Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Maqedonasit Kundėr Klasės Sė Mesme Nė Manastir !
Shqipo
  Postuar nė: 31.03.2008, 09:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 610
Antari Nr: 10255
Bashkangjitur: 16.10.2007




Maqedonasit kundėr klasės sė mesme shqipe nė Manastir

Shtuar mė: 31/03/2008 - 08:48
• Nė qytetin e Manastirit janė shfaqur reagimet e para kundėr hapjes sė paraleles sė mesme nė gjuhėn shqipe me vendim tė ministrit tė Arsimit, Sulejman Rushiti.



Reagimet e para kanė pasuar nga shefja e njėsisė rajonale tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Snezhana Petrova e cila ka theksuar se nuk ka kushte nė shkollat e mesme tė kėtij qyteti pėr tė hapur paralele nė gjuhėn shqipe nė gjimnazin e Manastirit.

Sipas saj, nuk ka kushte hapsinore pėr tė hapur njė paralele tė tillė dhe se ajo deklaroi se ministri nuk ka konsultuar autoritetet lokale tė arsimit pėr vendimin e tij rreth shpalljes sė konkursit. Edhe Kėshilli pėr luftėn kundėr anarkisė, njė organizatė joqeveritare nacionaliste ka reaguar ndaj vendimit tė ministrit Rushiti, duke kėrkuar qė Qeveria tė tėrheq vendimin pėr hapjen e paraleles sė mesme nė gjuhėn shqipe.

Reagimet kanė ardhur edhe nga partia opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM), e cila ka vlerėsuar se bėhet fjalė pėr njė vendim partiak tė PDSH-sė.
Ky ėshtė vendimi i dytė i njė ministri shqiptar pėr hapjen e njė paralele tė mesme me mėsim nė gjuhėn shqipe nė qytetin e Manastirit, pas atij vendimi tė ish-ministrit Aziz Pollozhani nė vitin 2005, kur u pengua njė konkurs i tillė ligjor.
Sipas Ministrisė sė Arsimit, gjatė kėtij viti 47 nxėnės shqiptarė mbarojnė arsimin fillor nė Manastir dhe rrethinė. (INA)
smil3dbd4dcd7b9f4.gif


----------------------------------------
ATDHEU MBI TE GJITHA....
POSHTE PARTITE, DHE PERKRAHESIT QORR TE TYRE....
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio