Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Unmik-istani, Sėrbia, pavarėsia e Kosovės!
Flori Bruqi
Postuar nė: 12.11.2006, 13:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



RIKOLONIZIMI MODERN I KOSOVES NGA SERBIA

Flori Bruqi

Serbia synon qė nė muajt dhe vitet e ardhshme, nė kuadėr tė planeve pėr copėtimin dhe gllabėrimin e Kosovės, tė realizojė kthimin e organizuar dhe masiv tė serbėve nė Kosovė. Ky kthim mbėshtetet nė standardin e katėrt dhe quhet ‘kthim qėndrueshėm’. Serbia ka arritur qė UNMIK-ut, IPVQ-ve dhe shumė faktorėve ndėrkombėtar t’ua imponojė tezėn se kinse serbėt nuk janė tė sigurtė nė Kosovė dhe se ata nuk mund tė kthehen nė Kosovė ngase shqiptarėt do t’i dėbonin. Sė pari, siē ka pohuar edhe pėrfaqėsuesi i UNHCR-sė, Ron Redmond, shumica dėrrmuese e serbėve tė Kosovės shkuan nga Kosova sė bashku me forcat policore dhe ushtarake tė Serbisė nė qershor tė vitit 1999.
Sė dyti, Serbia nuk don qė serbėt tė kthehen atje ku ata i kanė pronat e tyre, meqė gjithandej do tė jenė siē ishin – pakicė. Ministri pėr Kthim dhe Komunitete nė qeverinė e Kosovės, Slavisha Petkoviq, pėr radion B92, mė 5 mars 2005, pat deklaruar: “Pėr njė muaj, 85 familje janė kthyer nė Kosovė.
Kjo ėshtė mė shumė sesa ajo qė ka arritur tė bėjė Nebojsha Ēoviq pėr pesė vjet.” Sė treti, Beogradi pohon se nė Kosovė jetojnė 132.012 serbė dhe joshqiptarė ndėrsa janė 228.409 refugjatė tė ikur nga Kosova pas luftės.

Beogradi qėllimisht ėshtė i dobėt nė matematikė. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave, del se ka mė shumė refugjatė serbė nga Kosova sesa serbė qė kishin jetuar ndonjėherė nė Kosovė! Sipas Institutit Statistikor tė Republikės sė Serbisė ishin rreth 190.000 serbė tė cilėt jetonin nė Kosovė nė vitin 1991.

Numri i serbėve nė Kosovė nuk ka ndryshuar aq pėrgjatė viteve tė 90-ta. Kėtė e vėrteton edhe Iniciativa Europiane pėr Stabilitet (ESI), e cila nė njėrin prej raporteve tė veta thekson se nė Kosovė jetojnė 130.000 serbė dhe janė 60.000 serbė refugjatė nga Kosova. Serbėt e mbetur nė Kosovė nuk do tė qėndronin kėtu sikur mos ta kishin jetesėn mė tė mirė sesa nė Serbi. Serbia

i pėrēmon serbėt e Kosovės dhe i lė qė tė jetojnė nėpėr baraka nė mjerim ekonomik e social, nė mėnyrė qė atėherė kur tė paraqitet njė moment i volitshėm politik pėr t’i kthyer masivisht nė Kosovė, serbėt tė mos kundėrshtojnė ardhjen dhe tė jetuarit nė Kosovė. Kur kėsaj i shtohen edhe 140.000 serbė nė Serbi qė janė refugjatė nga Kroacia dhe Bosnja, e tė cilėt Serbia pa problem mund t’ua falsifikojė dokumentet dhe t’i paraqesė ata si ish-banorė tė Kosovės, bėhet e qartė se Serbia nuk ka problem me gjetjen e

njė numri tė madh tė serbėve qė do t’i sillte nė Kosovė. Njė anketė e zhvilluar nė nėntor tė vitit 2004, nė kuadėr tė hulumtimit tė pėrbashkėt tė USAID-it, UNDP-sė dhe RIINVEST-it, nė shtator-dhjetor 2004, tregoi se 30% tė shqiptarėve tė Kosovės dhe vetėm 12.3% tė serbėve tė Kosovės mendojnė tė emigrojnė nga Kosova. Pra, janė shqiptarėt ata qė duan ta lėshojnė Kosovėn dhe jo serbėt, ngase pikėrisht shqiptarėt janė nė pozitė mė tė vėshtirė politike dhe sociale. Sa pėr ilustrim, ta marrim shembullin e Mitrovicės.

Sipas njė tjetėr raporti tė ESI-t, nė veri tė Mitrovicės dhe Zveēan jetohet me mesatarisht 95 euro nė muaj, 60% tė tė cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndėrkaq, nė jug tė Mitrovicės njerėzit jetojnė me 40 euro nė muaj, nga tė cilat 37% sigurohen nga Qeveria e Kosovės dhe 40% nga sektori privat.

Serbia nuk do qė t’i kthejė serbėt atje ku ata do tė ishin pakicė, sepse asisoj nuk do tė mund tė ushtronte ndikimin politik tė tillė ēfarė do qė ta ketė. Serbia aspiron qė serbėt t’i kthejė atje ku ata janė shumicė pėr ta pėrforcuar edhe mė shumė kėtė shumicė, atje ku ata do tė bėheshin shumicė nėpėrmjet kthimit, ose atje ku do tė siguronin vazhdimėsi territoriale tė enklavave sllave. Shumica dėrrmuese e serbėve tė Kosovės nė tė kaluarėn jetonin nėpėr qytete, d.m.th. ishin pakicė aty ku banonin. Dhjetėra mijėra serbė tė kthyer nė Prishtinė nuk do ta kishin as pėr sė afėrmi peshėn e disa qindra serbėve tė kthyer nė pjesė tė caktuara qė do tė mundėsonin lidhjen e trevave ekzistuese tė kontrolluara nga Qeveria e Serbisė drejt krijimit tė entitetit autonom territorial tė serbėve tė Kosovės pėrbrenda Kosovės.
Andaj, pėrdoret formulimi ‘kthim i qėndrueshėm’ dhe jo vetėm ‘kthim’.

Serbisė iu plotėsua dėshira qė tė ketė tė drejtė qė serbėt t’i kthejė edhe atje ku ata s’kanė jetuar mė parė; pra, jo te prona e tyre dhe nė pronėn e tyre, por nė vendbanime tė reja qė do tė forconin e zgjeronin enklavat aktuale drejt bashkimit tė tyre. ‘Kthimi i qėndrueshėm’ nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rikolonizim.


Mė 21 shkurt 2006, Qendra Koordinuese e Serbisė pėr Kosovėn (QKSK), publikoi lajmin se udhėheqėsja e kėsaj Qendre dr.Sandra Rashkoviq-Iviq dhe ministri pėr investime kapitale Velimir Iliq kanė nėnshkruar protokolin e vlefshėm 115 milion dinarė pėr ndihmė personave tė zhvendosur nga Kosova.

95 milion dinarė janė dhene pėr ndėrtimin e 70 shtėpive ndėrmjet Badofcit tė Ri dhe Graēanicės pėr serbėt e dėbuar nga shqiptarėt me 17 mars tė vitit 2004.

Ndėrkaq, 20 milion dinarė do tė pėrdoren pėr infrastrukturėn e nevojshme pėr furnizimin me ujė tė Badofcit tė Ri. Tė gjitha shtėpitė e djegura gjatė 17 e 18 marsit tė vitit 2004, i ka rindėrtuar Qeveria e Kosovės me paratė e Buxhetit tė Kosovės. Nuk ka arsye qė tė ndėrtohen shtėpi atje. Beogradi po ndėrton shtėpi shtesė, sepse do qė ta krijojė njė zinxhir tė fshatrave serbe ndėrmjet Artanės dhe Graēanicės, dhe kėsisoj tė lidhen fuqishėm territoret nė Anamoravė me fshatrat e banuara me serbė nė pjesėn qendrore tė Kosovės.

Nga Artana pėrmes fshatrave Izvor e Dragoc krijohet lidhja me fshatrat Hanrofc, Shashkofc, Shishare, Okosnicė, Badofc e Graēanicė. Me krijimin e komunės sė Graēanicės, e cila do ta ngėrthejė nė vete edhe Hajvalinė, krijohet lidhja me fshatrat e banuara me serbė nė komunėn e Fushė Kosovės, Lipjanit dhe Kastriotit. Graēanica lidhet me Uglarin dhe fshatrat tjera tė banuara me serbė nė Fushė Kosovė pėrmes fshatrave Llapllasellė, Preoc e Ēagllavicė si dhe me fshatrat Livaxhė, Skullan, Lepi e Radevė nė komunėn e Lipjanit nėpėrmjet fshatit Sushicė. Nga fshati Uglar qė ėshtė nė komunėn e Fushė Kosovės pėrmes fshatit Nakaradė depėrtohet nė fshatrat e Kastriotit:

Krushec, Caravadicė e Leshkoshiq.

Nė CIMIC raportin javor nr. 1148 tė KFOR-it tė datės 8 shkurt 2006, thuhet se numri i shtėpive dhe banesave tė blera nė veri tė Mitrovicės brenda njė viti nga QKSK, e tejkalon numrin 150. Nė dy muajt e fundit dy transakcione kanė ndodhur nė Kodrėn e Minatorėve – njėra e blerė nga QKSK dhe tjetra nga Kisha Ortodokse. Pesė banesa tė njėrit nga tre soliterat i janė shitur QKSK-sė qė nga tetori i vitit 2005, ndėrsa njė ndėrtesė pesėkatėshe ndėrmjet soliterėve i ėshtė shitur po ashtu QKSK-sė pėr 300.000 euro para disa muajve. Blerjen po e bėn Serbia, joserbėt. Andaj bėhet fjalė vetėm edhe pėr njė aspekt tjetėr tė rikolonizimit.

Asnjė zyrtar dhe asnjė kryeadministrator i UNMIK-ut, asnjėherė nė asnjė mėnyrė nuk e kundėrshtuan politikėn e Beogradit qė blen prona tė shqiptarėve pėr t’i pastruar etnikisht ata prej aty. Madje, kjo ėshtė nė kundėrshtim edhe me vetė rregulloren e UNMIK-ut 2001/17 e nėnshkruar nga danezi Hans Hakkerup mė 22 gusht 2001. Kjo rregullore nė seksionin e tretė tė saj nė pikėn 3.1 a) thotė qė administratori komunal i UNMIK-ut mund tė refuzojė tė regjistrojė kontratėn pėr shitjen e pronės sė banimit nėse ka bazė tė mjaftueshme pėr tė besuar se transaksioni ėshtė bėrė ose pėrkrahur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė nga ndonjė organizatė ose strukturė me qėllim qė tė sistematikisht tė blejė pronėsi tė minoritarėve nė mėnyrė qė ta ndryshojė balansin etnik pėrbrenda njė treve tė caktuar. Serbia, nėpėrmjet QKSK-sė po blen prona tė shqiptarėve nė veri tė Kosovės tė cilėt kanė mbetur pakicė atje. UNMIK-u e di shumė mirė dhe e lejon kėtė, duke bėrė edhe shkelje tė rregulloreve tė veta.

Gazeta ditore e Beogradit ‘Politika’, mė 1 shkurt 2006,paralajmėron se si komunat nga Serbia dhe Vojvodina, e madje edhe Republika Srpska nė Bosnjė, do tė ndihmojnė kthimin e serbėve si dhe komunat e reja serbe nė Kosovė qė do tė krijohen sė shpejti, duke bėrė ndėrtimin e 1.200 shtėpive, secila pėr dy familje serbe. Nėse marrim se njė familje ka mesatarisht 4 anėtarė, kjo do tė thotė se 9.600 persona do tė vendosen nėpėr vendbanime kolektive gjatė kėtij viti. Nė bazė tė planit tė QKSK-sė tė bėrė publik tash sė voni, kthimi nėnkupton kthimin e organizuar tė 6.500 familjeve dhe pėrkrahjen pėr kthimin individual tė 2.000 familjeve tė tjera.

Decentralizimi dhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve
ortodokse, do tė pėrcaktojnė kufijtė e brendshėm nė Kosovė tė cilėt pėrkufizojnė entitetin serb brenda Kosovės. Enklavat serbe do tė bashkohen duke krijuar enklava tė reja pėrbrenda, qė kėsaj radhe janė shqiptare.

’Kthimi i qėndrueshėm’ nė Kosovė lidhet me trashėgiminė kulturore ngase kthimi mendohet qė tė ngjajė te trashėgimia kulturore pasi qė kjo tė ketė fituar statusin eksterritorial. ‘Kthimi i qėndrueshėm’ lidhet edhe me decentralizimin sepse Serbia do qė t’i kthejė serbėt atje ku mendon tė krijojė entitetin e veēantė tė tyre.

Pėr realizimit e tė gjitha kėtyre janė ndėrmarrur edhe masa tė tjera konkrete. Para se kryeadministratori Petersen tė jap lejen pėr dy ministritė e reja pėr Kosovėn, udhėheqėsja e Qendrės Koordinuese pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė, Sandra Rashkoviq-Iviq, e cila me 6 dhjetor 2005, u mor vesh nė Beograd me zėvendės-kryeadministratorin dhe Shefin e Shtyllės sė Parė tė UNMIK-ut, Jean Dussourd, qė nė Kosovė tė krijohen 14 nėnstacione tė reja policore, prej tė cilave 12 nė vendet ku shumicė janė serbėt. Pra, Serbia fiton substancė solide nė Kosovė, ndėrkaq – Kosova edhe mė shumė administratė formale dhe ministri simbolike. Me kėto nėnstacione policore, Serbia mėton qė tė krijojė mbrojtje paraprake pėr rikolonizimin por edhe tė etablojė kufijtė e ri tė brendshėm, sė pari si kufij tė zonave tė operimit tė kėtyre nėnstacioneve. Nė Kosovė tashmė janė 33 stacione policore prej tė cilave 5 sosh i kanė shumicėn e stafit serbė. Edhe 12 nėnstacione tė reja pėr serbėt qė janė vetėm 5% tė popullatės sė Kosovės nuk bėhen pėr sigurinė e serbėve por tė Serbisė brenda Kosovės, entitetit tė kontrolluar nga ajo qė do tė legalizohet e zyrtarizohet. Serbia s’ēan kokėn pėr njerėzit dhe gjendjen e tyre, kushdo qofshin ata. Ajo brengoset vetėm pėr strukturat e saj, jo pėr njerėzit. Ajo i inkurajon serbėt e Kosovės qė tė qarkullojnė me vetura qė mbajnė targa tė Serbisė, jo vetėm pėr ta dėshmuar veten e saj si shtet nė Kosovė, por qė ata serbė tė gjorė asisoj t’i bėjė shėnjestėr tė shqiptarėve. Serbia do qė t’i ekspozojė serbėt e zakonshėm. Ajo do qė ata tė vriten e lėndohen. E ēfarė ruan Serbia nė Kosovė? Ajo i ruan ‘rojet e urės’,
sikurse edhe forcat e tjera tė ‘sigurisė’ qė i ka nė Kosovė. Tė gjithė ata po i inkuadron si pjesėtarė tė SHPK-sė, tė gjithė ata praktikisht po i maskon. Serbia kujdeset pėr sigurinė e forcave tė saja tė ‘sigurisė’, jo pėr sigurinė e serbėve civilė. Ata mendon t’i kthejė nė Kosovė pėr t’i pėrdorur e assesi pėr t’ua pėrmirėsuar jetesėn. Dihet se Serbia financon strukturat e saj nė Kosovė. Pėrkundėr kėsaj ka shumė serbė tė varfėr dhe madje nė varfėri tė thellė nė Kosovė, ngase nga Serbia pėrfitojnė pikėrisht vetėm strukturat e saj, jo edhe njerėzit e zakonshėm.

Tė gjitha kėto plane tė Serbisė pėr rikolonizimin e Kosovės i pėrjetuar edhe tė parėt tanė. Ato duhet tė kundėrshtohen me tė gjitha mėnyrat. Sa mė shpejtė aq mė mirė dhe mė lehtė do tė jetė. Jo vetėm pėr neve, por edhe pėr brezat qė do tė vijnė.

Nė vijim janė dhėnė fshatrat dhe qytetet nėpėr regjionet pėrkatėse nė Kosovė ku Serbia po i kthen apo planifikon t’i kthejė serbėt.

Regjioni i Mitrovicės

LEPOSAVIQ

Kthimi individual: Belloberdė, Bistricė, Borēan, Vraqevė, Vuēė, Krnin i Epėrm, Graniēan, Gumnishtė, Krnin i Poshtėm, Dren, Kamenicė, Kijevēiq, Leposaviq, Leshak, Sllatinė, Soēanicė, Trebiq, Cerajė, Bistrica e Shalės, Majdevė, Ostraq, Popoc, Potkonjė, Pridvoricė.

ZUBIN POTOK

Kthimi individual: Banjė, Bėrnjak, Bube, Kalludėr e Madhe, Vele Brijeg, Varagė, Dren, Zubin Potok, Zupē, Jagnjenicė, Lluēkarekė, Megjipotok, Oklac, Tushiqė, Crepulė, Ēeēevė.

ZVEĒAN

Kthimi individual: Banovdoll, Banjskė, Vallaq, Rudar i Vogėl, Graboc, Dolanė, Zherovnicė, Zhitkoc, Zveēan, Izvor, Jankov Potok, Korillė, Llovac, Maticė, Rudinė, Sendojė, Serbovec.


MITROVICA

Kthimi individual: Mitrovicė, Suhodoll, Frashėr.

SKĖNDERAJ

Kthimi individual: Bajė.

VUSHTRRI

Kthimi individual: Gojbujė, Gracė, Prelluzhė.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Magjunaj

Kthimi i planifikuar: Miroēė, Nedakoc, Vrnicė.

Regjioni i Pejės

BURIM

Kthimi individual: Cėrkolez, Suriganė.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Tuēep, Shalinoc, Osojan, Llukafc i Thatė.

Kthimi i planifikuar: Kėrninė, Belicė, Bellopojė, Gjurakoc, Dragollec,

Zallq, Zhakovė, Burim, Kosh, Osojan, Polanė, Sinajė, Veriq, Prekallė, Lubozhdė, Kovragė, Dubravė, Serbobran.

PEJĖ

Kthimi individual: Brestovik, Gorazhdec.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Bellopojė, Lėvoshė.

Kthimi i planifikuar: Cerovėrhė, Pejė, Sigė, Vitomiricė, Zagėrmė.

KLINA

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Bixhė, Grabc.

Kthimi i planifikuar: Bėrkovė, Budisallc, Dollc, Drenik, Drenoc, Drenovēiq,

Klinė, Vide, Shtupel

Regjioni i Prishtinės

PRISHTINA

Kthimi individual: Ēaglavicė, Badofc, Graēanicė, Lapllasellė, Preoc,

Slivovė, Shushicė, Bėrnicė e Epėrme, Nėntė Jugoviqėt, Bėrnicė, Lebane.

Kthimi i planifikuar: Dragoc, Prishtinė.

FUSHĖ KOSOVĖ

Kthimi individual: Batushė, Fushė Kosovė, Kuzmin, Uglar.

Kthimi i planifikuar: Miradi e Epėrme.

KASTRIOT

Kthimi individual: Babimoc, Caravodicė, Milloshevė, Kastriot, Plemetin.

Kthimi i planifikuar: Krushec.

LIPJAN

Kthimi individual: Dobratin, Gushtericė e Ulėt, Goleshko Vrello, Gushtericė e Epėrme, Janjevė, Lepi, Livaxhė, Dobrajė e Vogėl, Radevė, Skullan, Grackė e Vjetėr, Suhodoll.

Kthimi i planifikuar: Sllovi, Magurė.

Regjioni i Anamoravės

DARDANĖ

Kthimi individual: Qarakofc, Hajnoc, Bozhefc, Bollefc, Bratillofc, Bushincė, Carefc, Domoroc, Kormnjan i Poshtėm, Drenoc, Gogollofc, Kormnjan i Epėrm, Kolloleē, Dardanė, Kostadincė, Leshtar, Ropotovė e Vogėl, Moēarė, Odevcė, Panqelė, Rajnovc, Strelicė, Strezofc, Romancė, Vaganesh, Ropotovė e Madhe.

Kthimi i planifikuar: Firiqejė, Tirincė, Koretin, Leshtar, Rahovicė.

GJILAN

Kthimi individual: Cėrnicė, Budriga e Ulėt, Livoē i Poshtėm, Dragancė, Kufcė e Epėrme, Livoē i Epėrm, Makresh i Epėrm, Kmetofc, Parallovė, Partesh, Pasjan, Ponesh, Stanishor, Strazhė, Shillovė, Koretishtė.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Muzgovė.

Kthimi i planifikuar: Gjilan, Zhegėr, Pėrlepnicė.

SHTĖRPCĖ

Kthimi individual: Berovc 1, Berovc 2, Bitijė e Poshtme, Drajkofc, Bitijė e Epėrme, Gotovushė, Jazhincė, Sevc, Sushicė, Viēė, Vėrbeshticė, Shtėrpcė.

FERIZAJ

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Bablak.

Kthimi i planifikuar: Nerodime e Epėrme, Babush.

ARTANĖ

Kthimi individual: Bostane, Izvor, Jasenovik, Llabjan, Manushinc, Prekoc, Tėrniqefc, Zebnicė.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Kllobukar.

Kthimi i planifikuar: Artanė.

VITI

Kthimi individual: Binēė, Gėrnqar, Kllokot, Letnicė, Mogillė, Viti, Vėrboc, Vėrnavokollė, Vėrnez, Shashare.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Podgorc.

Kthimi i planifikuar: Zhiti, Tėrpezė, Gėrmovė, Gushicė, Kabash, Novosellė.

Regjioni i Prizrenit



SHARR

Kthimi individual: Baēkė, Brod, Dikancė, Sharr, Glloboēicė 1, Kėrsteē, Krushevė, Kukujan, Leshtan, Lubivshtė, Mlikė, Oruēashė, Radeshė, Rapēė, Restelicė, Vranishtė, Zlipotok.



RAHOVEC

Kthimi individual: Hoēė e madhe, Rahovec.

Kthimi i planifikuar: Zaēishtė, Opterushė.



PRIZREN

Kthimi individual: Drajēiq, Urbiēan.

Kthimi i organizuar qė tashmė ka filluar: Llokvicė, Mushnikovė, Novak, Pllanjan, Sreckė.

Kthimi i planifikuar: Dojnicė, Gornjasellė, Zhivinjan, Lubizhdė, Smaq, Prizren.
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 12.11.2006, 21:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Nuk duhet te brengosemi se i ka ardhur koha qe te jete Kosova e pavarur, ka disa pengesa objektive por gradualisht do te vihet deri te qellimi kryesor.
Keta veprime te Serbise jane vetem shkelmat e fundit te nje kali para ngordhjes.
PM
Top
Harun Shehu
Postuar nė: 13.11.2006, 18:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 715
Antari Nr: 2931
Bashkangjitur: 25.09.2006



Uskana 2006


Apo dhene ndryshe kur i bije shkelm kali demokracis.

Demokracis se shtetit serb duke e mbajtur nen frymen radikale e qe i konvenon situates aktuale te Kosoves dhe ne pergjithesi shqiptarve ne trojet etnike.Ky eshte nje paragjikim se serbet nuk kane harxhuar gjakun e thithur dhe jane ende vampira te luftes shoviniste.


----------------------------------------
Ti Evrop ma ke borxh jeten
Mos ma shkil Evrop te Drejten per ty linda Skenderbeun
I fala globit Nenen Terezen
E ke BORXH me ma njohe ATDHEUN
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio