė tė kuptuarit se unė. Ai gjithashtu ka thėnė:
“Ne jemi tė varur prej Ebu ‘Ubejd kurse Ebu
‘Ubejdi nuk ėshtė i varur prej neve.”
Imam Ahmed ibėn Hanbel ka thėnė: “Ebu
‘Ubejdi ėshtė njė mėsues (ustadh) dhe pėr ēdo
ditė ai rritet nė mirėsi.”
Kurse Jahja ibėn Me’in ėshtė pyetur rreth tij
dhe ėshtė pėrgjigjur se; njėrėzit duhet tė pyesin
Ebu ‘Ubejdin pėr Jahja ibėn Me’inin.
Ebu Davudi ka thėnė: “Ai ėshtė i besueshėm,
ėshtė i sigurtė (thika, kategori vlerėsimi tek dijetarėt
e hadithit sh.r).”
Hafidh edh-Dhehebiu ka thėnė: “Kush shikon
nė librat e Ebu ‘Ubejd, do tė dallojė rangun e tij
tė lartė tė tė mėsuarit dhe tė diturisė. Ai ka qenė
njė Imam nė Hadith, i ditur nė Fikh si dhe nė
shumėllojshmėrinė e mendimeve. Shtyllė nė gjuhė,
imam nė kira’et, ka shkruar libra rreth kėtyre.
Unė kam gjetur librat e tij “Kitab el Emval” (libri
mbi pronat) dhe “Kitab en Nasih vel Mensuh”
(libri mbi deroguesen dhe tė deroguarėn) .
Hatib el-Bagdadi ka thėnė: “Ai zotėronte njė aftėsi
shumė tė lartė pėr tė kuptuar, fe, sjellje tė
shkėlqyer, njė Medhheb tė mirė (mendim) dhe libra
tė bukura, pėr tė cilėt kėrkohet kudo. Dhe
transmetuesit e tij janė tė njohur dhe tė besueshėm-
ata e meritojnė tė pėrmenden dhe janė tė
veēantė. Libri i tij rreth pronave (“Kitab el Emval”
sh.r.) ėshtė nga librat mė tė mirė, tė pėrpiluar nė
Fikh.”
Nga fjalėt e Ebu ‘Ubejdit janė: “Pasuesi i
sunnetit ėshtė si njeri i cili mban gacė nė dorė, e
nė kėto ditė ai ėshtė nė sytė e mi mė i dashur se
njeriu i cili ngrit shpatėn nė rrugėn e All-llahut
subhanehu ve teala.” (Kjo ishte nė kohėn e tij. E
ēfarė mund tė thuhet pėr kohėn tonė?)
Ai jetoi kohė tė gjatė nė Baghdad. Mė pas u
bė Kadi (gjykatės) nė Tartus dhe nė fund ai
shkoi nė Meke dhe jetoi atje, derisa vdiq nė vitin
224 h.


----------------------------------------
Quran and Sunnah

Nektari i vulosur i Xhenetit

PM
Top
abu_bakr
Postuar nė: 28.11.2011, 19:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 501
Antari Nr: 22430
Bashkangjitur: 02.06.2009



Imam En-Nesai
Imam En-Nesai, rahimehull-llah, (215H-303H)
Ai ėshtė: Imami, Hafidhi i besueshėm, Shejhul
Islam i dalluar nė shkencėn e hadithit Ebu Abdur-
Rahman Ahmed ibėn Shu’ajb ibėn Ali ibėn Sinan
ibėn Bahr El Hurasanij En-Nesaij autori i librit
“Es-Sunen” njėri prej gjashtė librave bazė tė hadithit
(Sahihul Buhari, Sahihul Muslim, Sunen Ebu
Davud, Sunen En-Nesai, Sunen Tirmidhi dhe Sunen
Ibėn Maxhe).
Lindi nė qytetin Nesa nė krahinėn e Horasaninit
nė vitin 215 H.
Nė kėrkim tė diturisė:
Prej moshės fėmijėrore filloi kėrkimin e diturisė.
Nė moshėn 15 vjeēare udhėtoi nė qytetin Baglan
pėr tė pėrfituar prej Imam Kutejbes, All-llahu
i mėshiroftė tė gjithė. Nė praninė e tij mėsoi mė
tepėr se njė vit.
Mėsues tė tij gjithashtu ishin: Imam Is’hak ibėn
Rahavejhi, Imam El Bez-zari, Imam Muhammed
ibėn Ismail ibėn ‘Ulejje, Imam Xheuheriu, Imam
Hisham ibėn Ammar All-llahu i mėshiroftė tė gjithė.
Numri i pėrgjithshėm i mėsuesve tė tij kalon
numrin njėqind (shih. Es-Sijer, 14/ 125-127)
Duke kėrkuar diturinė udhėtoi nė Irak, Hixhaz,
Egjipt, Sham (Siri, Palestinė dhe Jordani) dhe vendet
qė gjendeshin nė kufijtė e shtetit Islam. Mė nė fund u
vendos nė Egjipt tė cilin e zgjodhi si vendbanim.
Ata qė ishin shokė tė tij nė udhėtimet e diturisė
kėshtu e pėrshkruajnė: Ishte det i diturisė, i
kuptueshėm, preciz…
Nga ky det i diturisė mėsuan shumė nxėnės
nė mesin e tė cilėve do t’i pėrmendim:
Imam Ebu Bishr Ed-Dulabij, Imam Tahaviu,
Imam Ebu Ali En-Nejsaburiu, Imam Ebu Bekr ibėn
Sunnij, Imam Taberaniu dhe shumė tjerė, All-llahu i
mėshiroftė tė gjithė. (shih. Es-Sijer, 14/127)
Disa fjalė tė Imamėve pėr Imam Nesaiun:
Imam Hakimi, rahimehull-llah thotė: Nesaiu ka
folur shumė pėr rregullat dhe dispozitat qė i pėrmbajnė
hadithėt. Ai qė e lexon Sunenin e tij do tė
mahnitet nga bukuria e fjalėve tė tij.
Hafidh Ebu Ali En-Nejsaburiu, rahimehull-llah kėshtu
thotė: Na ka lajmėruar Imami nė shkencėn e hadithit,
pa egzagjerim, Ebu Abdur-Rahman En-Nesai.
Imam Darekutniu, rahimehull-llah: Nesaiu ėshtė
para gjithė dijetarėve tė hadithit tė kohės sė tij.
Imam Ebu Bekr ibėn Had-dadi, rahimehull-llah,
nuk transmetonte pėrveē hadithet e Nesaiut dhe
thoshte: Jam i kėnaqur qė ai tė jetė argument
mes meje dhe All-llahut, subhanehu ve teala.
Hafidh Ebu Abdil-lah ibėn Mende thotė: Vetėm
katėr veta pėrpiluan libra tė hadithit nė tė cilat kanė
shėnuar hadithet e sakta duke bėrė dallimin
mes tė saktit dhe jo tė saktit dhe gabimit. Ata janė:
Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Ebu Abdur-Rahman
En-Nesaiu. (shih. Es-Sijer, 14/127-135)
Imam Darekutniu, rahimehull-llah, thotė: Mė i
dituri i Egjiptit nė kohėn e tij, mė i dituri nė
shkencėn e hadithit dhe transmetuesve tė tij.
Imam Dhehebiu, rahimehull-llah, thotė: Nė njohjen
e hadithit dhe transmetuesve tė tij ėshtė nė
gradėn e Buhariut, rahimehull-llah, dhe Ebi Zur’asė,
rahimehull-llah.
Dijetarėt e Egjiptit kėshtu e pėrshkruanin Nesaiun:
Ishte njeri i ibadetit tė shumtė ditėn dhe natėn
Veprat e Imam Nesaiut:
Imam Nesaiu ėshtė autor i shumė librave:
• Es-Sunen (libri mė i njohur)
• El Muxhteba pėrzgjedhje e haditheve tė Es-
Sunenit qė e bėri nxėnėsi i tij Ibėn Sunnij
• El Kuna
• Amelul jeumi ve lejle
• Kitabun fit-Tefsir
• Ed-Duafa
46
• Musned Ali, radijall-llahu anhu
• Hasais Ali, radijall-llahu anhu
Vdekja e tij:
Ditėn e hėnė me 3 Safer tė vitit 303 H nė
Palestinė pėrfundoi jeta e Imam Nesaiut
All-llahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjėrė
dhe ia mundėsoftė tė takohet me tė Dėrguarin
e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sunnetin
e tė cilit aq mirė e shėrbente. Amin


----------------------------------------
Quran and Sunnah

Nektari i vulosur i Xhenetit

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio