Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (3) 1 2 [3]   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Familjet mė tė mėdha mafioze nė botė!
Dredheza
Postuar nė: 13.05.2012, 20:35
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



Historia dhe krijimi mafias shqiptare

Si u krijua ajo qė nė kohėt mesjetare me bazė kanunin e deri nė ditėt e sotme. Pse mediat e huaja e cilėsojnė rrjetin i shqiptarėve etnikė nė SHBA mė i rrezikshėm Cosa Nostra. Si ėshtė lidhur mafia italiane dhe ajo botėrore me krimin e organizuar shqiptar. Gjithashtu do tė lexoni pėr mafian shqiptare dhe trafikun e armėve nga Shqipėria. Ēfarė thonė raportet italiane, franceze e amerikane pėr mafian shqiptare. Nė kėtė suplement do tė lexoni edhe intervistėn e gazetarit Roberto Saviano dhėnė para disa kohėsh pėr Rudina Xhungėn nė emisionin “Shqip”, ku ai tregon me detaje se si ėshtė organizuar mafia shqiptare nė Itali, dhe pse e cilėson atė si mė mizoren nė botė.

Mediat e huaja: Rrjeti i shqiptarėve etnikė nė SHBA mė i rrezikshėm Cosa Nostra

Historia dhe krijimi i krimit tė organizuar shqiptar

Mafia shqiptare ose Krimi i Organizuar Shqiptar janė terma qė pėrdoren pėrgjithėsisht pėr organizatat e ndryshme kriminale me bazė nė Shqipėri apo tė pėrbėra prej shqiptarėve etnikė. Kėto organizata janė aktive nė SHBA dhe nė vendet e Bashkimit Evropian, duke marrė pjesė nė sipėrmarrje tė ndryshme kriminale, pėrfshi kėtu trafikun e drogės dhe armėve. Edhe pse termi “mafie” pėrdoret shpesh si pėrshkrim ai nuk nėnkupton se gjithė aktivitetet kriminale shqiptare koordinohen apo rregullohen nga njė organizėm drejtues i pozicionuar nė Shqipėri, Kosovė, Republikėn e Maqedonisė apo vend tjetėr.

Historia

Krimi i organizuar shqiptar i ka rrėnjėt nė klanet fisnore tė quajtura fise. Qė nga shekulli i 15-tė, nė kohėn e Lekė Dukagjinit klanet vepronin nė bazė tė njė seti ligjesh tė njohura si Kanun. Ai vlerėsonte shumė besnikėrinė e njė klani apo siē quhej ndryshe besa. Ēdo klan kontrollonte njė hapėsirė tė caktuar dhe me raste kjo shkaktonte dhunė dhe raste gjakmarrjeje. Kėto principe tė kanunit i dhanė hov lindjes sė krimit tė organizuar shqiptar sot, duke e bėrė tė vėshtirė qė bandat shqiptare tė infiltrohen nga organet e drejtėsisė. Nė Shqipėri ka ekzistuar gjithmonė tregu i zi, edhe nė kohėn e komunizmit. Pas rėnies sė komunizmit nė fundin e viteve ’80 lidhjet e reja tė Shqipėrisė me pjesėn tjetėr tė botės ēuan nė zgjerimin e grupeve tė krimit tė organizuar nė njė nivel ndėrkombėtar. Lufta e Kosovės luajti njė rol kyē nė rritjen e mafies shqiptare nė Evropė. Tradicionalisht droga transportohej nė Evropėn perėndimore nga Turqia nėpėrmjet Serbisė, Kroacisė dhe Sllovenisė. Kjo rrugė u mbyll si rezultat i luftės dhe bandat shqiptare u gjendėn nė pozicion ideal pėr tė siguruar rrugė tė sigurta nė zonėn e luftės, fillimisht thjesht duke ndihmuar grupet e tjera kriminale, por eventualisht duke u fuqizuar mjaftueshėm sa pėr tė dalė nė vete. Njė bazė kyēe e operacioneve ishte Veliki Trnovac nė Serbinė jugore, e cila shumė shpejt mori nofkėn “Medellini i Ballkanit”. Kur lufta pėrfshiu Kosovėn, bandat etnike shqiptare u pėrfshinė nė listat e njerėzve qė kualifikoheshin pėr statusin e “refugjatit”. Duke qenė se shqiptarėt e Kosovės nuk dalloheshin nga tė tjerėt gangsterėt pėrfituan nga situata pėr t’u pozicionuar nė gjithė Evropėn, fillimisht duke shkuar drejt komuniteteve shqiptare nė Gjermani dhe Zvicėr dhe duke marrė pėrsipėr tregun e heroinės. Sipas policisė, kriminelėt shqiptaro-amerikanė janė tė pėrfshirė nė gjithēka, qė nga kontrabanda e armėve e deri tek falsifikimit. Por ėshtė trafiku i drogės ai qė i ka dhėnė famėn e keqe krimit tė organizuar shqiptar. Disa shqiptarė, sipas zyrtarėve tė Administratės sė Pėrforcimit tė Departamentit tė Drogės (DEA) janė tregtarėt kryesorė nė “lidhjen e Ballkanit”, rruga qė ndjek heroina nga Stambolli nė Beograd. Zyrtarėt e DEA-s vlerėsojnė se edhe pse mė pak e njohur se lidhjet siciliane dhe franceze, lidhja e Ballkanit rreth vitit 1985 mund tė qarkullonte nga 25-40 pėrqind tė heroinės qė furnizonte SHBA-nė.

Mit apo realitet?

Policia belge pohon se “pavarėsisht se krimi i organizuar shqiptar ėshtė reklamuar shumė nė dekadėn e fundit ka shumė pak kėrkime shkencore qė shpjegojnė nė mėnyrė sistematike dhe rigoroze fenomenin e kriminalitetit etnik shqiptar nė mėnyrė metodike. Gjithsesi, edhe ato studime mbėshteten nė raportimet sensacionale tė mediave. Kjo e ka errėsuar studimin e mėtejshėm shkencor dhe tė thellė. Prandaj, nė pėrgjithėsi studimet mbi kėtė fenomen janė me raste jo koherente dhe shpeshherė tė pabesueshme”. Nė raportin e fundit tė Kombeve tė Bashkuara thuhet se “Ballkani ėshtė mė i sigurt se Evropa perėndimore” dhe se “Aktualisht, niveli i krimit kundėr njerėzve dhe pronės ėshtė mė i ulėt se kudo nė Evropė”.

Aktiviteti nė Itali

Duke qėndruar larg prej jugut, ku mafia italiane ėshtė mė e fortė, shqiptarėt duket se ia kanė vėnė syrin zonave qendrore dhe veriore si Lombardia, Piemonte dhe Toskana. Bashkė me mafien ruse, gangsterėt nigerianė dhe triadat kineze ato po i japin formė tė re hartės kriminale italiane. Gjithsesi, nė vend qė tė zgjedhin luftėn pėr kontroll me organizatat kriminale italiane, mafiozėt shqiptarė kanė zgjedhur tė bashkėpunojnė pėr interesa tė pėrbashkėta. Njė prej prokurorėve kryesorė nė Italia, Cataldo Motta, i cili i ka identifikuar mafiozėt shqiptarė si mė tė rrezikshmit thotė se ata pėrbėjnė kėrcėnim pėr shoqėrinė perėndimore. “Krimi i organizuar shqiptar ėshtė bėrė pikė referimi pėr gjithė aktivitetin kriminal sot. Gjithēka kalon nga shqiptarėt. Rruga pėr drogėn, armėt dhe njerėzit, pra emigrantėt ilegalė tė drejtuar drejt Evropės ėshtė nė duart e shqiptarėve”, thotė Cataldo. “Kriminelėt shqiptarė ishin ndryshe qė nė fillim. Kur ata filluan tė shfaqen kėtu nė vitin 1993 ata ishin ndryshe nga emigrantėt e tjerė. Ata janė tė motivuar dhe shumė tė dhunshėm”, thotė Francesca Marcelli, njė hetuese e krimit tė organizuar nė qeverinė italiane.

Aktiviteti nė SHBA

Bandat shqiptare filluan tė jenė aktive nė SHBA rreth viteve ’80, mė sė shumti duke marrė pjesė nė krime tė nivelit tė ulėt si grabitjet. Mė vonė ato u anėtarėsuan nė familjet e krimit tė “Cosa Nostra” pėrpara se tė fuqizoheshin mjaftueshėm sa pėr tė vepruar me organizatat e tyre. Krimi i organizuar shqiptar ka krijuar njė problem tė ri dhe unik pėr autoritetet ligjore nė vend, duke rrezikuar tė zėvendėsojė familjet “Cosa Nostra-s” si boshti i krimit amerikan, shprehen zyrtarėt e FBI-sė.

Aktiviteti nė Britaninė e Madhe

Bandat mafioze shqiptare besohet se qėndrojnė pas trafikut tė seksit, kontrabandės sė emigrantėve, si dhe konkurrojnė me bandat turke pėr tregun e heroinės nė Britani. Oficerėt e skuadrave speciale vlerėsojnė se “shqiptarėt tani kontrollojnė mė shumė se 75 pėrqind tė shtėpive publike tė vendit dhe operacionet e tyre vetėm nė lagjen Soho kanė vlerėn e 15 stėrlinave nė vit”. Ato thuhet se janė tė pranishėm nė ēdo qytet tė madh tė Britanisė, si dhe nė ato tė voglat. Gangsterėt shqiptarė ishin tė pėrfshirė dhe nė grabitjen mė tė madhe nė historinė e krimit britanik, vjedhjen “Securitas” tė mė shumė se 53 milionė sterlinave.

Aktiviteti nė Belgjikė

Sipas departamentit tė policisė belge, i specializuar pėr krimin e organizuar shqiptar, klanet e mafies shqiptare dominojnė dhe drejtojnė nė tregtinė ilegale, duke pėrfshirė trafikun njerėzor dhe shitjen e kokainės dhe heroinės. Bandat shqiptare janė tė pėrhapura nė gjithė Evropėn, thotė policia, duke shtuar se brutaliteti shqiptar dhe rrjetet e prostitucionit i kanė bėrė ata famėkeqe dhe dominues nė trafikun njerėzor tė perėndimit. Belgjika njihet si njė prej vendeve kryesore pėr trafikun njerėzor, duke qenė porti i fundit para hyrjes nė Britaninė e Madhe dhe konsiderohet si “El Dorado i emigracionit ilegal”.

Aktiviteti nė Skandinavi

Klanet e mafies shqiptare nė Norvegji, Suedi dhe Danimarkė dyshohet se janė tė pėrfshira nė kontrabandėn e armėve, prostitucion, tregti heroine dhe grabitje me armė, siē ishte grabitja 10 milionė dollarėshe nė bankėn qendrore tė Norvegjisė, nė vitin 2004. “Mafia etnike shqiptare ėshtė shumė e fuqishme dhe ekstremisht e dhunshme”, thotė Kim Kliver, hetues pėr krimin e organizuar nė policinė daneze. “Nėse i krahason me mafien italiane, shqiptarėt janė mė tė fortė dhe nuk kanė frikė tė vriten”.

Marrė nga “Belgium Weekly” dhe “CNN.com


----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top
Dredheza
Postuar nė: 13.05.2012, 20:38
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



Roberto Saviano: Ju rrėfej mafian shqiptare

“Kamorra” e ka dėnuar me vdekje. Pasi botoi librin e tij “Gomorra”, Roberto Saviano ėshtė kthyer nė njė lloj heroi kombėtar tė Italisė, siē e cilėson Umberto Eko. Ai ka guxuar dhe ka ējerrė maskėn e njė pėrbindėshi, mafias italiane, mė tė rrezikshme tė momentit. Dhe, tashmė jeton nėn kėrcėnim. I fundit kėrcėnim pėr Savianon ishte ai i 14 tetorit tė kėtij vitit. Saviano jeton i shoqėruar nga policia, qysh nga 13 tetori 2006. Nėn mbikėqyrjen e policisė ishte dhe ditėn kur dha kėtė intervistė ekskluzive pėr gazetaren Rudina Xhunga dhe emisionin e saj “Shqip”, nė “Top Chanel”. Saviano, nė kėtė rrėfim del pėrtej “Kamorrės”. Ai flet pėr tentakulat e saj qė janė shtrirė nė Shqipėri qė nga koha e komunizmit e deri mė tani, me ėndrra tė mėdha pėr tė ardhmen dhe pretendime nė kėtė territor tė ri tė saj. Njė prej kėtyre pretendimeve ėshtė Kosova, ta kthejė atė nė Kolumbinė e re tė Europės. Kur Rudina Xhuna e pyeti pėr mafian shqiptare ai u pėrgjigj: Mafia shqiptare ekziston shumė fuqishėm, dhe pėr mendimin tim, ėshtė njė nga mafiet e panjohura mė mizore nė botė. Ėshtė mė pak e njohur, se bėn mė pak gjėra. Organet gjyqėsore, policia financiare, karabinierėt, antidroga, antimafia, kanė shumė dokumente pėr praninė e mafies shqiptare nė Itali. Duhet bėrė njė dallim i madh mes mafies shqiptare, kosovare, mafies shqiptare tė Shqipėrisė dhe mafies shqiptare tė Maqedonisė. Mė pas Xhunga i shtron njė sėrė pyetjesh mbi mafian shqiptare, pjesė tė intervistės qė do ta lexoni mė poshtė.



Tė flasim pak pėr Shqipėrinė. Keni shkruar aq shumė pėr Shqipėrinė, sa mbeta pa fjalė. Flisnit pėr mafien shqiptare. Sipas jush ėshtė kaq e fuqishme?

Ekziston shumė fuqishėm dhe pėr mendimin tim, ėshtė njė nga mafiet e panjohura mė mizore nė botė. Ėshtė mė pak e njohur se bėn mė pak gjėra. Organet gjyqėsore, policia financiare, karabinierėt, antidroga, antimafia kanė shumė dokumente pėr praninė e mafies shqiptare nė Itali. Duhet bėrė njė dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare tė Shqipėrisė dhe mafies shqiptare tė Maqedonisė.

Nuk bashkėpunojnė?

Bashkėpunojnė, por s’ėshtė e njėjta gjė. Dhe kanė lidhje shumė tė forta me organizata kriminale shqiptare nė Nju Jork. Mafia shqiptare qė njoh mė mirė ėshtė ajo qė kishte lidhje nė territorin tim. Klani i Kazalezėve, njė klan shumė i fuqishėm, ka qenė klani i parė i njė organizate mafioze italiane qė i ka hapur dyert njė tė huaji. Tė huajt e parė qė kanė hyrė nė organizatė, kanė qenė shqiptarėt, sepse kanė njė strukturė sociale dhe familjare shumė tė ngjashme me atė italiane. Zbatojnė, nė njė farė mėnyre, kanunin, qė jep shumė siguri, sepse rregullat janė tė qarta, tė shkruara. Tė gjithė mund t’i mėsojnė dhe t’i respektojnė. Respektohen shumė “kapot e maleve” qė zbatojnė me pėrpikmri kanunin. Mbi tė gjitha, janė organizata qė kanė ardhur nė vitet ’90. Ka qenė njė bos shqiptar qė i dhanė njė zonė tė tėrė, quhej ….

Ēfarė ėshtė ky?

Njė bos, tė cilit Kazalezėt i dhanė njė territor tė tėrė. S’kishte ndodhur kurrė nė historinė e kriminalitetit italian qė njė i huaj tė drejtonte aktivitetin kriminal tė njė territori.

Ēfarė ishte ky njeri? Me ēfarė merrej?

Me gjithēka. Zhvatje, drogė, por mbi tė gjitha me ēimento dhe firmat e ndėrtimit. Mafia shqiptare nė kėtė territor jo vetėm ėshtė shumė e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe tė vdekur. Dy shqiptarė tė implikuar u vranė, sepse s’kishin paguar atė qė duhej tė paguanin, pėr pėrqindjen e trafikut tė drogės qė drejtonin.

Kėtė mendoj gjithmonė kur dėgjoj pėr shqiptarėt qė vriten. Shqiptarėt kėtu janė shpėrndarės droge, qė marrin shumė pak para, hiēgjė. S’ėshtė kėshtu?

Mendoj se ka qenė kėshtu, por sot, mafia shqiptare, dhe shpėrndarėsit shqiptarė tė drogės, kanė bėrė karrierė. Sot, djemtė qė shpėrndajnė drogė nė rrugė, janė mė shumė afrikanė, nigerianė, rumunė. Tė gjitha ato organizata qė janė tė dobėta. Mafia shqiptare ka familje tė fuqishme qė lejojnė keqbėrėsit italianė dhe shqiptarė tė jetojnė tė qetė nė Shqipėri. Shqiptarėt qė kryejnė krime nė Itali dhe jetojnė qetėsisht nė Shqipėri, nė Itali janė kriminelė, sepse familjet arrijnė tė korruptojnė gjykatėsit shqiptarė, tė paktėn njė pjesė tė tyre. Mafiozėt shqiptarė dhe kamorristėt janė e njėjta gjė. Bėjnė dhe martesa mes tyre.

Martohen me njėri-tjetrin?

Njė bos i mafies nė Domiciana, nė zonėn bregdetare, u martua me njė shqiptare. Shqiptare nga fshati. Ėshtė diēka shumė e papritur, sepse bosėt e mafies femrat nga lindja i mbajnė si dashnore, por nuk martohen kurrė me to, sepse martesa ėshtė gjithmonė njė marrėveshje ekonomike. Sot kjo gjė po ndryshon. Kjo ka qenė e kaluara. Nė tė shkuarėn, femrat nga lindja, polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, qė toleroheshin dhe nga gratė. Nėse njė bos kishte njė dashnore italiane, pėrbėnte problem. Kurse njė dashnore nga lindja tolerohej.

Si ka mundėsi qė dini kaq shumė gjėra pėr mafien shqiptare?

I kam parė gjithmonė. Bullgarėt, pėr shembull, i kam parė mė pak, qė janė njė mafie mė e pranishme nė Itali.

Ēfarė bėn mafia shqiptare?

Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion dhe pastaj eci pėrpara. Nga trafiku i drogės, tani ka kaluar te ēimento. Kėshtu dhe ata u futėn nė biznesin e madh.

]Kur ka filluar kjo lidhje?

Qė nė fund tė viteve ’80. Nė fund tė viteve ’80 ėshtė parė prania e shqiptarėve nė Itali, por ka nisur qė nė vitet ‘70 me kontrabandėn. Shqipėria dhe Mali i Zi janė vende nė dorė tė organizatave kriminale.

Edhe nė atė kohė ka pasur mafie?

Po. Sigurisht. Si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Republikėn e ish-Jugosllavisė kanė qenė personazhe tė blerė nga organizatat kriminale.

Kush?

Drejtues komunistė qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parė qė investoi nė Rumaninė e pas Ēausheskut, quhej Albanova Eserel. Albanova ėshtė emri i vjetėr i Kazal Del Prinēipe, kryeqytetit tė Kamorrės. Kjo firmė kishte marrėveshje tė bėra para rrėzimit tė murit, me tė gjithė drejtuesit komunistė, qė s’merrnin mė paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit tė Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, pėr kontrabandė cigaresh. Kur u rrėzua komunizmi, tė parėt qė shkelėn nė kėto vende ishin organizatat kriminale, qė mė pas ndihmuan dhe sipėrmarrėsit e ndershėm tė huaj tė shkonin aty. Nėse njė napolitan ose milanez shkon nė Shqipėri tė investojė, ka njė mijė probleme me burokracinė. Nėse shkon nėpėrmjet organizatės kriminale italiane, gjithēka ėshtė e zgjidhur. Ata dinė me kė tė flasin pėr tė marrė autorizime, rroga tė qeta. Kjo ėshtė magjia e organizatave kriminale, qė funksionojnė si motor ekonomik.

Kuptoj ēfarė bėjnė shqiptarėt nė Itali. Po mafiozėt e Kamorrės, ēfarė bėjnė nė Shqipėri?

Investojnė nė ēfarėdolloj ndėrmarrjeje

Keni dokumente pėr tė shkruar njė libėr tė ri pėr mafien shqiptare?

E shoh me kureshtje tė madhe mafien shqiptare sepse ka njė ėndėrr tė madhe tek mafiozėt e mėdhenj shqiptarė. Ta bėjnė Kosovėn Kolumbinė e re tė Evropės. Tė mbjellin kokainė transgjenike, qė tė rritet nė temperatura tė ndryshme nga ato tė Amerikės sė Jugut. Tė mbjellin kokainėn transgjenike nė Kosovė dhe tė lejojnė mafien shqiptare tė ketė monopolin e kokainės. Sot nuk mund tė bėhet, sepse kokaina transgjenike, qė tashmė ekziston nė Kosovė, ėshtė shumė e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Ėshtė mė e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njėzet vjetėsh, Kosova do tė jetė padyshim Kolumbia e re.

Do tė jetė vėrtetė?

Tė gjithė vėzhguesit ndėrkombėtarė mendojnė se do tė ndodhė kėshtu.

Po politikanėt ēfarė bėjnė ndėrkohė? A kanė nevojė politikanėt pėr mafian? Apo ėshtė mafia ajo qė ka nevojė pėr politikėn?

Unė mendoj se ėshtė politika ajo qė ka nevojė pėr mafien. Nė tė shkuarėn nuk ka qenė kėshtu, kurse sot ėshtė. Pse? Sepse organizatat mafioze janė sipėrmarrje. Ėshtė njėsoj sikur njė vend tė hiqte dorė nga BMV-ja, Microsofti. Faturimi nė Itali i tre mafieve, sipas prokurorisė kombėtare antimafia, ėshtė 100 miliardė euro nė vit. Sipėrmarrja mė e madhe italiane. Si mund tė heqėsh dorė nga njė shifėr e tillė?

Ata janė tė armatosur. Ti ke vetėm fjalėt. Por ata kanė frikė nga ti. Mund tė kihet frikė nga fjalėt?

Vetėm nėse dėgjohen. Unė ekzistoj pėr sa kohė mė dėgjojnė. Kur tė reshtin sė mė dėgjuari, nuk do tė ekzistoj mė.


----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top
Dredheza
Postuar nė: 13.05.2012, 20:38
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



Si ėshtė lidhur mafia italiane dhe ajo botėrore me krimin e organizuar shqiptar

Mafia dhe trafiku i armėve nga Shqipėria, ēfarė thonė raportet italiane, franceze e amerikane

Emri i Shqipėrisė nė trafiqet e armėve pėrmendet nė raportet e shėrbimeve sekrete tė Amerikės, Francės e Italisė. Nuk bėhet fjalė pėr trafiqe legale qė janė normale pėr tė gjithė botėn dhe drejtohen nga struktura tė shtetit, por pėr trafiqe qė drejtohen nga organizatat kriminale. Gjithēka nis me luftėn nė Kosovė nė vitin 1999, ku sipas raporteve tė huaja vendi ynė transportonte municion luftarak pėr llogari tė UĒK-sė. Por pėrveē kėsaj njė hapėsirė e konsiderueshme nė kėto raporte i ėshtė dhėnė edhe vitit 1997, kur u vodhėn kazermat e ushtrisė, postat e policisė dhe depot e municionit.

Raporti francez

Raporti i hartuar nga specialistėt francezė tė krimit tė organizuar ėshtė bazuar nė informacionet e shėrbimeve sekrete, analizon pėrforcimin e krimit tė organizuar nė Shqipėri. “Ndonėse ky armatim nuk ra nė tėrėsi nė duart e klaneve kriminale shqiptare, njė pjesė e madhe e tij duket se ka qenė sistematikisht objektiv i tyre, pėr t’i shtėnė nė dorė. Ky trafik i ka shėrbyer, gjė qė nuk mohohet, armatimit tė guerilasve shqiptarė tė Kosovės dhe Maqedonisė. Por armatimi shqiptar ka qenė pėrherė objekti i njė tjetėr trafiku nė Evropėn perėndimore dhe nė Greqi”, thuhet nė raportin francez pėr Shqipėrinė. Sipas francezėve trafiku i dytė i armėve ėshtė padyshim mė i rėndėsishmi dhe vazhdon tė jetė. Italia zė vendin e parė, merr rregullisht qindra armė tė lehta dhe dhjetėra kilogramė eksploziv. Ėshtė vėrtetuar se klienti i parė i kėtyre armėve ėshtė “Sacra Corona Unita”. Klienti i dytė ėshtė padyshim banditizmi evropian. Mund tė kenė lidhje me organizatat e Lindjes sė Mesme ose Afrikės sė Veriut, por nuk ėshtė vėrtetuar.

Raporti i FBI-sė

Njė studim i Universitetit tė Wayne nė SHBA, i sponsorizuar nga Byroja Federale e Hetimeve dhe Qendra pėr Studimet e Sigurisė Evropiane “George Marshall”, flet pėr penetrimin e ish-agjentėve tė shėrbimit sekret shqiptar tė regjimit komunist nė kupolėn drejtuese tė mafias shqiptare. Gjithashtu raporti thekson se organizatat kriminale kanė vendosur korridore pėr trafikun e armėve, tė marra nga depot e ushtrisė shqiptare nė vitin 1997 nė SHBA, Lindjen e Mesme dhe Azinė Qendrore. Nė raportin e FBI-sė thuhet se Shqipėria pėrjetoi njė gjendje anarkie me pasoja prishje tė rendit publik, qė ndodhi nė vitin 1997. Gjatė trazirave arsenali i ushtrisė shqiptare u zbraz. Pėrveē miliona armė tė vogla dhe 2.500 kundėrajrorėve dhe mbi 200.000 armė luftarake AK-47 (model 56) u grabitėn. Fillimisht kėto armė u pėrdorėn nė Kosovė. Sė shpejti u krijua njė rrjet bandash, tė cilat zhvilluan korridorin pėr tregtimin e armėve me shtrirje nė Itali, Greqi, Evropė, Lindje e Mesme, SHBA dhe Turqi. Siē ėshtė tipike pėr tė gjitha llojet e organizatave kriminale tė angazhuara nė trafikun e paligjshėm, kėto banda filluan sė shpejti tė pėrdorin kontakte dhe tė zhvillojnė korridore nga Gjeorgjia dhe Armenia, rrugė, tė cilat tashmė ishin vendosur nga tregtia e drogės.

Raporti italian

Njė analizė e Fondacionit italian “Rosselli”, qė ėshtė kryer nėn mbikėqyrjen e plotė tė Komisionit Evropian bėrė publik muaj mė parė, ka arritur nė konkluzionin se Sigurimi i shtetit krijoi “mafien” shqiptare nė vitet ’60. Italianėt, duke iu referuar tė dhėnave tė sakta, vlerėsojnė se organizatat kriminale shqiptare kanė bashkėpunuar me mafien italiane qė nė fundin e viteve ’60. Mė e preferuara e tyre ka qenė rajoni i Pulias, ku falė afėrsisė ėshtė vendosur bashkėpunimi me mafien lokale Apulia, me tė cilėn shqiptarėt trafikonin cigare.





ARMET E TRAFIKUARA



AUTOMATIKET ““AK 47”, “AK 74”

Rezultojnė tė trafikuara tė paktėn 2 milionė armė luftarake tė tipit automatik “AK 47” dhe “AK 74” (kopje kineze).



GRANATA OFENSIVE, DIFENSIVE

Nga depot e ushtrisė nė Shqipėri janė vjedhur dhe mė pas dyshohet se janė trafikuar 3.5 milionė granata dore ofensive dhe difensive.



MINA ANTITANK

Tė vjedhura dhe tė trafikuara jashtė Shqipėrisė rezultojnė edhe njė milion mina antitank dhe qindra kilogramė eksploziv tė tė gjitha llojeve.



PREDHA MORTAJE

Organizatat kriminale shqiptare dyshohet tė kenė trafikuar 840 mijė predha mortaje tė tė gjitha kalibrave.



MUNICIONET

Bashkė me armėt janė trafikuar edhe rreth 1.5 miliarnė fishekė tė kalibrave tė ndryshėm.



RAKETAHEDHES “RPG”

Trafikut tė armėve nuk i kanė shpėtuar edhe qindra raketahedhėset mjaft tė fuqishme tė tipit “RPG”, por edhe tipe tė tjera.



MITRALOZE KUNDERAJRORE

Rezultojnė tė vjedhura dhe tė trafikuara qindra mitralozė 14.5 mm, si dhe dhjetėra topa e mitralozė kundėrajrorė.



RAKETA TOKE-TOKE

As municioni i rėndė nuk ka munguar nė trafiqet e armėve. Janė trafikuar dhjetėra raketa tokė-tokė dhe tokė-ajėr.







SHITESIT

AMERIKA

Eksportuesi mė i madh i armėve nė botė ėshtė Amerika. Ėshtė furnitorja mė e madhe e armėve nė tė gjithė botėn. Kryesisht trafiqet nga SHBA janė tė ligjshme.

RUSIA

Nėse Amerika merret kryesisht me trafik tė ligjshėm armėsh, kjo gjė nuk ndodh pėr Rusinė. Njė nga eksportueset mė tė mėdha, merret edhe me trafiqe ilegale.

GJERMANIA

Njė sasi mjaft e madhe municioni ndodhet nė Gjermani. Ajo renditet e treta nė radhėn e vendeve qė eksportojnė armė. Kryhen trafiqe tė ligjshme dhe tė paligjshme.

KINA

Vendi me popullsinė mė tė madhe nė botė, kryen edhe trafiqet mė tė mėdha. Kina ėshtė njė vend qė futet edhe te importuesit edhe tek eksportuesit e municioneve.



BLERESIT

AFGANISTANI

Padyshim qė vendet qė kanė mė shumė nevojė pėr armė janė ato qė ndodhen nė gjendje lufte. Njė nga kėto ėshtė edhe Afganistani, qė blen armė nė mėnyrė legale dhe ilegale.

IRAKU

Trafiqet mė tė mėdha sot nė botė kanė si epiqendėr Irakun, ėshtė vendi ku shiten armė mė shumė se nė asnjė vend tjetėr tė botės. Kryesisht nga trafiqe tė paligjshme.

IRANI

Njė vend qė nė fakt nuk ėshtė nė gjendje lufte, por qė e sheh mjaft tė nevojshėm posedimin e armėve. Nė kėtė formė Irani ėshtė shndėrruar nė njė nga blerėsit mė tė mėdhenj.

PAKISTANI

Importuesi mė i madh i armėve italianė ėshtė Pakistani. Pas tij vijnė edhe Peruja, dhe Greqia. Mė pas ėshtė Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India.



Si kryhet trafiku i armėve mes Rusisė dhe vendeve tė tjera

Shoqėritė mafioze ruso-aziatike mė dinamike vazhdojnė tė shtrijnė praninė e tyre edhe jashtė kufijve tė Federatės Ruse, madje edhe jashtė kufijve tė vetė CSI-sė, nė tregun e ligjshėm dhe tė zi tė rajoneve tė ndryshme tė botės, Evropė Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit ), Evropė Perėndimore, SHBA, Afrikė, Amerikė Qendrore dhe Jugore, lindje e Afėrt dhe e Largėt; kriminaliteti ruso-aziatik ėshtė tashmė nė gjendje tė konkurroje, ose tė bashkėpunojė nė barazi tė plotė me organizatat kriminale ndėrkombėtare mė tė fuqishme ( kolumbiane, kineze, italiane). Kjo mbi tė gjitha, pėr faktin se zotėron burime tė jashtėzakonshme financiare. Organizata “Mogilevic” ėshtė grupimi mė i fortė i mafies nė Hungari, Budapesti ėshtė baza operative e kėsaj organizate. Rrjeti i saj ėshtė i shtrirė nė Ukrainė, Republikėn Ēeke, Izrael, SHBA, Karaibe, etj. Kjo organizatė mafioze, e cila ka ndikim ruso-aziatik ka perfeksionuar metodat pėr riciklimin e kapitaleve tė paligjshme dhe ėshtė nė avangardė nė pėrdorimin e transportit tė naftės, metaleve joferrikė dhe materialeve strategjike. Fitimet mė tė mėdha tė kėsaj organizate vijnė nga trafiku i armėve.

1. Organizata “Solncevo”

2. Organizata “Mogilevic”

3. Organizata “Ivan`kov”

4. Organizata “XXI Secolo”

5. Organizata “Cernoj”

6. Organizata “Kremlevskaja”

7. Organizata “Mazutkino”

8. Organizata ēeēene

2

MILIONE

armė luftarake, kryesisht automatikė tė tipeve “AK 47” dhe “AK 74” (kopje kineze), rezultojnė tė vjedhura nė depot e armatimeve shqiptare dhe tė trafikuara

3.5

MILIONE

granata dore, ofensive dhe difensive, janė vjedhur nė depot e armėve nė Shqipėri dhe rezultojnė tė trafikuara nė vende tė ndryshme tė botės.

840

MIJE

predha mortaje tė tė gjitha kalibrave dyshohet se janė vjedhur dhe trafikuar nga organizatat kriminale tė Shqipėrisė, duke u shitur kryesisht nė Itali, pėr Sacra Corona Unita.

1.5

MILIARDE

fishekė tė kalibrave tė ndryshėm janė trafikuar nė vendet e Evropės Perėndimore, duke kaluar fillimisht nė Malin e Zi e mė pas edhe nė Itali e mė tej nga bandat shqiptare.

4

VENDE

renditen nė shitėsit mė tė mėdha tė armėve nė tė gjithė botėn. Vendin e parė e zė Amerika, e cila pasohet nga Rusia, Gjermania dhe Kina.

4

VENDE

renditen nė blerėsit mė tė mėdhenj tė armėve nė tė gjithė botėn. Kryesisht Kina, Pakistani, Greqia, por edhe vendet nė gjendje lufte si Afganistani dhe Iraku.

8

ORGANIZATA

mafioze ruso-aziatike sipas raporteve tė shėrbimeve sekrete, rezultojnė se kryejnė trafiqet mė tė mėdha tė armėve nė tė gjithė botėn.

3

RAPORTE tė huaja kanė bėrė njė analizė tė trafikut tė armėve nga Shqipėri nė drejtim tė vendeve tė tjera. Raporte tė tilla janė ai francez, italian dhe ai i FBI-sė.


----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top
PRADA_
Postuar nė: 13.05.2012, 21:18
Quote Post


NS-2511
*****

Posti: Antarė
Postime: 1652
Antari Nr: 23562
Bashkangjitur: 28.10.2009



I keni 6 pjes te filmit IL CAPO DEI CAPI ku tregon jeten e Toto Riina dhe si behet Bossi i Cosa Nostra-s, poashtu ka edhe dokumentar per Lucky Lucianon, nese ju duhen linqet e filmit dhe dokumentarit, do ua dergoj.

Prej Corleone edhe Don Vito ka qene, e keni filmit The Godfather


te gjith Mafijashat kan dasht qe te ken pushtet, si duket ja kan arit qellimit, Mafijashat me te medhej tash na udheheqin.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga PRADA_ nė 13.05.2012, 21:20


----------------------------------------
Mėsojeni diturinė por kurrė nuk do tė paguheni tek Zoti nėse nuk do tė punoni me tė. (Jakup Asipi)
PMUsers Website
Top
Dredheza
Postuar nė: 29.05.2012, 15:02
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



Italia 20 vjet pas vrasjes s


----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top
Dredheza
Postuar nė: 29.05.2012, 15:05
Quote Post


Įngel rebelde
*****

Posti: Admin
Postime: 15995
Antari Nr: 6
Bashkangjitur: 28.11.2004



Testamenti i Tot


----------------------------------------
Sic vis pacem, para bellum!

Beneficium accipere libertatem est vendere
PM
Top

Topic Options Faqe: (3) 1 2 [3]  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio