Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Lavdia e humbur e shqiptarėve
PLEURATI
Postuar nė: 14.03.2012, 18:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 110
Antari Nr: 27142
Bashkangjitur: 23.01.2012



Lavdia e humbur e shqiptarėve

Sot eshte pervjetori i luftimeve ne kala te Tetoves, dita qe ktheu dinjitetin tone kombetar, dita qe shqiptareve ne IRJM u dha besim dhe krenari, sepse ne kete dite, ne kala te Tetoves ne menyre simbolike u paraqit per se pari here publikisht Ushtria Ēlirimtare Kombėtare. Ne IRJM, me sakte ne Tanushe edhe me pare kishe pasur luftime mes forcave te UĒK-se dhe forcave policore-ushtarake ( qe nga janari i vitit 2001) por mediat sllavo-maqedone zhvillimet ne ato pjese i injoronin, lajmet i censuronin andaj dalja publike e UĒK-se ne kala te Tetoves ka simboliken e shpalljes zyrtare te luftes ne IRJM. Ishe kjo dite e dhenies se kushtrimit te lirise, dhe ketij kushtrimi shqiptaret iu pergjigjen masovikisht, dhe nuk kursyen asgje per kete lufte dhe per kete ushtri, djersen e tyre, mundin, jeten. Sakrifikuan gjithēka, ne keto beteja rane shume deshmore, ne keto beteja u plagosen shume shqiptar, shume shtepi u renuan, shume prona u shkateruan, shume xhami dhe shkolla u granatuan por shqiptaret qendruan heroikisht perballe forcave barbare policore-ushtarake sllave dhe paramilitareve te tyre.
Ne kete pervjetor, me 14 mars 2012, shqiptaret ne IRJM jane me emocione te perziera, sepse edhe pas nje lufte ne te cilen sakrifikuan shume, edhe pas 11 viteve shqiptaret nuk kane te drejta te barabarta me sllavo-maqedonasit, edhe pas 11 viteve perdorimi i gjuhes shqipe nuk eshte institucionalizuar, perdorimi i simbolit kombetar-flamurit eshte i ndaluar(perveē neper dasma), perfaqesimi adekuat i shqiptareve neper institucione nuk eshte i mjaftueshem, buxheti i shtetit anashkalon shqiptaret, ndersa pikerisht keto ishin arsyet kryesore per te cilen u be lufta, se paku keshtu thuhet nga kreret e ish-UĒK-se.
Sot, ne pervjetorin e 11 te luftes ne IRJM, shqiptaret jo qe nuk kane te drejta te barabarta me sllavo-maqedonasit, por gjendje e tyre eshte perkeqesuar edhe me shume, jemi me keq se para vitit 2001, ndoshta jemi me keq se ne kohen e Jugosllavise famekeqe. Sot ne pervjetorin e 11 te luftes ne IRJM, shqiptaret ofendohen, kercenohen, rrihen,terrorizohen, burgosen, vriten dhe sot eshte me keq dhe me rrezik te jesh shqiptar ne IRJM se ne kohen e Rankoviqit famekeq.
Gjithe respektin dhe falenderimin per ushtaret e Ushtrise Ēlirimtare Kombetare, per deshmoret e kombit qe rane ne lufte per nje dite me te mire dhe me te lire dhe per familjet e tyre, gjithe respektin per invalidet e luftes dhe per familjet e tyre dhe per te gjithe ata qe kontribuan ne forma te ndryshme qe lufta e drejte e shqiptareve te ngadhenjej ne vitin 2001, por sot ne jemi me ndjenja te perziera, sepse politika dhe politikanet shqiptar devalvuan gjithēka, luften, djersen, mundin dhe gjakun e deshmoreve te kombit dhe sot nuk e dijme te festojme apo te vajtojme, per NJE LAVDI TE HUMBUR nga politikanet shqiptare ne IRJM.



----------------------------------------
[B][FONT=Arial][SIZE=7][COLOR=red]
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio