Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Plas sherri ne USHT
bogovine
Postuar nė: 04.03.2012, 16:34
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 3
Antari Nr: 27146
Bashkangjitur: 24.01.2012



AQ ISHTE, DMTH NISI LUFTA NDERMJET VETES. TE FORTET E USHT-SE PUBLIKISHT KUNDER NJERI TJETRIT. NE NJEREN ANEN KRAHU I BASHKIM ZIBERIT VLLAUT TE KRYETARIT TE DEGES SE BDI-SE PER KOMUNE TE BERVENICES DHE NE NJEREN ANE KRAHU I GOSTIVARIT ME NEVZAT BEJTEN. NUK E KA EDHE GJATE. VENDIMET JANE NE FIOKAT E INSPEKTOREVE. MARREZI DHE TURP!


USHT e 13-ta pėr faj tė administratės

"Jam plotėsisht i bindur se USHT do tė kishte marrė njė pozitė shumė mė tė mirė nė ranglistėn e Shangait sikur administrata tė kishte bere si duhet punėn e vet", thotė Bashkim Zyberit, shefi i Katedrės sė Fizikės. Mirėpo, kėto pretendime nuk janė tė sakta sipas zėdhėnėsit Selam Sulejmani

Shkup, 2 mars - Lista e Shangait, sikurse njihet ndryshe ranglista nė tė cilėn zyrtarisht janė renditur institucionet e arsimit tė lartė nė Maqedoni, nė bazė tė cilėsisė qė ata ofrojnė, pėrveē kontestimeve pėr vėrtetėsinė e renditjes, ka ngritur edhe shqetėsimin pėr mungesėn e njė debati lidhur me shkaqet dhe pasojat e kėsaj renditje. Profesorė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) konsiderojnė se ėshtė brengosėse fakti qė renditja e USHT-sė nė vendin e 13-tė, respektivisht tė 12-tė, po kalon nė heshtje tė plotė jo vetėm nga struktura drejtuese e universitetit, Senati dhe Rektorati, por edhe nga klasa akademike dhe masa e gjerė. "Qendra Universitare 'Xhoa Tong" e Shangai ėshtė njėri prej katėr institucioneve mė relevante botėrore qė bėn rangimin e universiteteve dhe pėr kėtė arsye, ranglista qė kanė bėrė pėr universitete nė Maqedoni, duhet tė merret shumė seriozisht", thotė Bashkim Zyberi, shef i Katedrės sė Fizikės nė Fakultetin e Shkencave Matematike- Natyrore nė USHT. Ai vjen nga njė pėrvojė disa vjeēare nė Universitetin e Lajpcigu, ku pėrveē se ka magjistruar dhe doktoruar nė kėtė universitet, ai edhe ka punuar si bashkėpunėtor shkencor.

Zyberi thotė se nė Gjermani, hapen diskutime publike me muaj tė tėrė edhe atė nė tė gjitha nivelet, ku nuk mbetet segmente pa u sheshuar. "Kėtė duhet ta bėjnė edhe USHT-ja dhe shoqėria shqiptare, me qėllim qė tė identifikohen shkaqet e pozicionimit nė vendin e 13-tė dhe tė merren masat pėr pėrmirėsimin nė tė ardhmen", shpjegon ai. Zyberi, ka vėrejtje serioze pėr mėnyrėn se si ėshtė administruar sigurimi i tė dhėnave dhe transmetimi i tyre nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės (MASH), si institucioni qė ka furnizuar Qendrėn Universitare tė Shangait. USHT ka bėrė performancėn mė tė keqe nė pjesėn e veprimtarisė sė hulumtimeve shkencore. Konkretisht, nė kėtė pikė, e cila pėrbėn njėrin prej katėr kritereve kryesore nė vlerėsimin e cilėsisė sė universiteteve, USHT ka numrin mė tė vogėl tė pikėve, pra ėshtė pjesėmarrėse me 9 pėr qind nga 100 tė mundshme pėr kategorinė e hulumtimeve shkencore. Mirėpo, sipas Zyberit, shkak pėr kėtė, nuk ėshtė niveli i ulėt i hulumtimeve shkencore nga ana e profesorėve, por administrata e universiteti qė sipas tij, nuk e ka bėrė si duhet detyrėn e vet. "Vlerėsimi i USHT-sė me kaq pak pikė ėshtė pėr faj tė administratės, e cila nuk e ka bėrė si duhet punėn e vet", shprehet Zyberi, kurse thotė se personat qė ėshtė dashur tė grumbullojnė tė dhėna pėr mbushjen e formularėve pėrkatės, nuk i kanė pėrcjellė informatat e sakta pėr numrin e hulumtimeve shkencore tė profesorėve tė USHT-sė, tė publikuara nėpėr revistat me faktorin e impaktit. "Jam plotėsisht i bindur se USHT do tė kishte marrė njė pozitė shumė mė tė mirė nė ranglistėn e Shangait sikur administrata tė kishte kėrkuar nga ēdo fakultet dhe nga secila katedėr veē e veē qė tė jepnin tė dhėna pėr numrin e publikimeve shkencore tė profesorėve tė tyre si dhe pėr llojin e revistave nė tė cilat i kanė publikuar", thotė Zyberi.

Megjithatė, kundėrshton zėdhėnėsi i USHT-sė, Selam Sulejmani. "Nuk qėndrojnė si tė vėrteta akuzat se nuk janė pyetur profesorėt pėr numrin e publikimeve shkencore apo pakėnaqėsive pėr punėn e administratės", pohon Sulejmani. Hulumtimet shkencore, sipas tij, nuk janė kriteri i vetėm qė nuk ėshtė respektuar nė raport me USHT-nė. "Janė edhe 59 kritere tė tjera nė hartimin e Listės sė Shangait e qė nuk janė pėrdorur drejtė nė raport me USHT-nė. Prandaj, pėr ne ėshtė e papranueshme ajo listė", shprehet zėdhėnėsi i USHT-sė, ndėrsa thotė se administrata e USHT-sė e ka pėrcjellė nė mėnyrė tė saktė numrin e tė gjitha hulumtimeve shkencore dhe llojin e revistave ku janė publikuar ato. Zyberi, i cili ėshtė edhe shef i Katedrės sė Fizikės, pohon tė kundėrtėn. "Informata tė kėsaj natyre nuk janė kėrkuar as nė Katedrėn e Fizikės, dhe as nė disa katedra tė tjera tė FSHMN-sė", shprehet ai, ndėrsa tregon se ai personalisht, vetėm nė revista me faktorin e impaktit ka botuar 7 punime shkencore. "Jo vetėm unė, por shumė profesorė tė tjerė publikojnė hulumtimet nė revista me faktorin e impaktit. Mbase, nuk marren tė gjithė profesorėt me hulumtime, por nuk besoj se jemi deri nė atė shkallė sa tė marrin numrin mė tė vogėl tė pikėve nė pjesėn e hulumtimeve shkencore", shprehet Zyberi. Zėdhėnėsi i USHT-sė, Sulejmani, i sheh diku tjetėr arsyet e pozicionimit tė USHT-sė nė vendin e 13-tė. "Problemi qėndron tek Lista e Shangait dhe nuk ka probleme brenda universitetit, sepse pėr USHT-nė - pėr shembull, nuk janė respektuar as kritere tė tjera e, njėri prej tyre ėshtė edhe besueshmėria". Besimi qė gėzon USHT nė opinion, thotė mė tej ai, dėshmohet edhe me numrin e studentėve, i cili shėnon rritje nga viti nė vit. (L.P.)

http://www.koha.mk/aktuale/12191.html
PM
Top
ylly007
Postuar nė: 04.03.2012, 17:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1436
Antari Nr: 4814
Bashkangjitur: 21.12.2006



INSHALLA koka ju plasen ketyre te DUIT !
kan shakteru gjithcka qe eshte shqiptare e lere me nje univerzitet qe u ngrit me gjakun e popullit shqiptare
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio