Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> AMORALITETI I HOMOSEKSUALIZMIT
Princo
Postuar nė: 28.03.2012, 16:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Nė debatin rreth homoseksualizmit zhvilluar sė fundmi nė mediet shqiptare, nė shumicėn e rasteve argumentet pro apo kundra tij shumė pak pėrqendroheshin nė anėn etike apo morale tė kėtij fenomeni.

Cila ėshtė arsyeja, qė ana mė thelbėsore e kėtij debati lihet mėnjanė? Arsyeja ėshtė e qartė, mbrojtėsit e kėtij fenomeni qėllimisht e anashkalojnė kėtė aspekt, madje pėr ta kjo ėshtė ana mė e dobėt e “homofobėve”, tė cilėt sipas tyre me refuzimin qė i bėjnė homoseksualizmit pėr arsye etike tregojnė arkaizmin e tyre, mungesėn e kulturės dhe mosrespektimin e tė drejtave tė njeriut!

Askush sot nuk dėshiron tė pėrballet me akuza tė tilla dhe tė etiketohet si arkaik, i pakulturuar dhe intolerant, sepse tashmė kėto gjėra trajtohen si blasfemi ndaj demokracisė liberale dhe normave etike qė pėrcjell “feja e shekullarizmit”. Tė ngrihesh nė emėr tė njė morali, qė nė thelb dhe nė origjinė buron nga feja do tė thotė sipas kėtyre njerėzve, tė cenosh gjėnė mė tė vyer dhe mė tė shenjtė, qė ka arritur sot njerėzimi, e qė ėshtė ndarja e religjionit nga morali publik dhe zgjedhja e lirė e njerėzve, pra do tė thotė tė jesh kundra lirisė dhe pro skllavėrisė! Referimi pėr normat e moralit shoqėror dhe individual duhet tė jetė i vetėzgjedhur, e aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė ēėshtje kaq individuale dhe private sa ē’ėshtė veprimtaria seksuale e njeriut. Askush nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė shtratin e tjetrit, se ēfarė bėn ai. Pa mė tė voglin dyshim kėshtu ėshtė.

Kjo filozofi nuk ėshtė aspak e re, ajo i ka rrėnjėt nė Greqinė antike e ndoshta edhe mė tej. Njė nga promovuesit mė tė famshėm tė saj ishte Protagora, ky sofist thoshte se: “Njeriu ėshtė masa e tė gjitha gjėrave.” Kjo pikėpamje u shtri nga nxėnėsit e tij edhe nė fushėn e etikės, ata “mendonin se nuk ekzistonte asnjė e drejtė qė tė ketė njė vlerė tė ngjashme pėr tė gjithė. Ajo qė njerėzit e quajnė e drejtė nuk ėshtė veēse njė tėrėsi parimesh qė, nė kohė dhe nė rrethana tė caktuara, janė vėrtetuar si tė dobishme dhe tė mira pėr vetė ata.”

Sokrati, filozofi i cili besonte nė njė moral universal, nuk nguroi tė ironizojė me kėta sofistė nė mėnyrėn mė therėse. Njėherė ai pėr pikėpamjen e Protagorės se, njeriu ėshtė masa e tė gjitha gjėrave tha: “Fare mirė mund tė thoshte se edhe derri, majmuni, apo cilado kafshė tjetėr, ėshtė masa e tė gjitha gjėrave!” Dhe ai kishte tė drejtė. Nėse nuk ka njė kod moral tė njėjtė pėr tė gjithė njerėzit, atėherė ēfarė e bėn tė pavėrtetė ironinė e Sokratit?!

E gjithė kjo filozofi mbrojtėse ndaj homoseksualizmit mbėshtetet mbi pikėpamjen, se njeriu ėshtė masa dhe kriteri i ēdo gjėje. Por nocioni “njeri” nė kėtė rast nuk ka si qėllim llojin njerėzor si tėrėsi, por ēdo njeri mė vete si subjekt i veēantė, kėshtu merret me mend, se edhe masa matėse e ēdo gjėje ngelet relative dhe subjektive.

-Njeriu si qenie e gjallė dhe jo e domosdoshme nė ekzistencėn e kėsaj bote, vlerėn mė tė madhe dhe mė tė qenėsishme tė tij ka pikėrisht jetėn dhe ekzistencėn e tij. Ēdo gjė e cila pėr njeriun ka vlerė mbėshtetet pikėrisht mbi kėtė vlerė, qė ėshtė ekzistenca e tij. Kėshtu qė ēdo instinkt njerėzor, i cili ėshtė shkak pėr ekzistencėn e njeriut dhe vazhdimėsinė e tij nė jetė, merr njė vlerė parėsore pėr tė dhe ėshtė nė funksion tė kėsaj vlere. Pėr shembull ushqimi fizik pėr njeriun nuk do tė kishte vlerėn qė ka, nėse ai nuk do tė ishte njė nga arsyet mė madhore tė vazhdimėsisė sė jetės sė tij nė kėtė botė. Duke pasur njė rėndėsi tė tillė tė pazėvendėsueshme ushqimi jo vetėm qė ėshtė njė nevojė e domosdoshme fiziologjike pėr njeriun, por njėkohėsisht ėshtė edhe njė kėnaqėsi dhe shije e kėndshme fizike pėr tė. Mirėpo padyshim ėshtė absurde tė mendosh, se vlera ushqimore ėshtė vėnė nė funksion tė kėnaqėsisė, pasi kėnaqėsia trupore nuk ėshtė domosdoshmėri pėr ekzistencėn e njeriut, por natyrshėm ėshtė vlera jetėsore ajo qė ushqimi ka, arsyeja pse ushqimi ėshtė bėrė i kėndshėm dhe joshės pėr njeriun. Duke u nisur nga kjo logjikė, fare lehtė ne kuptojmė arsyen pse njė njeri nuk mund tė ushqehet me diēka vrasėse, edhe pse ajo mund tė jetė e kėndshme dhe joshėse pėr tė. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe seksualizmi njerėzor ka diēka mė primare dhe mė tė rėndėsishme, sesa njė kėnaqėsi e thjeshtė trupore, pėr vetė faktin se marrėdhėnia seksuale qėndron nė themelin primar tė zanafillės njerėzore. Kėshtu qė akti seksual si funksion parėsor tė tij ka riprodhimin dhe vazhdimėsinė e llojit, pikėrisht pėr kėtė ai ėshtė gjendur dhe ekziston. Si i tillė ai pėrbėn njė vlerė madhore pėr njeriun. Ta ndash kėtė vlerė jetike nga kėnaqėsia epshore, qė e shoqėron atė duke mbivlerėsuar kėtė tė fundit do tė thotė tė mbivlerėsosh vdekjen karshi jetės, mos ekzistencėn karshi ekzistencės.

-Nė kėtė kontekst logjik jeta e njeriut dhe shkaqet qė e mbajnė atė nė ekzistencė kanė vlerė jo vetėm pėr tė si individ, por edhe pėr vetė shoqėrinė njerėzore dhe pėr ekzistencėn e llojit tė saj. Pėr kėtė edhe Zoti apo shoqėria njerėzore (pėr ata qė nuk besojnė nė Zot) kanė vendosur ligje dhe norma, tė cilat nuk lejojnė (apo kufizojnė) pėrdorimin e gjėrave qė shkatėrrojnė jetėn njerėzore. Ēdo njeri ėshtė njė qenie mė vete dhe gėzon liri tė plotė pėr ta jetuar dhe gėzuar jetėn e tij, por nė tė njėjtėn kohė jeta e tij, duam apo s’duam, ėshtė e ndėrvarur dhe ndėrvar edhe jetė tė tjera njerėzish, kėshtu qė liria e tij nuk mund tė cenojė qoftė pėr sė afėrmi apo pėr sė largu ekzistencėn e llojit njeri. Kėshtu qė pėrderisa njė njeri si individ pranon tė jetojė nė shoqėrinė e llojit tė vet, ai ėshtė i detyruar tė japė njė pjesė tė lirisė sė tij individuale, pikėrisht edhe pėr gjėra tė tilla intime, siē janė kėnaqėsia ushqimore apo ajo seksuale, sepse ato pėrbėjnė njė nga arsyet madhore tė ekzistencės njerėzore.

Shoqėria njerėzore si njė e tėrė ka detyrimin pėr ta mbajtur nė jetė individin, si pjesė e pandashme e saj, me tė gjitha mundėsitė qė ajo ka. Po kėshtu edhe vetė individi ka si detyrim tė mos cenojė drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi, sė afėrmi apo sė largėti, qoftė edhe me sjelljen apo moralin e tij seksual, vazhdimėsinė e bashkėsisė njerėzore. Kėshtu qė asnjė individ, sado i lirė qė tė ndjehet ai, nuk ka tė drejtė tė dėmtojė, tė vėrė nė pikėpyetje, apo nė rrezik ekzistencėn e llojit njerėzor, pėr hir tė lirisė apo shijeve tė tij individuale, duke promovuar si diēka normale homoseksualizmin e tij. Njerėzimi nė mėnyrė tė ngjashme, nuk mund tė pranojė si vlerė p.sh. vetėvrasjen, edhe pse nė fund tė fundit nė njė kėndvėshtrim tepėr tė ngushtė kjo ėshtė njė zgjedhje e lirė individuale. Ashtu siē edhe nuk mund tė pranojė, po pėr tė njėjtat arsye -e mė tej- edhe zoofilinė. Pra, nė kėtė kontekst edhe homoseksualizmi nuk mund t’i paraqitet shoqėrisė njerėzore si akt normal dhe tė kėrkohet tė pranohet si i tillė nė shoqėri, edhe pse ai pėrbėn njė zgjedhje personale.

-Pėrveē kėtij dimensioni natyror ekzistencial, qė homoseksualizmi thyen ai po ashtu thyen njė tjetėr dimension mbi tė cilin mbėshtetet etika dhe morali i shoqėrisė njerėzore, e qė ėshtė etika e trashėguar kulturore dhe fetare pėr heteroseksualizmin. Kėshtu pėr shembull incesti, ndonėse ėshtė njė akt heteroseksual moralisht ai konsiderohet si pervers dhe nuk pranohet tė jetė legjitim nė shoqėrinė njerėzore. Nėse nė shoqėrinė njerėzore ekzistojnė edhe kufizime tė tilla morale, brenda vetė aktit heteroseksual, atėherė ēfarė mund tė jetė tjetėr homoseksualizmi, qė nuk ėshtė i tillė, vetėm se njė shfrenim hedonist seksual amoral. Ėshtė tejet absurde tė pranosh si perverse, sjellje tė tilla seksuale si incesti apo edhe zoofilia dhe tė pėrjashtosh prej tyre homoseksualizmin! Pėr tė mbrojtur kėto sjellje seksuale perverse mund tė jepen prej atyre qė i pėlqejnė ato, pothuajse tė njėjtat argumente qė jepen edhe pėr tė mbrojtur homoseksualizmin.

Ne kemi tė drejtė tė pyesim se cili ėshtė kriteri moral qė vlerėson se incesti dhe zoofilia janė ekstreme tė papranueshme, ndėrsa homoseksualizmi jo?

Njė psikologe qė mbronte nė media homoseksualizmin si tė moralshėm, para disa vjetėsh nė njė nga mediat e shkruara, shprehej pėr telenovelat se:

“Nė pjesėn mė tė madhe telenovelat edukojnė keq dhe shpėrndajnė moral fals. Skenarėt e tyre janė nė shumė raste tė pamoralshėm. Aty shihen gjėra qė janė tė ekzagjeruara dhe shumė rrallė mund tė ndodhin nė jetė... Mė tė ēuditshme janė edhe historitė e dashurisė, qė mund tė jenė platonike, apo jashtėmartesore. Te “Beautiful” kemi raporte jonormale tė lidhjeve dashurore. Njė femėr martohet me djalin, pastaj me babain e tij, me vėllain dhe arrin tė shkatėrrojė njė familje tė madhe, duke prishur ekuilibrat.”

Cili ėshtė kriteri me tė cilėn kėto sjellje vlerėsohen si tė pamoralshme dhe jonormale nga kjo psikologe, ndėrkohė qė ajo sot mbron homoseksualizmin duke thėnė:

“Tė tjerė i janė referuar moralit fetar pak mė shumė apo mė pak se 2000 vjeēar, duke harruar qė shoqėria njerėzore, e cila i ka rrėnjėt shumė mė thellė nė kohė, ka kaluar nė etapa ku edhe qeliza bazė e saj ka ndryshuar formė, ndonėse nė mungesė tė medias qė sot shihet dhe si “rrezik” i pėrhapjes sė modave.”? (Gazeta Sot, 14 Mars 2010)

Nėse modelet e telenovelave pasqyrojnė gjėra tė rralla, edhe pse mund tė jenė tė vėrteta, ato konsiderohen tė pamoralshme dhe jonormale! Atėherė po e njėjta logjikė vlen edhe pėr homoseksualizmin, pėr njerėzit qė nuk e marrin moralin nga telenovelat dhe e konsiderojnė aktin seksual brenda tė njėjtės gjini si jonormal dhe i pamoralshėm.

A nuk ėshtė pra pikėrisht trashėgimia kulturore e fetare e shumicės dėrrmuese tė njerėzimit, kriteri qė bėn vlerėsimin e tė moralshmes dhe tė pamoralshmes? Po i njėjti kriter moral ėshtė edhe ai qė dėnon homoseksualizmin si pervers, pa asnjė dallim nė ndalim, nga fenomene tė tilla perverse si incesti dhe zoofilia.

Ndėrsa arsyetimi i psikologes qė kėrkon tė hedhė poshtė moralin fetar, si pikė referimi pėr amoralitetin e homoseksualizmit ėshtė tejet absurd, dhe pėr mė tepėr edhe kontradiktor me atė tė disa viteve mė parė. Ajo niset nga pikėpamje materialiste, tė cilat mohojnė origjinėn hyjnore tė fesė, ku sipas tė cilave njeriu ka ekzistuar njėherė e njė kohė, kur e rregullonte jetėn e tij pa fe. E ndėrsa pėr besimtarėt feja ėshtė bashkėshoqėruese e pėrhershme e njerėzimit, qė nė zanafillė tė tij. Pėr mė tepėr nuk ėshtė vetėm kjo arsyeja pse dėnohet homoseksualizmi, por edhe autoriteti moral i padiskutueshėm, qė normat fetare kanė gėzuar nė mes besimtarėve nė tė gjitha kohėt. Mirėpo sa pėr t’i dhėnė pėrgjigje arsyetimit pavend qė ajo pėrdor na duhet ta kujtojmė atė, se ėshtė ajo qė ka harruar, se megjithėse qeliza bazė e shoqėrisė ka ndryshuar, ajo pėrsėri ka ngelur heteroseksuale, ashtu siē ka qenė qė nė fillimet e saj, qoftė edhe me origjinė shtazarake –sipas darvinistėve-, ndryshe nuk do tė mbetej asnjė familje me gjithė ndryshimet e saj nė kohė.

-Ligjet e ndryshme njerėzore i janė nėnshtruar dhe i nėnshtrohen vazhdimisht nė kohė ndryshimit, pėr shkak tė ndryshimit tė interesave njerėzore, si dhe pėr shkak se asnjė normė e shpikur nga njeriu nuk mund tė jetė njė tabu e paprekshme. Pėr kėtė dhe normat morale publike nė shoqėrinė njerėzore tė tilla si seksualiteti, nuk mund t’i lihen tekave individuale tė ēdo njeriu e ēdo brezi mė vete. Pikėrisht kėtu ėshtė e domosdoshme tė ndėrhyjė njė autoritet mė i lartė se ai njerėzor, ku vlerat morale tė vendosura prej Tij nuk mund tė cenohen. Ėshtė kjo njė nga arsyet pse homoseksualizmi nė tė gjitha kulturat ėshtė pakicė, ose edhe vende-vende nuk njihet fare.

Identiteti social i njeriut pėrcaktohet nga bindjet dhe sjellja e tij.

Sipas pikėpamjes biologjike darviniste njeriu nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shtazė e evoluar, i cili si paraardhės tė tij mė tė afėrt ka majmunin dhe si kushėrinj tė largėt tė gjithė banorėt e tjerė tė pyllit...

Tė gjitha kėto krijesa frymore, veē instinkteve tė lindura padyshim qė kanė edhe sjellje sociale nė shoqėritė ku ato jetojnė. Kėto sjellje kushtėzohen nga ambienti dhe rrethanat ku gjinden. Sipas klasifikimit evolucionist kuptohet, se sjelljet sociale tė qenieve tė gjalla ndryshojnė nė bazė tė shkallės sė inteligjencės dhe zhvillimit mendor tė tyre. Sipas kėsaj pikėpamje njeriu ėshtė kafsha qė ka nivelin mė tė lartė tė sjelljeve sociale mes qenieve tė gjalla. Pra, njeriu ėshtė kafsha mė e prirė pėr t’iu larguar instinkteve tė lindura dhe pėr t’iu pėrshtatur sjelljeve sociale nė pėrputhje me normat etike e ligjore, tė cilat ai vetė i ka vendosur, pra, pėr t’i vėnė fre shtazėrisė sė tij. Nė kėtė drejtim, nėse njeriu dallohet nga kafshėt kjo vjen pikėrisht nga respektimi qė ai u bėn kėtyre normave. E thėnė ndryshe ėshtė sjellja ajo qė e ka bėrė njeriun ai qė ėshtė sot. Kjo sjellje –gjithmonė sipas kėsaj pikėpamje- ka sjellė edhe evoluimin gjenetik dhe biologjik tė gjėsė sė gjallė. Pėr rrjedhojė ėshtė e natyrshme tė mendosh sesa mė shumė tė evoluojė sjellja sociale e njeriut, bashkė me etikėn dhe ligjet njerėzore, aq mė shumė do tė evoluojė edhe trupi i tij biologjik pėr t’iu pėrgjigjur pikėrisht sjelljes sė tij; edhe pse tashmė ēuditėrisht duket se ky evolucion ėshtė ndalur. Por gjithsesi kjo logjikė evoluimi nuk e pėrjashton as mundėsinė qė edhe regresi tė jetė i mundshėm. Nė momentin qė njerėzit apo ajo pjesė e shoqėrisė njerėzore do tė bien dakord, me hir ose me pahir pėr t’u sjellė si paraardhėsit e tyre tė supozuar, ata do tė bėhen tė tillė. Nėse jo nė planin biologjik, pasi evolucioni –sipas tyre- nuk mund tė kthehet mė mbrapsht drejt formave mė primitive, atėherė nė planin social dhe atė shpirtėror njė kthim mbrapsht ėshtė gjithmonė i mundshėm. Kėshtu pra, neve “njerėzve socialė” do tė na duhet kėtej e tutje, pėr hir tė humanitetit biologjik dhe lirisė absurde tė individit, tė jetojmė nė njė komunitet me “kafshėt sociale”, fakt qė gjithsesi nuk ėshtė aspak i kėndshėm dhe rrezikon pėrhapjen e mėtejshme tė kėsaj epidemie.

Natyrshėm pra, duke u nisur nga pikėpamja evolucioniste pėr botėn e gjallė ėshtė e pashmangshme tė mendosh, se sjellja sociale e njeriut nuk mund tė ndahet me thikė nga ajo e instiktive e tij. Nė fund tė fundit njeriu, pavarėsisht origjinės sė tij biologjike, nga Zoti apo kafshėt, nga Hyji apo nga majmuni, identiteti i tij social mbetet ai qė dėshiron vetė ai tė jetė. E pra si e tillė, sjellja e njeriut nė shoqėri ėshtė ēėshtje besimi dhe botėvėshtrimi vetjak dhe jo biologjik apo gjenetik. Nėse dikush lumturohet dhe ėshtė krenar pse ai rrjedh nga majmunėt, apo kushėrinjtė e tjerė tė pyllit, dhe do tė sillet si ata, ėshtė zgjedhja e tij tė identifikohet dhe tė sillet si i tillė.

http://www.albislam.com/index.php?option=c...tare&Itemid=884


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio