Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Muhtari i kasabasė sonė – Jusuf Zimeri
Dr.Shivan
Postuar nė: 19.12.2011, 13:44
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 27071
Bashkangjitur: 14.12.2011



Muhtari i kasabasė sonė – Jusuf Zimeri


Tė nderuar bashkėqytetar, ndoshta nocioni Muhtar ėshtė pak i vrazhdėt pėr dikė, ėshtė demode, por ama vėrtetė ėshtė shumė i mirė. Ėshtė i mirė sepse vėrtetė ėshtė sinonim i demokracisė, edhe pse ėshtė me origjinė vjen nga orienti, ai ėshtė integruar, i plotėson tė gjitha standardet dhe kriteret evropiane bile edhe jashtė evropiane. Ėshtė nocion modern, super modern, megamodern dhe postmodern. Pra ne nuk duhet ta humbim kėtė titull vetėm nga shkaku se vjen nga orienti, ngase dikush ėshtė shumė alergjik pėr ēėshtjet qė vinė nga orienti –lindja, por se edhe drita vjen nga orienti – lindja, por ne e duam shumė sepse pa tė s’ka jetė. Nejse nejse, po mendoj mos t’ju lodhi shumė se s’ka shumė rėndėsi nga e ka prejardhjen ky emėr me rėndėsi ėshtė ēka fshihet nė kėtė emėr.

Njė komshi i kishte thėnė Nasradin hoxhės, Nasradin, ē’pati mbrėmė njė zhurmė te shtėpia juaj. Nasradini i tha: jo asgjė, gruaja ime u hidhėrua dhe me hodhi mantelin nga lartė poshtė: Komshiu i tha: Po Nasradin shumė zhurmė u bė, e manteli nuk bėnė kaq shumė zhurmė? Narsadini tha. Po edhe unė isha brenda nė mantel !!Andaj po them, s’ka rėndėsi emri por ai qė fshehet pas emrit.

Ndoshta Muhtari jonė meriton emėr edhe mė tė merituar se ky, por ja qė ky popull assesi nuk po mund tė integrohet me trendėt e kohės dhe kėtij muhtarit toni t’i gjejė emrin sipas meritave tė tij. Bile kjo ėshtė edhe njė gajle shtesė e kėtij umeti, po bisedojmė natė e ditė pėr kėtė gajle, sepse s’po na merr gjumi, mos dikush tė mendoj se pėr shkak tė gajleve dhe derteve tė zairės dhe tė politikės, por pėr faktin si ta bėjmė Muhtarin e kasabasė sonė tė lumtur, por fatkeqėsisht akoma nuk po vijmė te kompromisi pėr tė formuar konsensusin pėr kėtė ēėshtje.

Muhtari i kasabasė sonė, na donė neve shumė, sepse ai pa ne, vėrtetė nuk mund tė jetojė, andaj edhe ne e duam shumė. Ne asnjėherė nuk e kundėrshtojmė, edhe kur na mbanė leksione nga sfera tė ndryshme si ato etike, morale, humane, njerėzore, politike ose edhe atėherė kur na tregon fabula.

Besoni tė gjithė kasabatė tjera na e kanė zilinė pėr Muhtarin e kasabasė sonė. Ai ėshtė burrė me halle, edhe pse vėrtetė nuk ėshtė shumė i rėndė nė peshore, po ama, sekretin e burrėrisė sė tij ne e mbajnė shumė fshehtė “strogo doverlivo”. He, he, desh na e zbuloi sekretin njė i huaj i cili kishte ardhur nga jashtė, nga njė kasaba tjetėr fqinje. Si duket ishte spiun i kasabasė sė tij, por e kish kot se, ne nuk e shesim Muhtarin tonė. Kėtė tė drejtė ne nuk e kemi rezervuar pėr vete, kėtė ia kemi besuar Muhtarit tonė, vetėm ai ka tė drejtė ekskluzive tė na shes neve, e jo edhe ne atė. Zoti na ruajt. Komshiu spiun nga kasabaja tjetėr mė pyeti. Pse e doni ka shumė muhtarin tuaj? Pa shiko or vėllaēko, pse ne e duam Muhtarin tonė kemi njė milion arsye, por unė pėr ta ruajtur fshehtėsinė po tė tregoj vetėm njė arsye. Ne e duam Muhtarin e kasabasė sonė, sepse ai na donė neve shumė. E more vesh. Po po, na donė neve andaj sa herė qė e ftojmė nė darka e dreka, e kemi aty. Bile pėr tė mos na u bė monoton asnjėherė nuk na vjen me tė njėjta rrobe, ai gjithherė e ndryshon ngjyrėn e rrobave tė tij. E kur nuk e ftojmė, nuk ka dėshirė tė na shqetėsojė. Bile nga ndjenja qė aq shumė na donė neve kur ishte koha tė zgjedhim Muhtarin tonė, na pat thėnė: ju rrini rehat, flini rehat, nuk ka nevojė tė brengoseni se kush do jetė Muhtari i juaj. Mos u lodhni ju me procedura tė kota tė votimit, numėrimit tė kokrrave etj etj, unė kujdesem pėr ju. Unė i hedh kokrrat dhe i numėroj, pastaj nesėr ju tregoj se nė bazė tė vendimit nga Komiteti, mė falni Komisioni qendror zgjedhor, nė mėnyrė demokratike populli mi dha kokrrat mua, andaj prej sot unė jam Muhtari i juaj. E sheh vėllaēko sa na donė neve Muhtari jonė, s’ka dėshirė ta lodhė popullin e tij. Po po, kėshtu ėshtė demokracia, “kur unė flas ti duhet tė heshtėsh, e kur unė heshti ti sėrish duhesh tė heshtėsh, se ndoshta unė flas” thoshte megafoni i kryedemokratit Husni Mubarak.

Mirėpo gjithkund vėlla ka njerėz tė mirė dhe tė kėq*j, e edhe nė kasabanė tonė, por pėr dallim nga vendet tjera, nė kasabanė tonė ata qė janė tė kėq*j, qė nuk ia duan tė mirėn e popullit dhe Muhtarit tonė janė pak. Muhtari i kasabasė sonė, ėshtė ekspert pėr kėto ēėshtje, vetėm nėse dikush e hap gojėn, me pėrjashtim te dentisti, ai e din menjėherė se ky asht armik dhe element destruktiv dhe menjėherė pasojnė sanksionet.

Muhtari i kasabasė sonė ėshtė njeri transporter, jo mor, si i thoshim morė kėta tė politikės trans trans transparent, ai pėr tė gjitha sukseset e popullit, menjėherė raporton para popullit. Hė hė, po ta kishit dėgjuar raportin e tij kėtė viti, respektivisht raportin me rastin e pėrcjelljes sė vitit tė vjetėr dhe ardhjes sė vitit tė ri. Muhtari i jonė nė stilin e babadimrit shpalli se viti qė po e lėmė pas nesh ėshtė viti i sukseseve tė Muhtarit tonė, e ky qė po vjen ėshtė viti i projekteve, andaj ju siguroj edhe v..... tė sigurtė. Hajde hajrli qoftė, tha njėri pėr rreth, derisa Muhtari nė stilin e papagallit raportonte pėr sukseset dhe projektet, inshallah kėtė dimėr bie borė shumė, se si na ka nxehė Muhtari, s’kemi dert pėr tė ftohtė. Bile edhe rrugėve tani mė nuk kemi me ju hedhė krip, por sheqer, se kripa e dėmton Muhtarin e pastaj s’mund t’i realizoj projektet pastaj.

Po e mbylli me fjalėn: rroft Muhtari jonė, apo si thonė ata tė nėnės Shqipėri: Na rrofsh muhtari jonė !!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio