Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> E DREJTA PER TE PUNUAR
INDEXI
Postuar nė: 11.11.2006, 00:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



E drejta ime per te Punuar

Njeriu eshte nje krijes biologjike , shoqėrore dhe religjioze.Ai realizon objektivat e tij ne kete jete te pėrshtatura me ambientimin qe ia mundėsoi All-llahu xh.sh.
Dikush jeton jeten me parime te se vertetes e dikush jashta atyre parimeve , dikush eshte mbrojtės e dikush sulmues i atyre parimeve.Bota eshte bere thjeshte nje konglomerat ndjenjash dhe sfidash ndėrmjet njeri-tjetrit.Cdo force mundohet te dominoj mbi secilin segment dhe sfere te jetes.
All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun ne menyre perfeksionuese pa gabime ne krijim.Por , fakti se ka vene ne jete nje segment te njeriut si domosdoshmėri per jete , pra vullnetin e lire te zgjedhjes d.t.th. se paraqiten nje sere problemesh ne rruzullin tokėsor.Kjo eshte urtėsi e Krijuesit dhe ne edhe fort nuk mirremi me ate ceshtje.
Cdo ambient ne kete bote ka ligje , rregulla dhe kodekse ne baze te te cilave duhet te rregullohet jeta shoqėrore e njeriut.Njeashtu ne cdo shoqėri hyne ne funksion edhe koncepti i dyfisht nevoje-obligim qe eshte edhe baza e ekonomise dhe e se drejtes komparative.
Njerezit kane nevoja te ndryshme qe duhet t`i realizojnė , njeashtu edhe obligime ndaj ligjeve pozitiviste dhe fetare normal.Per realizimin e kėtyre nevojave dhe obligimeve All-llahu xh.sh. ka sjelle shkaqe dhe urtėsi ne kete bote, e nder ato urtėsi eshte edhe e drejta e cdo personi per te punuar dhe ne kete menyre te behet realizimi i qėllimeve te tij ne kete jete dhe ne ahiret.
All-llahu xh.sh. thotė ne Kur`anin Famemadh:”Ai eshte qe juve token ua ben te pėrshtatshme , prandaj ecni neper pjesėt e saj dhe shfrytėzoni begatite e Tij.”[1]
Ky eshte parim i Islamit!
Zoti e ka bere te pėrshtatshme token per ta shfrytėzuar njeriu.Pra , ai obligohet te ece neper toke e t`i shfrytezoje begatite e saj te dhuruara nga Zoti!
Nuk i lejohet myslimanit te pertoje ne kėrkimin e furnizimit te vet per shkak te perqendrimit ne adhurim , ose ne emer te mbėshtetjes ne Zotin xh.sh. , ngaqė qielli nuk lėshon as flori e as argjend.
Gjitheashtu njeriut nuk i lejohet te kėrkoj as lemosh , nese eshte i afte per pune , perkatesisht nese eshte i afte ta furnizoje veten dhe familjen.[2]Ne esence keto fjale edhe nuk kerkojne shume shpjegim, pasiqe janė te shpjeguara ne ate menyre te thjeshte dhe te qarte qe po te vazhdonim vetėm se do te kishim gabuar.Ne , ne kete menyre ketu mbyllim temen , por nuk do te ndodhe nje gje e ketille pasiqe kjo teme ne vete ngėrthen edhe nje sere problemesh tjera qe duhet analizuar me nje perpikmeri te vecant analitike.
Puna eshte nje veprimtari njerėzore e ndėrgjegjshme me qellim te pėrfitimit te produkteve te reja ose kryejne shėrbime te ndryshme , te afta per te plotėsuar nevojat e konsumatoreve.
Ne mesin e faktorėve ekonomik , faktori pune , merre vendin prioritar me vet faktin se ajo perfaqeson nje paramendim ose supozim per realizimin e gjitha qėllimeve ekonomike.Pa punen nuk kemi as prodhimtari , as trampe , as distribuim , e as konsumim.
Per punen eshte karakteristik fakti se kėrkohet nje mundim i vecant te njerėzve qe janė te kycur ne kete proces , gjegjėsisht nje harxhim te bioenergjise se tyre ne aspektin psiko-fizik.
Puna ne kuptimin abstrakt te fjales , realizohet me njerėzit qe janė qenie psiko-fizike , ku sipas kėsaj shfrytėzimi i kėtyre aftėsive lind edhe kėrkimin e angazhimit te njerėzve te rinje –bioenergjine e tyre dhe kohen e tyre.Rendesia ekonomike e punės bazohet ne:
-e para- per shkak te asaj se aktiviteti punues kėrkon mundim dhe harxhim te bioenergjise dhe te kohės se njerėzve , puna fiton karakter te lendes me te cilen duhet te ekonomizohet , gjegjėsisht te shfrytėzohet racionalisht , per shkak se ajo mundėson rezultate me te mira ekonomike;
-e dyta- puna eshte nje veprim i patjetersueshem per pėrpunimin e prodhimeve dhe kryerjen e shėrbimeve , ku sipas kėsaj paraqitet si kusht vendimtar per zbutjen e nevojave te njerėzve &
- e treta- puna eshte veprim baze per formimin e te mirave materiale dhe shpirtėrore.Per secilin punėtor , njejte si per gjithe shoqerine si teresi , puna eshte burim i mundesise per harxhim dhe kusht per ekzistimin e tij.[3]
Ne ekonomi lindin edhe probleme te natyrave te ndryshme qe duhet t`u gjindet nje zgjidhje alternative me nje kosto sa me te ulet.Si psh , raportet e ndryshme ndėrmjet te pasurve dhe te varfurve qe direkt implikojnė idenė e punės dhe qėllimet e saja, konverzimin e cdo te mire per veten , realizimin e qėllimeve duke shtypur te tjeret , epoka e globalizimit me efektet e saja negative pėrpos disa efekteve pozitive etj.
Njerezit e pasuruar me dashuri shpirtėrore mund te kryejne nje funksion te rendesishem ne ndryshimin e strukturės se ekonomise se konsumit , sepse keta njerėz , duke qene te vetedijshem dhe duke mos u mashtruar nga prodhimet industriale qe dalin cdo dite ne tregun e kėsaj ekonomie , nuk shpenzojnė mbi nevojat e tyre ditore.Per ta , ekonomia nuk eshte te mbledhės pasuri qe nuk do te konsumohet kurrė.Ata fitojnė dashurine e njerėzve te tjere duke u shėrbyer atyre.
Ne qoftese qėllimi i secilit ne kete ekonomi tregu eshte te konsumoje me tepėr se te tjeret , atehere ai njeri nuk eshte me i forte se ai qe ka pranuar te ushqehet me “ nje ushqim te gatuar me helm”.Ne nje ekonomi ku njerėzit vlerėsohen sipas pasurise se tyre , vetėm njerėzit e pėrkushtuar mund ta spjegojne epersine e pasurise shpirtėrore nga ajo materiale.Ata qe nuk gėnjehen lehte nga kjo ekonomi , janė ata qe do te pėrmbysin sundimin e lakmise.
Vetėm ata njerėz qe mjaftohen me nevojat e tyre ditore mund te gjunezojne kete ekonomi konsumi , e cila pėrparon vazhdimisht me ndryshimet teknologjike dhe nuk ka tjetėr qellim , pervecse ta shtoj prodhimin me sende te panevojshme.Hapi i pare qe do t`i shpėtoj njerėzit nga ky konsum eshte pasurimi i botes shpirtėrore me dashuri per All-llahun e Lartesuar dhe Profetin e Tij.
Vetem njerėzit e pėrkushtuar , te cilet e kane kuptuar fuqinė dhe kenaqesine e jetes se thjeshte , mund te ndihmojnė te tjeret te kuptojnė te fshehtat e kėsaj ekonomie dhe hapi i pare i nje myslimani per te arritur lumturine e vertete eshte largimi nga joshja e kėtij konsumi.Ata qe janė mashtruar nga ky konsumim nuk mund te drejtojnė teknologji dhe nje shkence , te cilat kane dale nga kontrolli , sepse nje kulture nuk pėrballet dot me prodhimet Coca-Cola , Malboro , Nescafe etj , nuk mund te pėrballet as me vlerat dhe teknologjinė e tyre.Per me tepėr , mendimi dhe veprimi janė dy ane te pandara si prodhimi dhe konsumi.Zhvillimi i njėrit eshte edhe zhvillimi i tjetrit.[4]Keto janė vetėm disa aspekte dhe probleme qe mund te hase njeriu gjate harxhimit te bioenergjise se tij.Pra , si proces i punės se njeriut eshte edhe zgjedhja e konsumit dhe teknologjise se prodhimit, kjo eshte e arsyeshme per shume arsye.Nder ta do te cekim: shfrytėzimi i kohės gjate procesit te prodhimit , ndarja e kohės per nevoja shpirtėrore te myslimanit , ndarja e punės ne sektore te veēanta me qellim lehtėsimin e procesit ekonomik , ndarja e sektoreve ne nensektore qe karakterizon periudhėn e zhvillimit te mjeteve te komunikimit masiv etj.
Nje komision i dijetareve islam ka pergaditur ose hartuar nje kushtetute te mundshme islame per shtetet qe deshirojne ta pervetesojne kete forme te kushtetutes ne kohen qe po jetojmė.Ne , ne ate kushtetut hasem nje nen qe i pėrshtatet temės sonė e qe eshte neni 37 e drejta e punės dhe e pronesise.Nder te tjerat ne ate publikim thuhet:
E drejta per pune dhe fitim eshte e garantuar , nuk lejohet cenimi i tyre , vetėm nese eshte ceshtja ( ne kundėrshtim) me ndonjė vendim te sheriatit islam.[5]
Puna , fitimi dhe pronėsia janė te drejta te ndėrlidhura mes vete.Puna eshte e drejte e qytetarit , por ne te njejten kohe edhe obligim.Caktimi i Zotit eshte qe jeta te ndėrtohet nepermjet punės , pra per plotėsimin e nevojave te ushqimit , veshmbathjes dhe strehimit.[6]
Sheriati islam ka paraprire cdo sistem te vendosur nga njerėzit , sepse me drejtesine e tij i ka dhene punėtorit shpėrblimin qe meriton , gje kjo e vėrtetuar me hadithin pejgamberik:”Jepjani punėtorit pagen e tij para se t`i thahet djersa”.
Nga tre persona qe janė armiq te All-llahut Diten e Kijametit , njeri eshte “ai njeri qe merr dike me pagese per te kryer nje pune , e pasi e ka pėrfunduar nuk i ka dhene shpėrblimin”.
Sheriati islam eshte aq i gjere sa qe ka perfshire ne gjirin e tij edhe te drejtat qe i pėrkasin puntoreve , duke ndėrtuar lidhjet mes pronareve dhe puntoreve mbi baza te shėndosha , ne menyre qe te mos sundoje i forti mbi te dobėtin , si dhe duke mos u lene hapur shtegun e atyre personave qe kane qėllime shkatėrruese dhe qe me pėrpjekjet e tyre mundohen te bashkojnė ne radhet e tyre klasėn punėtore , e cila ndjen se eshte me e pėrkrahur , me e sigurt , dhe me e mbrojtur nen kujdesin e tyre.
Kete , qe e themi ne sot , dijetaret e Islamit ,e kane shenuar ne librat e tyre disa shekuj me pare.Ata ua kane njohur qeveritareve intervenimin ne raste te keqpėrdorimit te puntoreve nga ana e punedhenesve ne forma te ndryshme.[7]
Pra , Islami ndalon dhunen ekonomike dhe shfrytėzimin e fuqise punėtore nga ana e punedhenesit.Gjitheashtu ai lejon edhe punen e gruas por nen kushte te caktuara dhe rregulla.Se fundi te kėsaj teme do te ju sugjeroja muslimaneve kudo ne bote tri gjera:
1.E para , -Shfrytezoni te drejten qe ja dha All-llahu xh.sh. per te punuar mashkullit dhe femrės dhe asnjehere mos u bani pėrtac.
2.E dyta , -Behuni kreativ ne pune me qellim qe gjithmonė t`i pėrshtateni kohės dhe rrethanave , &
3.E treta , -Ruajuni nga veprimtarite e ndaluara islamikisht se ato nuk sjellin furnizim , dobi dhe miresi per ju...













Hamdi Nuhiju , Kumanove




Literatura e konsultuar:

1.Kur`ani Famemadh pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmedi,
2. Fetva Bashkekohore-pjesa e pare , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003
3. Per kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005
4. Hallalli dhe Harami ne Islam , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002
5. Univerziteti i Padukshem , Prof.Dr.Ersin Nazif Gurdogan , Tirane 2004
6. Organizacija na Trudot, Prof.Dr.Pance Sokollov , Skopje 1995



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Mulk , 15
[2] Hallalli dhe Harami ne Islam , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002 f.110
[3] me gjeresisht shiko: Organizacija na Trudot, Prof.Dr.Pance Sokollov , Skopje 1995 f.33-34
[4] me gjeresisht shiko:Univerziteti i Padukshem , Prof.Dr.Ersin Nazif Gurdogan , Tirane 2004 f.83-84
[5] neni 37
[6] Per kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005 f.135
[7] Fetva Bashkekohore-pjesa e pare , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003 f.520-521
PM
Top
DreniCa
Postuar nė: 29.11.2007, 14:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 426
Antari Nr: 10712
Bashkangjitur: 05.11.2007



Qdo Njeri i Shendetshem ka te drejt te punoje
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio