Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Katedralja, shenjė shtetėsie apo shenjė hipokrizie
ardi_pr
  Postuar nė: 12.11.2006, 18:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Katedralja e "Nėnė Terezės"-shenjė shtetėsie apo shenjė hipokrizie?


(Reagim ndaj letrės sė hapur tė intelektualėve me
titullin: Katedralja e "Nėnė Terezės"- shenjė shtetėsie", dėrguar
krerėve tė institucioneve Kosovės, botuar nė gazetėn "Koha Ditore"
me 9 nėntor 2006, faqe: 10, si edhe nė disa gazeta tė tjera nė Kosovė
dhe Shqipėri.)



Nė fillim tė muajit nėntor 2006, tridhjetė e dy (32)
intelektualė nga tė gjitha trojet shqiptare i dėrguan njė letėr tė
hapur krerėve tė institucioneve tė Kosovės:
Presidendit tė Kosovės: Prof. dr. Fatmir Sejdiu
Kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės: Kolė M. Berisha
Kryeministrit tė Kosovės: Agim Ēeku
Letra e tyre fillon me kėto fjalė: "Bėhen dy vjet kur u vu gurthemeli
i katedrales "Nėna Tereze" nė Prishtinė…"
Kur bėhen dy vjet? Kjo nė letėr nuk ėshtė shėnuar, ndoshta e kanė
harruar!? Prandaj, kėtu ėshtė e nevojshme pėr t'iu rikujtuar se:
Gurthemeli i katedrales katolike u vu ditėn e premte, nė
mesditė, me 26 gusht 2005, nė zemėr tė Prishtinės, nė hapėsirėn e
gjimnazit "Xhevdet Doda". Pra, dy vjet bėhen nė mesditėn e datės 26
gusht 2007…A keni kalendar ore intelektualė "trushpėrlarė"… ?!
Kur u vu gurthemeli i katedrales katolike nė Prishtinė,
gurthemelit tė katedrales katolike i mungonte leja e ndėrtimit…
Pėrmes njė komunikate pėr shtyp, lėshuar me 26 gusht 2005,
zyrtarėt komunal tė Prishtinės vėnien e gurthemelit tė katedralės e
kanė cilėsuar: " tė nxituar, sepse nuk janė plotėsuar procedurat
administrative dhe nuk janė plotėsuar obligimet…"
Me gjithė kėtė, vėnien e gurthemelit tė Katedrales katolike
e ka bėrė ish-kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), i
cili, ndėr tė tjera, pat thėnė:
"Ne jemi tė bindur se ndėrtimi i Katedrales "Nėna Terezė" do
tė jetė simbol i bashkimit, i tolerancės dhe i mirėkuptimit…"
A ishte e rregullt vėnia e gurthemelit tė Katedrales nga ana e e
ish-kryetarit Rugova, pa leje ndėrtimi? A mund tė jetė Katedralja
katolike simbol i bashkimit, kur nuk muarr pjesė asnjėri prej
pėrfaqėsuesve tė bashkėsive tė tjera fetare, madje as pėrfaqėsues tė
Kishės Ortodokse, tė cilėn Don Lush Gjergji shpesh e quan kishė
motėr?! Nuk muarrėn pjesė asnjėri prej pėrfaqėsuesve tė partive tė
opozitės…! Pra, aty ku nuk marrin pjesė as vėllezėrit, as motrat, a
mund tė quhet, a mund tė jetė katedralja simbol i bashkimit? Kjo
ndodhi vitin e kaluar, 26 gusht 2005, ngjarja ėshtė e filmuar e
shėnuar, kurrė s'ka pėt t'u harruar…!
Sot, nėntor 2006, a ėshtė e drejt tė quhet prej kėtyre
intelektualėve Katedralja e "Nėnė Terezės"- shenjė shtetėsie? A
qėndron kjo? Jo! Po, ēka tregon kjo?
Kjo tregon papjekurinė fetare, kjo dėshmon hipokrizinė e tyre
ashiqare…Papjekuria fetare, siē shoshte Kant-i (1724-1824), ėshtė jo
vetėm mė e dėmshmja, por edhe mė e pandershmja nga tė gjitha…

Ē'ėshtė Katedralja ?

Nė njė fjalor amerikan tė gjuhės angleze pėr
katedralen shkruan:
"Kishė zyrtare e njė peshkopi, ēdo kishė e madhe."
(New Webster's Dictionery of the English Language, faqe:
81.
Botuar nė New York-Chicago, 1975)

Kurse nė Fjalorin e Shqipes sė Sotme shkruan:
"Kisha kryesore nė njė qytet, ku ushtron veprimtarinė e
vet njė peshkop".
(Fjalor i Shqipes sė Sotme, faqe: 556. Botuar nė Tiranė, 2002.

Pra, sipas kėtyre fjalorėve, katedrale do tė
thotė: "Kishė kryesore, zyrtare, nė njė qytet, ku e ushtron
veprimtarin e vet njė peshkop."
Kėto shpjegime pėr katedralen janė fjalė tė nxjerra
nga fjalorėt qė janė libra njerėzorė, tė cilat mund tė kuptohen dhe
tė peshohen. Por, siē thoshte dijetarja besimtare Madleine Debrel,
fjalėt e librave njerėzorė mund tė kuptohen e tė peshohen; por ėshtė
Fjala e Zotit qė na peshon ne. Nė mes tė Fjalės sė Zotit, Fjalės
Hyjnore, dhe vullnetit tonė duhet tė ndėrtohet njė ujdi jetėsore.
Vėnia e gurthemelit tė Katedrales pa leje, pa ujdi
njerėzore e jetėsore, pa vullnetin e shumicės sė popullsisė, mendoj
se kjo tregon e dėshmon se "kadedralistė t" nuk nisen nga motivet e
pastra fetare, por pėr qėllime tė tjera, vetėm pėr t'iu pėrshtatur
botės perėndimore, kurrsesi nga besimi i brendshėm fetar. Si
dėshmohet kjo?
Nė letrėn e hapur tė intelektualėve dėrguar krerėve tė
institucioneve tė Kosovės, ndėr tė tjera, shkruan:
"Ditė mė parė kardinali i shquar amerikan, Shkėlqesia
Mecarrick, pjesmarrės edhe me rastin e gurthemelit, ktheu tė shohė se
deri ku kishin arritur punėt. Zhgėnjimi i tij ishte i madh…
Nė letrėn dėrguar romakėve, Shėn Pali shkruan:
"Po ju pėrbej me mėshirėn e Zotit, o vėllezėr. Mos iu
pėshtatuni parimeve tė botės, shndėrrojeni e ripėrtėrini mendjen
tuaj, nė mėnyrė qė tė dalloni vullnetin e Zotit: ē'ėshtė e mirė,
ēfarė i pėlqen Atij…!
(Bibla, Romakėve, 12:1-2.)

Nė letrėn e e hapur tė intelektualėve, ndėr tė tjera,
shkruan:
"Fatkeqėsisht, koha ikėn e premtimi ynė has nė resistenca
tė ndryshme, qė dėmtojnė imazhin para botės…"
Kush janė kėta intelektualė qė s'e kanė hallin e
katedrales, as tė shtetėsisė, tė Kosovės, por e kanė hallin e botės?
Nėnshkruesit e letrės sė hapur janė:

1. Haxhi Bede Reshat Bardhi, ( tė cilit ja kanė shkruar
titullin gabimisht Bede, nė vend se Dede, Kryegjyshi botėror i
bektashinve) , qė dėshmon sa tė papjekur janė, sa e dije e besim kanė,
sa hipokritė janė…!)
2. Dritėro Agolli
3. Fatos Arapi
4. Ali Aliu
5. Alfred Uēi
6. Ismail Kadare
7. Enver Gjerqeku
8. Nexhmije Pagarusha
9. Pandeli Ēino
10. Fatos Kongoli
11. Ali Podrimja
12. Avni Spahiu
13. Tonin Ēobani
14. Rexheb Ferri
15. Don Nikė Ukgjini
16. Bashkim Kyēyku
17. Mimoza Ahmeti
18. Sadik Bejko
19. Moikom Zeqo
20. Lazėr Stani
21. Arian Leka
22. Luan Mulliqi
23. Gjelosh Gjokaj
24. Din Mehmeti
25. Xhevahir Spahiu
25. Visar Zhiti
26. Kimi Mehmeti
27. Bardhyl Londo
28. Kiēo Londo
29. Gėzim Hajdin Aga,
30. Beqė Cufaj
31. Ali Salaj
32. Pano Taēi

Letra e hapur e kėtyre 32 intelektualėve dėrguar
krerėve tė institucioneve tė Kosovės me titull "Katedralja e "Nėnė
Terezės"- shenjė shtetėsie", nė tė vėrtetė, mendoj, se, ėshtė shenjė
hipokrizie. Pse? Sepse intelektualėt e lartėshėnuar disa janė tė
manupuluar, disa janė nxituar, disa janė tė nxitur jo nga ndjenjat e
pastra tė Dashurisė ndaj Zotit, me mendje, me zemėr, me shpirt, por
vetėm pėr t'iu pėrshtatur botės, kinse pėr t'u miqėsuar me tė, kundėr
vetvetes…!
Feja ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, si
individ apo si shoqėri, ajo pėrfshin gjėrat mė themelore: rregullin,
kuptimin dhe domethėnien e jetės.
Intelektualėt e lartėshėnuar dhe bashkmendimtarė t
duhet tė ripėrtėrijnė mendjen, duhet tė kenė parasysh Shkrimin e
Shenjtė, Biblėn, e cila urdhėron e thotė:
"Njerėz tė pabesė! A nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė
armiqėsi me Hyun? Kushdo, prandaj, qė do tė jetė mik me botėn,
shndėrrohet nė armik me Zotin."
(Bibla, Letra e Jakobit, 4.)
Kosova jonė e dashur, Kosova jonė e shkretė, nė
duar tė kujt ka mbetė, ka nevojė pėr Zotin, jo tė armiqėsohet me Tė…

(Autori ėshtė studiues i religjioneve. )


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 12.11.2006, 21:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



O zoteri po ka edhe xhami ne qender te Prishtines, pse te iriton ndertimi i nje kishe, hej zoteri, gjindemi ne Europe e jo ne Arabistan. Paske qene alergjik ne gjithe qe nuk eshte islame, une besoj se shpejt do te shperngulesh,,,,, interesant po per ty nuk mbeti shqiptare te mire, ti na dole me i miri lum shqiptaria qe te ka.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 12.11.2006, 22:08
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Uskana2006 @ 12.11.2006, 21:12)
O zoteri po ka edhe xhami ne qender te Prishtines, pse te iriton ndertimi i nje kishe, hej zoteri, gjindemi ne Europe e jo ne Arabistan. Paske qene alergjik ne gjithe qe nuk eshte islame, une besoj se shpejt do te shperngulesh,,,,, interesant po per ty nuk mbeti shqiptare te mire, ti na dole me i miri lum shqiptaria qe te ka.


Ne europe eshte fakt se gjindemi ti injorant shqipefoles pseudo-shqiptar, por jo ne shekulin e 14 pra ne nuk gjindemi nė europen e erret mesjetare, por gjindemi ne shekullin e 21 dhe ne europen juglindore e pikerisht ne trojet etnike shqipetare dominon feja Islame!
Katedralja per qka ne nje qytet ku 99,9% jane shqiptar musliman, a do te thote se
me kete katedrale po mundohen qe te na imponojne Krishterimin e erret i cili e la njerezimin mbrapa e pikerisht kishat ishin ato qe djegnin dijetaeret dhe kundershtojshin shkencen!!

Per sa i perket disa qindra banor kristian eshte nje kishe ne Prishtinė e cila nuk mbushet kurre nga ta!!

Une nuk do te shperngulem nga ky vend, ne kemi luftuar per kete vend dhe do ta bejm prap nese eshte nevoja, e me se pari do ti luftojme tradhtaret dhe pseudo-shipcat!!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 13.11.2006, 09:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




O Ardi, nga reagimi yt vrehet se je shpirtngusht, hapi horizontet o njeri, se shoqeria shqiptare nuk do me mbet ne mesjete, nese dikush ka mbetur ne shekullin e 14 ajo eshte feja islame o zoteri, ku e ke tolerancen, sipas teje ato krishtere shqiptare duhet me i mbyt se ti nuk i do. Edhe kombin e shet per ideologjine tende te kalbur.
Me te thene tash per festen e Bajram-it isha ne xhami, te gjitha mbishkrimet mbrenda ishin ne Arabisht dhe Turqisht, kurgje ne gjuhen Shqipe, ēfare patriotizmi me shet ti me kete ideologji.Edhe ne fund na tha hoxha se nese nuk japim para per hoxhen nuk na merret per sevap, ahahhhh, kjo eshte hipokrizi, Nuk shkoj kurre me.

Kosova eshte nje shoqeri laike dhe do te mbesi o zoteri,nuk eshte tu u shendru ne nje shtet islamik, nese dikush eshte tu i thy rregullat e laicitetit ajo eshte feja islame e perfaqesuar nga individa si ti.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 13.11.2006, 11:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Uskana2006 @ 13.11.2006, 09:51)
O Ardi, nga reagimi yt vrehet se je shpirtngusht, hapi horizontet o njeri, se shoqeria shqiptare nuk do me mbet ne mesjete, nese dikush ka mbetur ne shekullin e 14 ajo eshte feja islame o zoteri, ku e ke tolerancen, sipas teje ato krishtere shqiptare duhet me i mbyt se ti nuk i do. Edhe kombin  e shet per ideologjine tende te kalbur.
  Me te thene tash per festen e Bajram-it isha ne xhami, te gjitha mbishkrimet mbrenda ishin ne Arabisht dhe Turqisht, kurgje ne gjuhen Shqipe, ēfare patriotizmi me shet ti me kete ideologji.Edhe  ne fund na tha hoxha se nese nuk japim para per hoxhen nuk na merret per sevap, ahahhhh, kjo eshte hipokrizi,  Nuk shkoj kurre me.

Kosova eshte nje shoqeri laike dhe do te mbesi o zoteri,nuk eshte tu u shendru ne nje shtet islamik, nese dikush eshte tu i thy rregullat e laicitetit ajo eshte feja islame  e perfaqesuar nga individa si ti.


Shoqeria shqipetare fatkeqesisht nje pjese e madhe kan mendime mesjetare, ndalu aktivizo vetem nje moment ate Llogjike qe te ka dhuruar Allahu i madheruar dhe te ka dalluar nga krijesat tjera te ka dhene intelekt dhe ti duhesh ta shfrytezosh ate.
Qfar tolerance i nderuar?? Rrėnohet gjimnazi ne qender te Prishtines qe prej tij kane dalur dhjetra gjenerata te mirefillta, per qka?? per nje Kishe mesjetare, a ka LLOGJIKE more kjo?? a keshtu hecet perpara a kjo na qenka ardhmeria a??

Sot rrenohet Gjimnazi, neser Universiteti, masneser ndoshta kerkojne edhe ta udheqin Shtetin siq e kan zakon prifterinjet e pashkolluar!!!

Jo o Injorant Feja Islame nuk thot me rrezu Gjimnaze e mbi themelet e tyre me maru Xhamia, por ajo perkrah Xhamiave kerkon sa me shume Shkolla e Gjimnaze.

Ndersa sa i perket atyre komenteve tua sa i perket atij Hoxhe nuk me interesojne, nuk te besoj fare qe nje gje e tille eshte kerkuar nga ndonje hoxhe, por edhe nese ka thene nje gje te tille, ne Islam shembujt merren nga Kurani e Suneti e jo nga hoxha e haxhia!!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Mehasi
Postuar nė: 13.11.2006, 12:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 191
Antari Nr: 64
Bashkangjitur: 30.12.2004



Te dashur miq dhe forumas,

Vertet mė ka habitur fakti me "peticionin e intelektualėve" tanė, ku shumica e tyre ishin poetet tane mė tė njohur. Ndoshta eshte iniciativa e tyre pėr tė ngritur njė katedrale e cila mėsė shumėti mund tė jetė nė demin tonė se sa nė dobinė tonė.

Pse katedralja dhe kujt i nevojitet?

Pėrgjigjen ia dinė vetėm poetet!

Me shumė respekt!


----------------------------------------
Breziiri.com - Ura lidhese ndermjet te se kaluares dhe te ardhmes!
PMEmail PosterUsers Website
Top
INDEXI
Postuar nė: 13.11.2006, 14:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Ne nje mes me 90 perqind musliman ndertohet nje katedrale a e drejte eshte kjo a...Edhe ate prishet nje Shkolle e Mesme per nje katedrale...Tregomni kur eshte prish shkoll per ndertimin e nje xhamije?O sa te mjere jane shqiptaret e ketyre trojeve bree......Vec pse dikush e ka emrin Ismail Kadare qenka mbinjeri , vec pse e ka pasen adut Babain e Tij Enver Hoxhen.....Ma mir te perfundoj ketu se vallahi do ma humbni diten duke u marr me budallakijat e shqiptarevee..
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 13.11.2006, 15:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006



Gjimnazi ''Xhevdet Doda''eshte shkaterruar per hire te katedrales,dhe mesimi tani zhvillohet ne objektin e shkolles te mjekesise ''Dr.Ali Sokoli''ne te cilen kam qene edhe une,atehere shkolla e mjekesise kishte shume paralele(gjenerata ime i ka nxjerre me shume se 20 klase,ku kane qene te gjitha drejtimet,farmaci,stomatologji,akusheri,fizioterapi,pediatri,i pergjithshem etj) sepse ishin kushtet dhe kishte hapesire te mjaftueshme per te mbajtur mesimin,ndersa tani me shume se gjysma iu eshte leshuar gjimnazit ''Xhevdet Doda''.Tani ne mjekesi jane hequr shume drejtime,kane mbetur vetem 4 klase farmaci dhe 1 klase stomatologji,ndersa drejtime tjera nuk ka sepse kapaciteti i objektit nuk ofron kushte per me shume nxenes,e njejta ndodh edhe me nxenesit e gjimnazit me te fortit ku jane pranuar shume pak nxenes sepse me e rendesishme eshte ta kenaqesh komunitetin pakice te fese krishtere dhe te pelqehesh nga perendimoret,kurse te rinje s'ka problem qe kane mbetur pa u regjistruar ne shkolla te mesme,kane mbetur rrugeve.

Keshtu duhet te vazhdohet-IRONIKE.....
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
ardi_pr
Postuar nė: 13.11.2006, 16:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Pėr Kadarenė dhe Katedralen
U kthyen peticionet. Njėherė e bėn njė pėr Ismail Kadarenė, e mė vonė e morėn edhe Kadarenė edhe e bėn njė tjetėr pėr Katedralen.

Berat Buzhala

Kam menduar se ka mbaruar koha e peticioneve tė nėnshkruara nga intelektualėt. Ky fenomen ka qenė pjesė e pandashme e jona nė vitet e 90-ta, por pėr ēudi ka filluar tė shfaqet prapė.
Herėn e parė, para nja dhjetė ditėsh, disa shkrimtarė dhe intelektualė u pajtuan qė t'i dalin zot, Ismail Kadaresė.
U frikėsuan se akuzat qė po i bėhen nė tė majtė e nė tė djathtė do ta pėrbaltin shkrimtarin mė tė madh shqiptar.
Njėkohėsisht edhe mė tė lexuarin. Tė tmerruar nga sulmet kundėr Kadaresė u ngjallėn pėrkrahėsit e tij dhe rrufeshėm e bėnė listėn me emra dhe e nėnshkruan.
Ėshtė interesant se si ne si shoqėri mobilizohemi shumė shpejt kur janė nė pyetje protestat, peticionet, nėnshkrimet.
Sipas tė gjitha gjasave kėtė shkathtėsi e kemi fituar duke qenė 10 vjet nė gjendje tė gatishmėrisė sė lartė. Kėshtu ngjau edhe me Kadarenė. Mua personalisht nuk mė ka fascinuar peticioni. Pėrkundrazi nė momentin kur atij i dolėn nė mbrojtje, fillova tė dyshoj nėse vėrtet paska diēka tė papastėr tek shkrimtari. Dyshova gjithashtu nė mos vet Ismail Kadare ka kėrkuar ndihmė prej miqve tė tij, sepse fundja a nuk kemi tė drejtė tė gjithė tė japim opinione pėr ēdo gjė nė botė. Nėse ėshtė e kundėrta ēfarė kuptimi ka debati, liberalizmi, fjala e lirė. Ismail Kadare mė sė shumti qė mund tė jetė ėshtė njė shkrimtar i madh, por qė nė kontekst global ne duhet ta pranojmė qė ai nuk i ka dhėnė ndonjė gjė deficitare planetit tonė. Pajtohem qė shkruan mirė, ose mund ta cilėsojmė edhe mė tutje - shkruan shumė mirė. Kaq.
Nė botė sulmohen edhe figura tė tjera qė janė shumė mė specifike se Kadare. Ta zėmė tallen me Krishtin,Muhamedin, Budėn, Nėnėn Terezė e mė shumė kėnd tjetėr. Madje disa prej talljeve qė bėhen me ndonjėrin prej figurave qė pėrmenda kanė ēmim jashtėzakonisht tė lartė
- shkaktojnė dridhje politike - edhe viktima.
Mirėpo as numri i viktimave e as luftėrat nuk janė arsye qė dikush tė mos e thotė mendimin. E aq mė larg kur ajo qė thuhet mund tė jetė e vėrtetė.
Duke i lėnė anash tė gjitha kėto, shtrohet pyetja pse duhet tė insistohet pėr njė konsensus pėr tė rėnė nė dashuri i gjithė kombi me Kadarenė, i cili, pėr mendimin tim, sapo e bėri njė gabim tė mėrkurėn kur bashkė me njė tufė intelektualėsh nėnshkroi njė peticion drejtuar institucioneve tė Kosovės pėr tė pėrshpejtuar procedurėn pėr fillimin e punėve nė ndėrtimin e Katedrales.
Kaq banal sa peticioni i parė ėshtė edhe ky i dyti. Ky akt si dhe ideja e pėrdorimit tė objekteve fetare pėr ta pėrmirėsuar, ndryshuar ose paraqitur ndryshe njė popull tingėllon nė kundėrshtim me frymėn kristiante. Kjo do tė duhej tė fyente secilin besimtar qė ėshtė rritur dhe edukuar nė frymė religjioze. E mbaj mend kur ėshtė ndėrtuar njė kishė nė fund tė viteve tė 80-ta nė fshatin Dobėrdol. Ndėrtimi i asaj kishe paraqiste problem, sepse shteti i atėhershėm komunist promovonte ateizmin si ushqim shpirtėror,kurse intelektualėt e asaj kohe frikėsoheshin t'i prinin kėsaj iniciative qė mund t'u kushtonte nė karrierė. Mirėpo projekti megjithatė u realizua, sepse komuniteti i atij fshati dhe fshatrave pėrreth e demonstruan, edhe me nėnshkrime, se vėrtet kanė nevojė pėr njė tempull religjioz.
Pra e nėnshkruan kėrkesėn pėr ndėrtimin e kishės dhe ia dorėzuan autoriteteve tė atėhershme komuniste. Pėr dallim prej nėnshkrimit tė tashėm pėr Katedrale, atėherė nėnshkrimi ka qenė i imponuar nga nevoja qė ndienin fshatarėt pėr ndėrtimin e njė kishe. E tash ky nėnshkrimi
i fundit ėshtė njė farsė. Si mund tė mos jetė farsė kur aty kanė vėnė nėnshkrimet persona shumica prej tė cilėve asnjė lidhje nuk e kanė me Prishtinėn, e besa as me religjionin nė pėrgjithėsi. Si mund tė shpjegohet ky fenomen nuk e kam tė qartė, apo ndoshta ata qė nuk janė pjesė e Prishtinės po ndiejnė nevojė shpirtėrore pėr ta pasur njė Katedrale nė Kryeqendrėn e Kosovės, sepse me telepati do tė vijnė tė shohin meshėn e sė dielės ose tė rrėfehen nga prifti i kishės.
Gjėja qė mė ka pėlqyer mė sė shumti nė tekstin tė cilin e kanė nėnshkruar intelektualėt, ėshtė pjesa ku ata e shprehin revoltėn. Thonė se ndihen tė fyer se si nė oborrin ku ėshtė planifikuar ndėrtimi i Katedrales ėshtė shndėrruar nė autoparking. Sikur vetėm pak ta pyesnin vetėn do ta gjenin arsyen e vėrtet pse ai parking qėndron aty. Sepse nuk ka tė tillė nė qytet. Prishtina vuan nga mungesa e hapėsirave tė lira pėr parking, ndėrsa nuk vuan nga mungesa e njė kishe tė madhe - qoftė ajo edhe Katedrale. Po tė
ishte e kundėrta moti do tė shkruheshin peticione pėr ndėrtimin e saj, por jo nga ju intelektualė tė dashur – nga qytetarėt.

Prandaj do tė ishte mirė qė tė gjithė ju qė e keni nėnshkruar atė copė letėr e tė cilėn ia keni dėrguar udhėheqėsve tė institucioneve tė reflektonit shumė mirė pėr problemin. Nė asnjė moment nuk dėshiroj ta vė nė dyshim qėllimin e mirė qė e keni, por me keqardhje duhet t'iu njoftoj se e keni huqur objektivin. Asnjėherė njė objekt nuk do tė mund t'ia ndėrrojė imazhin e njė qyteti e as tė njė shteti. Mė duhet t'ju porosis qė tė pėrgatiteni tė vazhdoni tė jetoni me barrėn e tė qenit mė largpamės se pjesa tjetėr e popullit.
Gjithashtu ju duhet tė mbani pėrgjegjėsi edhe pėr zhgėnjimin qė ka pėrjetuar "kardinali i shquar amerikan, Shkėlqesia Mecarrick", kur ka parė se deri ku kishin arritur punėt nė ndėrtimin e Katedrales. Duhet tė mbani pėrgjegjėsi sepse kėtij njeriu nuk ia keni thėnė tė vėrtetėn ditėn kur
ėshtė vėnė gurthemeli i kishės.
Kam frikė se zhgėnjimi i Shkėlqesisė Mecarrick sa vjen e do tė bėhet mė i madh, prandaj nėse e keni mik tė mirė thirreni nė telefon dhe tregoni se votat e Ismet Beqirit nuk i vijnė nga ju, por nga banorėt e Kodrės sė Trimave, Dragodanit, Bregut tė Diellit dhe lagjeve tė tjera tė Prishtinės.

Katedralja nuk ėshtė pjesė e nevojave tė kėtyre qytetarėve.

Autori eshte kryeredaktor ne Gazeten Express


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
LirimShabani
Postuar nė: 13.11.2006, 17:24
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



te nderuar

eshte e drejta e kujtedo qe te besoje ashtu si mendon se eshte e verteta dhe askush nuk mundet me be imponime....un i takoj besimit islam dhe aspak nuk me pengon nje katedrale si te duan edhe nje milion tjera le ti ndertojn...kam rrugen time, menyren time te jeteses, besimin tim.....nese dikush mundohet te tregohet mysliman duke kundershtu besimin e te tjerve mendoj se e ka gabim sepse Islami eshte feja e paqes dhe feja qe nuk e pranon dhunen...

suksese


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 13.11.2006, 18:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Gjimnazi ''Xhevdet Doda''eshte shkaterruar per hire te katedrales,dhe mesimi tani zhvillohet ne objektin e shkolles te mjekesise ''Dr.Ali Sokoli''ne te cilen kam qene edhe une,atehere shkolla e mjekesise kishte shume paralele(gjenerata ime i ka nxjerre me shume se 20 klase,ku kane qene te gjitha drejtimet,farmaci,stomatologji,akusheri,fizioterapi,pediatri,i pergjithshem etj) sepse ishin kushtet dhe kishte hapesire te mjaftueshme per te mbajtur mesimin,ndersa tani me shume se gjysma iu eshte leshuar gjimnazit ''Xhevdet Doda''.Tani ne mjekesi jane hequr shume drejtime,kane mbetur vetem 4 klase farmaci dhe 1 klase stomatologji,ndersa drejtime tjera nuk ka sepse kapaciteti i objektit nuk ofron kushte per me shume nxenes,e njejta ndodh edhe me nxenesit e gjimnazit me te fortit ku jane pranuar shume pak nxenes sepse me e rendesishme eshte ta kenaqesh komunitetin pakice te fese krishtere dhe te pelqehesh nga perendimoret,kurse te rinje s'ka problem qe kane mbetur pa u regjistruar ne shkolla te mesme,kane mbetur rrugeve.

Keshtu duhet te vazhdohet-IRONIKE.....
============================================

Ke te drejte Platinaa por ēka te bejme, besoj se ata qe kane mundesi te vendosin e kane parapare kete fakt, por per uljen e numrit te nxenesve nuk na ka faje as kisha as xhamia, por emigrimi zonjushe.
Ne nje intervenim timin te thashe se ne qytetin tim ku popullesia eshte gati 50/50 ne perfundim te siper ishte xhamia e 5 te, kemi edhe 2 teqe per bektashinjte, kurse Maqedonet ortodoks kane vetem 1 kishe, edhe besom se nuk nguten te ndertojne nje te dyte.
Kete e them dhe me ka prek se ne gjimnazin e qytetit mesimi zhvillohet ne 3 nderrime edhe ate me ore prej 30 minutash ne mungese lokali.
Ata persona qe kane marre iniciativen per ndertim edhe te nje xhamie kane mundur te bejne nje gjest ndaj femijeve te tyre por siē pash shumica as edhe nuk kishin aty as femije e as niper i kishin jasht. Edhe pastaj ankohemi se te tjeret na i kane fajin per situaten e jone socio-ekonomike.
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 13.11.2006, 22:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



I nderuari Lirim.Me gjithe rrespektin qe kam ndaj teje dua te te kundershtoj ashper ne shume segmente...Jo nga deshira ime por nga shkrimi yt i nje femiju te klases se dyte...Si mendon ti se ne jemi kunder katedrales ne kete rast?O Zotni ne jemi kunder prishjes se shkolles se mesme edhe nese ngritet iniciativ per ndertimin e nje xhamije e leje mo katedrale...Nuk te ka hije te shkruash ne kete menyre bile tije qe je nenkryetar i nje insitucioni per mbrojtjen e te drejtave te studentave.....Pershendetje nga une Hamdi Nuhiju , Kumanove
PM
Top
platinaa
Postuar nė: 14.11.2006, 15:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 142
Antari Nr: 2020
Bashkangjitur: 06.08.2006





Uskana mbi 1000 nxenes kane mbetur pa u regjistruar,bile kane protestuar para Ministrise se Arsimit po qfar emigrimi more zoteri.
Une nuk e di se cili eshte venbanimi juaj dhe nuk e njoh mentalitetin e vendasve tuaj,mirepo ne Kosove kurre nuk kam ndegjuar qe per interesa te Xhamise te demtohet ndonje subjekt qofte fizik apo juridik,dhe kurre nuk eshte sakrifikuar deri tani asgje per kete fe Islame qe i takojne 95%e popullsise.....
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLMSN
Top
lili82
Postuar nė: 24.11.2006, 19:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



Hej bre shum po i ngatroni senet.Se Zoteri Ardi qe ne fillim e cek si ashper ne shkrimin e tij se ai eshte kundet veq se ndertohet nje Kish,se sikurse te ishte ndertuar nje Xhami nuk dot kishte kritiku.
E po them se nuk eshte e drejt e gjithkujna me prish nje shkoll per me ndertu nje monument fetar,pamar parasish a eshte nje kish apo xhami,se shkollat veq ne kohen e shkaut na kan prish.Nuk um pengon kurgje emri i nen terezes,po mburem qe ka qen shqiptare.Veq po du me e bo nje pyetje:Cka beri NENA TEREZ per shqipetaret?


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 24.11.2006, 22:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (lili82 @ 24.11.2006, 19:48)
Veq po du me e bo nje pyetje:Cka beri NENA TEREZ per shqipetaret?

Lili
WELCOME ON BOARD smil3dbd4e7853679.gif

Shume pyetje me vend, kete pyetje ja kam parashtruar edhe une se pari veti para disa viteve, qka ka bere ajo per popullin shqipetar e ne veqanti per kosovaret e dihet se pikerisht ne ate kohe sa ishte ajo gjalle kemi pasur situat tejet te tendosur ne Kosove, ajo kurre nuk u interesua per popullin kosovar ajo kurr nuk e vizitoj kosoven, e tashi na po bahemi ma Krishter se PAPA dhe po dojmi qe gjthqka te lidhet me Nenen Tereze, e kemi be te shenjet, e kemi be heroine, e kemi bere qlirimtare, shpetimtare qka jo se!! Injoranc or Vella i thojn e kesaj!!
Edhe nje here po ta konfirmoj se ajo ska bere ASGJE per popullin tone


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio