Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Dasmat tona tallava me krushq (jo) serioz
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 19:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Nga Fadil LUSHI

Ju tė nderuar, qė mėtoni t’i lexoni kėto broēkulla qė unė kohė pas kohe i shkarravis, besoj se nuk do merrni taraf pėr tė mė thėnė se ky vėshtrim i radhės kryekėput paskėsh qenė i inatosur dhe i personalizuar. Pėr tė mos krijuar pėrshtypjen se vėrtet qenka i tillė, do t’i referohem njė mikut tim, i cili ditė mė parė mė parashtroi pyetjen me sa vijon: “Po mė thuaj ti ‘vėllaēko’, si do tė duket ky fillimvit…, si do tė duket manifestimi dedikuar 28 Nėntorit tė 2012…, kush do ta organizojė atė dhe kush do tė marrė pjesė nė tė”!? Hė, ky qerrata qė ende pa “ngrėnė pula m…,” ishte bėrė tapė, mendonte se unė kinse duhet t’i di tė gjitha punėt e dynjasė shqiptare. I thash se ky njėqindvjetor pėr miletin si dhe pėr politikanėt shqiptarė filloi b**hėpraps, filloi me manifestime paralele, pasi qė gjithandej bėhet politikė paralele nga ana e provincialistėve tė pėshtirė (pėrjashto ca politikanė qė vėrtet me pėrkushtim dhe me profesionalizėm i qasen kėtij zanati sa tė zorshėm, po aq edhe tė brishtė, njė “zanat” i cili qė nė fillim ėshtė i paragjykuar tė shtrembėrohet e tė zhvleftėsohet nga njerėz qė nuk janė tė preokupuar me kėtė “zanat”!

Po e fillojmė me Kosovėn dhe me ca politikanė tė saj tė cilėt edhe nė kėtė fillim vit do tė preferojnė tė bėjnė politikė me flamurin e tė vdekurve a tė dėshmorėve tė kombit, me ca tė tjerė qė do tė bėjnė pazar-politikė me Kullėn e Ademit dhe me bajrakun e tė gjitha brezave tė asaj familjeje… Do tė vazhdojmė tė shkruajmė pėr manifestimet lidhur me evenimentin siē ėshtė Epopeja e UĒK-sė, ku gjithsecili pavarėsisht se nuk ka hise nė tė, mėtoi tė bėhet padron i saj. “Gojėkėqijtė dhe kundėrshtarėt politikė” tė kryeministrit Thaēi, do tė thonė se: “… ai nė kuadėr tė manifestimeve nė fjalė, kishte bėrė homazhe te varrezat nė Prekaz, por nuk kishte hyrė nė Kullėn e Jasharajve…, sepse nė ditėn e katėrvjetorit tė pavarėsisė, Murat Jashari, ai pinjolli i familjes Jashari, kishte parashtruar qėndrimet kritike tė familjes nė fjalė, pėr zhvillimet e fundit politike nė vend”! “Gojėkėqijtė” do tė vazhdojnė tė thonė se mosvizita e Thaēit, pa dyshim se ishte njė tallje e radhės e tij me memorialin e kullės dhe me kujtesėn kolektive kosovare, ndėrkaq bashkėmendimtarėt e tij gjegjėsisht ata qė hiqen si politikanė tė “moderuar” por qė zemrėn e kanė sa njė kokėrr gruri, kishin mėtuar ta “shpėrngulin historinė” e kullės diku larg…, me qėllim qė tė vazhdojnė tė sundojnė mė rehatshėm. Megjithatė, “kishin harruar” se ajo histori kurrėn e kurrės nuk do tė zhvendoset prej aty, nuk do tė shpėrngulet nga fakti se edhe sot e kėsaj dite Kosova ka nevojė tė dėgjojė ngjarjet e asaj historie, rrėfime kėto qė u dedikohen njerėzve qė gjakun e tyre ia falėn vatanit dhe jo politikės djallėzore.

Ēka duhej t’i jepte Kosovės dhe politikanėve tė saj aktual familja e jasharajve? Po ajo, nuk ua dha “hyqmin” qė atė ta keqpėrdorin…, ajo ua dha “hyqmin”qė ta shfrytėzojnė pėr nderimin e tė gjithė atyre qė kėrkuan lirinė e vendit…, ajo familje asnjėherė nuk deshi tė “fusė hundėt” e tė pėrzihet nė punėt e tyre…, ajo familje sot kėrkon kthjellimin e mendjes sė politikanėve tė kllapitur dhe tė pangopur nga luksi, tė atyre politikanėve qė nuk e kanė brengėn dhe sikletin e skamjes sė ushtarakut me paterica…, qė nuk e kanė “dertin” e nėnave kosovare…, politikanė tė cilėt nuk gjejnė dot derman as nga hajmalia e klerit. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, asnjė politikan nuk guxon ta trazojė, po aq mė pak ta keqpėrdorė historinė e familjes sė

jasharajve, ata duhet tė ndėrgjegjėsohen se “plumbi” i jasharajve nuk do t’i vrasė e as nuk do t’i plagosė, por ata do t’i vrasė vetėm morali i fjalės sė tyre. Tė gjithė ata qė mėtojnė ta shpėrngulin kėtė histori, duhet ta kenė parasysh e tė dinė se ē’peshė tė rėndė mban kjo kullė e jasharajve, mbase kėtė peshė e dinė vetėm ata qė e kanė mbi supe!

Njė i tillė shtrembėrim kohė mė parė u hetua edhe nė Tiranė, kur disa pushtetarė filluan tė bėjnė pazar-politikė tė llojit tė vet me presidencėn dhe presidentin e shtetit, disa tė tjerė pazar-politikė me njėqindvjetorin-shekullin e shtetėsisė sė Shqipėrisė Londineze, disa tė tjerė bėnė pazar-politikė me varfėrinė e miletit…, disa politikanė “azganė” nė Lezhė pėrkujtuan 568-vjetorin e Besėlidhjes Shqiptare…, njė pėrkujtim a manifestim qė u organizua me njė protokoll tė ndėrtuar a tė pėrgatitur nga ana e provincialistėve tė pėshtirė, njė protokoll “alla shqiptarēe”, nė njė manifestim ku as qeni nuk njihte dot tė zotin e lėre mė tė vihej ndonjė rregull…, ishte njė protokoll thjesht ballkanas, i cili lėre qė edhe kėsaj radhe u pshurr nė brekė, por edhe “… i turpėroi simbolet e vendit, flamurin, stemėn, Besėlidhjen, Kushtetutėn e gjithēka tjetėr qė e kanė shpikur tė qytetėruarit dhe me tė cilat tallen barbarėt”!? – siē do tė thotė Artan Lame. E keqja e kėtij protokolli u pėrmbyll me mospėrfilljen e presidencės dhe presidentit tė shtetit gjegjėsisht me atė qytetarin me taban, atė tironsin z. Bamir Topi. “Shkaqet e mosvajtjes” sė z. Topi te Kalaja e Besėlidhjes sė Lezhės, sot janė aborte dhe pjellė e kurvėrisė mediatike sidomos tė atyre medieve qė mbajnė anėn e pushtetarėve!??

Nėse ca parti politike tė republikės sė Kosovės “japin kokėn” pėr anashkalimin e Kullės sė jasharajve dhe ata pushtetarėt tė Shqipėrisė “pa hiri” denigruan protokollin e Kalasė sė Besėlidhjes sė Lezhės, atėherė ēka ndodh me shqiptarėt e Maqedonisė dhe me partitė e tyre politike. Parashtrohet pyetja se si e filluan ata vitin e njėqindvjetorit tė Shqipėrisė sė ambasadorėve tė Londrės. Cilat ishin e cilat janė “kusuret” e tyre. Nga duhet tė degdisin a tė shkojnė sidomos kur vihet nė dyshim politikėbėrja paqėsore, sidomos tani kur rrihen dhe vriten tė rinjtė shqiptarė. Ē’duhet tė bėjnė tani?!! Ata duhet qė tani tė ulen pranė sofrės sė skamnorėve tė popullit dhe atyre dertlinjve, pranė asaj sofre burrash ku nuk do tė ketė lugė pėr t’u ngopur me inatet tona histerike, pranė asaj sofre ku do tė pėrjashtohet heshtja jonė kolektive…, nga ajo sofėr burrash ku do tė pėrjashtohet ēdo bajraktarizėm yni politik, nihilizėm dhe makiavelizėm. A mos vallė krerėt e politikės shqiptare sidomos kėtu pari nė Maqedoni sot, mė shumė se kurrė, kanė nevojė tė ulen pranė njė tryezė buke, pėr ta diskutuar a llafosur gjendjen tonė tė mjerė, qoftė ajo politike, qoftė ekonomike, kulturore a edhe arsimore. Ata duhet ta bėjnė kėtė gjė sepse janė tė pėrzgjedhur me votėn deliberative tė partisė politike qė e pėrfaqėsojnė. Ata kėtė duhet ta bėjnė, mbase u takon, meqė janė ulur nė kryeminderin e “mexhlisit” politik, sepse ata i duhen politikės dhe jo politika atyre, sepse ata e kanė teserėn e votuesit, ata nuk kanė nevojė tė mbjellin farėn e shkurres me shumė gjemba, atė farėn e ngatėrresave tė rrezikshme ndėrvėllazėrore, ata duhet tė dialogojnė (pavarėsisht se paragjykohen si forca politike tė tėrbuara)…, duke u bazuar nė konceptin qė llafos ēėshtjen shqiptare, atė aktualen dhe tė ardhmen…, ata duhet ta dialogojnė pajtimin edhe ashtu tė vonuar, ata duhet tė takohen…, po qoftė ai takim tė jetė larg syve e veshėve tė qytetarėve laikė e tė rėndomtė.

Ndoshta sot politikanėt e Prishtinės dhe tė Tiranės nuk kanė nevojė tė ulen pranė tryezės sė pajtimit partiak, sepse ata kanė shtetet e tyre, sepse edhe ashtu pėr kotėsi hanė kokėn e njėri-tjetrit. Politikanėt shqiptarė tė Maqedonisė gjithsesi se kanė nevojė pėr njė sofėr tė pėrbashkėt pėr t’u marrė vesh qė tė mos ua hajė kokat pala sllave. Ku ta dijė njeri, ndoshta nuk kam tė drejtė pėr kėtė qė them…, ndoshta pala tjetėr na paskėsh faj e na paskėsh bėrė hile!??… Nėse dikush ka njė tė vetmin “hazėrxhevap” ndaj kėsaj katrahurės sonė, le ta thotė, ashtu siē do t’i

them pėrafėrsisht nė fund tė kėtij vėshtrimi mikut tim “tapė” (si ky shkrim): do duket e do “shihet” Dita e 28 Nėntorit tė 2012-ės.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio