Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> PRIZRENI SI MITROVICA?
vendos.vet
Postuar nė: 30.01.2012, 11:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 225
Antari Nr: 27144
Bashkangjitur: 24.01.2012



Shumė qytetarė tė Prizrenit dhe tė Kosovės protestuan nė sheshin “Shatėrvan”. Ata shprehėn kundėrshtimin pėr Projektligjin pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit. Organizatorėt thanė se nuk do tė lejojnė qė tė krijohet edhe njė Mitrovicė e dytė dhe kanė pėrgatitur parashtresėn pėr Gjykatė Kushtetuese, nė rast se Projektligji miratohet.

Prizrenasit dhe shumė qytetarė tė tjerė u bėnė tė dielėn bashkė dhe dolėn nė qendėr tė qytetit. Pėrkundėr temperaturave tė ulėta, ata i bėnė me dije Kuvendit tė Kosovės nė Prishtinė se nuk duan ndarjen edhe tė njė qyteti tė dytė nė vend, siē ka ndodhur me Mitrovicėn.

Me organizimin e shumė organizatave joqeveritare nė kėtė qytet, protestuesit kundėrshtuan Projektligjin pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit.

Me moton “Nuk e duam ligjin”, protesta e mbajtur nė sheshin “Shatėrvan” tė Prizrenit, mblodhi qindra qytetarė tė cilėve iu drejtuan organizatorėt e saj.

Ndėr tė tjera, pasi shprehėn mospajtimin e tyre me kėtė projektligj, ata mbajtėn edhe pesėmbėdhjetė minuta heshtje. Simbolika e kėsaj heshtjeje, sipas organizatorėve, ka kuptimin se kėta pesėmbėdhjetė minuta janė tė fundit.

Pas kėsaj, ata kanė paralajmėruar veprimet edhe mė tė forta tė shoqėrisė civile dhe tė qytetarėve, deri nė mosbindje qytetare ndaj ligjit nėse ai miratohet pėrfundimisht nė Kuvendin e Kosovės.

Pėrveē fjalimit tė organizatorėve tė protestės, qytetarėve iu kanė adresuar edhe Bashkim Kajdomēajt nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut dhe Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės.

Protestėn qytetare tė 29 janarit, publikisht e kanė pėrkrahur: Lidhja Demokratike e Kosovės (Dega Prizren), Lidhja Demokratike e Dardanisė (Dega Prizren), Lėvizja pėr Bashkim, Partia e Drejtėsisė (Dega Prizren), Bashkimi Demokratik, Lėvizja Vetėvendosje, Partia Demokratike Turke (Dega Prizren), Balli Kombėtar, Bashkėsia Islame e Kosovės (Prizren), Teqeja e Saraēhanės (Prizren), Organizata e Veteranėve tė Luftės (Dega Prizren), Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės, AEGEE Prishtina (Asociacioni i Studentėve Evropianė), komuniteti afarist i Prizrenit dhe shumė OJQ individualisht nga Kosova dhe Shqipėria.

Edhe njė herė ėshtė potencuar se protesta ėshtė qytetare e organizuar nga shoqėria civile, gjatė sė cilės, qytetarėt, pa marrė parasysh bindjet dhe orientimet e tyre politike, fetare, apo etnike, protestuan tė bashkuar nėn moton “Nuk e duam ligjin”. Nuk e duam kėtė ligj, sepse Kosova ka legjislacion tė avancuar dhe institucione adekuate pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, derisa mangėsia kryesore ėshtė mosrespektimi dhe moszbatimi i ligjit. Nėse nuk respektohen ligjet ekzistuese pėr trashėgiminė kulturore, ēka na garanton qė njė ligj i ri do tė respektohet?! Kjo ėshtė vetėm edhe njė dėshmi qė Ligji pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit nuk e ka pėr qėllim mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, por krijimin e situatave tė reja favorizuese pėr njė bashkėsi tė caktuar fetare, qė paraqet diskriminim tė qartė tė qytetarėve tė Prizrenit.

Koalicioni i OJQ-ve nė Mbrojtje tė Qendrės Historike tė Prizrenit ditėve nė vijim do tė njoftojė pėr veprimin e ardhshėm qytetar nė kundėrshtim tė projektligjit. Njėherėsh ėshtė bėrė e ditur se Koalicioni i OJQ-ve e ka pėrgatitur parashtresėn pėr Gjykatėn Kushtetuese, nė rast se projektligji miratohet nė Kuvendin e Kosovės.

Ditė mė parė, nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės u miratua nė parim Projektligji pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit. Ky projektligj qė nė momentin e parė tė paraqitjes sė tij ngjalli reagim qytetar, tė Kuvendit Komunal tė Prizrenit, tė shoqėrisė civile dhe tė shumė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės. Organizatorėt thanė se e kanė pėrgatitur parashtresėn pėr Gjykatėn Kushtetuese, nė rast se Kuvendi i Kosovės miraton kėtė projektligj.Fotografi e jashtme


----------------------------------------
Ti Shqipėri mė jep nder,mė jep emrin shqipėtar - Naim Frashėri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 30.01.2012, 15:34
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



Cfare po behet ketu?
Cfare ligji po na sjell kesaj rradhe qeveria e Ahtisarit?


----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
packs
Postuar nė: 30.01.2012, 15:44
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 14801
Antari Nr: 17125
Bashkangjitur: 05.09.2008



 Citim (Cusack @ 30.01.2012, 16:34)
Cfare po behet ketu?
Cfare ligji po na sjell kesaj rradhe qeveria e Ahtisarit?

Eshte i tmerrshem ligji. I jep pavaresi te jashtezakonshme Kishes ortodokse mu ne qender te Prizrenit. Per cita duhet me protestu krejt Kosova. smil4a8acea04e4b2.gif


----------------------------------------
Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot .

Me duket mjaft fola une per veten , dua te di dicka per ju -cfare mendoni ju per mua ?:P
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio