Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Studentėt e Tiranės, “pėr vazhdimėsinė e terrorit
Hornets
Postuar nė: 09.04.2012, 17:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 11129
Antari Nr: 21937
Bashkangjitur: 29.03.2009



Tiranė, 9 prill – Pėr vrasjen nė veri tė Mitrovicės sot kanė reaguar edhe studentėt e Universiteteve tė Tiranės. Nė reagimin e tyre thuhet: Studentёt e Universiteteve tё Tiranёs janё tё shqetёsuar pёr vazhdimёsinё e terrorit serb kundёr shqiptarёve nё veri tё vendit. Shqetёsimi ynё rritet edhe mё shumё nga prapavija e kёtij terrori tё mbёshtetur nga Beogradi dhe tё lehtёsuar nga heshtja e Tiranės zyrtare dhe qėndrimi antikombėtar i qeverisė nė Prishtinė: shkёputja e veriut pёr kah Serbia.

Nё tё tillё gjendje kur Prishtina zyrtare po pёrpiqet ta relativizojё vrasjen e Selver Haradinajt tek “Tre Rrokaqiejt” thuajse nё njё aksidencё banale duke e zhveshur politikisht dhe denigruar edhe mё dinjitetin e tё vrarit-hero tё qёndresёs sё shqiptarёve nё trojet tona kombёtare;

Kur strukturat paralele serbe kanё pёrzёnё Policinё e Kosovёs nga veriu e kur Serbia ёshtё duke penguar funksionimin e pikave doganore nё Merdare;

Kur Tirana zyrtare nuk e ka gjykuar ende tё shprehet pёr situatёn, por qё me siguri do tё vazhdojё me shterpёsinё dhe boshёsinё e deklaratave tё saj ndёrkombёtare pёr kombin shqiptar, duke shkelur kёshtu sistematikisht Kushtetutёn e Republikёs sё Shqipёrisё;

Kur media shqiptare e Prishtinёs dhe veēanёrisht ajo e Tiranёs vazhdon ta mbajё nё heshtje dhe larg vёmendjes sё shqiptarёve gjendjen e vёshtirё 13 vjeēare nё veri;

Kur tё gjitha palёt partiake, ndёrkombёtare dhe tё shoqёrisё civile kanё rёnё dakord qё tё lejojnё konēesionin e rradhёs: negocimin me Serbinё pёr veriun deri nё status tё privilegjuar pёr tё;

Pra, kur gjendja jonё ёshtё duke u pёrkeqёsuar dita ditёs, falё edhe indiferencёs sonё pёr tё pёrbashktёn, pritja pёr akte tё moralshme nga ana e Prishtinёs dhe Tiranёs ёshtё njё shpresё e kotё. Diēka duhet ta kemi mёsuar sё paku nga 25 korriku 2011.

Studentёt e Tiranёs shprehen kundёr prapavijёs dhe konsensusit qeveritar pёr negociimin e veriut. Ne shprehemi pёr organizim gjithёpopullor tё shqiptarёve, sado e vёshtirёsuar kjo nga pushteti. Vetёm vullneti ynё pёr organizim dhe qёndrimi ynё i palёkundur mund tё shkaktojё ndёrmarrjen e akteve tё moralshme tё qeveritarёve tanё: ndaljen e menjёhershme tё negociatave me Serbinё dhe moszhvillimin e atyre speciale pёr veriun; anullimin e tё gjitha konkluzave tё deritashme; vendosjen e reciprocitetit politik e ekonomik me Serbinё; bёrjen e Kosovёs sovrane dhe rrjedhimisht shtet; heqjen e kufirit me RSh-nё, bashkimin kombёtar.

Pa kёtё vullnet gjendja e sotme e shqiptarёve kёtu e 13 vjet, por gjith-herё mё e pёrkeqёsuar, do tё jetё gjendja jonё e pёrheshme.



Studim Kritikё Veprim

Studentёt e Universiteteve tё Tiranёs


----------------------------------------
Just mine <3 Honey <3<3<3


Please dont leave me <3
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio