Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shėrim me ngjyra
Anika
Postuar nė: 28.02.2012, 20:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2173
Antari Nr: 25018
Bashkangjitur: 09.05.2010



Shėrim me ngjyra

Nė shėrim, ngjyrat veprojnė si ekuilibrues: japim ngjyrat tė cilat i duhen dikujt mė shumė, ose japim tė kundėrtėn e ngjyrės nga e cila dikush ka tepėr.

Pėrse i duhet trupit njė shtim ngjyrash?

Njerėz tė shėndoshė janė tė akorduar me valėn e tyre bazė, qė do tė thotė qė vibrojnė nė frekuencėn e tyre unike. Aura e tyre – trupat e padukshme energjetike – i mbajnė nė ekuilibėr duke tėrhequr forcat e drejta kozmike pėr trupin e tyre fizik.

Kur njerėzit bėhen tė mbingarkuar, tė tronditur, tė frikėsuar ose tė keqtrajtuar, aura e tyre dėmtohet. Kėto fusha tė forcave energjetike bėhen tė holla, paraqesin njolla tė errėta ose plaga, gjė qė pengon punėn e mirėfilltė tė aurės. Si pasojė, ti pranon njė frekuencė tė ndryshme dhe ndihesh i parehatshėm ose sėmuresh.

Kėtu hyjnė vetitė shėruese tė dritės. Ēdo ngjyrė ka njė gjatėsi vale tė posaēme; duke dhėnė njė ngjyrė tė veēantė, e forcojmė aurėn, kėshtu qė mund ta riparojė veten dhe tė kthehet nė valėn e saj bazė origjinale. Ndikimi fizik ėshtė shėrimi i trupit.

E verdha

Stimulon trurin dhe aktivitetin e nervave.
U jep energji muskujve.
Pėrshpejton tretjen dhe asimilimin e ushqimit si dhe jashtėqitjen.
Aktivizon dhe inkurajon njerėz depresivė dhe melankolikė.
E verdhja e errėt lehtėson dhembje tė mprehta nė nervat.
Jep qejf pėr jetėn.

Ngjyra portokalli

Stimulon mushkėritė, frymėmarrjen dhe tretjen.
Shton aktivitetin e tiroides.
Lehtėson ngėrēe dhe spazma muskujsh.
Shton sasinė e qumėshtit tė nėnės.
Tregon mundėsi tė reja dhe opsione tė tjera nė jetė.
Stimulon mendimin krijues dhe entuziazėm.

E kuqja

Sjell ngrohtėsi, energji dhe stimulim, prandaj e mirė pėr lodhje, ftohje, njerėz tė ftohtė dhe pasivė.
E kuqja u jep energji zemrės dhe qarkullimit tė gjakut, e ndėrton gjakun dhe ngre tensionin e ulėt tė gjakut.
U jep energji tė gjitha organeve si dhe shqisave tė dėgjimit, nuhatjes, shijes, shikimit dhe prekjes.
Stimulon ovulacionin dhe menstruacionin.
Mos trajto kurrė kancerin me tė kuqen, sepse kjo ngjyrė stimulon rritjen e qelizave!

Ngjyra trėndafili

Shėron pikėllimin dhe trishtimin.
Kthen freskinė rinore.
Tė ēon nė kontakt me ndjenjat e tua.

E gjelbra

Sjell harmoni dhe barazpeshė psikologjike dhe emocionale; prandaj ka njė ndikim qetėsues mbi zemrėn dhe shėrues mbi veshkat.
Shėron prishjet e ekuilibrit hormonal.
Stimulon hormonin e rritjes dhe rinimin.
Pastron nga mikrobet, bakteret dhe lėndėt e kalbura.
Harmonizon tretjen, lukthin, mėlēinė, fshikėzėn e tėmthit.
Shton imunitetin.
Ndėrton muskujt, eshtrat dhe indet.
Stimulon paqen e brendshme.
Forcon sistemin nervor.

Ngjyra e bruztė

Shton intuitėn dhe ndjeshmėrinė.
Veprim dezinfektues dhe antiseptik.
Forcon sistemin e pėrgjithshėm.
Ndėrton lėkurėn.
Relakson ndjenjat e stresit.

E kaltra

Qetėson malcimet (mos harro malcimet reumatike), ethet, tensionin e lartė tė gjakut, ndal gjakderdhjen, lehtėson dhembjet shpėrthyese tė kokės, zbut emocione tė forta si inat, agresion ose histeri.
Veprim dezinfektues dhe antiseptik.
Sjell qetėsi.
Kundėr kruarjes.
Kundėr pezmatimit (pėr shembull skuqja e lėkurės), kundėr stresit.
Lehtėson vuajtjen.

Ngjyra vjollce

Kjo ngjyrė transformimi shėron melankolinė, histerinė, maninė dhe dhėnien pas alkoholit, sjell depėrtime spirituale dhe pėrtėritje.
Ngadalėson njė zemėr tepėr aktive.
Stimulon shpretkėn dhe qelizat e bardha tė gjakut (imunitet).
Sjell gjumė.
Lehtėson stresin mendor dhe emocional.
Ul aktivitetin seksual.
Ul ndjeshmėrinė ndaj dhembjes.
Ēhelmim.

Pėrdorimi praktik i shėrimit me ngjyra:

Dritė me ngjyrė mund tė krijohet duke pėrdorur poēe me ngjyrė nė dritat ose duke mbuluar njė dritė ose dritare me njė fletė (plastike) tė tejdukshme me ngjyra. Ulesh ose shtrihesh nė rrjedhėn e dritės me ngjyrė pėr rreth 30 minuta gjatė disa ditėve.

Mund tė varėsh nė dhomė copa pėlhure ose mėndafshi ose fleta letre nė ngjyrėn e dėshiruar.

Mund tė mbushėsh gota ose shishe me ngjyra me ujė (burimi), vendosi nė dritare pėr sė paku tri orė dhe pi tri gota nė ditė nga kjo ujė.

Mund tė veshėsh rroba nė ngjyra tė caktuara.

Mund tė hash ushqime nė ngjyra tė caktuara. Ke nevojė pėr mė shumė energji? Ha domate dhe luleshtrydhe. Do qartėsi mendore? Ha banane dhe misėr, etj.

Mund tė pėrfytyrosh dritė me ngjyra nė trupin tėnd dhe pėrreth tij, thithe me frymėmarrjen dhe drejtoje nė pjesėt e trupit qė kanė nevojė pėr tė.

Mbaj stoli ose gurė tė ēmuar nė ngjyrat qė tė duhen.

Vizito vende nė natyrė qė plotėsojnė nevojėn tėnde pėr ngjyra. Pėr qetėsi shko pranė ujit, pėr barazpeshė shko nė pyll, pėr energji bli lule tė kuqe etj.

Natyrisht njė kombinim i atyre qė u pėrmendėn punon mė sė miri!


----------------------------------------
Dy gjėra mos i harro kurrė:

Allahun dhe shtėpinė e pėrhershme (ahiretin).
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio