Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Hoxhaj kerkon perkrahjen e Sllovenise
ekselenca
Postuar nė: 23.01.2012, 17:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 944
Antari Nr: 23061
Bashkangjitur: 30.07.2009



Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka udhėtuar nė Slloveni, ku ėshtė pritur nė njė takim pune nga Ministri i Punėve tė Jashtme i Sllovenisė, Samuel Zbogar.

Nė kėtė takim ėshtė diskutuar pėr tri tema qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet bilaterale mes dy shteteve, pėr proceset politike dhe shtetndėrtuese tė Republikės sė Kosovės si dhe pėr agjendėn evropiane tė Kosovės.

Me kėtė rast, Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka informuar homologun e tij slloven pėr pėrgatitjet qė ėshtė duke bėrė Qeveria e Kosovės pėr procesin e liberalizimit tė vizave.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka kėrkuar pėrkrahjen e mėtutjeshme tė Sllovenisė pėr nėnshkrimin e marrėdhėnieve kontraktuale mes Republikės sė Kosovės dhe Bashkimit Evropian, si dhe nėnshkrimin e marrėveshjes tregtare me kėtė institucion.

Ministri Hoxhaj ėshtė siguruar nga Ministri Zbogar se Sllovenia edhe nė tė ardhmen do tė ndihmojė Republikėn e Kosovės me ekspertizė, nė mėnyrė qė rruga e Kosovės drejt Bashkimit Evropian tė jetė mė e shkurtėr.

Mė 21 dhjetor 2011, Bashkimi Evropian ka emėruar Ministrin aktual tė Punėve tė Jashtme tė Sllovenisė, Samuel Zbogar, nė krye tė Zyrės sė BE-sė nė Kosovė.Fotografi e jashtme

Ky postim ėshtė ndryshuar nga packs nė 23.01.2012, 17:04
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio