Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nė muzeun e Tetovės vetėm dy shqiptarė tė punėsuar
vendos.vet
Postuar nė: 27.01.2012, 23:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 225
Antari Nr: 27144
Bashkangjitur: 24.01.2012



“Punėsimet e fundit qė janė bėrė nė kėtė muzej, janė dy me shkollė tė lartė qė tė dy maqedonas, dy me shkollė tė mesme njėri shqiptarė dhe 4 roje tė gjithė maqedonas. Pra jemi vetėm dy shqiptarė, kurse kemi njė sėrb qė ėshtė pranuar vjet dhe njė punėtore e komunitetit bosnjak. Prej gjithsej 17 sa jemi tė punėsuar 13 janė tė komunitetit maqedonas, dy shqiptarė, njė sėrb dhe njė bosnjake”, thotė Luljeta Palloshi, e cila nė kėtė institucion punon qė nga viti 1994.
Zmadho pamjen,...
Urim Hasipi
Krahas pėrqindjes sė ulėt tė projekteve shqiptare tė cilėt miratohen nga ana e Ministria e Kulturės, poashtu edhe pėrqindja e tė punėsuarve shqiptarė ėshtė shumė e ulėt, sidomos nė institucionet e kėsaj ministrie nė qytetet me shumicė shqiptare. Kėsisoji ėshtė edhe me institucionin nacional “Muzeu i rrethit tė Tetovės” ku prej 17 tė punėsuarve vetėm dy janė shqiptarė ndėrsa tjerėt janė tė komunitetit maqedonas, bosnjake dhe sėrb. Shqiptari i fundit i punėsuar nė kėtė institucion ėshtė qė nga viti 2006 ndėrsa vitin e kaluar ka marrė vendim. Sipas arkeologės sė vetme shqiptare nė kėtė institucion Luljeta Palloshi, nga gjithsej 17 tė punėsuar vetėm dy janė shqiptarė. “Punėsimet e fundit qė janė bėrė nė kėtė muzej, janė dy me shkollė tė lartė qė tė dy maqedonas, dy me shkollė tė mesme njėri shqiptarė dhe 4 roje tė gjithė maqedonas. Pra jemi vetėm dy shqiptarė, kurse kemi njė sėrb qė ėshtė pranuar vjet dhe njė punėtore e komunitetit bosnjak. Prej gjithsej 17 sa jemi tė punėsuar 13 janė tė komunitetit maqedonas, dy shqiptarė, njė sėrb dhe njė bosnjake”, thotė Luljeta Palloshi, e cila nė kėtė institucion punon qė nga viti 1994. Sipas saj, pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė kėtė institucion ėshtė shumė I ulėt kurse ka nevojė qė tė punėsohen, arkeolog, historian tė artit, ndėrsa thekson se kuadėr shqiptarė ka por ato janė pa punė. Kėtė fakt e pranon edhe drejtori Sreēko Jovanovski. Ai thotė se tė dhėnat pėr pėrfaqėsimin adekuat i ka dėrguar edhe nė qeverinė e Republikės sė Maqedonisė. “Nė Muzeun e Tetovės ka 17 tė punėsuar. Prej tyre dy janė shqiptarė, njė sėrb dhe njė boshnjake. Tė tjerėt janė maqedonas. Pėr punėsimet e fundit qė janė bėrė kemi njoftuar edhe Qeverinė e Maqedonisė pėr pėrfaqėsimin adekuat tė etniteteve tjera. Janė dhėnė vendime pėr 1 shqiptarė, njė sėrb, njė boshnjake dhe 4 maqedonas”, thotė Jovanovski. Ndėrkohė zėdhėnėsi i qeverisė sė Maqedonisė Muhamet Hoxha, rikujton institucionet nga obligimet qė dalin me marrėvshjen e Ohėrit. “Pėrfaqėsimi i drejtė dhe adekuat ėshtė obligim kushtetues qė buron ng Marrėveshaje e Ohėrit dhe duhet tė respektohet nga tė gjitha institucionet. Nė ato institucione qė pėrfaqėsimi nuk ėshtė nė nivelin e duhur, duhet qė nė programėt e tyre vjetore tė kenė parasysh kėtė obligim dhe tė ndėrmarrin masa pėr rritjen e pėrfaqėsimit tė drejtė dhe adekuat tė bashkėsive jo shumicė. Qeveria e Republikės sė Maqedonisė ėshtė e pėrkushtuar qė tė implementojė tė gjitha obligimet qė burojnė nga Marrėveshja e Ohėrit me ē`rast qeveria e Maqedonisė pėrkatėsisht Sekretariati pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohėrit endjek dhe e koordinon kėtė shtyllė kryesore tė Marrėveshjes sė Ohėrit”, thotė Hoxha.Ministria e Kulturės nė kuadėr tė programės pėr vitin 2012, pėr projektet qė do tė realizohen nga ana e muzeut ka miratuar 8 projekte prej tyre njė ėshtė qė ka tė bėjė me kulturėn shqiptare nė lidhje me kolekcionet e Mehmed Palloshit dhe monumentet nga periudha osmane, kurse tjerat janė njė lokalitet nga kultura maqedonase nė fshatin Bėrvenicė, Gradishtė nė Tearcė, Kiril Pejēinovic, sanimi i kulmit tė Muzeut nė lagjen mė tė lartė tė Tetovės dhe njė punėtori pėr fėmijė.
Fotografi e jashtme


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio