Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> O I MJERI ATEIST, ZOTI I YT VDIQ!
Princo
Postuar nė: 23.12.2011, 15:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



O i humbur, unė jam ai qė jam, por ti s’je ai qė pretendon se je.
All-llahu ma bėri mua leximin, punėn, luftėn dhe urtėsinė obligim.
Mė kėshilloi tė sillem mirė me ty edhe atėherė kur ti ndjen urrejtje pėr shkak tė besimit tim.
Ti e refuzon Zotin e thirresh nė shkencė, harrove se Krijuesi i vuri nė lėvizje pjesėt e atomit!
Si guxon tė flasėsh pėr shkencėn kur njohuritė tua nuk shkojnė pėrtej qelizės!
Sa i verbėr qė je nė mosbesimin tėnd, merr guximin t’i tregosh Krijuesit se kush i krijoi krijesat dhe si funksionojnė ato!

Zoti ėshtė vet shkenca dhe mė tepėr se aq.

Ateist, sė paku njė herė bėhu i sinqertė para vetes dhe pranoje se rruga jote tė qon nė hiē.
Pse kot i reziston tė vėrtetės, nuk mund ta ndalėsh, ajo tė ka rrethuar nga tė gjitha anėt.
Hapi sytė ateist, bindu se kėshtjella jote u shkatėrrua nė pa kthim, zoti yt (komunizmi) ka vdekur.
Ateist, tė ka mbetur vetėm laicizmi si mur i fundit pas tė cilit po fshihesh!
A s’po e vėren se edhe ai po rrėnohet?!


Ranė muret e errėsirės, rrezet e dritės i pushtuan ato.
Sa jetėshkurtėr ishte zoti juaj, vdiq.
Kėtu shfrytėzoj rastin tė ju pėrgėzoj pėr vdekjen e hiēit tuaj.

Ateist, kur tė jesh bindur se shumė vite i humbe kot dhe ke vendosur tė kthehesh te All-llahu(Krijuesi - Zoti), aty ku ēdo krijesė e ka vendin, atėherė mirėserdhe.
Por me njė kusht, nėse tanimė i penduar merr vendimin tė shkosh nė xhami, kujdes sė paku pėr disa vite mos tento rreshtin e parė se aty nuk e ke vendin, kokulur duhet tė zgjedhėsh njė qoshe nė atė tė fundit, dhe nga aty me angazhim tė sinqertė syno tė parafundit.


nga S .Xh

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Princo nė 23.12.2011, 15:46


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
dasaaa
Postuar nė: 23.12.2011, 15:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 17991
Antari Nr: 16746
Bashkangjitur: 09.08.2008




Princo smil3dbd4e4c2e742.gif


----------------------------------------
Kurrė mos e ngatėrro personalitetin tim me sjelljen time, sepse personaliteti ėshtė i imi ... kurse sjellja ime, mvaret shumė edhe prej teje!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IM
Top
Happy_Soldier
Postuar nė: 23.12.2011, 16:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5797
Antari Nr: 643
Bashkangjitur: 03.04.2006



Kishte pas thene nje atesit:

"O Zot, shyqyr qe m'ke bo ateist."


----------------------------------------
In Search of a Character....
Ėndrra e njė nate vere....
PMMSN
Top
dasaaa
Postuar nė: 23.12.2011, 17:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 17991
Antari Nr: 16746
Bashkangjitur: 09.08.2008



Me pelqej edhe kjo,ndoshta bon me postu ketu

Profesori ateist dhe nxėnėsi Musliman (Njė tregim pėr ata qė hamendėn)
Profesori ateist dhe nxenesi Musliman




“Duke predikuar se janė tė menēur, ata budallallosen…”

“Mė lejoni t’ju spjegoj problemin qė e ka shkenca me Zotin.”


Profesori ateist i filozofisė pauzon para klasės sė tij dhe mandej kėrkon qė njėri prej studentėve tė tij tė ngritet nė kėmbė.


“Ti je musliman, apo jo, biro?”


“Po, zotėri.”


“Atėherė sigurisht beson nė Zot?”


“Absolutisht.”


“A ėshtė Zoti i mirė?”


“Sigurisht! Zoti ėshtė i mirė.”


“A ėshtė Zoti i plotfuqish_ėm? A mundet Zoti tė bėn ēdo gjė?”


“Po.”


“Ti a je i mirė apo i keq?”


“Kur’ani thotė se jam i keq.”


Profesori zgėrdhihet me vetėdije. “Ahh! KUR’ANI!” Ai pauzon pėr njė ēast.


“Kam njė pyetje pėr ty. Tė themi se kėtu ka njė njeri tė sėmurė dhe se ti mund ta shėrosh. A do ta kishe ndihmuar? A do tė ishe munduar?”


“Po zotėri, do t’i kisha ndihmuar.”


“Atėherė je i mirė…!”


“Nuk do ta kisha thėnė atė.”


“Pėrse tė mos e thuash atė? Ti do ta kishe ndihmuar personin e sėmurė dhe tė gjymtuar… Nė fakt po tė mundeshim, shumica prej nesh do ta kishim bėrė kėtė,… por Zoti nuk e bėn.


(S’ka pėrgjigje.)


“Ai nuk e bėn, apo jo? Vėllanė e kisha musliman i cili vdiq nga kanceri edhe pse i luteshte Zotit ta shėron. Si mund tė jetė ky Zot i mirė? Hmmm? A mund t’i pėrgjigjesh kėsaj?”


(S’ka pėrgjigje.)


Njeriu i moshuar ėshtė ngushėllues.


“Jo, nuk mundesh, apo jo?”


Ai ngre gotėn prej bankės sė tij dhe pi njė gllėnjkė qė t’i jep kohė studentit pėr t’u liruar. Nė filozofi duhet tė shkosh ngadalė me tė rinjtė.


“Tė fillojmė pėrsėri, djalosh. A ėshtė Zoti i mirė?”


“Hm… Po.”


“A ėshtė dreqi i mirė?”


“Jo.”


“Prej nga vjen dreqi?”


Studenti belbėzon: “Prej… Zotit…”


“Ashtu ėshtė. Zoti e bėri dreqin, apo jo?”


Njeriu i moshuar i kalon gishtat kockėdalė nėpėr flokėt e tij tė rralla dhe i kthehet publikut studentor qė zgėrdhihet.


“Mendoj se do tė kemi njė semestėr shumė zbavitės, zonja dhe zotėri.”


Pastaj i kthehet muslimanit: “Mė trego, biro. A ka tė keqe nė botė?”


“Po, zotėri.”


“E keqja ėshtė ēdokund, apo jo? A krijoi Zoti ēdo gjė?”


“Po.”


“Kush e krijoi tė keqen?”


(S’ka pėrgjigje.)


“A ka nė kėtė botė sėmundje, amoralitet, urrejtje, shėmtime, pra tė gjitha gjėrat e kėqija, a ekzistojnė nė kėtė botė?”


Studenti pėrpėlitet nė kėmbė. “Po.”


“Kush i krijoi ato?”


(S’ka pėrgjigje.)


Profesori befas i bėrtet studentit tė tij. “KUSH I KRIJOI ATO, MĖ TREGO TĖ LUTEM!”


Profesori afrohet pėr sulmin pėrfundimtar dhe i hypė muslimanit mbi fytyrė. I flet me zė tė ulėt dhe tė qetė: “Zoti krijoi ēdo tė keqe, apo jo. Ai, biro?”


(S’ka pėrgjigje.)


Studenti mundohet ta mban shikimin e qetė, te profesori, por dėshton. Befas ligjėruesi ndahet pėr tė bėrė ca hapa nė klasė si njė ujk i vjetėr.


Klasa ėshtė e fascinuar.


“Mė trego”, vazhdon ai “si ėshtė e mundur qė ky Zot ėshtė i mirė nėse ai ka krijuar ēdo tė keqe gjatė tė gjitha kohėrave?”


Profesori i hap duart gjerė e gjatė pėr ta pėrshkuar tėrė tė keqen dhe marrinė e botės.


“E gjithė urrejtja, brutalieti, tėrė dhimbjet, tė gjitha mundimet, tė gjithat vdekjet, shėmtimet dhe tė gjitha vuajtjet e krijuara nga ky Zot i mirė janė anekėnd botės, apo jo, djalosh i ri?”


(S’ka pėrgjigje.)


“A nuk e vėren nė ēdo vend? Hm?”


Pauzė.


“A thua aspak?”


Profesori i afrohet pėrsėri fytyrės sė studentit dhe pėshpėritė,


“A ėshtė Zoti i mirė?”


(S’ka pėrgjigje.)


“A beson nė Zot, biro?”


Zėri i vet e tradhėton studentin dhe ai shpėrthen. “Po, profesor, besoj.”


Njeriu i vjetėr e shkundė kokėn me mėrzi: “Shkenca thotė se ke pesė shqisa tė cilat i pėrdorė pėr ta identifikuar dhe vėshtruar botėn rreth teje. A e ke parė ndonjėherė Zotin?”


“Jo, zotėri. Asnjėherė nuk e kam parė Atė.”


“Atėherė na trego se a e ke dėgjuar ndonjėherė Zotin tėnd?”


“Jo, zotėri. Nuk e kam dėgjuar.”


“A e ke ndjerė ndonjėherė Zotin tėnd, shijuar, apo nuhatur erėn e Tij… Nė fakt, a ke ēfarėdo pėrceptimi shqisor pėr Zotin tėnd?”


(S’ka pėrgjigje.)


“Pėrgjigju, tė lutem.”


“Jo, zotėri, frikohem se jo.”


“Ti FRIKOHESH… se nuk ke pasur?”


“Jo, zotėri.”


“Dhe krahas kėsaj ti beson nė Atė?”


“…po…”


“Kjo kėrkon BESIM!”


Profesori buzėqeshė me urtėsi me vartėsin.


“Sipas ligjeve tė shkencės empirike, testuese, demonstruese, protokolare, Zoti yt nuk ekziston. Ēka i thua kėsaj, biro? Ku ėshtė Zoti yt tani?”


(Studenti nuk pėrgjigjet)


“Ulu poshtė, tė lutem.”


Muslimani ulet…i mundur.


Njė musliman tjetėr e ngritė dorėn: “Profesor, a mund ti drejtohem klasės?”


Profesori kthehet dhe buzėqeshė: “Ah, edhe njė musliman nė pararojė! Eja, eja, djalosh i ri. Fol pak menēuri tė drejtė para kėtij tubimi.”


Muslimani shikon rreth dhomės, e pastaj thotė: “Jeni duke bėrė disa pėrfundime interesante, zotėri. Tani unė kam njė pyetje pėr ju. A ka ndonjė gjė tė tillė qė quhet nxehtėsi?”


“Po,” pėrgjigjet profesori. “Ka nxehtėsi.”


“A ka ndonjė gjė tė tillė qė quhet ftohtėsi?”


“Po biro, ashtu ėshtė, edhe ftohtėsi ka.”


“Jo, zotėri nuk ka.”


Zgėrdhirja e profesorit ngrihet. Dhoma befasisht ftohet tepėr. Muslimani i dytė vazhdon.


“Mund tė keni shumė nxehtėsi, tepėr nxehtėsi, super nxehtėsi, mega nxehtėsi, nxehtėsi tė bardhė, pak nxehtėsi ose aspak nxehtėsi, por nuk kemi ndonjė gjė tė quajtur “ftohtėsi”. Mund tė arrijmė 458 gradė nėn zeron, qė do tė thotė aspak nxehtėsi, por nuk mund tė shkojmė mė tutje nga ajo. Njė gjė e tillė si ftohtė nuk ekziston, pėrndryshe do tė mund tė shkonim nė mė ftohtė se 458 gradė. E shihni, zotėri, ftohtė ėshtė vetėm fjala tė cilėn e pėrdorim qė ta pėrshkruajmė mungesėn e nxehtėsisė. Ftohtėsinė nuk mund ta masim, ndėrsa nxehtėsinė mund ta masim nė njėsi termale pasiqė nxehtėsia ėshtė energji. Ftohtėsia nuk ėshtė e kundėrta e nxehtėsisė, zotėri, por vetėm mungesa e saj.”


Qetėsi. Njė gjilpėrė bie dikund nė klasė.


“A ka njė gjė tė tillė si errėsira, profesor?”


“Po…”


“Pėrsėri jeni nė gabim, zotėri. Errėsira nuk ėshtė diēka, ajo ėshtė mungesa e njė gjėje. Mund tė keni dritė tė zbehtė, dritė normale, dritė tė madhe, dritė shkrepėtuese por nė qoftė se nė mėnyrė konstante nuk keni dritė ajo quhet errėsirė, apo jo? Ai ėshtė kuptimi tė cilin e pėrdorim pėr ta definuar fjalėn. Nė realitet, errėsira nuk ėshtė (diēka). Po tė ishte, dė tė mundeshit ta bėni errėsirėn mė tė errėt dhe tė ma jepni njė kuti me errėsirė mė tė errėsuar, profesor?”


Nė kundėrshtim me vetėveten, profesori buzėqeshė me paturpėsisė rinore para tij.


“Ky me tė vėrtetė do tė jetė njė semestėr i mirė. “A mund tė na tregosh se cili ėshtė qėllimi yt, djalosh i ri?”


“Po, profesor. Qėllimi im ėshtė se, premiset tuaja filozofike janė e metė qė nė fillim dhe si rezultat i kėsaj edhe pėrfundimet tuaja duhet tė jenė tė gabuara…”


Profesori bėhet tym.. “E metė…? Si guxon ti…!”


“Zotėri, a mund tė sqaroj se ēka nėnkupoj?”


Klasa dėgjon me vėmendje.


“Sqaro…oh, sqaro…”


Profesori mundohet qė tė kontrollohet. Befasisht ėshtė i sjellshėm. Ai bėn me dorė qė ta qetėsojė klasėn, me qėllim qė studenti tė vazhdon.


“Ju punoni nė premisėn e dualitetit,” sqaron muslimani.


“Pėr shembull ka jetė dhe mandej ka vdekje; ka Zot tė mirė dhe Zot tė keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diēka tė kufizuar, si diēka tė cilėn mund ta masim. Zotėri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe njė mendim. Ajo pėrdor elektricitet dhe magnetizėm por asnjėherė nuk i ka parė e lere mė qė plotėsisht t’i kupton. Tė shihet vdekja si e kundėrta e jetės ėshtė tė jeshė injorant nga fakti se vdekja nuk mund tė ekziston si gjė e pavarur. Vdekja nuk ėshtė e kundėrta e jetės, por vetėm mungesa e saj.”


Djali i ri ngre njė gazetė tė cilėn e merr nga fqiu, i cili nė ndėrkohė e kishte para vete.


“Kėtu ėshtė njėri prej tabloidėve mė tė neveritshėm nė kėtė vend, profesor.


A ka njė gjė tė tillė si amoralitet?”


“Me siguri se ka, shih tani…”


“Gabim pėrsėri, zotėri. E shihni! Amoraliteti ėshtė vetėm mungesa e moralit. A ka njė gjė tė tillė si padrejtėsi? Jo. Padrejtėsia ėshtė mungesa e drejtėsisė. A ka njė gjė tė tillė si tė keqe?”


Muslimani pauzon. “A nuk ėshtė e keqja mungesė e sė mirės?”


Fytyra e profesorit ka fituar njė ngjyrė alarmuese. Ai ėshtė aq i inatosur, saqė momentalisht ėshtė pa fjalė.


Muslimani vazhdon: “Nėse ka tė keqe nė botė, profesor, dhe ne tė gjithė pajtohemi se ka, atėherė Zoti, nėse ekziston, do tė duhet tė plotėsonte ndonjė punė pėrmes instrumentit tė sė keqes. Cila ėshtė ajo punė, tė cilėn Zoti e plotėson? Bibla na thotė se ajo ėshtė qė tė shihet nėse secili prej nesh, prej dėshirės sonė tė lirė, do tė zgjedhė tė mirėn nga e keqja.”


Profesori tėrbohet: “Si shkencėtar i filozofisė, nuk e shoh kėtė gjė si diēka qė ka tė bėjė me ndonjė zgjidhje. Si realist, unė nė mėnyrė absolute nuk e pranoj konceptin e Zotit ose tė ēfarėdo faktori tjetėr teologjik si pjesė e barazimit botėror, pasiqė Zoti nuk mund tė perceptohet.”


“Unė do tė kisha thėnė se mungesa e kodit moral tė Zotit nė kėtė botė ėshtė me sa duket njėra prej fenomeneve tė vazhdueshme mė perceptuese”, pėrgjigjet muslimani.


“Gazetat bėjnė miliona dollarė duke e shfaqur ēdo ditė! Mė trego, profesor, a i mėsoni studentėt tuaj se kanė evoluar nga majmuni?”


“Nė qoftė se i referoheni procesit natyror tė evoluimit djalosh, po, me dije se i mėsoj.”


“A e keni vėzhguar procesin e evoluimit me sytė tuaj, zotėri?”


Profesori bėn njė zė thithės me dhėmbėt e tij dhe i jep studentit tė tij njė shikim tė qetė e tė ngurosur.


“Profesor, pasiqė askush asnjėherė nuk e ka perceptuar procesin e evoluimit gjatė veprimit tė tij dhe sė paku nuk mund tė vėrtetohet se ky proces ėshtė afatgjatė, a nuk po e ligjėroni vetėm mendimin tuaj tani, zotėri? Vallė, tani a nuk jeni shkencėtar, por prift?”


“Do ta lė tė pandėshkuar paturpėsinė tėnde nė favor tė bisedės sonė filozofike.


Tani, mbarove plotėsisht apo jo?” vėrshėllon profesori.


“Pra nuk e pranoni kodin moral tė Zotit pėr tė bėrė atė qė ėshtė e drejtė?”


“Unė besoj nė atė qė ėshtė, e ajo ėshtė shkenca!”


“Ahh! SHKENCA!”, buzėqeshė fytyra e studentit.


“Zotėri, ju kumtoni me vėrtetėsi se shkenca ėshtė studim i fenomeneve tė pėrceptuara. Shkenca ėshtė poashtu premisė e cila ėshtė e metė…”


“SHKENCA ĖSHTĖ E METĖ…?”, belbėzon profesori.


Klasa ėshtė nė zhurmė.


Muslimani vazhdon duke qėndruar nė kėmbė derisa zhurma humbet.


“Nė vazhdim tė ēėshtjes tė cilėn ja diktonit mė herėt studentit tjetėr, a mund tė jap njė shembull?”


Profesori qėndron i qetė me menēuri.


Muslimani shikon rreth e rrotull dhomės: “A ka ndokush nė klasė i cili ndonjėherė ia ka parė trurin profesorit?”


Klasa shpėrthen nė gaz. Muslimani tregon kah ligjėruesi i vjetėr, i cili ėshtė duke vluar.


“A ka ndokush nė klasė i cili ia ka dėgjuar trurin profesorit…ndjerė, prekur apo nuhatur? Si duket askush nuk e ka bėrė kėtė!?”. Muslimani e shkundė kokėn me keqardhje.


“Duket se askush kėtu nuk ka pasur kurrfarė perceptimi shqisor tė trurit tė profesorit nė ēfarėdoqoftė mėnyre. Pra, nė pėrputhshmėri me ligjet e shkencės empirike, stabile, demonstruese, protokolare, unė DEKLAROJ se profesori nuk ka tru.”


Klasa ėshtė nė kaos.


Muslimani ulet,… pasiqė karrigeja shėrben pėr kėtė.


----------------------------------------
Kurrė mos e ngatėrro personalitetin tim me sjelljen time, sepse personaliteti ėshtė i imi ... kurse sjellja ime, mvaret shumė edhe prej teje!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IM
Top
Princo
Postuar nė: 24.12.2011, 10:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Eshte nje pyetje qe edhe pse shume kam lexuar mbi kete teme perseri nuk me jane shterur pyetjet ne koke.Shume shkrime e forume ka mbi kete teme po desha te di edhe mendimet e juaja qe keni.
Une sipas mendimit tim qe kam krijuar mund te them qe:
Teist:besimtar,njeri qe beso ne egzistencen e nje fuqie mbinatyrore e cila krijoi gjithsine po ashtu edhe njeriun.
Ateist: njeri qe nuk beson ne egzisten e zotit dhe beson vetem ne vetvete dhe ne gjerat qe i shikon dhe i prek.

Ama ka edhe prova te cilat tregojne se keta njerez te etiketuar si ateist kane nje besim ne zot,po ne nje zot e jo ne shume krijuesa.
Nuk e di a jeni ne te njejtin mendim me mua ne kete aspekt!!


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio