Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shqiptarėt e Maqedonisė, Disa aspekte tė historisė sė tyre
vani-1
Postuar nė: 19.12.2011, 12:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Nė fillim do tė japim njė retrospektivė tė disa momenteve kyēe tė historisė sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nuk duam tė futemi nė ēėshtje tė periodizimit tė epokave historike, meqė kėtu do tė tentojmė tė shqyrtojmė veēmas historinė e shqiptarėve tė Maqedonisė.

Por cila ėshtė historia e tyre?

1. Para dhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar

Deri nė fillim tė dekadės sė dytė tė shek. XX, historia e shqiptarėve trajtohej e pandarė, si terėsi, nė kuadėr tė perandorisė osmane. Pothuajse tė gjithė librat e shkruarė pėr shqiptarėt, shumica e tyre nga tė hujit, trajtonin aspekte tė ndryshme tė jetės sė tyre, nė radhė tė parė tė asaj shpirtėrore dhe gjuhėsore. Nė kuadėr tė perandorisė osmane shqiptarėt patėn stagnimet dhe progreset e tyre. Nuk ishte krejt „natė aziatike“. Duhet tė thuhet se pati edhe zgjerime spontane nė favor tė shqiptarėve. Nė kuadėr tė kėsaj perandorie hapėsira shqiptare ndahej mes veti me kufij tė „kalueshėm“ administrativ. Gjatė kohė njėsit administrative tė perandorisė sundoheshin dhe drejtoheshin nga vetė shqiptarėt. Nė krahasim me fqinjėt shqiptarėt u vonuan edhe mė shumė nė krijimin e shteti tė tyre.

Ata shumė vonė bėnė „Rilindjen“ e tyre, tek nė pjesėn e dytė tė shek. XIX. Kur pėlciti Lufta e Parė Ballkanike kreu i Rilindjesė Kombėtare ende shpresonte pėr njė Autonomi me njė Vilajet tė bashkuar nė kuadėr tė perandorisė pothuajse tė rrėnuar osmane. Nė dy nga katėr vilajetet e Rumelisė (nė atė tė Kosovės, me Shkupin si qendėr, dhe tė Manastirit) shtriheshin shqiptarėt qė sot jetojnė nė Republikėn e Maqedonisė. Ishte pjesa perifireke e trungut shqiptar dhe kufizohej nė lindje kryesisht me bulgarė dhe nė verilinde me serbė. Atėherė nuk ekzistonte shteti i Maqedonisė, ndonėse „ēėshtja maqedone“ kishte vite qė diskutohej nė qarqe diplomatike (edhe pse vonė; nė Kongresin e Berlinit (1878) emri Maqedoni nuk u pėrmend fare) duke i dhėnė pėrparėsi kryesisht reformave nė Vilajetin e Selanikut.

Maqedonia ekzistonte vetėm si nocion gjeografik dhe ishte gjithmonė multietnike. Maqedonia e sotme nuk ka tė bėjė fare me atė tė para njėqindėviteve dhe aspak me Maqedoninė antike. Shteti shqiptar i 1913 nuk pėrfshiu pothuajse as gjysmėn e hapėsirės etnike shqiptare. Dy vilajetet e lartėpėrmendur, ai i Kosovės dhe i Manastirit u futėn nėn mbretrinė e Serbisė, e mė vonė (1929) nėn mbretrinė e Jugosllavisė. Definitivisht pas Luftės sė Parė Botėrore ndarja e shqiptarėve u bė realitet dhe u sanksionua edhe me dekrete ndėrkombėtare. Kuptohet, pjesa dėrrmuese ngeli nėn mbretrinė e Jugosallavisė. Ishin vite tė mbijetesės, nuk pati ndonjė progres tė shqiptarėve pothuajse nė asnjė rrafsh. As nė atė demografik qė shpesh deballancohej me largimin e tyre nė vendet e tjera. Jemi tė rezervuar kur pėrmendim ēėshjen demografike aq tė ndieshme pėr ballkanasit, por duam tė shtojmė se shqiptarėt s’kishin ndonjė program tė tillė nė kėtė kohė. Shtetin shqiptar e pėrcollėn gjatė kohė kriza tė njė pas njėshme. Shteti shqiptar pėr gjatė kohė s’arriti tė stabilizoj as vendin; pėr shqiptarėt qė ngelėn jashtė territorit tė tij nuk bėri puthuajse asgjė. Njė rend dhe qetėsi e vogėl u vendos nė kohėn e mbretit Zog deri mė 1939, kur Shqipėria pushtohet prej Italisė fashiste.

2. Jugosllavia e Titos

Lufta e Dytė Botėrore si edhe e Para u pėrcollėn me rrėmuja dhe kthesa tė mėdha. Nė fillim bota shqiptare u bashkua pothuajse nė njė Shtet nėn kurorėn e Emanuelit tė II. U hapėn shkolla shqipe nė pjesė tė „ ēliruara“ nga italianėt. Kufijtė ishin tė kalueshėm dhe bota shqiptare u duk se do prosperante. Natyrisht se shpresa ishte e madhe. Por jo ēdo herė fati ėshtė mbret i botės. Fatkeqėsisht fati i shqiptarėve ishte i lidhur me forcat e taborit tė humbėsit fashist. Partizanėt ndonėse jo tė fortė gjatė luftės, nga fundi i saj dhe pas asaj dolėn fitues dhe morėn pushtetin, tė cilin e mbajtėn rreth gjysėm shekulli. Kėshtu ishte shkruar dhe kėshtu u bė jo vetėm me botėn shqiptare, por pothuajse gjysma e rruzillit tokėsor pati kėtė fat; e veēantė ėshtė fatkeqėsisht se komunizmi shqiptar qe mė i ashpėr dhe mė totalitar. Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore nuk solli ndryshime sa i pėrket ēėshtjes sė kufijve nė relacionin Shqipėri-Jugosllavi-Greqi.

Ato u dekretuan dhe u bė edhe njė njohje ndėrkombėtare. Mbreti i Shqipėrisė dhe i Jugosllavisė lėshuan vendet e tyre tė cilėve iu ndalua tė kthehen nė fron. Nė Jugosllavi dolėn shtetet e ri, nė mesin e tė cilėve edhe Maqedonia. Shumica e shqiptarėve jetonin nė Kosovė, qė juridikisht i takonte Serbisė. Ėshtė interesant se shkollat shqipe, tė hapura gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk u mbyllen. Shkollat ruajtėn njė kontinuitet qė nga lufta dhe me kalimin e kohės edhe u forcuan dikur duke u ngritur nė rangun e universitetit. Shqiptarėt nė Maqedoni gjatė sundimit tė Titos nuk mundėn tė rrisin statutin e tyre sikurse vėllezėrit e tyre kosovarė, tė cilėve u shkoi pėr dore apo iu „ dhurrua“ autonomia e brishtė dhe joqartė e definuar nė sistemin legjislativ jugosllav.

Qendėr kulturore dhe arsimore, pothuajse pėr gjithė shqiptarėt e Jugosllavisė u bė Prishtina. Kėtu u shkolluan gati tė gjithė kuadrot shqiptare nga Maqedonia. Prishtina nė anėn tjetėr thithi pothuajse tė gjithė intelektualėt shqiptarė tė cilėt edhe ishin ngulitur tashmė aty. Kjo pati edhe pasojat e veta, sidomos nė ngjarjet qė pasuan mė vonė. Kur filloi shpėrbėrja e Jugosllavisė, pak nga kėto intelektualė qenė nė gjendje tė lėshonin Prishtinėn edhe tė kapnin momentet kyēe qė ofronte pluralizmi i cili ishte nė fillet e tij. Pasojat u ndien mė vonė, njė pjesė e tė cilave vrehen edhe sot e kėsaj dite.

3. Pavarėsia e Maqedonisė

Nė fillim tė vitit 1991 zyrtarėt maqedonas pėrgatitėn deklaratėn pėr pavarėsi tė Republikės, qė rezultoi me referendumin e shtatorit po tė njėjtit vit. Shqiptarėt bojkotuan referendumin pėr Pavarėsi tė Republikės. Nėkėtė situatė konfuze dhe dinamike qė pasoi pas kėtij referendumi, Elita politike e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr njė kohė u mundua tė kordinonte punėt me kosovarėt nė kuadėr tė „ grupit kordinues“ qė drejtohej nga Prishtina. Ky grup koordinues nė fakt mė shumė ishte formal. Njė ngjarje e cila mbase do bėnte kthesė dhe do i jepte kahje krejt tjeter Republikės sė brishtė tė Maqedonisė qe referendumi pėr „Autonomi politike-territoriale“ tė shqiptarėve nė kuadėr tė Republikės sė Maqedonisė.

Ēuditėrisht, ra shumė shpejtė nė harresė sikur tė kish qenė ndonjė „ lojė“ , edhe pse mbi nėntėdhjetė pėrqind e shqiptarėve u deklarua pro kėtij Projekti. Nga shteti u quajtė si i jashtėligjshėm, por masa mė tė rrepta ndaj organizatorėve nuk u moren.Koordinimi i veprimeve politike mes elitės politike tė ish-Jugosllavisė rezultoi pothuajse i SDVXNVHVK P__ Liderėt kosovarė preferuan mė shumė modelin e mosdėgjushmėrisė qytetare kundrejt Serbisė sesa tė ndonjė konfrontim mė tė ashpėr pėrballė dhunės qė shtohej ditaditės ndaj civilėve shqiptarė tė Kosovės. Mėvonėky kurs politik do ndryshonte e kjo ēoi nė radikalizimin e gjendjes pas sė cilės pasoi konflikti i armatosur.

Nė Maqedoni deputetet shqiptarė edhe pas „ shijimit“ tė dy mandateve nėparlament nuk mundėn tė kalonin pothuajse asnjėligj apo amandament qė kishte tė bėjė me interesat vitale tė shqiptarėve. Gjendja ndryshoi pak, me ardhjen e forcave opozitare nė pushtet qė bazoheshin nė programe tė forcave nacionaliste. Kėto forca bile formuan njė koalicion, qė pėr shumicėn nė fillim kur u ndertua ky koalicon ishte vėshtirė tė akceptohej se si mund tė qeverisej vendi sė bashku. Tashmė ishte e qartė, nė Kosovė ishte bėrė luftė, ishin vendosur trupat e huaj dhe shqiptarėt kishin dalė tė fituar moralisht nga lufta e Kosovės.

4. Lufta e vitit 2001

Shumėkush ka menduar se lufta e Kosovės do ishte e fundit nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė. Nė fakt ashtu edhe dukej. Njė prani aq e madhe ndėrkombėtare nė rajon, ku Maqedonia shėrbeu si bazė e madhe logjistike pėr trupat ndėrkombėtare tė vendosur rishtas nė Kosovė, linte tė kuptosh se rajoni po qetėsohej. Gjithashtu gatishmėria pėr fillimin e miratimit tė disa ligjeve nė Parlamentin republikan sidomos ato qė kishin tė bėnin me sferėn e arsimit, dhanė sinjale se shumė ēėshtje kontestuese nė Republikė mund tė zgjidhen shkallė-shkallė dhe pa tensione tė mėdha. Fillimi i janarit gjeti Tearcėn multietnike tė trazuar.

Stacioni policor ishte dėmtuar dhe pati viktima. Nuk venoi dhe pėrgjegjėsinė e mori njė grup ushtarak shqiptar qė bėri publike edhe platformėn e tij se „ angazhohej pėr tė drejta tė barabarta tė Shqiptarėve nė Maqedoni“ , dhe se ėshtė kundėr „ ndarjes sė Republikės“ . Reagimi ndėrkombėtar qe i madh dhe konflikti pothuajse gjatė gjithė kohės ishte i kontrollueshėm. Ēdo futje „ nėn kontroll“ , e ndonjė vendbanimi pavarėsisht se nga cila palė nė konflikt vinte, haste nė reagime tė fuqishme ndėrkombėtare dhe sillte nė Shkup diplomatė perėndimorė. Nė fund tė shtatorit, kreu politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare shpalli edhe formalisht shpėrbėrjen e formacioneve ushtarake tė saj. Kjo u bė pas nėnshkrimit tė „Marrėveshjesė sė Ohrit“ . Implementimi i kėsaj Marrėveshjeje ėshtė nė rrjedhė e sipėr; ka shumė

paqartėsi dhe shumė gjėra ende janė tė mjegulluara. Por ēfarė u solli kjo luftė Shqiptarėve nė Maqedoni? Ende nuk ėshtė e qartė se kush doli i fituar e kush i humbur. Tė dy palėt nė konflikt mendojnė se dolėn tė fituar dhe se luftėn e ndalėn pėr t’ i dhėnė shans paqės. Kjo paqė, nėse mund ta quajmė kėshtu, ėshte ende e brishtė dhe po pėrcillet me tė paprituara tė vazhdueshme nga tė dy palėt. E qartė nga ky konflikt doli njė gjė, se shqiptarėt u pėrcaktuan pėr tu integruar nė tė gjitha strukturat publike tė shtetit tė Maqedonisė. Rekomandimet nga Tirana dhe Prishtina gjithashtu mbėshtesin njė gjė tė tillė.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio