Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shtyhet seanca gjyqėsore pėr incidentet nė Kala
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 18:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Seanca gjyqėsore nė shkallėn e dytė, e thirrur nga 16 tė akuzuarit nga shkalla e pare pėr pėrfshirje nė incidentet nė Kalanė e Shkupit, u shty sot pėr shkak tė mungesės sė pjesėmarrjes sė vetė ankimuesve. Nga 16 ankimuesit, vetėm 7 u paraqitėn nė seance. Nė mesin e 16 ankimuesve tė vendimit tė shkallės sė parė, ėshtė edhe shefi i kabinetit tė kryetarit tė BDI-sė Ahmeti, ish drejtuesi i lėvizjes ‘Zgjohu’ Artan Grubi, i cili u paraqit nė thirrjen e gjykatės. Njė ndėr tė akuzuarit e tjerė ėshtė edhe Ekrem Dolek, kryetar i shoqatės sė tregtarėve tė tregjeve tė gjelbra, i cili habitet me akuzėn, pėr shkak se ai kishte shkuar nė Kala pėr tė qetėsuar situatėn.
“Ne nuk jemi tė ngarkuar me bagazhe nacionaliste, por ja qė ishte njė dobėsi e imja qė ndokush qėllimisht apo jo, e keqpėrdori nė kėtė rast... dua tė them se ditėn kur ndodhėn ngjarjet nė Kala, unė kuptova nga mediat, por unė me sekretarin e Odės dolėm nė Kala dhe morėm pjesė nė ndarjen e grupeve. Tėrė kohėn unė dhe disa njerėz tė tjerė ishim me policinė speciale, ishim qė tė ndihmonim qė situata tė mos precipitonte nė ndonjė incident mė tė madh nuk kishte ku tė shkohej, ose tė rrihesh ose tė hysh t’i ndash. Ne morėm rolin qė t’i ndanim”, tha Ekrem Dolek, i akuzuar.
Gjykata themelore Shkupi 1, nė gusht tė vitit tė kaluar dėnoi me kusht 51 personat e pėrfshirė nė incidentin nė Kalanė e Shkupit. Dėnimi parashikonte 3 muaj burg nė rast tė kryerjes sė ndonjė vepre tjetėr penale brenda 2 viteve tė ardhshme. Mė 11 shkurt nė Kalanė e Shkupit, shqiptarė dhe maqedonas u pėrleshėn pėr shkak tė iniciativės pėr ndėrtimin fshehurazi gjatė natės tė Kishės, nė ambientet e Kalasė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio