Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Berisha: Profeti Muhamed, burri qė ndriēoi mendjen
GAZETARI23
Postuar nė: 07.04.2012, 16:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5014
Antari Nr: 9437
Bashkangjitur: 10.09.2007



Berisha: Sė shpejti do nisė puna pėr ndėrtimin e xhamisė nė Tiranė
Komuniteti Mysliman nė Shqipėri ka festuar nė njė cermoni tė veēantė ditėlindjen e profetit Muahmed. Nė kėtė ceremoni ka marrė pjesė edhe kryeministri i Shqipėrise Sali Berisha, i cili nderoi ditėlindjen e profetit, qė sipas tij ndriēoi dijen e njerėzimit.
Kryeministri Berisha gjatė fjalės sė tij vlerėsoi kontributin e gjithė komuniteteve shqiptare nė vend dhe u shpreh se toleranca nė vendin tonė ėshtė shembull mjaft pozitiv. “Liria e besimit tonė ėshtė e pėrsosur theksoi Berisha, ndėrsa premtoi se sė shpejti do tė nisė puna pėr ndėrtimin e xhamisė nė kryeqytet.
Ndėrkohė njė zonjė nga Turqia i dhuroi flamurin kombėtar shqiptar, Berisha e vlerėsoi kėtė dhuratė dhe tha se Kombit mik turk ne i kemi dhuruar himnin.
Nė kėtė cerėmoni morėn pjesė besimtarė tė shumte myslimanė, krerė tė gjithė besimeve fetare, krybashkiaku i Tiranės Lulzim Basha dhe shume miq nga Turqia.


http://www.youtube.com/watch?feature=playe...d&v=bxW3PwGbmWw


Nė fjalėn e mbajtur, kryeministri Berisha u shpreh:

Vėllezėr dhe motra, tė pranishėm nė kėtė sallė dhe nė mbarė Shqipėrinė,

Ėshtė njė nder i veēantė pėr mua tė kremtoj sė bashku me ju , tė nderojmė sė bashku me ju ditėlindjen e Profetit tė tė gjithė profetėve, mė tė dashurit, mė tė besuarit, tė tė Gjithėfuqishmit, Profetit Muhamed, tė nderojmė sot ditėlindjen e burrit qė ndriēoi mendjen e njeriut dhe tė njerėzimit, e Profetit qė shenjtėroi dijen, mėsimin, shkollėn e fėmijėve tanė, tė njerėzimit.

Kjo ėshtė njė festė e madhe pėr tė gjithė ata qė i besojnė Zotit. Kjo ėshtė njė festė e madhe pėr tė gjithė ata qė i besojnė dijes, pėr tė gjithė ata qė duan tė ndėrtojnė tė ardhmen bazuar nė dijen dhe nė respektin e madh ndaj Zotit.

Ne kremtojmė ditėlindjen e Profetit Muhamed nė njė vit pėr tė cilin duhet tė falėnderojmė Zotin qė na bėri fatlum tė jemi qytetarė tė 100 vjetorit tė pavarėsisė. Dhe natyrshėm gjėja e parė qė tė shkon nė mendje sot, nė kėtė ditė tė bekuar, nė kėtė ditė tė madhe, ėshtė mirėnjohja e thellė, respekti i pakufishėm, nderimi i madh pėr kontributin kėto 100 vjet tė Komunitetit Mysliman shqiptar, tė komuniteteve fetare shqiptare, pėr Shqipėrinė nė rrugėn e pavarėsisė, nė rrugėn e progresit.

Kėto 20 vjet komuniteti Mysliman, udhėheqėsit e besimit mysliman shqiptar dhe udhėheqėsit e besimeve tė tjera kane realizuar nė Shqipėri mrekullinė e tė gjitha mrekullive, rilindjen shpirtėrore tė shqiptarėve.

I dashur zoti kryetar,

Kurrė ndonjėherė shqiptarėt nuk e kanė vlerėsuar dhe nderuar mė me dinjitet dhe mė bukur se sot, Profetin Muhamed. Kurrė ndonjėherė besimet fetare nuk kanė qenė mė tė forta dhe mė tė sigurta se sot, nė 100 vjetorin e Shqipėrisė sė pavarur. Me kėtė rast mė lejoni tė shpreh nderimin tim mė tė madh pėr burrin qė nuk e kemi sot kėtu, por qė dha aq shumė nė mbrojtje tė besimit, tė vlerave tė ndėrtimit tė infrastrukturės shpirtėrore myslimanė tė Shqipėri, Haxhi Hafiz Sabri Koci. Tė shpreh nderimin tim tė thellė pėr ju zoti Kryetar qė me pėrkushtimin , virtytet, tolerancėn, durimin , por edhe persistimin ia keni dalė sot tė ngrini nė mėnyrė pėrfundimtare njė infrastrukturė tė shkėlqyer tė institucioneve tė besimit nė kėtė vend. Sot Shqipėria numėron njė numėr shkollash ndėr mė seriozet, Medresenė, Universitetin Hėna e Plotė – BEDER, i cili do tė bėjė qė islami tė flasė shqip nė mbarė botėn.

Sė bashku me durim dhe pėrkushtim erdhėm nė kėtė 100 vjetor. Kryeqyteti pret me padurim Xhaminė. Shumė shpejt sė bashku me kryetarin e Bashkisė do ta inaugurojmė fillimin e saj.

Vėllezėr dhe motra,

Liria e tė gjithė lirive ėshtė liria e besimit sepse besimi tek zoti ėshtė burimi mė i pashtershėm i forcės shpirtėrore tė njeriut. Asnjė komb, asnjė vend nuk e ka mė tė pėrsosur se ne shqiptarėt lirinė e besimit, sepse liria nė tė vėrtet ėshtė aftėsia e njeriu pėr ta disiplinuar veten. Liria tek shqiptarėt ėshtė liria e respektit tė palėkundur tė besimeve tė tjera. Ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj ēdo vit mė i madh, mė ndriēues, mė i rėndėsishėm do tė bėhet nė rajon dhe nė botė shembulli i shqiptarėve, toleranca e tyre e shkėlqyer fetare, burim frymėzimi pėr njerėzit e lirė.

Edhe njėherė gėzuar kėtė ditė tė bekuar!

Le tė urojmė sė bashku, ti lutemi Zotit qė vitin qė vjen edhe mė mirė ta festojmė!



----------------------------------------
PUNA DHE MESIMI JAPIN DRITE!!
PM
Top
nightelf
Postuar nė: 07.04.2012, 16:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6162
Antari Nr: 14553
Bashkangjitur: 24.03.2008



smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4d4e4c4f2.gif A BREE, ME I MIRI ESHTE SALA!!!


----------------------------------------
«Närrisch, daß jeder in seinem Falle Seine besondere Meinung preist! Wenn Islam Gott ergeben heißt, In Islam leben und sterben wir alle.» (WA I, 6, 128) Johann Wolfgang von Goethe
----------------------------------
北方有佳人,绝世而独立。一顾倾人城,再顾倾人国。宁不知倾城与倾国。佳人难再得。
PM
Top
Hornets
Postuar nė: 07.04.2012, 17:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 11129
Antari Nr: 21937
Bashkangjitur: 29.03.2009



Hallall fondacionit "SEMA" qe i miremban gjitha Medreset e Shqiperise te cilat i kishte gjetur ne gjendje te mjerushme. Hallall per universitetin "Beder" dhe universitetin "Epoka". Hallall qe organizon kete program tradicional cdo vit dhe sivjet kulmoi me ardhjen e Sami Jusuf.


----------------------------------------
Just mine <3 Honey <3<3<3


Please dont leave me <3
PM
Top
Hornets
Postuar nė: 07.04.2012, 17:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 11129
Antari Nr: 21937
Bashkangjitur: 29.03.2009



Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė nė bashkėpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA” dhe Universitetin Hėna e Plotė – BEDER, organizoi sot, mė 7 prill, Programin Festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerėzimit” nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve nė Tiranė.

Nė kėtė ngjarje festive morėn pjesė Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, ministri Kulturės, Aldo Bumēi, ambasadorė tė akredituar nė Tiranė, shkrimtarė, artistė, akademikė dhe tė ftuar nga Shqipėria dhe hapėsira mbarėshqiptare, kreu i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava, pėrfaqėsues tė Bashkėsive Islame tė Maqedonisė, Malit tė Zi, etj.

Mijėra besimtarė, njė pjesė e madhe e tė cilėve tė rinj, tejmbushėn sallėn e Pallatit tė Kongreseve nė nderim e vlerėsim tė njeriut, qė i Madhi Zot e zgjodhi shembull tė pėrsosmėrisė. Programi u hap me kėndimin e himnit kombėtar. Mė pas u transmetuan disa materiale tė shkurtra filmike ku u prezantua roli i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė nė themelimin e shtetit shqiptar si dhe kontributi i tij i pazėvendėsueshėm nė aspektin fetar por edhe atė kombėtar pėrgjatė gjithė kėtij shekulli. Gjithashtu nė njė material tė pėrmbledhur u prezantua Fondacioni “SEMA” dhe roli i tij nė sistemin arsimor tė medreseve dhe Universitetit BEDĖR.

Vlerėsime pėr njeriun profet dhe model tė sojit njerėzor

Mė pas programin e pėrshėndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, H. Selim Muēa. Me rastin e kėsaj dite tė lumtur e tė pėrbotshme, z. Muēa iu drejtua ngrohtėsisht pjesėmarrėsve duke u shprehur se “me lindjen e Muhamedit a.s., njerėzimit iu dėrgua dėshmitari mė besnik i kohėrave, pėrgėzuesi i lajmeve mė tė mira, mė i dashuri i Allahut dhe i njerėzve, njeriu mė i bekuar i historisė sė krijimit.”



“Programi i kėtij viti, – vijoi ai – pėrkon dhe me njė ngjarje tė madhe pėr tė gjithė shqiptarėt nė Shqipėri, nė trojet shqiptare e nė botė, me 100 vjetorin e Pavarėsisė. Dėshiroj tė falėnderoj nga zemra nė emėr tė gjithė besimtarėve myslimanė tė Shqipėrisė, Kryeministrin Sali Berisha, Bashkinė e Tiranės pėr mbėshtetjen e dhėnė nė veēanti pėr ndėrtimin e xhamisė sė re tė Tiranės, dhe e ftojmė tė vendosim sė bashku gurthemelin kėtė Bajram”.

Z. Muēa pėrcolli gjithashtu njė falėnderim tė veēantė pėr artistin dhe kėngėtarin me famė botėrore z. Sami Yusuf, i ftuar nė kėtė eveniment si dhe pėr fondacionin “SEMA”, e Universitetin BEDĖR, pėr mbėshtetjen nė organizimin e programeve festive ndėr vite.

“Nė kėtė vit jubilar pėr tė gjithė shqiptarėt i lutem Allahut (xh.sh.) qė Shqipėrinė tonė ta shohim nė radhėn e kombeve qė i kanė dhėnė vlera botės sikurse Krenaria e Njerėzimit, Muhamed a.s.”, pėrmbylli fjalėn e tij lideri i myslimanėve shqiptarė.

Njė pėrshėndetje qė emocionoi tė pranishmit ishte ajo e Kryeministrit tė vendit, Prof. Dr. Sali Berisha. Duke shprehur konsideratėn mė tė lartė pėr figurėn profetike, z. Berisha e quajti Muhamedin (a.s.) Dritėn e Dijes. “Sot ne kremtojmė ditėn e lindjes sė profetit tė dritės, njė nga mėsimet e tė cilit ishte drita dhe arsimi, gėzuar kėtė ditė”, iu drejtua kreu i qeverisė tė gjithė besimtarėve myslimanė shqiptarė.



“Tė nderuar tė pranishėm, ėshtė njė nder i veēantė qė sot sė bashku, tė kremtojmė, tė nderojmė ditėlindjen e Profetit tė tė gjithė profetėve. Tė kujtojmė lindjen e atij qė ndriēoi mendjen e njeriut dhe tė mbarė njerėzimit, qė shenjtėroi dijen, shkollėn e mėsimin. Sot ėshtė festė e madhe pėr ata qė i besojnė Zotit, dijes dhe qė duan tė ndėrtojnė tė ardhmen bazuar nė vlerat e dijes dhe respektit e bindjes ndaj Zotit. Falėnderoj Zotin qė na bėri fatlumė tė jemi dėshmitarė tė 100 vjetorit tė pavarėsisė.”, theksoi kryeministri.

Mė tej z. Berisha falėnderoi Komunitetin Mysliman pėr rolin e dhe kontributin e tij nė dobi tė shtetit shqiptar. “Gjėja e parė qė tė shkon nė mendje ėshtė respekti dhe nderimi pėr KMSH dhe komunitetet fetare pėr kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm nė rrugėn e pavarėsisė dhe progresit tė atdheut dhe kombit tone tė shtrenjtė. Pėr 20 vjet drejtuesit e KMSH kanė bėrė realitet mrekullinė e tė gjitha mrekullive, rilindjen shpirtėrore tė shoqėrisė. Sot, nė kėtė vit jubilar dua tė shpreh nderimin tim mė tė madh pėr H. Hafiz Sabrin Koēin, pėr kontributin e tij nė mbrojtje tė fesė dhe tė infrasktururės shpirtėrore. Ju garantoj se nė misionin tuaj fisnik ia keni dalė tė ngrini infrastrukturėn e besimit, me institucionet tuaja arsimore e fetare. Jam i bindur se medresetė dhe Universiteti BEDĖR, do tė bėjnė tė mundur qė Islami tė flasė shqip. Shumė shpejt, tė gjithė sė bashku me durim e pėrkushtim, do tė inaugurojmė xhaminė e re tė Tiranės. Liria e tė gjitha lirive ėshtė liria e besimit. Burim mė tė pashtershėm e mė tė pėrsosur se liria e besimit nuk ka e nuk do tė ketė. Toleranca dhe respekti qė ju tregoni ndaj njėri-tjetrit, ėshtė burim i pashtershėm frymėzimi pėr njerėzit e lirė.”, nėnvizoi kryeministri Berisha.

Pas pėrshėndetjes sė kėtij organizimi tė shkėlqyer tė KMSH-sė, siē e cilėsoi ai, z. Berisha u ndal nė tolerancėn dhe mirėkuptimin fetar nė Shqipėri, qė sipas tij i ka rrėnjėt tek besimi nė Zot. “Ky ėshtė njė nga mesazhet mė tė mėdha njerėzore dhe hyjnore qė kombi shqiptar, i pėrcjell mbarė njerėzimit. Nė Shqipėri, myslimanė, katolikė dhe ortodoksė, janė tė gjithė tolerantė. Asnjė komb nuk e ka mė tė pėrsosur se nė lirinė e besimit sepse ajo ėshtė aftėsia e njeriut pėr tė disiplinuar veten. Dhe liria e besimit e shqiptarėve ėshtė liria e respektit tė palėkundur”,tha kreu i ekzekutivit shqiptar.

Pas pėrshėndetjes sė tij, artistja e turke Gylsheher Kahraman, i dhuroi z. Berisha me rastin e jubileut tė 100 vjetorit tė themelimit tė Shqipėrisė, njė punim artistik tė flamurit tonė kombėtar. Duke falėnderuar artistet kryeministri u shpreh “zonja mė dhuroi flamurin, ne kombit mik turk i kemi dhuruar himnin”.

Gjithashtu njė fjalė pėrshėndetėse mbajti edhe kreu i bektashive Haxhi Dede Edmond Brahimaj i cili pėrgėzoi Komunitetin Mysliman pėr organizimin e pėrkryer tė kėtij programi. “Ėshtė njė kėnaqėsi dhe emocion i veēantė pėr mua tė marr pjesė nė njė ngjarje ku nderohet e lartėsohet Drita e Gjithėsisė, Profeti Muhamed a.s. Kjo ditė ėshtė tregues i dashurisė dhe respektit qė ne tė gjithė manifestojmė ndaj njeriut dhe profetit tė mirė, i cili bashkoi shpirtin me arsyen dhe udhėzoi njerėzimin pėr nga e mbara dhe e drejta.”, tha kryegjyshi botėror i Bektashinjve.



Njė ngjarje e shėnuar pėrkujtohet me njė program tė qėlluar

”Ishte ai i cili i zbriti dritėn njerėzimit”, ishin kėto fjalėt e para tė prezantuesve tė veprimtarisė, Freskida Miloti dhe Alban Tartari, pas leximit me mjeshtėri tė njė pjese kuranore tė mėsuesit tė Medresesė sė Tiranės Laurent Luli.

Shfaqja ngriti peshė zemrat e njerėzve me ilahitė dhe pjesėt e zgjedhura poetike tė sjella nga aktorėt: Mirush Kabashi, Fatos Sela, Gėzim Rudi dhe emra tė tjerė njohur, qė sollėn dimensione tė njė pėrjetimi tė jashtėzakonshėm.

Salla u elektrizua kur nė skenė u shfaq kėngėtari i njohur pėr talentin dhe zėrin e tij tė mrekullueshėm, Sami Yusuf. Sapo filloi tė shqiptojė fjalėt e para tė ilahitė sė tij i gjithė publiku shpėrtheu nė duartrokitje tė zjarrta e tė merituara. Gjatė interpretimit tė ilahive kėngėtari Yusuf u shoqėrua edhe nga Gylsheher Kahraman, artiste nga Turqia, me punime nė artin dekorativ Ebru dhe Blerina Suliē, artistja myslimane nga Bosnja qė i dha formė objekteve pėrmes rėrės.

Sami Yusuf i pyetur nga prezantuesit lidhur me pėrshtypjet e tij pėr Shqipėrinė u shpreh “Jam shumė i lumtur dhe i nderuar qė ndodhem sot kėtu me ju. Kur Zoti tė jep njė bekim, asnjė izėm nuk mund ta bllokojė rrugėn e Tij. Shqiptarėt pėr mendimin tim e kanė spiritualitetin nė gjak, nė molekula, nė ADN-nė e tyre. Juve jeni njė shembull i mirė mes myslimanėve, ortodoksėve, katolikėve. Meqė mė jepet rasti, dua tė falėnderoj Komunitetin Mysliman pėr ftesėn, fondacionin kulturor dhe arsimor “SEMA”, pėr punėn e tyre tė nė edukimin e tė rinjve dhe pėrshėndes tė gjithė myslimanėt shqiptarė pa pėrjashtuar asnjėrin prej tyre.” Mė tej artisti britanik u shpreh se ėshtė i mrekulluar dhe tepėr i emocionuar dashuria dhe respekt qė publiku tregoi pėr tė. I pyetur se a do vijė sėrish nė Shqipėri, Yusuf u pėrgjigj: Po, me shumė kėnaqėsi. Mė pas z. Asim Budak, kryetar i bordit drejtues tė fondacionit kulturor e arsimor “SEMA”, i dhuroi kėngėtarit njė punim artistik tė kullės sė sahatit tė Tiranės, me qėllim qė t’i mbetet njė kujtim i bukur nga Shqipėria.



Ishte pikėrisht kjo atmosferė qė mbretėronte nė kėtė ditė tė gėzueshme festive nė Pallatin e Kongreseve. Ishte njė organizim i pėrkryer qė u shpėrblye me njė pjesėmarrje tė madhe e tė gjerė. Tė pranishmit ndiqnin, duartrokisnin, recitonin e kėndonin bashkė me njerėzit e skenės.

Programi qė rizgjoi dashurinė pėr mė tė dashurin e Zotit

Pėrkujtimi i kėsaj date dhe pėrjetimi i ēdo fraze tė interpretuar nė kėtė eveniment, janė tregues pėr njė besim e dashuri tė patundur ndaj Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij. Respekti e nderimi i manifestuar nė kėtė program, shpalosin qartė dashurinė pėr Mėshirėn e Dhuruar, njė ndjenjė e pastėr e ngulitur thellė nė zemrat e nė shpirtrat e myslimanėve shqiptarė. Me pjesėmarrjen e tyre nė kėtė veprimtari festive, ata treguan se janė tė lidhur Zotit, tė kapur fort me mėsimet e fesė Islame dhe me Kuranin e me porositė e Muhamedit (a.s.).

Programi me regji tė regjisorit Agron Hoxha krijoi ēaste emocionuese dhe pėrcolli tek publiku shqiptar mesazhet e besimit islam dhe madhėshtinė e jetės dhe veprės sė Profetit Muhamed (a.s), si shėmbėlltyrė e lartė e krijimit tė Zotit nė tokė.

14 shekuj mė herėt, nė Mekė, lindi njeriu profet, Muhamedi (a.s.), simbol i moralit dhe virtytit, i cili me mėsimet dritėdhėnėse kultivoi dashuri e frymė paqėsore ndėr njerėz, siguroi lartėsimin shpirtėror tė tyre me normat mė tė mira morale e shpirtėrore.


----------------------------------------
Just mine <3 Honey <3<3<3


Please dont leave me <3
PM
Top
gardist
Postuar nė: 07.04.2012, 19:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1250
Antari Nr: 9602
Bashkangjitur: 17.09.2007



Mund t`a paramendoni Mero Bazen, Redaksine e MAPO_s, Kastriotin dhe debila te ngjajshem te kesaj klike, se me cfare temash dhe debatesh do dalin me vone per kete manifestim ne te cilin mori pjese edhe SALA.
Pra ne diten ringjalljes se krishtit, SALA feston ditelindjen e profetit Muhame a.s.
Ishte rastesi kjo?
C`deshi te percjelle Sala me kete?
Kend e perkrah e kend...?

smil4a8acf219332d.gif smil4a8acf219332d.gif smil4a8acf219332d.gif


----------------------------------------
JEZUSI KA THENE: MOS MENDONI SE ERDHA TA BIE PAQEN MBI TOKE. NUK ERDHA TA BIE PAQEN,POR SHPATEN...(Mateu 10/34-36)
PMEmail Poster
Top
want3d
Postuar nė: 07.04.2012, 19:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4854
Antari Nr: 9176
Bashkangjitur: 28.08.2007



Muhamedi alejhi selam eshte i Lavderuar dhe do te jete gjithmone i tille. O e levderoi Edi Rama o Salia, kjo nuk ia ul vleren dhe lavderatat Atij salallahu alejhi ue sel-lem
smil3dbd4e398ff7b.gif


----------------------------------------
Nese mendon se arsimimi kualitativ kushton shtrejt, atehere provoje injorancen

LEXIMI demton rende INJORANCEN!
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top
Hornets
Postuar nė: 07.04.2012, 20:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 11129
Antari Nr: 21937
Bashkangjitur: 29.03.2009



 Citim (gardist @ 07.04.2012, 20:15)
Mund t`a paramendoni Mero Bazen, Redaksine e MAPO_s, Kastriotin dhe debila te ngjajshem te kesaj klike, se me cfare temash dhe debatesh do dalin me vone per kete manifestim ne te cilin mori pjese edhe SALA.
Pra ne diten ringjalljes se krishtit, SALA feston ditelindjen e profetit Muhame a.s.
Ishte rastesi kjo?
C`deshi te percjelle Sala me kete?
Kend e perkrah e kend...?

smil4a8acf219332d.gif smil4a8acf219332d.gif smil4a8acf219332d.gif

Nuk e di per me heret por spaku edhe me 2010 e 2011 Sala mori pjese ne kete manifestim tradicional. Sinqerisht sbesoj qe ka diqka tjeter ketu sic ke permendur.


----------------------------------------
Just mine <3 Honey <3<3<3


Please dont leave me <3
PM
Top
Princo
Postuar nė: 07.04.2012, 21:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



 Citim (want3d @ 07.04.2012, 20:48)
Muhamedi alejhi selam eshte i Lavderuar dhe do te jete gjithmone i tille. O e levderoi Edi Rama o Salia, kjo nuk ia ul vleren dhe lavderatat Atij salallahu alejhi ue sel-lem
smil3dbd4e398ff7b.gif

Muhamedin a,s e ka lavdruar All-llahu xh.sh. eshte lavdruar nga engjujt. ... e shum njerez te devotshem dhe te pastert moralisht...

ndersa Sala me keto fjal eka nderuar veten vetem qe mi eshte dhan rasti te lavdroj Njeriun me ta lavdruar ne siperfaqen e Tokes..


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
nightelf
Postuar nė: 07.04.2012, 21:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6162
Antari Nr: 14553
Bashkangjitur: 24.03.2008



 Citim (Princo @ 07.04.2012, 22:03)
Muhamedin a,s e ka lavdruar All-llahu xh.sh. eshte lavdruar nga engjujt. ... e shum njerez te devotshem dhe te pastert moralisht...

Innellahe ve melaiketehu jusallune alen nebiji ja ejuhelledhine amenu sallu alejhi ve sellimu teslima. ALLAHUMMA SALLI 'ALA MUHAMMADIW WA 'ALA AALI MUHAMMADIN KAMAA SALLAITA 'ALA IBRAHIMA WA 'ALA AALI IBRAHIMA INNAKA HAMEEDUM MAJEED. ALLAHUMMA BAARIK 'ALA MUHAMMADIW WA 'ALA AALI MUHAMMADIN KAMAA BAARAKTA 'ALA IBRAHIMA WA 'ALA AALI IBRAHIMA INNAKA HAMEEDUM MAJEED.


----------------------------------------
«Närrisch, daß jeder in seinem Falle Seine besondere Meinung preist! Wenn Islam Gott ergeben heißt, In Islam leben und sterben wir alle.» (WA I, 6, 128) Johann Wolfgang von Goethe
----------------------------------
北方有佳人,绝世而独立。一顾倾人城,再顾倾人国。宁不知倾城与倾国。佳人难再得。
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 07.04.2012, 21:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



Ka thene Sali Koburja, ashtu duhet te jete smil3dbd4d4e4c4f2.gif .
PM
Top
MeeLot
Postuar nė: 08.04.2012, 14:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2512
Antari Nr: 23366
Bashkangjitur: 09.09.2009



 Citim (Avalon @ 07.04.2012, 22:59)
Ka thene Sali Koburja, ashtu duhet te jete  smil3dbd4d4e4c4f2.gif .

ja paska vnu kapakun ky se dyshojsha nket sen tash masi paska thon ky ska qa thot njeri:p

Ky postim ėshtė ndryshuar nga MeeLot nė 08.04.2012, 14:41


----------------------------------------
ur not an intellectual,ur not an artist,ur not a critic,ur not a poet..u just have internet access

po thojn q'i


ka mu bo mir.
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 08.04.2012, 14:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (MeeLot @ 08.04.2012, 15:40)
ja paska vnu kapakun ky se dyshojsha nket sen tash masi paska thon ky ska qa thot njeri:p

Tash m'shlirove, se a beson ta bajsha dert smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif

Ja ke nje pije borgj Sales smil3dbd4d4e4c4f2.gif
PM
Top
MeeLot
Postuar nė: 08.04.2012, 14:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2512
Antari Nr: 23366
Bashkangjitur: 09.09.2009



 Citim (Avalon @ 08.04.2012, 15:48)
Tash m'shlirove, se a beson ta bajsha dert smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif

Ja ke nje pije borgj Sales smil3dbd4d4e4c4f2.gif

si ka kushtu kurgjo me lavdu njerin ma te lavdum en siperfaqen e tokes un sdi pse po habiten kta vllaznia:p


----------------------------------------
ur not an intellectual,ur not an artist,ur not a critic,ur not a poet..u just have internet access

po thojn q'i


ka mu bo mir.
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 08.04.2012, 14:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (MeeLot @ 08.04.2012, 15:52)
si ka kushtu kurgjo me lavdu njerin ma te lavdum en siperfaqen e tokes un sdi pse po habiten kta vllaznia:p

Jetojme ne kohen e zbulimeve te medha, bile po zbulojme aq shume koheve te fundit, saqe po i zbulojme gjerat per here te dyte (se a di, po iu bie pluhuri e qeshtu) smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio