Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> 8 kandidatėt pėr President, ja kush ka mė shumė sh
alb_te
Postuar nė: 14.03.2012, 21:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Prej kohėsh nė media dhe nė arenėn politike ka nisur debati se kush do tė jetė Presidenti i ri i Republikės pas mbarimit tė mandatit tė Bamir Topit kėtė verė. Pėr pasuesin e Topit janė pėrmendur njė numėr i madh emrash dhe “Tirana Observer” ka zgjedhur 8 kandidatėt mė potencialė qė mund tė zgjidhen nė krye tė shtetit. Gazeta duke bėrė njė analizė tė shkurtėr pėr secilin figurė jep sa shanse kanė ata pėr t’u ulur nė kolltukun e Pallatit tė Brigadave.

1. Jozefina Topalli
Kryetarja e Parlamentit ėshtė propozuar nga njė numėr deputetėsh demokratė pėr tė qenė ajo pasuesja e Bamir Topit nė Presidencė. Edhe vetė kryeministri Berisha nuk e ka mohuar kandidaturėn e Topallit nė krye tė shtetit. Topalli sipas deputetėve demokratė ėshtė figura e duhur pėr tė qenė nė krye tė shtetit, sipas tyre ajo ėshtė njė figurė shumė e rėndėsishme e sė djathtės, plus qė Shqipėria do tė kishte pėr herė tė parė nė historinė e saj njė grua si kryetare tė shtetit. Aq mė tepėr qė Topalli nuk ka qenė e pėrfshirė asnjėherė nė ndonjė skandal korrupsioni. Por, dhe ky ėshtė njė POR i madh, nėse Presidenti do tė zgjidhet me konsensus siē kėrkojnė ndėrkombėtarėt dhe opozita Jozefina Topalli nuk do tė zgjidhej kurrė Presidente. Pasi ajo duke qenė nėnkryetare e Partisė Demokratike, dhe duke qenė gjithashtu njė kundėrshtare e zjarrtė e opozitės, ajo ėshtė kthyer nė njė simbol urrejtje nė krahun e majtė, ēka do tė sjellė rrėzimin e menjėhershėm tė saj nga gara presidenciale. Por nėpėr korridoret e selisė blu thuhet se Berisha kėrkon ta bėjė Topallin Presidente pėr t’i hapur rrugė “beniaminit” tė tij Lulzim Basha nė krye tė Partisė Demokratike, dhe siē dihet nga tė gjithė tashmė Topalli ka njė armiqėsi tė fortė me Bashėn, aq mė tepėr qė ajo ka njė mbėshtetje tė madhe si nė grupin parlamentar demokrat, por edhe nė elektoratin e djathtė.
Mundėsia pėr Presidente: 40 %

2. Fatos Nano
Ēdokush e njeh ėndrrėn e Fatos Nanos pėr t’u ulur nė kolltukun e Pallatit tė Brigadave. Pas dėshtimit nė vitin 2007 tani Nano ka shansin mė tė madh pėr tė plotėsuar ėndrrėn e tij presidenciale. Pasi edhe Edi Rama i cili ishte edhe “pengesa” mė e madhe e Fatos Nanos drejt rrugės sė Pallatit tė Brigadave duket se i ka lėnė rrugė tė lirė ėndrrės sė ish-kryeministrit pėr President. Nė njė intervistė dhėnė para disa javėsh Rama nuk e pėrjashtoi Nanon si kandidat pėr President. Pas kėtij gjysmėpohimi tė Edi Ramės, Nano e ka mė tė lehtė pėr t’u zgjedhur President. Pasi rruga e Nanos pėr tė shkuar nė Pallatin e Brigadave kalon nėpėrmjet selisė sė Partisė Socialiste. Burime nga Partia Socialiste thonė Fatos Nanos dhe Edi Rama po bėjnė tentativa pėr njė pajtim tė madh mes tyre dhe me miratimin e heshtur tė Edi Ramės, pesė herė ish-kryeministri mund tė behet politikani numėr Njė nė vend. Edhe dalja e fundit televizive e Fatos Nanos nė njė intervistė pėr “Top-Channel” tregon se mes Nanos dhe Ramės ėshtė arritur nė pakt nė heshtje. Dhe sipas disa deputetėve nė Partinė Socialiste pakti i heshtur mes Nanos dhe Ramės ėshtė ky: Rama do i lėrė rrugėn e lirė Nanos pėr nė Presidencė, dhe nė kėmbim ky i fundit nuk do tė pėrzihet mė nė punėt e brendshme tė selisė rozė. Dhe nė fakt prej kohėsh si Fatos Nano, por edhe Edi Rama nuk e kanė sulmuar mė njėri-tjetrin. Edhe kur janė pyetur mbi kėtė ēėshtje tė dy kanė dhėnė pėrgjigje mjaft tė moderuara. Dhe nėse PS-ja do ta propozonte Nanon si kandidatin e saj zyrtar pėr postin e Presidencės, ky i fundit nuk do ta ketė aspak problem tė marrė vota nga kampi i djathtė.
Mundėsia pėr President: 50 %

3. Fatos Beja
Gjithkush kur dėgjon emrin e Fatos Bejės si kandidat pėr President rrudh buzėt. Pasi Beja nuk ka ndonjė personalitet tė spikatur politik dhe ėshtė njė ndėr politikanėt mė tė butė dhe tė moderuar tė Partisė Demokratike. Por pikėrisht kėto veti qė militantėt partiakė i urrejnė, i vlerėsojnė ndėrkombėtarėt. Madje nėse Partia Demokratike do tė kėmbėngulte qė Presidenti tė zgjidhej nga e saj dhe do tė propozonte me ēdo kusht Fatos Bejėn, edhe opozita mund ta pranojė kandidaturėn e tij, duke ditur se Beja njė politikan i moderuar dhe nuk do ta kthente Presidencėn nė njė institucion partiak. Por problemi i vetėm i Bejės ėshtė verbėria politike ndaj Berishės.
Mundėsia pėr President: 20 %

4. Kastriot Islami
Ish-deputeti i Partisė Socialiste tashmė deputet i pavarur ėshtė pėrmendur shpesh si kandidat pėr President tė Republikės. Natyrisht vetė Islamit i pėlqen ky opsion, madje sipas disa burimeve posti i kryetarit tė shtetit i ėshtė ofruar Islamit edhe nga Berisha me kusht qė ky tė sulmonte Edi Ramėn. Por tashmė qė Islami nuk ėshtė mė nė selinė rozė Berisha duket se e ka harruar premtimin e bėrė. Megjithatė duke qenė i preferuari i ambasadės amerikane dhe i Ilir Metės, Islami mund tė propozohet nga LSI-ja pėr President ku ai mund tė marrė votat me urdhėr tė mazhorancės dhe tė LSI sė bashku me ato tė PDIU-sė.
Mundėsia pėr President: 20 %

5. Paskal Milo
Kryetari i Partisė Demokracia Sociale ėshtė njė social-demokrat i vėrtetė. Historian, ish-ministėr i Jashtėm, i preferuar nga ndėrkombėtarėt, opozitar me njė profil mjaft tė moderuar dhe i qėndrueshėm Milo duket se i ka tė gjithė gurėt nė rregull pėr tė qenė Presidenti i Republikės. Dhe nėse opozita do ta propozonte si kandidatin e saj zyrtar pėr President mazhoranca do ta pranonte Milon si njė figurė konsesuale pėr President. Por problemi mė i madh i Milos ėshtė se sipas tė gjithave gjasave Edi Rama nuk ka pėr ta propozuar kurrė pėr tė qenė kandidat i Partisė Socialiste.
Mundėsia pėr President: 10 %

6. Valentina Leskaj
Nėse mazhoranca do tė pranonte njė figurė konsensuale nga opozita pėr tė qenė kreu i shtetit, deputetja socialiste Valentina Leskaj plotėson shumė kushte. Ajo gėzon respektin e gjithė grupit parlamentar socialist, por pėr maturinė e saj politike pėlqhet edhe nga kampi kundėrshtar. Aq mė tepėr qė Leskaj edhe nė kabllogramet e Wikileaks tė ambasadės amerikane ėshtė vlerėsuar nga SHBA si njė nga politikanet mė progresive dhe e moderuar nė vend, duke theksuar se me Leskajn do tė kishim njė Presidente grua nė krye tė shtetit pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė. Por tė shohim nėse Partia Socialiste do ta propozojė Leskajn pėr Presidente.
Mundėsia pėr Presidente: 40 %

7. Pėllumb Xhufi
Historiani dhe diplomati i njohur ėshtė propozuar nga Aleanca Kuq e Zi pėr nė postin e Presidentin. E nė fakt me Xufin Presidenca do tė merrte njė drejtim serioz, pasi Xhufi ėshtė njė ndėr politikanėt mė tė respektuar nė vend. Por patriotizmi i tij nuk pėlqehet nga Athina, e duke ditur servilizmin e klasės tonė politike ndaj Athinės, vėshtirė qė Xhufi tė bėhet Presidente.
Mundėsia pėr President: 20 %

8. Mister X
Duke parė konfliktualetin politik mes dy partive tė mėdha me shumė mundėsi Presidenti i ri i politikės shqiptare do tė jetė njė figurė jopolitike dhe i papėrmendur kurrė aktorėt politikė pėr President. Me ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve duket se kėtė radhė do tė pėrsėritet precedenti i vitit 2002 kur u zgjodh President Alfred Moisiu, figurė tė cilėn deri nė atė kohė shukė pak shqiptar i njihnin. Dhe tė gjitha gjasat dhe kalkulimet tė ēojnė drejt kėtij pėrfundimi.
Mundėsia pėr President: 80 %
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio