Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Latasi tek milioneri !
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 19:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Shkruan: Driton ZENKU

Nė njė moment hipotetik paramendojmė ta shohim tė ulur nė karrigen e Milionerit Dragan Pavloviē Latasin, si pretendent pėr tė fituar titullin e kėtij kuisi. Dhe pasi qė nė Maqedoni ka kohė qė ėshtė ndėrprerė transmetimi nė gjuhėn maqedonase i kėtij formati televizivė, nė mėnyrė hipotetike themi qė Latas kishte konkurruar nė Milionerin qė realizohet nė shqip. Ta zėmė se e kishte mėsuar edhe gjuhėn shqipe si njė njeri i gjithėditur qė shitet. Agron Llakaj tė fillonte me pyetjet e parė. A ka ndonjė personalitet me prejardhje nga Maqedonia qė ka fituar titullin nobėl ? Latasi do tė pėrgjigjej: “Me sa kam njohuri unė, jo ! Dhe, me apo pa vetėdije do tė kishte mohuar se Ferid Murati dhe Nėnė Tereza kanė prejardhje nga ky vend. Pyetja e radhės do tė kishte qenė: A keni dėgjuar pėr Luan Bexhetin, Blerim Destanin dhe Bajrush Mjakun ? Latasi do tė pėrgjigjej: Kush janė kėto, s’kam dėgjuar ndonjėherė ! Dhe Llakaj si njė aktor qė vjen nga fusha e artit komik, do ja kishte futur njė tė qeshure. Llakaj do ta pyeste: Grupi muzikor “Elita 5” vjen nga Tetova, Tirana apo Prishtina? Llatasi do tė ishte pėrgjigjur: “Mendoj qė anėtarėt e grupit “Elita 5” janė nga Saranda e Shqipėrisė. Dhe pėr njė moment, Llakaj do mbetet i heshtur pa koment.

Pyetja e radhės do tė ishte: “Shaban Terstena, Nuri Seferi dhe Berat Jakupi janė kompozitorė apo sportistė ? Latasi do tė mendohej mirė e mirė dhe do tė pėrgjigjej: E di qė janė nga veriu i Mitrovicės por me se merren nuk e di ! Argon Llakaj sėrish do tė ia plaste njė tė qeshure. Pyetja tjetėr pėr Latasin, Vitin e kaluar cili ekip futbolli u shpall kampion nė ligėn elitare tė Maqedonisė ? Latasi pėrgjigjet shkurt: Shkėndija sigurisht jo ! Dhe Llakaj pėrsėri qeshet, duke menduar me veten se ku jeton ky njeri, nė Maqedoni ose nė ndonjė vend afrikan. Llakaj ndėrron natyrėn e pyetjeve, pyetja tjetėr do tė ishte nga sfera e humanitetit, Muhamet Jashari nxėnės nė shkollėn e mesme “Zdravko Cvetkovski” nė Shkup, humbi jetėn tragjikisht duke tentuar tė shpėtojė apo tė sulmoj moshatarin e tij Darko Anēev ? Latasi do tė pėrgjigjej pa njė, pa dy: Po Muhamet Jashari ka qenė shqiptar me sa di unė ! Edhe njė pyetja nga sfera e humanizimit. Sami Nuredini, banor i fshatit Krushopek tė Shkupit kohė mė parė shpėtoi njė vajzė tė pėrkatėsisė maqedonase nga ujėrat e lumit Vardar. Si e vlerėsoni kėtė akt? Latasi pėrgjigjet: Mendoj se qėllimi i tij ka qenė i keq dhe se ka dashur ta mbys atė, por qė rastėsisht e ka shpėtuar. Llakaj fillon tė mendoj qė Latas nuk po kupton pyetjet qė i parashtrohen, mbase gjuhėn shqipe se ka gjuhė amė. Pas disa pėrgjigjeve tė njė pas njėshme tė pasakta, Llakaj detyrohet ta ndėrpres lojėn me Llatasin, pėr skaj asaj qė boll e kishte toleruar dhe i kishte dhėnė shansin ta vazhdoj garėn !

Pas mbarimit tė transmetimit, Llakaj ishte interesuar tė di se kush ėshtė Dragan Pavloviē Latas, me ēka merret. Ishte lajmėruar njė miku nga Tetova pėr ta pyetur. Ky i fundit i kishte treguar se ky person ėshtė redaktori i televizionit “Sitel” dhe kryeredaktori i tė pėrditshmes “Veēer”. Llakaj ishte habitur. Njė intelektual dhe njė njeri i medias, tė jetė kaq i paditur dhe mos tė ketė njohuri elementare pėr njė bashkėsi etnike tė vendi ku vet jeton dhe ku kjo bashkėsi etnike pėrbėn thuajse gjysmėn e popullatės sė kėtij vendi. Llakaj kishte filluar tė mendoj pėr tė gjetur ndonjė arsye tė logjikshme pėr paditurinė e njė personi alamet qė mundohet tu shes mend njė populli tė tėrė nga ekranet televizive tė studios ku ai menaxhon programin apo redakton tekstet. Kishte filluar tė jep disakonkluzione. Ndoshta, kishte menduar Llakaj, ky person nga gazetarėt e tij nė terren asnjėherė nuk ka marrė ndonjė lajm mbi personalitetet qė u pėrmenden nė kuis. Ndoshta, kishte menduar Llakaj se ky person nuk sheh dhe nuk lexon medium tjetėr pėrveē atyre qė redakton. Ndoshta, ka menduar Llakaj, ky person ka pasur ndonjė dokument tė Ministrisė sė Kulturės nė duar dhe ka parė qė pėr filmin shqip janė ndarė vetėm 2 pėr qind nga buxheti i pėrgjithshėm i dedikuar pėr kėtė qėllim. Nga kėto tė dhėna i bie qė aktorėt shqiptarė qenkan tė pakėt nė numėr. Ndoshta, ka menduar Llakaj, kėtij personi i ka rėnė nė duar projektin “Shkupi 2014”, dhe ka parė qė shqiptarėt s’paskan trashėgimi shpirtėrore, historike dhe kulturore. Ndoshta, ka menduar Llakaj, ky person paska lexuar enciklopedinė maqedonase, dhe paska ardhur deri te konkluzioni se shqiptarėt qenkan ardhacak tė ardhur nga malet. Ndoshta, ka menduar Llakaj, ky person qenka i afėrt me qeveritarėt maqedonas nė Shkup dhe ka dėgjuar se sportistė shqiptarė nuk ka, se qeveria mbėshtet sportistėt maqedonas dhe financon tifozėt dhe lojtarėt qė brohorisin parulla antishqiptare. Ndoshta, ka thėnė Llakaj, nga Agjencia pėr Rini dhe Sport i ka rėnė ndonjė raport nė duar dhe nuk ka gjetur asnjė emėr shqiptarė aty. Ndoshta, ka thėnė Llakaj, ky person s’ka pas rast tė ketė miq shqiptarė ndonjėherė, pėr tė ditur diēka mė tepėr pėr ato. Ndoshta, ka menduar Llakaj, ky person veēse “Sitelit” paska shikuar vetėm ndonjė televizion tė Beogradit siē ėshtė “RTS” ku po ashtu nuk thuhet asnjė e mirė pėr shqiptarėt. Ndoshta, ka menduar Llakaj…
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio