Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Neutrinot mė tė shpejta se drita?
serious
  Postuar nė: 27.02.2012, 20:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 260
Antari Nr: 26772
Bashkangjitur: 23.07.2011



Ai qė u quajt zbulimi mė i madh i shkencės dhe fizikantėve pėr 100 vitet e fundit mund tė shembet e tė hidhet poshtė pėr “shkak tė njė gabimi”.

Bėhet fjalė pėr eksperimentet e CERN (Organizata Europiane e Kėrkimeve Bėrthamore), tė cilat vitin e kaluar tronditėn ligjet e fizikės teksa gjetėn materien qė lėvizte mė shpejt se sa drita dhe e quajtur neutrino, duke hedhur poshtė teorinė e relativitetit tė Albert Einstein.

Rezultatet e tre eksperimenteve tė njėpasnjėshme iu paraqitėn organizatave dhe fizikantėve ndėrkombėtarė pėr t’i verifikuar dhe njė eufori e madhe pėrfshiu tė gjitha kėto qarqe. Por tashmė kjo eufori ėshtė zbehur disi, pas dyshimeve se matja mund tė mos ketė qenė korrektė pėr shkak tė mungesės sė sinkronizimit tė plotė tė kohės.

Shkencėtari udhėheqės i kėrkimeve nė CERN, profesori Sergio Bertolluci thotė se grupi qė ai udhėheq do tė rinisė eksperimentet nė muajin maj pėr duke kryer edhe njėherė matjet. Por pse nuk u gjet ky “gabim” mė parė?

“Ėshtė e vėshtirė tė thuhet nėse ky eksperiment mund tė kryhej mė parė. Nuk e dimė me saktėsi nėse matjet tona janė tė sakta apo jo. Gjatė gjithė punės sonė synimi ka qenė gjithmonė gjetja e gabimeve nė eksperiment. Tė tilla kėrkime pėr gabime nuk do tė ndalin kurrė.

Por ekziston mundėsia qė tė kemi gabuar nė dy mėnyra; e para do tė sillte rritjen e kohės pėr distancėn e pėrshkruar nga neutrino, qė do tė hidhte poshtė pretendimet tona dhe e dyta ajo qė do tė konfirmonte pretendimin tonė me njė kohė akoma mė tė vogėl”, thotė profesor Bertolluci.

Nė dy eksperimentet e CERN, neutrino, sipas rezultateve tė pėrfituara, udhėtoi 1 tė 60 miliardėn e sekondės mė shpejt nga cdo ta pėrshkruante drita tė njėjtėn distancė.



----------------------------------------
Islami-sistem i jetes
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio