Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Closed TopicStart new topicStart Poll

> Katolaicizmi shtetėror kėrcėnon tolerancėn fetare
beva72
Postuar nė: 07.01.2012, 09:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 404
Antari Nr: 25873
Bashkangjitur: 01.01.2011



Autor: Olsi Jazexhi
E premte 6 Janar 2012 18:16 PM
1.
Njoftimi i datės 26.12.2011 nga Banka e Shqipėrisė “Mbi shpalljen e konkursit pėr realizimin e vizatimeve qė do tė paraqiten nė monedhat numizmatike 2012 kushtuar Nėnė Terezės dhe 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė” ėshtė njė nga provokimet e radhės qė pushtetarėt laik-katolikė i bėjnė tolerancės fetare nė Shqipėri. Kėrcėnimi nė kėtė radhė vjen nga Banka e Shqipėrisė dhe guvernatori i saj, Ardian Fullani, i cili me shtypjen e njė monedhe me foton e Nėnė Terezės kėrkon qė tė fusi me pahir nė tė gjithė xhepat e shqiptarėve njė murgeshė tė Kishės Katolike. Apo mė saktė njė kryq katolik.
Ardian Fullani ėshtė palikari i qeverisė italiane nė Shqipėri. Nė qershor 2007 ai u dekorua nga presidenti italian, Giorgio Napolitano me titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della Solidarietą Italiana.” Titulli qė presidenti Napolitano i ka dhėnė Fullanit ėshtė njė nga ata qindra tituj, rryshfete e ēmime qė Italia jep prej vitesh ndaj personave qė kanė influencė nė politikėn shqiptare. Qėllimi i ēmimeve tė kėtilla ėshtė i njėjtė me ēmimet e titujt qė Italia jepte edhe gjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX nė Shqipėri, tė cilat pėrdoreshin pėr tė rekrutuar dhe pėrdorur si zara tė Italisė njerėzit me pushtet tė vendit. Disa nga titullmarrėsit e Italisė nė tė kaluarėn fashiste ishin kuislingėt Gjergj Fishta e Mustafa Kruja.
Influenca e Italisė mbi Shqipėrinė ėshtė mė e vjetėr sesa ėshtė edhe vetė Shqipėria. Kufijtė jugorė tė Shqipėrisė sot janė aty ku janė pse kėshtu donte Italia. Qė nga Konferenca e Londrės, vrasja e Esat Pashės e deri nė ditėt e sotme, Italia sėbashku me Kishėn Katolike, luajnė me mish e me shpirt me shqiptarėt nė mėnyrė qė t’i influencojnė dhe kontrollojnė nė maksimum. Politika imperialiste italiane nė Shqipėri ėshtė definuar ndoshta nė mėnyrė mė tė saktė nga ministri jashtėm italian Sidney Sonino i cili nė vitin 1919 i kėrkonte parlamentit italian qė Italia tė kthente Shqipėrinė nė njė protektorat, duke subvencionuar nė veēanti klerin katolik, pasi nėpėrmjet tyre do tė kontrollonte kulturėn shqiptare dhe domininonte fetarisht dhe kulturalisht vendin. Deklarata e Soninos nė parlamentin italian kishte edhe mbėshtetjen e britanikėve, tė cilėt “i’a besuan” Shqipėrinė Italisė. Konsulli britanik nė Durrės, Harry Lamb i tregonte ministrit tė jashtėm britanik Eduard Grejit, qė politika qė Fuqitė e Evropės luanin me Shqipėrinė ishte qė nė pushtet tė sjellin minoritetet katolike dhe ortodokse kundėr muslimanėve pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė sigurohej krijimi i njė Shqipėrie tė bindur ndaj Greqisė dhe Italisė.
Reformat qė u bėnė dhe mėnyra sesi u sajua identiteti shtetėror nė Shqipėri gjatė shekullit tė XX kanė synuar kėtė gjė. Dominimin e historiografisė, letėrsisė dhe identitetit shtetėror shqiptar nga katoliēizmi – pas tė cilit qėndron Italia – nė kurriz tė muslimanėve e shpesh edhe tė ortodoksėve. Italianėt nuk kanė qėnė tė parėt qė luajtėn me identitetin kombėtar tė shqiptarėve. Pėrpara tyre ishin austro-hungarezėt ata qė sajuan edhe historinė e parė tė Shqipėrisė dhe prodhuan edhe “shkencėtarė” – qė nga Aleks Buda e deri te Eqerem Ēabeu tė cilėt shenjtėruan Skėnderbeun e njė seri katolikėsh si heroj tė kombit. Si austriakėt ashtu edhe italianėt, kanė patur si synim qė shqiptarėt t’i rrėfejnė si katolikė, ndėrsa Islamin dhe Turqinė si armiq tė tyre.
Pėr kėto arsye Skėnderbeu, Pjetėr Bogdani, Gjon Buzuku, Gjergj Fishta, Nėnė Tereza etj janė projektuar e projektohen si herojtė e kombit nė Shqipėri – ndėrsa herojtė e muslimanėve qė nga Sulltan Murati, Ballaban Pasha, Esat Pasha apo edhe fshatarė si Haxhi Qamili vazhdojnė tė ngelen pjesė e kronikės sė errėt tė vendit. Katolikėt apo mė saktė shkolla e mendimit laik – katolik qė dominon identitetin kombėtar tė shqiptarėve u mėson atyre nėpėr shkolla, institucione shtetėrore, televizione, gazeta e revista se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Ama kjo shqiptari pėr kryeshenjtorė ka dica cuba katolik.

2.
Kur Fuqitė e Mėdha tė Evropės urdhėruan Zogun dhe klikėn e nacionalistėve anti-osmanė qė tė organizojnė Kongresin e Lushnjes nė vitin 1920, njė nga kushtet qė ata i vunė atyre qė ri-krijuan shtetin e dytė shqiptar ishte se vendi duhej tė shpallej laik. Kush ka lexuar Bisedimet e Parlamentit tė parė shqiptar 1920-21 do tė lexoj protestat e shumė prej pjesėmarrėsve muslimanė tė kėtij parlamenti, tė cilėt protestuan kundėr Kushtetutės sė Shqipėrisė - Statuti i Zgjeruar i Lushnjes. Ata nuk e kuptonin pse duhej tė hiqej Islami nga Kushtetuta e Shqipėrisė dhe pse Shqipėria tė mos kishte njė fe zyrtare. Shkruesit e Statutit tė Zgjeruar tė Lushnjes ishin kaurė e masonė si Fan Noli, Ndre Mjeda, Koēo Tasi, Stavro Vinjahu, Ali Kėlcyra, Mehdi Frashėri, Shevqet Daji, Kadri Hoxha, Milto Tutulani, Mustafa Kruja dhe Luigj Gurakuqi. Nė statutin qė kėta i dhanė parlamentit nė nenin 27 Shqipėrinė e shpallėn vend pa fe zyrtare. Koēo Tasi, Stavro Vinjahu dhe LuigjGurakuqi ishin mė kėmbėngulėsit qė tė mos lejonin asnjė fije Islami nė jetėn shtetėrore shqiptare. Ndėrsa italofili Ali Kėlcyra i trembte deputetėt muslimanė qė kėrkonin futjen e Islamit nė Kushtetutė, duke u thėnė se nėse bėjmė kėshtu nuk do tė na njohė Lidhja e Kombeve si shtet.
Shpallja e Shqipėrisė si shtet laik nė vitet 20-tė u bė nėn slloganin se pėr t’u bėrė evropjanė shteti kishte nevojė tė ndahej nga feja. Nė jetėn publike njerėzit do tė ishin vetėm shqiptarė dhe asgjė mė shumė. Statuti Themeltar i Lushnjes, Kodi Civil i vitit 1928 dhe Kushtetutat e ndryshme qė ka patur Shqipėria qė nga Kongresi i Lushnjes e deri mė sot kanė pėrsėritur nė mėnyrė fanatike faktin qė Shqipėria ėshtė shtet laik dhe feja nuk ka lidhje me shtetin. Kėtė gjė shkruan edhe sot Kushetuta e Shqipėrisė sot, ku neni 10 saktėson se:
1. Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare. / 2. Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike. / 3. Shteti njeh barazine e bashkesive fetare…
Por ndėrsa Kushtetutat e Shqipėrisė tė kohės sė Zogut me ndarjen e shtetit nga feja – nėnkuptonin heqjen e Islamit por edhe tė Ortodoksisė nga jeta e pėrditshme – nė jetėn shtetėrore shqiptare tė kėtyre 90 viteve tė fundit njė fe tjetėr ka pushtuar jetėn e shqiptarėve; Katoliēizmi-Laik. Eksperimenti i parė katolaik qė kėrkoi t’u heq shqiptarėve Islamin nga identiteti i tyre nisi me regjimin e Vidit. Arsyeja pse shteti i parė shqiptar apo principata e Vidit u shkatėrrua nga xhihadi i muslimanėve tė Tiranės, Kavajės, Durrėsit, Elbasanit, Shijakut, Krujės etj nėn udhėheqjen e Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit nė 1915, dhe nga lufta e vorioepirotėve nė jug ishte ky. Muslimanėt qė ishin shumicė dhe krenarė pėr lidhjen e tyre me Perandorinė Osmane nuk pranuan qė tė sundohen nga njė princ kaur qė u solli Evropa, i cili u hoqi
sheriatin, u mbylli medresetė, u zėvendėsoi nė flamur simbolin e Islamit me simbolin e Ortodoksisė, u hoqi gėrmat arabe e i zėvendėsoi me gėrmat latine dhe i sundonte me banda katolikėsh dhe disa toskėsh tė pafe. Por edhe ortodoksėt me nė krye peshkopėt e tyre nė jug denoncuan protestantin i cili, siē shkruhej nė gazetat e kohės, kishte ardhur pėr tė prishur Ortodoksinė.

3.
Periudha mė e mirė pėr Islamin nė Shqipėri gjatė shekullit tė XX – pas periudhės sė Haxhi Qamilit - kanė qėnė fillim-vitet 90. Rėnia e regjimit laik-ateist tė komunizmit dhe ardhja e arabėve nė Shqipėri u lejoi shqiptarėve qė pas 70 vitesh qė nga koha e osmanėve, mė nė fund tė jenė tė lirė e tė mėsojnė Islamin nė masė. Nga viti 1991 deri nė 1997 nė Shqipėri u hapėn me qindra xhami, medrese e kurse fetare. Qindra misionarė arabė qė erdhėn nė vend nisėn t’u mėsojnė shqiptarėve pse i kishin emrat e mbiemrat Mehmet e Mustafa dhe cili ishte Pejgamberi i tyre. Por kjo periudhė e ringjalljes sė Islamit morri fund me grushtin e shtetit qė Partia Socialiste bėri nė vitin 1997. Grushti i shtetit tė vitit 1997 kishte edhe pėrmasa fetare. Greko-ortodoksi Paskal Milo ēirrej nė Bruksel e akuzonte Berishėn sė po Islamizonte vendin dhe pėr kėtė kėrkonte ndihmė nga Evropa. Kur socialistėt morrėn pushtetin, Fatos Nano deklaroi se do tė fshinte 555 vite histori nga Shqipėria. Qė nga viti 1997 e deri nė 2005 socialistėt mbyllėn me dhjetra medrese e xhami, dėbuan, arrestuan e keqtrajtuan me qindra misionarė muslimanė nė vend dhe arritėn qė tė mbysin pothuajse totalisht shoqėrinė civile muslimane tė vendit.
Por ndėrsa Islami u dėbua me dhunė nga jeta e shqiptarėve, Krishtėrimi fitoi pozita sunduese nė vend. Ortodoksėt e mbushėn jugun me Kisha duke konvertuar e helenizuar me mijėra muslimanė, ndėrsa Katolikėt jo vetėm qė kanė shkuar deri nė Bilisht me kishat e tyre por kanė penetruar edhe shtetin. Nėpėr librat shkollorė, institucionet arsimore e media fėmijėt e Shqipėrisė mėsojnė se tė parėt e tyre kanė qėnė katolikė. Skėnderbeu – heroi i shpikur i kombit – tregohet si katolik. Ndėrsa kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama e quan Atlet i Krishtit. Fėmijėt shqiptarė mėsojnė se kultura tė parėve tė tyre ėshtė e lidhur me katolikė qė nga Budi, Marin Barleti e deri te Fishta etj. Hegjemonia e katoliēizmit nė jetėn e shqiptarėve shihet edhe nė zyrat e institucioneve shtetėrore tė Shqipėrisė. Zyra e presidentit Bamir Topi, i cili edhe pse nga origjina ėshtė katunar i Haxhi Qamilit, ėshtė kthyer si njė Kishėz nga statujat e Nėnė Terezės dhe Skėnderbeut. Bamiri vizitohet nė mėnyrė periodike nga emisarėt e Papės dhe agjentėt e Opus Deit – tė cilėt – presidentit qė duhet tė jetė i distancuar nga feja – i japin mėsime fetare qė i vinė drejtė pėr drejt nga Papa i Vatikanit. Dy krerėt muslimanė tė shtetit shqiptar, Bamir Topi dhe Sali Berisha edhe pse nė jetėn e tyre kurrė nuk kanė bėrė haxh nė Mekė, pothuajse pėr ēdo vit shkojnė te Papa pėr tė marrė “bekime”, bėrė pelegrinazh dhe shprehur besnikėrinė e tyre ndaj katoliēizmit. Nė njė fjalim qė Topi mbajti pėrpara Kėshillit tė Konferencave Ipeshkvnore tė Evropės nė datė 30 shtator 2011, ai deklaroi me ngazėllim se Shqipėria me Gjergj Kastriotin ka qėnė aleate e Vatikanit kundėr osmanėve. Dmth katunari i Haxhi Qamilit i deklaroi Papės qė shteti shqiptar ėshtė me Papėn dhe jo me Babėn.
Fenomeni i kapjes sė shtetit dhe identitetit tė shqiptarėve nga katoliēizmi-laik nuk ėshtė fenomen vetėm i Shqipėrisė. Nė Kosovė, pėrmasat janė edhe mė tė frikshme edhe pse populli ėshtė dėrrmueshėm musliman. Nėnshtrimi i lidershipit kosovar ndaj katoliēizmit nisi me Ibrahim Rugovėn i cili siē tregohet nė
shumė botime, ka qėnė agjent i Kishės Katolike dhe Opus Deit. Edhe pse Kushtetuta e Kosovės qė Ahtisari u shkroi kosovarėve nė Nenin 8 shkruan se “Republika e Kosovės ėshtė shtet laik dhe neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare” faktet janė shumė ndryshe. Nė njėrėn anė kleri katolik nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe shpesh nėpėrmjet mediave shtetėrore ofendon kosovarėt muslimanė dhe u bėn thirrje pėr konvertim nė katoliēizėm. Nė anėn tjetėr sheshet kryesore tė qyteteve, ministritė dhe shumė shkolla janė mbushur me statuja tė Nėnė Terezės, Skėnderbeut e klerikė tė tjerė katolikė. Nėpėr librat shkollorė kosovarėt mėsojnė se kanė qėnė katolik dhe se nė Islam i ka kthyer dhuna turke. Herojtė e kohės osmane tregohen tė jenė shumica katolikė – ndėrsa patriotėt e ulematė islam injorohen apo tregohen si armiq ose nė rastin mė tė mirė si armiq tė Turqisė. Radio Televizioni i Kosovės dhe media tė tjera sulmojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme Islamin dhe hoxhallarėt vendas, ndėrsa figura katolike si Nėnė Tereza propagandohen si heroina tė cilėn muslimanėt duhet t’a adhurojnė. Sulmet ndaj Islamit nė Kosovė shpesh vinė nga autoritetet laike. Ndėrsa Kosova ėshtė mbushur me misionarė tė huaj protestantė dhe katolikė, autoritetet katolaike kosovare dėbojnė misionarėt Islam – siē ishte rasti i hoxhės Xhemal Duka – i cili u dėbua nė mėnyrė ilegale nga vendi pėr shkak tė suksesit tė tij. Femrat me shami dėbohen nga shkollat dhe institucionet shtetėrore nė emėr tė laicitetit, kėshilltari i Hashim Thaēit – Blerim Latifi u kėrkon kosovarėve qė tė jenė muslimanė minimalistė, ndėrsa presidentja kukull e ambadorit amerikan - Atifete Jahjaga sulmon sheriatin e lavdėron kanunin e Kishės Katolike. Ajo refuzon t’u urojė Bajramin muslimanėve, ndėrsa vetė falet publikisht nė Katedralen Katolike Nėnė Tereza pėr Krishtlindje. E sėbashku me bashkiakun e Prishtinės Isa Mustafėn i cili u refuzon muslimanėve leje ndėrtimi pėr tė ndėrtuar xhami, ndezėn nė mes tė Prishtinės bredhin e Krishtlindjeve kėtė dhjetor 2011 duke deklaruar se “Jemi mbledhur kėtu qė tė shėnojmė njė simbolikė tė rėndėsishme tė ruajtjes dhe thellimit tė kulturės sonė shpirtėrore dhe materiale. Dhe ndriēimi i kėtij bredhi ėshtė edhe njė ridėshmim se populli ynė dhe vendi ynė di qė ti ruaj traditat tona kulturore, nacionale dhe shpirtėrore.” Sipas Atifete Jahjagės feja dhe tradita kosovare janė katolike dhe Atifetja nė vend qė tė pėrfaqėsojė njė zyrtare laike qė ėshtė e distancuar nga feja, del qė ėshtė thellėsisht fanatike katolike!

4.
Rasti i Kosovės dhe i Shqipėrisė dhe katoliēizmi-laik qė implementohet nė kėto dy vende janė njė rast unik nė historinė e laicizmit / shekullarizmit evropjan. Nė Perėndim laicizmi francez i cili i hapi rrugė ndarjes sė shtetit nga feja nė Evropė, nisi me luftėn e masonerisė franceze kundėr Kishės Katolike. Konflikti ndėrmjet revolucionarėve dhe shtetarėve francezė i cili sipas Oliver Roy-t zgjati nga viti 1790 deri nė 1924 synonte thyerjen e Kishės Katolike dhe zbythjen e saj nga institucionet shtetėrore. Laicizmi alla-frėnga nėnkupton ndėrhyrjen e shtetit nė punėt e fesė, duke i vėnė gardhin Kishės jashtė hapėsirave publike – si shkollave, shtetit, institucioneve qeveritave etj dhe bėrė francezėt besimtarė nė Francė dhe nacionalizėm dhe jo nė Papė. Nė anėn tjetėr laicizmi qė ndėrtoi Ataturku nė Turqi (i njohur si laiklik apo ataturkizėm) edhe pse u hoqi Kalifatin muslimanėve, nuk u pėrdor pėr tė de-muslimanizuar turqit e pėr t’i bėrė katolikė. Ēfarė Ataturku bėri, ėshtė se pasi shkatėrroi Kalifatin, shteti laik turk morri nė dorė Dijanetin apo Komunitetin Musliman. Hoxhallarėve u paguante rrogat dhe i bėri nėpunės civilė qė nuk merreshin me politikė. I bėri qė tė kishin shtetin pėr “kalif” dhe jo mė sulltanin. Nė Turqi ashtu si edhe nė Francė feja u nda nga hapėsirat publike me luftė dhe me dhunė. Por nė vendet anglo-amerikane ku
shteti nė shumė prej tyre ka rrėnjė kishtare – si psh Danimarka apo Britania e Madhe – proēesi i dhunshėm i laicitetit alla-francez apo turk – nuk ėshtė pėrjetuar ndonjėherė. Ēfarė ka ndodhur nė kėto vende ėshtė qė ato janė vetėshekullarizuar si pasojė e presionit shoqėror kundėr Kristianizmit. Feja ėshtė tėrhequr nga jeta publike si pasojė e de-kristjanizimit tė popullatave edhe pse mbretėresha e Anglisė apo Danimarkės janė akoma kryetarė tė Kishės. Por edhe nė Amerikė ku popullatat janė shumė mė fetare sesa nė Evropė, ndarja e shtetit nga kisha ka ndodhur pėr tė ruajtur fenė nga shteti dhe siguruar qė shteti nuk dominohet nga njė kishė e vetme.
Si trenda anglo-amerikane e shekullarizmit ashtu edhe ajo franceze apo turke e laicizimit nėnkupton ndarjen e shtetit nga feja. Nė rastin anglo-amerikan koncepti qė ata kanė mbi shoqėrinė, ėshtė toleranca ndaj multikulturalizmit dhe feve tė ndryshme qė jetojnė brenda shtetit. Ndėrsa nė rastin francez apo edhe turk (deri para qeverisė sė AK-sė) shteti kėrkon tė asimiloj individin nė maksimum, ta ndajė atė nėpėrmjet arsimit nga feja, pėr ta bėrė kombėtarist nė vend tė besimtarit katolik apo islamik.
Nė rastin e Shqipėrisė, laicizmi qė u kėrkua tė zhvillohet sipas modelit francez apo xhon-turk nė kohėn e Zogut dėshtoi. Si pasojė e agresionit italian, financimit masiv qė Italia bėri ndaj klerit katolik – duke prodhuar priftėrij gjuhėtarė e albanologė qė nga Fishta, Gjeēovi, Harapi etj tė cilėt prodhonin mite katolike – e mė nė fund edhe si pasojė e dobėsisė sė shtetit zogist, ėndrra e Sami Frashėrit apo pėrpjekjet e Mit’hat Frashėrit pėr tė krijuar njė shqiptari laike dėshtuan. Shteti shqiptar ishte shumė i dobėt pėrpara italo-katoliēizmit agresiv i cili rrėzonte nga pushteti ministrat si Nikollė Ivanaj kur kėta kėrkonin qė tė laicizonin katolikėt (kėtė gjė bėri Kisha Katolikė edhe nė Kosovė pėrpara pak muajsh me Memli Krasniqin kur ky kėrkoi tė heq Nėnė Terezėn nga zyra e tij). Suksesi i vetėm i kohės sė Zogut kundrejt laicizimit tė vendit ishte prishja e Islamit mė dhunė dhe ndarja e muslimanėve nga Kalifati nėpėrmjet krijimit tė Komunitetit Musliman me njerėz tė bindur tė shtetit; e prishja e Ortodoksisė, duke krijuar po me dhunė, Kishėn Autoqefale Ortodokse me aventurierė si Fan Noli e Visarion Xhuvani tė cilėt ndanė ortodoksėt ngė Patriarkana.
Vetėm komunistėt arritėn sukses nė laicizimin total tė Shqipėrisė. Laicizimi i tyre arriti kulmin e suksesit tė cilin nuk e arritėn dot as jakobinėt francezė. Regjimi socialist i Enver Hoxhės, Shqipėrinė e deklaroi vend ateist, kishat e xhamitė i mbylli, klerin reaksionar katolik e pushkatoi dhe feja e vetme qė u lejua nė vend ishte nacional-komunizmi i pėrmbledhur nė slloganin “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.
Megjithatė, pas rėnien sė komunizmit Shqipėria ka kaluar nė disa faza tė reja tė marrėdhėnieve tė saj me fenė tė cilat kanė cėnuar rėndė e nė mėnyrė tė njėanshme ndarjen e shtetit nga kisha nė vend. Siē pėrmenda mė lartė fillimvitet 90 ishin kohė e artė pėr Islamin nė Shqipėri. Por pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet, Islami u rrėnua si pasojė e agresionit tė drejtėpėrdrejtė qė Fatos Nano, Ilir Kulla dhe SHISH-i organizuan kundėr strukturave tė tij nė Shqipėri. Lufta qė bėri SHISH-i nė kėto kohė kundėr Islamit tregohet mė mirė nga spiuni Xhavit Shala nė shkrimin “Harmonia fetare njė model i vyer” botuar nė revistėn Urtėsia (tetor 2008). Xhavit Shala i cili nė librin “Shqiptarėt nė udhėkryq” (2004) shqiptarėt i tregon si besnikė tė katolicizmit dhe Perėndimit kundėr Islamit e Turqisė – nė lidhje me Islamin tregon qė filozofia e shtetit shqiptar kundėr Islamit ėshtė ajo e “njė laicitetit veprues” qė nėnkupton mbylljen me dhunė tė institucioneve tė besimit Islam dhe nėnshtrimin e Islamit ndaj ideologjisė katolaike. Si pasojė e agresionit tė dhjetėvjeēarit tė fundit, sot muslimanėt e Shqipėrisė sėrisht nuk dinė se ēfarė janė
mė e shumė po kristjanizohen. Hoxhallarėt qė u edukuan nė botėn arabe nė vitet 90 sot janė kthyer nė fukarej qė shesin pica hallall apo rroba nėpėr tregje pasi Komuniteti Musliman ėshtė urdhėruar nga SHISH-i qė ti mbajė jashtė. Njė shtresė e madhe intelektualėsh tė cilėt nė vitet 90 mburreshin se ishin muslimanė, sot kanė frikė tė thonė edhe “selam aleikum” pasi mund ti etiketojnė si fondamentalistė dhe heqin nga puna – siē ndodhi nė vitin 2005 kur Edi Rama sulmoi zėdhėnėsin e Sali Berishės – Dritan Mishtėn – tė cilin e akuzoi si gjeneral tė Gadafit meqė ky kishte studiuar pėr Islam nė Libi.
Ndėrsa Islami ėshtė nė tėrheqje dhe sulmohet nga laicizmi shtetėror, Kisha Katolike ka arritur qė tė rrėmbejė nė mėnyrė tė organizuar nė kėto 20 vite demokraci jo vetėm shpirtra njerėzish, por edhe ikona dhe simbole tė shtetit shqiptar. Nėpėrmjet intelektualėve qė nga Aurel Plasari e deri te Ismail Kadare, Kisha ka arritur tė blejė ish-elitėn komuniste e cila “fenė e shqiptarit” tashmė e pėrkthen si “katoliēizėm”. Fondamentalizmi katolik ėshtė bėrė aq nė modė nė Shqipėri saqė deputetė socialistė e demokratė si Ledi Shamku-Shkreli, Mesila Doda e deri te Mark Marku shprehin pa teklif fanatizmin e tyre katolik dhe dėshirėn pėr tė qėnė muxhahidinė kundėr Islamit nė Kostandinopojėn e vitin 1453. Ndėrsa mediat e PD-sė si Gazeta 55 janė kthyer zėdhėnėse tė Vatikanit, libra klerikėsh katolikė si ai i Zef Pllumit qė u botua nga Fahri Balliu, i shpėrndahen dhe i jepen me detyrim pėr lexim nxėnėsve tė shkollave tė mesme. Nė anėn tjetėr Nėnė Tereza ėshtė kthyer nė shenjtore publike tė shtetit shqiptar. Pėr ndėr tė lumturimit tė lugatit tė saj nga Papa shkollat e institucionet publike bėjnė pushim ēdo 19 tetor. Portretet e saj valėviten nėpėr shkolla, libra shkollorė, ministri, institucione e spitalet e vendit. Ndėrsa vitin 2010 qeveria Berisha i’a dedikoi kujtimit tė Nėnė Terezės – nė nder tė sė cilės u bėnė me dhjetra aktivitete, koncerte, shfaqje, ekspoze, fjalime e ēmime nė rang republike. Si nė Shqipėri edhe nė Kosovė katoliēizimi i institucioneve publike ėshtė i frikshėm. Nėnė Tereza dhe klerikėt katolikė qė nga Bogdani e deri te Fishta kanė pushtuar kudo institucionet e vendit dhe si pasojė ndarja e shtetit nga Kisha nė Shqipėri ka marrė fund.

5.
Rastet qė pėrmend mė sipėr tregojnė njė anomali qė ekziston nė marrėdhėniet e shtetit me fenė nė rastin e Kosovės dhe Shqipėrisė. Tė dy shtetet shqiptare ndėrsa pretendojnė qė ligjėrisht tė jenė laike, dhe nė emėr tė kėtij laicizmi diskriminojnė vajzat me shami, nė anėn tjetėr tregojnė qė nuk janė laike, por janė katolaike. Lugati me ferexhe i Nėnė Terezės qė qėndron ulur nė hapėsirat publike shqiptare, bredhi kristjan i vitit tė ri qė ndizet nė mes tė Tiranės dhe Prishtinės pėr ēdo Krishtlindje nga pushtetarėt laikė, rrėfenja shtetėrore katolike, monedhat e Ardian Fullanit me Nėnė Terezėn etj tregojnė qė nė shtetet shqiptare nuk kemi njė ndarje tė fesė nga shteti, por kemi njė diskriminim publik tė Islamit nga katolaicizmi shtetėror. Ndėrsa Islami cėnohet, Katoliēizmi privilegjohet nga ligji, shėrbimet sekrete dhe kultura shtetėrore e tė dy vendeve. Sjelljet diskriminuese nga shteti i Shqipėrisė dhe i Kosovės kundėr Islamit dhe favorizimi i hapur i Katoliēizmit janė tė papreēedent nė historinė e ndasisė sė shtetit nga Kisha. Kjo njėanshmėri qė laicizmi kosovar dhe shqiptar tregon kundrejt njė feje tė caktuar, nė aspektin afatshkurtėr prodhon revoltė nė mesin e shqiptarėve muslimanė tė cilėt e shohin qartė se ata trajtohen si qytetarė tė dorės sė dytė nė vendet e tyre ku ata janė shumicė e paguajnė taksa. Nėse Shqipėria dhe Kosova nuk ndryshojnė politikat e tyre kundrejt muslimanėve qė janė shumicė, herėt apo vonė, nė kėto
vende toleranca fetare do tė marri fund. Muslimanėt do tė revoltohen politikisht njė ditė. E si pasojė Shqipėria dhe Kosova do tė pėrfundojnė si Libani, Qiproja apo Jugosllavia, ku komunitet fetare do tė armiqėsohen dhe muslimanėt e lėnduar do tė refuzojnė pushtetin katolaik dhe prodhojnė arealin e tyre alternativ. Do tė krijojnė Bankat e tyre Islame e do tė shtypin monedhat e tyre, ku nė paranė e tyre nuk do tė shfaqet mė Nėnė Tereza apo Pjetėr Bogdani i Ardian Fullanit, por mbrojtėsi i tyre nga dhuna katolaike e shekullit tė XX, vetė i anatemuari i kaurėve – Haxhi Qamili.


----------------------------------------
Ne mungese te luanit ,edhe majmuni behet mbret
PM
Top
ßina
Postuar nė: 07.01.2012, 09:28
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8249
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Tema egziston >KETU<

Ky postim ėshtė ndryshuar nga ßina nė 07.01.2012, 09:28


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top

Topic Options Closed TopicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio