Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> MaqedoninĖ E Zuri Haku
INDEXI
Postuar nė: 15.04.2008, 18:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Bashkim ALIU




Prej trysnive mė banale dhe mė primitive qė i kanė ushtruar pushtetarėt sllav ndaj popullatės shqiptare nė Maqedoni dhe nė vendet tjera tė ish RSFJ-sė, ka qenė edhe privimi i shqiptarėve nga nji varg emrash, tė cilėt ata i kishin vėnė nė listėn e zezė dhe i cilėsonin si dėshmi tė qėllimeve "nacionaliste" dhe "iredentiste" tė shqiptarėve.
Thėnė ndryshe, njė shqiptar nuk mund t'i vente fėmijut tė vetė ēdo emėr, por kishte disa emra qė nėse e emėron me ato fėmijėn , nuk mund ta regjistrosh te ofiqari.
Kėshtu u maltretuan shqiptarėt e Maqedonisė dekada me rradhė, dhe pas gjithė kėtyre viteve, zullumqarėt e paguajtėn fakturėn e trashė me mėkate ndaj kėsaj popullate. Ashtu si bėnė ata me shqiptarėt para disa vjetėsh, ashtu edhe tjerėt bėnė me ata nė Bukuresht, kur nuk lejuan qė ky shtet tė regjistrohet nė librin amė tė aleancės veri-atlantike NATO, me emrin Maqedoni. Pra, si thotė populli:Ēka do tė bėsh, do tė bėjnė edhe tjerėt me ty.
Nė samitin e fundit tė NATO-s nė Bukuresht, Greqia vuri veto pėr pranimin e Maqedonisė nė NATO, pėr shkak se nuk u gjet zgjidhje ndėrmjet Greqisė dhe Maqedonisė pėr kontestin e emrit. Edhe pėrskaj ndėrmjetėsimit tė OKB-sė dhe lobimit tė fortė tė SH.B.A-ve, Greqia nuk lejoi qė Maqedonia me kėtė emėr tė futet nė NATO, por kėrkon qė kėtij shteti t'i vehet emėr tjetėt, me preferencė gjeografike, me qėllim qė mos e bėjė monopol emrin dhe trashigiminė e Maqedonisė antike.
Ėshtė mėse e qartė se Maqedonia edhe mė tej nuk do tė mund tė futet nė NATO, bile edhe nė BE, pa mos e pastruar me Greqinė ēėshtjen e emrit, apo thėnė ndryshe, pa mos marrė emėr tjetėr.
Mirėpo, vetoja e Greqisė, pėr fat tė keq, u shfrytėzua nga estabilishmenti politik maqedonas pėr tė demonstruar patriotizėm tė rrejshėm para popullatės. Nė vend qė tė nxjerrin mėsime tė dobishme pėr mėnyrėn e tė bėrit politik nė kohėn e globalizimit dhe nė shoqėritė multietnike dhe multikulturore, paria politike e vendit paaftėsinė e vet e mbuloi me veton greke.
Fajin pėr pėrfundimin e pafavorshėm tė samitit tė Bukureshtit pėr Maqedoninė, nuk e ka vetėm kokėfortėsia greke, por apriori politika jo fleksibile dhe jo realiste aktuale nė Maqedoni.
Qeveria e VMRO-sė nuk e shfrytėzoi mbėshtetjen e madhe tė SH.B.A-ve pėr futjen e shtetit nė NATO, por premieri aktual me arrogancė naļve dhe me sjellje tė njė politikani tė pa pėrgjegjshėm, e komplikoi ēėshtjen dhe nuk dha asnji sinjal pozitiv se seriozisht ėshtė i interesuar ta zgjedh problemin. Vazhdimisht thirrej nė referendum pėr ēėshtjen e emrit, qė ishte tregues i qartė se nuk janė tė interesuar tė bėjnė hapa pėrpara nė kėtė drejtim. Nė kėtė kontekst lind edhe dyshimi se a thua vėrtet sllavėt e Maqedonisė realisht e duan NATO-n, apo kėtė e kanė vetėm kamuflazhė? Nė vend qė tė punojė nė drejtim tė relaksimit tė raporteve, qeveria aktuale shkoi edhe ma tepėr t'i pezmatojė duke bėrė provokime populiste me tė cilat kėnaqen njerėzit e thjeshtė. Kėshtu, fillaun tė emėrtojnė vende tė ndryshme me emra antik si Aleksandri i madh, Filipi etj. Shembull mė konkret nė kėtė drejtim ėshtė aeroporti i Shkupit, tė cilin qeveria e riemėrtoi Aleksandri i madh.
Kryeministri Gruevski, me injorimin e kėrkesave tė shqiptarėve dhe politikėn arrogante ndaj tjerėve, arriti ta ngre lartė rejtingun e tij personal dhe tė partisė sė tij te ēobanėt e pellagonisė dhe ovēe poles, por nuk mundi tė dėshmohet se ėshtė njeri me shije pėr politikė dhe pėr formėn e re tė menduarit dhe tė vepruarit politik, nė rrethanat dhe zhvillimet bashkėkohore.
Delegacioni i Maqedonisė e meritoi tė kthehet kokėulur dhe me gishtin nė gojė prej Bukureshti, pėr njė shkak edhe mė tė madh se sa vetoja greke, gjegjėsisht pėrbėrjes raciste tė delegacionit. Nė delegacionin qeveritar, kishte vetėm njė pėrfaqėsues shqiptar, ministri i shėndetėsisė Imer Selmani. Kjo flet pėr kulminacionin e joseriozitetit politik tė kėsaj garniture qeveritare si dhe jodisponimin e saj pėr tė treguar vullnet pozitiv pėr kėrkesat e shqiptarėve. Arroganca e Gruevskit ndaj shqiptarėve, prodhoi kundėrefekte politike duke e rrezikuar pozitėn rajonale dhe ndėrkombėtare tė Maqedonisė.
Kur jemi tė pozita e tė drejtave tė shqiptarėve dhe inkuadrimin nė NATO, duhet theksuar se edhe sikur tė kishte marrė ftesė pėr NATO, Maqedonia nuk do tė mund ta siguronte veten, nėse nuk i kryen obligimet e saj ndaj shqiptarėve. Kjo, ngase NATO-ja ia siguron kufijtė prej rrezikut tė jashtėm, por nuk mund ta pengojė federalizimin dhe krizėn e thellė politike qė mund tė lind nė Maqedoni, si rezultat i neglizhimit tė tė drejtave tė shqiptarėve. Bile, inkuadrimi nė NATO do tė ishte rrugė pėr t'u realizuar me ritėm mė tė shpejtė kėrkesat shqiptare, ngase inkuadrimi nė NATO nėnkupton plotėsim tė standardeve tė caktuara pa u vonuar. Garanca mė e fortė pėr Maqedoninė janė shqiptarėt, gjegjėsisht Maqedonia mund tė mbijetojė si shtet edhe jashta NATO-s, por assesi pa shqiptarėt.

http://drejtesia.blogspot.com/2008/04/maqe...-zuri-haku.html
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio