Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> EU Observer”: Rrugė e gjatė e Kosovės pėr udhėtim
ekselenca
Postuar nė: 23.01.2012, 14:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 944
Antari Nr: 23061
Bashkangjitur: 30.07.2009



Publikuar: 23.01.2012 - 13:22
Bruksel, 23 janar – Komisioni Evropian ka nisur bisedimet me Kosovėn pėr udhėtimin pa viza. Mirėpo, probleme tė mėdha – nga politikat rajonale deri te krimi i organizuar – qėndrojnė nė rrugėn e Kosovės.

Komisionerja e drejtėsisė e Bashkimit Evropian, Cecilia Malnstrom, shkroi tė enjten nė Prishtinė pėr tė dėrguar lajme tė mira. Ajo gjithashtu vizitoi njė qendėr tė strehimit tė femrave tė trafikuara dhe takoi kryeministrin Hashim Thaēi.

“Pavarėsisht sesi qytetarėt do tė gėzojnė tė privilegjin e udhėtimit pa vizat varet krejtėsisht nga pėrpjekjet zotuese tė Qeverisė sė Kosovės pėr implementim tė reformave”, ka thėnė ajo nė njė komunikatė. “Lajme tė largimit tė viktimave nga skllavėria moderne. Strehimi u jep atyre tė drejtė tė lėvizin pėrpara”, ka thėnė mė vonė ajo.

Kosovarėt mezi marrin viza udhėtimi. Aplikimi pėr njė vizė nė njė vend tė Bashkimit Evropian ndryshon nga 35 deri nė 60 euro nė njė vend, ku rroga mesatare ėshtė dyqind euro dhe pėrqindja e atyre qė nuk kanė njė vend pune kalon 40-pėrqindėshin.

Nė tė njėjtėn kohė, tė gjitha vendet qė kanė dalė nga ish-Jugosllavia kanė liri tė udhėtimit pa viza nėpėr Bashkimin Evropian, shkruan “EU Observer”, tė cilin e transmeton “Koha Ditore”.

Lajmi qė ka dhėnė Malnstrom ėshtė njė thyerje e madhe qė sinjalizon se pesė vendet anėtare qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – duan tė kenė marrėdhėnie normale dhe nuk duan tė shohin njė dėshtim.

BE-ja tashmė ka hartuar njė kornizė pėr tė vazhduar pėrpara me procesin, ani pse BE-ja nuk e ka njohur nė tėrėsi Kosovėn. Nė vitin 2009, BE-ja kishte futur “territorin e Kosovės” nė listėn e entiteteve qė kanė nevojė pėr viza. Kėshilli i BE-sė mund tė nxjerrė pėrfundimin pėr liberalizimin e vizave “pa paragjykuar” statusin e Kosovės.

Pavarėsisht prej vullnetit tė mirė, bisedimet me Kosovėn mund tė zgjasin deri nė dy vjet e gjysmė, themi kėshtu krahasuar me listėn e zbatuar nė rastin e Bosnjės.

Marrė parasysh se njė prej kushteve kryesore tė liberalizimit tė vizave me BE-nė ėshtė siguria kufitare, veriu i Kosovės mbetet njė ēėshtje e madhe.



Parajsė trafikantėsh



Enklava prej 40 mijė serbėsh etnikė – sipas NATO-s – drejtohet nga grupe tė krimit tė organizuara tė pėrfitojnė para tė majme nga trafikimi i cigareve dhe njerėzve. Ėshtė njė zonė ku ndalohet qarkullimi i policėve etnikė shqiptarė. Pikat kufitare janė nėn mbikėqyrje tė ushtarėve tė NATO-s dhe policėve tė Bashkimit Evropian. Por asgjė nuk kalon nėpėrmjet pikave zyrtare tė kontrollit.

Prishja e parajsės sė trafikantėve do tė jetė alamet e vėshtirė, sepse kjo ėshtė njė ēėshtje mė shumė politike. Vendet e BE-sė thonė se Serbia mbėshtet njerėzit e fortė lokalė pikėrisht pėr shkak se dėshiron ta mbajė nėn kontroll integrimin e Kosovės nė BE.

Shumė monitorues besojnė se pjesa veriore do tė normalizohet nėse i jepet njė autonomi. Mirėpo, ėshtė e vėshtirė tė arrihet njė marrėveshje e tillė pėr shkak se do tė zgjoheshin thirrjet e shqiptarėve dhe serbėve etnikė pėr tė pasur tė drejta tė ngjashme nė Bosnjė, Maqedoni dhe Serbi.

I dėrguari i Kosovės nė Bruksel, Ilir Dugolli, i ka thėnė “EU Observer” se veriu i Kosovės nuk duhet tė bėhet pengesė pėr procesin e liberalizimit tė vizave.

‘Ndryshe ne do tė kishim njė situatė paradoksale, sepse problemi i njėjtė nuk e bllokoi Serbinė tė fitonte liberalizimin e vizave, por pėr ne qenka problem”, ka thėnė ai.

Por njė diplomat serb i mendon gjėrat ndryshe.

“Zyrtarisht ata i kanė hapur bisedimet, por do tė ketė shumė diskutime pėr kėto ēėshtje brenda Bashkimit Evropian”, ka thėnė diplomati i kontaktuar. Negociatat pėr “zgjidhje politike” pėr veriun e Kosovės do tė nisin shumė shpejt, ka deklaruar ai.

Kėshtu nė pėrgjithėsi, policia dhe doganat e Kosovės kanė krijuar njė reputacion tė mirė me punėn e tyre. Mirėpo zyrtarė tė lartė tė Bashkimit Evropian thonė se problemi kryesor do tė jetė puna e gjykatėsve dhe e hetuesisė, pasi shpeshherė rastet “heshtėn” duke i vendosur ato nė pjesėn e poshtme tė grumbullit tė lėndėve, si pasojė e ndikimeve tė jashtme.



Mollėt e kalbura



Akuzat pėr krim tė organizuar janė ngritur deri nė instancat mė tė larta qeveritare.

Policia e Bashkimit Evropian sė fundi ka nisur hetime edhe ndaj vetė kryeministrit Thaēi pas akuzave tė Kėshillit tė Evropės se ai kishte drejtuar njė bandė tė trafikimit tė organeve dhe se dėshmitarėt ende frikėsohen pėr jetėn e tyre. Dokumentet sekrete tė rrjedhura tė NATO-s nė vitin 2004 e cilėsonin kryeministrin njė “peshk tė madh” nė biznesin e trafikimit tė armėve dhe njerėzve.

Qėndrimi zyrtar i Kosovės ėshtė se tė gjitha akuzat janė “politike” dhe kanė si qėllim delegjitimimin e shtetit.

“Sjellja e autoriteteve tė Kosovės gjithnjė ka qenė plotėsisht e hapur dhe e gatshme pėr tė bashkėpunuar me ēdo hetim”, ka thėnė Dugolli.

Nė tė njėjtėn kohė, pjesė e problemet nganjėherė janė edhe ushtarėt ndėrkombėtarė.

Nė vitin 2010, policia maqedonase zuri 16 oficerė tė policisė rumune tė Bashkimit Evropianė duke trafikuar sasi tė mėdha tė cigareve dhe likerit.

Tė pyetur nga “EU Oberserver” nėse ata janė ndėshkuar, njė zėdhėnės i misionit tė Bashkimit Evropian ka thėnė se “ata janė kthyer nga kanė ardhur (nė Rumani) nga autoritetet e tyre”.

Kultura e imunitetit nuk ėshtė diēka e re. Kur ushtarėt rumunė tė Kombeve tė Bashkuara vranė dy shqiptarė etnikė me plumba gome nė vitin 2006, edhe atėherė rumunėt vetėm ishin kthyer nė Rumani pa u hetuar.

Fotografi e jashtme
PM
Top
packs
Postuar nė: 23.01.2012, 15:35
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



Po shpresojme qe cito sendet po ndrecen sepse ka nje perparim drejt tyne. Me nise ca lype BE-ja cfare kriteresh, vendet e Ballkanit kurre as eren nuk munden me ja ndi. Ama neve na lejojne pak me te njofshem nashta me i shti hunte n'ta dicysh. smil4a8acea04e4b2.gif


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio