Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sė shpejti mbėrrijnė armėt pėr FSK-n
ekselenca
Postuar nė: 06.01.2012, 15:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 944
Antari Nr: 23061
Bashkangjitur: 30.07.2009



Nga 132 kritere tė vendosura nga NATO, FSK i ka pėrmbushur tė gjitha, me pėrjashtim tė pesė syresh, mbi tė cilat duhet tė punohet, por qė nuk lidhen me ēėshtjen e aftėsisė operacionale. Kjo do tė thotė se sot Forca e Sigurisė e Kosovės (FSK) ėshtė operacionale pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrat sipas mandatit tė saj, tha nė njė intervistė gjenerallejtnant Kadri Kastrati, komandant i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK).
Duke folur pėr gatishmėrinė e FSK pėr tė marrė pjesė nė misione shpėtimi si nė Shqipėri, Kastrati tha se Forca e Sigurisė e ėshtė e gatshme pėr tė marrė pjesė nė operacionet jashtė vendit.
Sa i pėrket bashkėpunimit me KFOR-in/NATO-n, Kastrati marrėdhėniet me KFOR-in i vlerėsoi tė shkėlqyera, duke thėnė se "krijimi i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės ėshtė rezultat i pėrbashkėt i KFOR-it, NATO-s dhe Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK)".
Ai beson se FSK ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė shkuar drejt Partneritetit pėr Paqe dhe tė bashkohemi me NATO-n, si njė qėllim.
Po ashtu Kastrati e vlerėsoi tė mirė bashkėpunimin me vendet e rajonit dhe se FSK ka nėnshkruar memorandumet e bashkėpunimit me tė gjitha vendet me pėrjashtim tė Serbisė.
"Njė nga kėrkesat e takimit tė fundit tė Kartės se Adriatikut ishte qė
vendet nė rajon tė organizojnė njė stėrvitje nė terren pėr tė rritur gatishmėrinė ndaj emergjencave dhe qė tė gjitha vendet nė rajon tė jenė gati tė veprojnė nė rast tė njė emergjence apo katastrofe", tha Kastrati.
Nė lidhje me spekulimet nė media pėr kinse embargo armėsh nga Gjermania, Kastrati i pėrgėnjeshtron ato duke thėnė se kanė kontratė me firmėn "Heckler & Koch" dhe nga fundi i vitit tė kaluar ėshtė nėnshkruar kontrata pėr pjesėn tjetėr.
"Armėt qė janė kontraktuar nga kjo ndėrmarrje, pėr nevojat e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK), do tė mbėrrijnė shumė shpejt", theksoi ai.Fotografi e jashtme
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio