Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Fuqia e mirėsisė!
Anika
Postuar nė: 07.01.2012, 12:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2173
Antari Nr: 25018
Bashkangjitur: 09.05.2010



Fuqia e mirėsisė!


Mbaje mend i dashuri njeri !
Nėse ndonjėherė tė kam kėrkuar falje, s’e bėra duke qenė i dobėt, por duke qenė shumė i fortė !
Po edhe sikur nėntoka tė mė dridhej, syri s’do tė mė trembej !
Kur zemrat me bindje tė fortė mbushen.
E ti nuk arrin dot ta kuptosh !
Dashuria; dashuria pėr krijesat e Zotit.
Ajo zemėr e ēliruar.
E qetėsuar !

Jo, s’arrin ta kuptosh; ti mburresh e krenohesh kur tė tjerėt falje tė kėrkojnė; pėr ty dashuria dhe mėshira janė pėrulje e dobėsi.

Po, kur tė flas, tė shikoj, vij drejt teje; ti mbyll sytė e veshėt, mė kthen shpinėn dhe ik me vrap !

Po, ke frikė.
Jo frikė devotshmėrie, kur njeriu ruhet.
Por frikė e njė zemre pa dashuri, njeriu i zhytur nė lakmi.
Ti ngre kokėn lartė, kur tė tjerėt pikėllohen pėr ty !
Edhe pikėllimi tė duket mangėsi.
Ti qė dashurinė njerėzore e shkel me urrejtje, ti qė prej kraharorit tėnd errėsirėn s’e heq dot.


Keni provuar ndonjėherė tė luteni nė vetmi pėr njerėzit qė i doni, por edhe pėr njerėzit qė s’e meritojnė urrejtjen tuaj?

Keni provuar ndonjėherė t’u kėrkoni ndjesė e falje njerėzve pėr ndonjė padrejtėsi, pa qenė ata nė dijeni pėr tė?

Keni provuar ndonjėherė t’i shikoni njerėzit nė sy dhe tė pėrloteni, nga dėshira e flaktė qė ta shijojnė ėmbėlsinė e tė besuarit drejtė e pastėr?

Keni provuar ndonjėherė t’ua shtrėngoni njerėzve duart, dhe t’u thoni afėr veshit: Ju dua pėr hir tė Atij qė na krijoi?

Nėse jo, mos jeni duke pritur tė detyroheni?
Askush s’mund ta detyrojė zemrėn tuaj!
Jini tė sigurt pėr kėtė.

Nėse s’arrini dot ta bėni me vullnetin tuaj, bėjeni tė nxitur nga kureshtja; kureshtja pėr tė prekur njė ndryshim tė madh nė botėn tėnde tė brendshme !

Mos ngurroni, mos ia mohoni vetes njė kėnaqėsi tė pa shijuar ndonjėherė mė parė; bėjeni, keni pėr t’u mrekulluar nga madhėshtia e saj...


Dėshmo kundėr vetes !


Ke pėr tė shijuar frytet e jetės sė pastėr. Ke pėr ta ndier brenda vetes qetėsinė, e humbur pėr shumė tė tjerė. Ke pėr tė qenė krejtėsisht njeri me jetė tjetėr, jetė tė re. Tė dėshmosh kundėr vetes, s’tė kėrkohet guxim marramendės sa kėrkohet thjesht vullneti pėr tė qenė ndryshe, pėr tė filluar njė jetė tjetėr, tė re.

Hapi dritaret e njė bote tjetėr, tė njė bote reale, ku ti je pjesė e saj, qė gjėrat t’i perceptosh e konceptosh drejtė ashtu siē janė.

Fajėso veten qė tė shfajėsohesh ! Nuk mund tė kėshillohet njeriu drejtė, pėrderisa kėshilluesi nuk mund ta lexojė drejtė atė qė ruan brendia e tė kėshilluarit. Brendia ėshtė burimi, e nėse fshihet fajėsia, si mund tė arrihet tek shfajėsia?! Shfajėsimi bėhet kur njeriu e flak tė brendshmen, qė bien ndesh me tė pastrėn. Pėrderisa njeriu nuk ia pėshpėrit tė paktėn vetes atė qė nė tė vėrtetė ndien, e t’ia qartėsojė vetes shenjat e brendshme, e tė njihet mirė me karakterin e vet, s’ka se si angazhimi e veprimi tė sjellė fryte.

Faji ! Jo vetėm kur dikujt padrejtėsi i bėn. Faj, edhe kur ti ndaj vetes i pamėshirshėm je. Fajėsi ėshtė edhe kur ti s’ke durim njė orė nė ditė tė lexosh; fajėsi, edhe kur ti kohėn denjėsisht s’e shfrytėzon; fajėsi, edhe kur ti nė tė folur e tepron; edhe kur ti rri deri vonė zgjuar kot mė kot; edhe kur ti pyetje rreth vetes, e jetės nė pėrgjithėsi, s’parashtron!

E si tė njihet vetvetja, e si pra i njohuri tė tė bėjė ta njohėsh veten; e si tė ndryshojė shoqėria e tė pėrmirėsohet, me njerėz tė panjohur madje edhe pėr veten e tyre? E pra, njeriu qė synon ndryshim e pėrmirėsim, le ta zbulojė nė radhė tė parė veten, le ta njohė atė, e duke njohur veten, arrin tė njohė tė mirat dhe tė kėqijat e vetes; shtytėsit pėr ndryshim e penguesit pėr pėrmirėsim.

Fajėso veten e mos ngurro !

S’ka rėndėsi ēfarė tė tjerėt pėshpėritin, e rėndėsishme tė jesh i sinqertė ndaj vetes tėnde; mė e rėndėsishme tė kuptosh e tė ndiesh sinqerisht atė qė tė mban e tė mundon.

E kur ti s’e fsheh dobėsinė, por pėrballesh me tė, e kur ti s’e fsheh paditurinė, por pėrballesh me tė, e kur ti s’e fsheh pėrtacinė e papėrgjegjėsinė, por pėrballesh me to, duke sfiduar, duke thirrur, e duke ndėrgjegjėsuar veten dhe tė tjerėt, arrihet bashkimi drejt shėrimit, drejt shfajėsimit.

E kush tha tė dėshmohet kundėr vetes s’ėshtė drejtėsi, virtyt?
Madje ėshtė detyrė, ėshtė obligim pėr ēdo njeri qė beson nė Zot dhe nė ditėn e Llogarisė!...”

“Bota le tė bėjė ē’tė dojė,
Ne bėjmė atė qė duhet bėrė.

Mos humb kohėn duke gjykuar tė tjerėt, gjykoje veten!”

Jemi dėshmitarė. Jo nga rrėfimet, a gojėdhėnat. As nga thashethemet. Ne jemi duke parė e prekur! Ndijuar e pėrjetuar! Populli popullin. Shoqėria shoqėrinė. Turma turmėn. Grupi grupin. Disa disa. Njė disa. Disa njė. Fėmijėt prindėrit. Prindėrit fėmijėt. Fisi fisin. Miku mikun. Fqinji fqinjin. Lagjja lagjen. Qyteti qytetet. Vendi vendet. Dhe anasjelltas. Pastaj, ndonjėherė, tė gjithė tė gjithė.

Pėrveē disave, njė grupi njerėzish, tė cilėt janė udhėzuar drejtė dhe thonė: “Bota le tė bėjė ē’tė dojė, ne bėjmė atė qė duhet bėrė!”

Tė rinjtė e botės kohėn s’e shfrytėzojnė pėr gjėra tė dobishme, s’rrinė pranė familjes, s’i afrohen thirrjes sė bukur, s’e dėgjojnė fjalėn e bukur e ta pasojnė, s’po kuptojnė; merren me gjėra tė kota etj. Nuk martohen, nuk trashėgohen.
Ne nuk humbim kohėn tonė duke i gjykuar, por gjykojmė veten, duke vepruar mirė e duke bėrė thirrje tė veprohet si ne.

Njerėzit kanė hequr dorė nga vlerat e virtytet e larta, drejtėsia e besnikėria, mėshira e bujaria, durimi e maturia, urtėsia e menēuria.
Ne nuk humbim kohėn tonė duke i gjykuar, por gjykojmė veten, duke i jetėsuar ato vlera dhe duke bėrė thirrje tė veprohet si ne.

Njerėzit kanė hequr dorė prej pėrkujdesjes ndaj familjes, ndaj tė moshuarve, ndaj grave, ndaj fėmijėve, ndaj tė paaftėve, ndaj tė sėmurėve, ndaj skamnorėve, ndaj nevojtarėve.

Ne nuk humbim kohėn tonė duke i gjykuar, por gjykojmė veten, duke u pėrkujdesur dhe duke bėrė thirrje tė veprohet si ne.

Avni Tafili


----------------------------------------
Dy gjėra mos i harro kurrė:

Allahun dhe shtėpinė e pėrhershme (ahiretin).
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio