Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Statusi i Kosoves : Zgjidhja e Vitit
Flori Bruqi
Postuar nė: 12.11.2006, 13:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Kosova ka qene nen administrimin e OKB qe nga fund-viti I 1998-1999, megjithese teknikisht pjese e Serbise. Historikisht ka luftuar per pamvaresine e saj dhe pas nje lufte me pasoja shkaterrimtare ndodhet perseri perballe frikes dhe dyshimeve. Asnje koncept I filozofise nuk eshte me I ngarkuar me kuptime ,me I pergjithshmi per tu kapur –por ne te njejten kohe me i kundershtuar –sesa kocepti i formes se “QENIES”, pra ekzitences.Parimi I qenies eshte A=A. Eshte e pamundur qe A te jete ndryshe nga A, domethene qe qenia te jete mosqenie…..Kjo eshte arsyeja pse Kosova do ta fitoj pamvarsine e saj.
Por Serbet e Kosoves shohin serish drejt Beogradit. Mbi 90% e Serbeve te Kosoves moren pjese ne referendumin e fundjaves se fundit te Tetorit ne fshatin e Susices, per Kushtetuten e Serbise. Shume e shohin voten e tyre si riafrmuese per sovranitetin e Serbise mbi Kosoven pra ata e shohin Kosoven si pjese Integrale e Serbise ,por zyrat e nderkombetareve deklarojne se kjo nuk ndryshon asgje ne Statusin e Kosves.
Lideri i Serbeve te Kosoves Oliver Ivanovic deklaroi se ky referendum eshte shume i rendesishem pasi keshtu, edhe nje here, Serbet konfirmojne se Kosova eshte pjese e Serbise dhe se ai vete i kishte bere thirrje tere Serbeve te Kosoves te shkojne te votojne te gjithe dhe se Kosovaret qe kane bujkotuar per shume kohe zgjedhjet e zhilluara nga Serbet ishin te perjashtuar nga referendumi I fundjaves se fundit te muajit tetor.Me kete veprim Serbet pranuan de fakto mevetesine e tyre.
Kurse nga Vjena me 9 tetor nga Zyra e Kryenegociatorit tė Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisari kemi marre konfirmimin se nuk ka ndryshuar asgjė nė axhenden e saj sa i pėrket dinamikės sė pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Por, zėdhėnėsi i UNESKO-s nė Vjenė, Remi Durlo ka thėnė se do te shohim nėse zgjedhjet do te mbahen nė Serbi para pėrfundimit tė kėtij viti, dhe me pas do te shihej nese Grupi i Kontaktit do te kishte ndryshim ne qendrimet e tij.
Shqiptaret e Kosoves jane pothuajse te gjithe njezeri per Pavaresine e Plote te Kosoves gje qe ngelet disi Utopike pasi, “Pavaresia e Plote pa Kushte” nuk mund te arrihet per vete faktin se Kosova eshte akoma “ ne nje gjendje shume te brishte” ku akoma nuk jane ndertuar insitucionet ligjore dhe konsitucionale te ngritura per te plotesuar kushtet per kete deshire qe ne fund te fundit eshte me e drejta.
Ndodhemi perpara situates ku Serbet kane insistuar qe me e shumta qe ata do te pranojne eshte “autonomia e qendrushme” e Kosoves por nga ana tjeter Shqipetaret e Kosoves do te refuzojne cdo ujdi qe do te mbaje Kosoven nen kontrollin e Serbise. Lideri i Kosoves Fatmir Sejdiu thote “ nuk ka rendesi se cfare eshte shkruar ne Kushtetuten e Serbise pasi ne, shume shpejt, do te kemi kushtetuten tone”.
Zgjidhja e Bashkimit Europjan per statusin e Kosoves pritet qe te propozoje ne fund te ketij muaj nje raport te nje rruge graduale te Kosoves drejt shtetesise.
Duke iu referuar Diplomacise se vendosur ne Bruksel , agjensia e lajmeve Gjermane DPA ka shprehur se plani parashikon nje periudhe te perkoheshme, gjate se ciles provinca duhet te plotesoj nje numer kriteresh qe do te sjellin gradualisht ne ne nje pavaresi te plote nga Serbia .
Kushtet perfshijne nje detyrim te plote te ligjshmerise ,ashtu si dhe c’rrenjosjen e korrupsjonit nga trupat qeveritar. Keshtu kosovaret do te provojne qe ata jane gati te perballojne apo marrin persiper pergjegjesite per pamvaresine e tyre te plote ku, ata duhet te parashikojne krijimin e 6 bashkive qe duhet te dominohen nga Serbet e Kosoves grupi i dyte etnik me i madh ne Kosove.
Ne Grupin e kontaktit per Kosoven jane vendosur 6 shtetet e permenduara me poshte –Anglia ,Franca ,Germania,Italia ,Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dhe ato do te takohen ne 10 Nentor per nje diskutim per ceshtjen e Kosoves. Duke ndjekur miratimin e Grupit do te paraqitet edhe drafti final i propozimit per ate qe quhet Grup i Negocimit te Serbise dhe Shqipetareve te Kosoves. Megjithese ne menyre te vazhdueshme ka pasur perpjekje per mire-funksionimin e Grupit te Negocimit midis Serbeve dhe Kosovareve, ato kane deshtuar per vete faktin e mosperputhjes se madhe qe kane te dy palet ne grupin e negocimit.
Qėndrimi i Uashingtonit nuk ka ndryshuar aspak qė statusi i Kosovės tė zgjidhet brenda kėtij viti
Uashington, 9 tetor - Qėndrimi i Uashingtonit nuk ka ndryshuar aspak dhe ai ėshtė vendosur qė statusi i Kosovės tė zgjidhet brenda kėtij viti, tha i dėrguari i posaēėm amerikan pėr statusin e Kosovės Frenk Uizner pas takimit me zėvėndėskryeministrin e Kosovės Lutfi Haziri. "Unė ia thashė zėvendėskryeministrit Haziri se pozicioni i Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nuk ka ndryshuar aspak dhe ai ėshtė i njėjti: ne jemi tė vendosur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe jemi tė gatshėm qė kėtė ēėshtje ta zgjidhim deri nė fund tė vitit. Ne jemi duke e ndjekur sė afėrmi e me shumė kujdes situatėn dhe nuk kemi bėrė asnjė ndryshim nė qėndrimin tonė", u shpreh Uizner pėr RTV21. Uziner theksoi se ministrat e Grupit tė Kontaktit nė takimin e para disa ditėve nė Nju Jork ishin gjithashtu tė vendosur dhe i rekomanduan zotit Ahtisari qė t'i vazhdojė negociatat. "Ndonėse ne tė gjithė do tė pėrcjellim me kujdes zhvillimin e situatės, planet tona mbesin tė pandryshuara qėllimi ynė ėshtė i qartė e ai ėshtė zgjidhja e statusit final pėr Kosovėn.
Qėllimi ynė ėshtė qė kjo tė bėhet brenda kėtij viti, sepse nuk ka arsye apo ngjarje tė tjera qė do ta ndalonin dhe ndryshonin kėtė". I dėrguari amerikan pėr Kosovėn theksoi se "ėshtė shumė me rėndėsi qė Ekipi i Unitetit tė vazhdojė negociatat me Presidentin Ahtisari dhe qė qeveria dhe kosovarėt nė pėrgjithėsi tė punojnė nė ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės dhe nė krijimin e njė atmosfere e njė fryme bashkėpunimi nė mes komuniteteve tė ndryshme tė Kosovės". "Pra, para nesh ka edhe shumė punė pėr t'u bėrė dhe ne, tė gjithė sė bashku, duhet ta vazhdojmė kėtė punė... Qėllimi ynė ėshtė shumė i rėndėsishėm, e ky ėshtė statusi final i Kosovės", nėnvizoi Frenk Uizner.

Procesi qe vendos te ardhmen e Kosoves nuk duhet te vonoj .Ngadalesimi vetem do te irritoj apo demtoje gjendjen dhe do te veshtiresoje qartesine per Kosovaret dhe Serbet dhe gjithashtu rendesia e percaktimit te shpejte te Statusit te Kosoves eshte I rendesishem per vete faktin se ne kete menyre do te kemi nje pamje me te qarte per te percaktuar gjendje e rajonit qe duhet te mbylle njehere e pergjithmone deren e se kaluares dhe te hapi nje faqe te re historie per te ardhmen ….
Integrimi Europian eshte instrumenti i vetem i cili siguron paqen ne nje Europe me histori luftrash dhe instrumenti i vetem qe i siguron Europes nje ze dhe nje rol me te strukturuar ne arenen boterore, ne kete kendveshtrim trazirat ne gadishullit Ballkanik kane qene historikisht thember Hakili per Europen e cila tashme me shume se kurre eshte e interesuar dhe e vendosur per zgjidhjen e tyre .
Ka nje bashkesi karakteristikash qe na japin perceptimin e reaksioneve shpesh emocionale ndaj statusit te Kosoves .Karakteri emocional nxjerr ne pah pandergjegjshmerine per pasojat dhe veshtiresite e mbartura te nje vendi te dale nga lufta.Kjo kerkon nje analize te thelle jo vetem qeveritare por edhe mbare shoqerore.Pse te mos jemi realist dhe te kerkojme ate qe mund te kemi duke u mbeshtetur dhe tek deklarata e Z.Mustafai, “Pamvaresine e Kushtezuar te Kosoves” duke pasur parasysh mbrojtjen dhe respektimin e minoriteteve . Duke i qendruar po kesaj deklarate jam e mendimit se duke i shtuar asaj edhe termin “e perkoheshme” do ishte disi me percaktuese sepse kjo “pavaresi e kushtezuar” nuk mund te qendroj keshtu ne infinit, pra Pamvaresia e Perkoheshme e Kushtezuar e Kosoves do te jete per nje periudhe sa te kete nevoje Kosova e Brishte te rimarre forcat per te drejtuar vete institucionet e saj pa ndihmen dhe monitorimin e nderkombetareve me nje autonomi te plote financiare .
Kosova vazhdon tė jetė sfida mė e madhe pėr Bashkimin Evropian dhe NATOn nė territorin e Evropės dhe statusi i saj duhet tė zgjidhet sa mė parė qė tė jetė e mundur. Pėr kėtė pajtohen si nė BE ashtu edhe nė NATO, por ende janė tė hapura disa mundėsi per sa i pėrket afatit kohor nė tė cilin do tė duhet caktuar ky status i ardhshėm i Kosovės.
Tashme eshte pergatitur terreni duke e mprehur mendimin e te vertetave te qarta. Nuk do te kete qetesi dhe siguri per Europen, pa zgjithjen e kesaj plage te agravuar…

Jonida Drogu
Pedagoge e Shkencave Politike ne Universitetin e Tiranes.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio