Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> DR1: Bixhozi “Shkupi 2014
vani-1
Postuar nė: 24.12.2011, 03:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Gazetari i rubrikės "Horisont", Thommas Ubbesen, qė transmetohet nė televizionin publik danez DR1, ka takuar njė shtet dhe kryeqytet, ekonomia e tė cilit ėshtė rrugės sė bankrotit.
Kriza globale financiare kėrcėnon tėrė botėn dhe i detyron shumė shtete qė t’i kursejnė tė hollat, por kjo si duket nuk vlen pėr Maqedoninė, edhe mė pak pėr kryeqytetin e saj.

Kryeqyteti quhet Shkupi dhe duhet tė jetė i bukur! Pėr kėtė arsye, kėta ndėrtojnė Harkun e Triumfit, Tempullin e Dashurisė, Monumentin e Luftės, Sallė Koncerti dhe njė Muze pėr Luftėn Ēlirimtare. Natyrisht, pėr tė gjithė qė kalojnė nėpėr qendėr tė qytetit, do tė mund tė shohin njė monument gjigant tė Aleksandrit tė Madh, apo tė dikujt qė i ngjan Aleksandrit tė Madh!

Prefekti i komunės Qendėr tė Shkupit, Vladimir Todorovic, i shfaq njė punim artistik gazetarit danez me mbishkrimin “Maqedoni ėshtė emri im”, thėnie kjo qė duhet tė diskutohet sipas gazetarit danez, sepse nga shumė vende tė botės vendi ėshtė pranuar si FYROM, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė.

Po pse kėshtu?

Sepse kjo vjen si rrjedhojė e refuzimit tė republikės fqinje, Greqisė, qė nė asnjė mėnyrė nuk ia jep tė drejtėn FYROM-it tė quhet Maqedoni, transmeton RTVZiK.

Pos tjerash, grekėt mendojnė se edhe Aleksandri i Madh, qė para 2300 vjetėve ka ardhur nga njė mbretėri me emrin Maqedoni, ėshtė me origjinė greke.

Por, maqedonasit tanit, nė fund tė vitit 2011 deklarojnė me kėmbėngulėsi se ata dhe shteti i tyre e kanė prejardhjen nga Aleksandri i Madh, prandaj e duan njė kryeqytet qė t’i pėrmbushė vlerat e njė heroi superior nė kalė.

Por, kush ėshtė kalorėsi nė realitet, pyetet gazetari danez ?

Sipas prefektit Todorovic, "zyrtarisht bėhet fjalė pėr njė Luftėtar nė Kalė, por nė disa skulptura tė vjetra qė kam pas mundėsi ta shoh Aleksandrin e Madh, mund tė them se i ngjan atij”.

Ka shumė mė shumė aktivitete nė qytet pėrveē, Aleksandrit tė Madh, apo Luftėtarit nė Kalė, ku pos tjerash shohim edhe njė perandor nga vitet 900, njė shkrimtar nga vitet 1800, njė bashki krejt tė re dhe njė teatėr tė ri kombėtar.

Maqedonia, tė cilėn do ta quajmė kėshtu, ekonomikisht ėshtė nė fund tė humnerės, thuajse e fundosur. Pėrkundėr kėtij fakti, qeveria ėshtė duke punuar nė qendrėn e kryeqytetit Shkup, nė kėtė projekt gjigantė me emrin "SKOPJE 2014", qė le tė kuptohet se duhet tė pėrfundojė nė vitin 2014.

Andaj, ėshtė shumė relevante ta dimė se sa do tė kushtojė ky projekt?

Pėr prefektin Todorovic, nuk ėshtė aq relevant ēmimi. Pas njė presioni shumė tė madh vendosi tė flas. Ky projekt, sipas tij, do tė pėrfundojė ndėrmjet 200 deri mė 300 miliona euro. D.m.th. njė shumė prej 1,5 deri mė 2,25 miliarda korona daneze.

Por, ēka thuan qytetarėt pėr kėtė, nė njė vend me mbi 30 pėr qind tė papunė dhe me njė varfėri dėshpėruese?

"Kėto paratė janė tė harxhuara pėr si t’i quaj, ēlirimtarėt e Maqedonisė", thotė Nikola Arsovski, pensionist. Ndėrsa, pėr Radojce Konstadinovskin qė ėshtė i papunė, "ky projekt ndoshta ėshtė i mirė, por mund edhe tė mos jetė i mirė".

"Ėshtė ēmenduri nė kėtė kohė krize, kur njerėzit mezi mbijetojnė, tė jepen aq shumė para pėr pėrmendore tė tilla", thotė gazetarja Valentina Georgijevska. Ndėrsa pėr arkeologen Vasilka Dimitrovska, "shumica e ndėrtimit ėshtė kiē".

Pėrveē monumenteve shohim edhe njė objekt tė madh nė stil klasik tė paraparė pėr Ministrin e Punėve tė Jashtme, njė grup maqedonas qė kanė bombarduar gjatė luftėrave dhe njė objekt tė qeverisė nė stilin modern.

Kėto objekte tė ndėrtuara, parashohin edhe tėrheqjen e turistėve nė vend, dhe kjo veē ka dhėnė frytet e para. Sipas arkeologes Vasilka Dimitrovska, "ky projekt dukshėm ka rritur ardhjen e turistėve nė vend”.

“Ka turistė tė cilėt vijnė enkas pėr tė vizituar pėrmendoret dhe ndėrtimet".

Kėtė mė sė miri e vėrtetojnė edhe disa turistė amerikanė qė kanė arritur kėtu, mes tyre edhe bankieri Nicolas Gouen, qė mendon se ėshtė "njė projekt impresionues".

Mė tutje shohim edhe njė luftėtar lirie, edhe njė tjetėr tė tillė, njė perandor nga koha e Bizantit... Mirėpo, vazhdon gazetari danez, jo ēdoherė tė gjithė mund tė jenė tė kėnaqur.

Sipas redaktorit Saso Ordanovski, qeveria i shpenzon paratė nė kėtė projekt, nė vend qė t’i shpenzojė paratė pėr rrugė, hekurudha, shėndetėsi, shkolla etj. Njerėzit janė tė dėshpėruar, cinikė dhe tė dezorientuar... Kėsaj mund t’i shtohet edhe frustrimi pėr mosintegrimin e vendit nė strukturat euroatlantike.

Redaktori Ordanovski shton se deri kur tė pėrfundoje ky projekt nė vitin 2014, do tė arrij shumėn prej gjysėm miliard euro. Pas pesė apo dhjetė viteve, ne do tė jemi sikur Greqia qė ėshtė sot, qė do tė thotė se ne luajmė lojėn e bixhozit tani
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio