Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Pse Duhet Tė Jetojmė Me Islamin?
INDEXI
Postuar nė: 19.04.2008, 17:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Pse duhet tė jetojmė me Islamin?
Posted by Muhammed at 3:09 AM Apr
19,

http://drejtesia.blogspot.com/2008/04/pse-...me-islamin.html


Hamdi NUHIJU

Islami ėshtė jeta e besimtarit e cila jetė e ngjallė atė e bėnė imun ndaj tė gjitha proceseve shoqėrore dhe destruktive nė shoqėri. Kjo jetė e nxitė besimtarin drejtė veprave tė mira dhe e ruan prej veprave tė shėmtuara. Para sė gjithash na nevojitet njoftimi me Allahun si Krijuesin tonė dhe ne si robėr tė Tij. Njohja jonė me Krijuesin e botrave na jep hapin e parė drejtė realizimit tė fitores sonė nė kėtė jetė dhe arritjes sė kėnaqėsive dhe shpėrblimeve nė botėn tjetėr. Kjo njohje na mundėson qė tė gjindemi pėrballė njė vokabulari tė gjėrė problemesh dhe ne tė paraqitemi si shkaku i zgjidhjes dhe shėrimit tė sėmundjeve tė ndryshme nė mesin e njerėzve pa besim. Sepse Allahu na mundėson qė tė luajmė rrolin e mjekut nė rruzullin tokėsor , ky zaten edhe ėshtė misioni ynė i ekzistencės nė rruzullin tokėsor. Sikur tė mos ndikoheshim nga ky mision dhe sikur tė mos pėrfillnim atė sot bota do tė lėngonte nga sėmundja e mosnjohjes sė Krijuesit tė saj , sėmundje e rrezikshme e cila mjekohet vetėm me ndihmėn e Krijuesit tė botrave.
Historia njerėzore e njihte Allahun si Krijues , si Furnizues , si Ndėshkues , por prap nuk e besonte dhe krijonte ndėrmjetėsues me duart e veta pėr arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut xh.sh. Muhammedi a.s. dhe zinxhiri i gjėrė i Pejgamberėve tė Zotit thėrrisnin njerėzit dhe botrat nė nėnshtrim ndaj Allahut njė , ndėrsa ato nė formė nėncmuese iu kundėrvyheshin se ato njohin Allahun nuk ka se cfarė tu tregojė ai , duhet ti lėrė rehat , nuk duhet ti largojė nga ndėrmjetėsuesit tjerė qė ata i quanin Zotėra.
Thotė Allahu nė Kur’an :” Pasha tė radhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė. Dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė. Dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin. Eshtė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė. Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (tė yjeve). Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė Dunjasė) me bukurinė e yjeve. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur.”( Es Safat:1-7).
Nė kėto ajete tė madhėrishme ėshtė qartėsuar misioni i cdo besimtari nė rruzullin tokėsor , ai besimtar para gjithė botės duhet tė proklamojė dhe tė thėrras nė besimin se Allahu ėshtė njė nuk ka Zot tjetėr pos Tij. Kjo thirrje i drejtohet mendjes sė cilter dhe zemrės sė sinqert , i drejtohet qenieve tė gjalla , shpirtit dhe trupit tė njeriut , thirrje nė kohezion me tė gjitha kohėrat , thirrje e pashterrshme nė historinė e njerėzimit , thirrje qė ndryshon botėrat , gjendjet , konceptet , idetė , mendimet , fshehtėsitė.
Po tė drejtohet Krijuesi i botrave o njeri , si ke guxim qė tė mos i pėrgjigjesh thirrjes sė Tij? Po tė drejtohet Ai i cili ėshtė gjithmonė i Gjallė , ėshtė i Pėrhershėm , I Pambarim dhe i Pafillim dhe ti prap po i kthen shpinėn thirrjes sė Tij?
Esenca e dialogimit tė zemrave me thirrjen e monoteizmin qėndron mu nė thelbin e praktikimit tė kėsaj thirrjeje nė pėrditshmėrinė e njeriut. Njeriu si kozmosi i sendeve dhe i botės , si fshehės dhe mbyllės i dukurisė sė penetrimit nė shoqėri duhet ti pėrshtatet thirrjes , ta pėrvetėsojė atė dhe tė fillojė ta mjekojė pjesėn tjetėr tė shoqėrisė e cila lėngon nga errėsirat e mosnjohjes. Njohja e shkaqeve dhe pasojave qė cojnė deri te kjo mosnjohje intrigon qenien njerėzore karshi qenieve tjera tė gjalla. A na mundėsohet jetėsimi i Islamit vetėm me thirrjen pa iu bashkuar veprėn , praktikėn e brendshme tonėn dhe ndėrlidhjen e shpirtit tonė me pamjen e jashtme tė ciltėrsisė?
Qenia njerėzore ka nevojė pėr Allahun xh.sh. nė cdo sekond tė jetės sė tij. Ajo pra qenia njerėzore ndryshon prej qenieve tjera tė cilat Allahu xh.sh. i ka krijuar. Njeriu ėshtė urtėsia e krijimit dhe sfida e pėrballja me njė mori botėrash tjera. Engjujt janė tė krijuar pa unė , pa ego , ato ashtu jetojnė jetėn e tyre duke iu bindur urdhėrave tė Allahut xh.sh. prej fillimit tė jetės sė tyre e deri nė fundin e vet. Kafshėt dhe shpendėt janė krijuar tė tilla qė ti shėrbejnė rruzullit tokėsor , njerėzimit dhe vet sojit tė tyre. Ata nuk mirren nė pėrgjegjėsi para Allahut xh.sh. pėr veprat e tyre tė jetėsuara gjatė limitimit tė jetės sė tyre. Ndėrsa njeriu i krijuar me uninin e tij , egon , disa herė kalon nga nė njeri nė kafshė me veprat e hidhura dhe tė irrituara , ndėrsa disa herė kur gradohet besimi i tij nė faza kulminante arrinė edhe shkallėn e engjujve. Ėshtė me rėndėsi pėr njeriun se ka shembullin qė duhet ta ndjekė , ai mund tė mėsojė nga engjujtė dhe shtazėt , pėrderisa kėtyre tė fundit nuk iu mundėsohet njė gjė e kėtillė. Kjo ėshtė urtėsia e Krijuesit tė botėrave , urtėsi e vėnduar nė rruzullin tokėsor.
Imam Aliu r.a. thotė:” Lakmia e ē`nderon njeriun.” Lakmitarėt nuk bėjnė pjesė nė dashurinė ndaj All-llahut xh.sh. dhe praktikimit tė Islamit. Lakmia nuk na mėson se si duhet tė jetojmė dhe pse tė jetojmė me Islamin. Ajo na largon shumė prej kėsaj pyetje dhe pėrgjigjes saj tė drejtė.
Nė vazhdim do mundohem qė nė pika tė shkurtėra tė sqaroj temėn e parashtruar pse duhet tė jetojmė me Islamin???

1.T`i je Halife- All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun si mėkėmbės nė rruzullin tokėsor. Ai mbi supe mori pėrgjegjėsinė e rregullimit tė shoqėrisė dhe harmonizimit midis botėrave. Njeriu ėshtė ndėrlidhės midis kėtij diversiteti psikologjik dhe botėror. All-llahu xh.sh. e dėrgoi Muhammedin a.s. si mėshirė pėr botrat. Qė neve indirekt na sfidon me gjendjen dhe pozitėn e tij , pasiqė shembulli ynė praktik i jetėsimit tė Islamit dhe model jete pėr ne ėshtė Muhammedi a.s. O njeri t`i je halife nė rruzullin tokėsor , je halife nė lagjen tėnde , nė shtėpinė tėnde , nė dhomėn tėnde , nė shoqėrinė tėnde , mos u bė ē`rregullues! Kur ta kuptosh rėndėsinė e tė qenurit halife e All-llahut mbi tokė atėherė do kuptosh se pse duhet tė jetojmė me Islamin.

2.T`i ke logjikė!!!- All-llahu xh.sh. njeriut i dha mendjen qė tė mendojė dhe tė logjikoj rreth predikimit tė gjėrave dhe perceptimit tė tyre. Njeriut tė parė i mėsoi sendet , Ademit a.s. baba i njerėzimit. Ndėrsa Pejgamberit tė fundit Muhammedit a.s. ( analfabet) i tha :” LEXO”. Po ēfarė tė lexojė? Lexo o Muhammed ato qė ia mėsova Ademit a.s. , lexo jetėn , qiejt , hėnėn , botėrat , njerėzit! Por mos harro se do mirresh nė pėrgjegjėsi pėr veprat e tua , se ty t`u mundėsua tė lexosh dhe jo qenieve tjera.
Imam Aliu r.a. thotė: “ Mė e larta shkallė, ėshtė ajo e diturisė.”
Pėrderisa ne jemi me logjikė , pasues tė rrugės sė Muhammedit a.s. , pėrgjigjes tė thirrjes sė All-llahut xh.sh. “ LEXO” , ne kemi parasysh qė rrugėtimi ynė nė kėtė botė do tė kalojė nėpėr sfida tė njėpasnjėshme dhe ndėrgjegjėsimi i njerėzimit dhe thirrja e saj drejtė rrugės sė All-llahut xh.sh. nga ne do tė jetė njė pėrballje me plot gjemba. Por aroma e lulishteve tė fitores nuk do tė shuhet kurrė!!!

3.T`i njeh rrugėn!!!- Rruga islame ėshtė rruga e vetme e pranuar tek All-llahu xh.sh. Pėrmes Kur`ani Kerimit All-llahu xh.sh. na mundėsoi qė ta njohim kėtė rrugė dhe ta pasojmė drejtė e pashtrembėrime kėtė rrugė. Sunneti i Pejgamberit a.s. na mundėsoi dhe qartėsoi tė paqartėn , na harmonizoi mendjen me zemrėn dhe u bė shoqėruesi jonė nė ēdo sekond tė jetės sonė.
Pėrderisa t`i njeh rrugėn , domosdo duhesh tė veprosh nė atė rrugė. Po ēka tė veproj? Tė urdhėrosh nė tė lejuarėn dhe tė pengosh tė ndaluarėn.

4. Me ISLAMIN tė gjithė fitojmė!- Poeti kosovar Xheladin Hamza nė vargje thotė:
“ Nė varrin e mbyllur/Nė errėsirėn e errėsirės/Shėndėrrit kandili i Allahut/E unė/ Kujt ti gėzohem mė shumė/Ditėlindjes apo ditėvdekjes?”
Ka shumė njerėz qė janė tė gjallė por tė vdekur , ka shumė njerėz qė trupi i tyre pushon nė varre , por ata janė tė gjallė. O njeri gėzohu se me Islamin nuk je i vdekur , por i gjallė , frymon edhe nė ato momente kur fryma nuk ka kuptim. O populli im i dashur shqiptar , a nuk ėshtė koha tė jetojmė me ISLAMIN?
PM
Top
AZIZ_IMERI
Postuar nė: 19.04.2008, 18:18
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 42
Antari Nr: 14727
Bashkangjitur: 31.03.2008







Naser Aliu: Pushtimi osman dhe nderrimi i historise



Pushtimi osman dhe nderrimi i historise

Nga Naser Aliu


Ismail Lulani - Nje nga betejat e Gjergj Kastriotit
98 vjet pas Ēlirimit qenka normale qė pushtuesi tė konsiderohet mik. Sot mund tė konsiderohet si i tillė, por dje ishte pushtues dhe shtypės!
Sipas kėsaj analogjie pas 98 vjetėve vjen dikush dhe na thotė: “nė kohėn e Serbisė keni pasur universitet dhe shkolla dhe keni pėrparuar mė shume se sa 500 sė bashku nėn sundimin turk.Populli serb nuk ishte pushtues, por emancipues!” Kėshtu do tė flasin nesėr miqtė e Serbisė, si po flasin sot miqtė e Turqisė! Dhe, kur tė na i mbushin mendjen, ne i pagėzojmė fėmijėt tanė me Millosheviē, siē i pagėzuam me Murat e Mehmet!

Nėse Perandoria Osmane nuk ishte pushtuese, kush e thirri dhe pse u dėbua nga shtėpia e vetė?

Nėse Serbia nuk ishte pushtuese, pse atėherė u debatua edhe kjo me forcė?

Ata qė mendojnė se ndryshimi i religjionit pėr paraardhėsit tanė ka qenė i lehtė, le tė provojnė vet tė konvertohen nga islami nė krishterim apo e kundėrta. Njė kalim i tillė zgjat disa gjenerata dhe ėshtė traumatizues. Prandaj te ne pėr njė kohė tė gjatė mbaheshin dy emra: njė i krishterė nė shtėpi dhe njė mysliman pėrjashta.

Siē dihet ata na pushtuan dhe ne nuk i kishim ftuar. Ballkanasit humbėn luftėn dhe iu nėnshtruan pushtetit osman. Ne u ringritėm dhe bėmė njė rezistencė tė suksesshme pėr njė ēerek shekulli. Pėr kėtė rezistencė shkruan shumė tė huaj: u shkruan mijėra libra dhe nga shkrimtar me nam botėror… Lufta ishte shumė mė e ashpėr, mė barbare se sa ishte nė vitin 1998-1999 nė Kosovė. Dhe nuk zgjati njė vit, por 25 vite.
Shqipėria u shkatėrrua. U varfėrua tepėr shumė dhe pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit kapitulloi kryengritja e fundit e suksesshme nė Evropė.
Shqipėria pati aleatėt e vetė nė Vatikan dhe Venedik, si dhe nė Napoli. Shkurt nė perėndim, ku i ka edhe sot. (Vetėm tre vende myslimane kane njohur Kosovėn.) Dhunimet, djegiet, shkatėrrimet e pasurive ishin veprime tė rėndomta pėr kohėn.
Si nė kohėn e Millosheviēit, ndryshojnė vetėm armėt dhe ushtarėt.
Metoda ishte e njėjtė. Qėllimi ishte i njėjtė: Nėnshtrim i vendasėve. Dėbimet masive drejt Italisė dhe Greqisė nuk kishin tė ndalur. Kishte nisur praktikisht pastrimi etnik nė Ballkan. Turqia dobėsoi faktorin shqiptar tepėr shume ne Ballkan. Asnjė komb tjetėr nuk u dėbua si shqiptarėt!

Kur ne pėrfunduam nėn pushtetin osman, nė Firence kishte mbaruar renesanca e nė Evropė ishte nė pėrfundim e sipėr. Librat e parė nė shqip sapo kishin nisur. Si te ēdo komb ishin tė karakterit fetar, sepse pėrveē priftėrinjve rrallėkush se dinte shkrim-lexim.
Me arritjen e pushtetit osman librat nė shqip nuk do tė ketė mė dhe Rilindja do tė vonohet pėr disa shekuj. Kjo epokė mund tė quhet koha e territ total. E tjetėrsimit dhe tėhuajtėsimit kolektiv, e asimilimit shpirtėror dhe kombėtar. Do tė ndryshohet mendėsia dhe do tė vijė pėrtacia mashkullore, deri nė ekstrem. Nuk do tė ndėrtohet shtėpitė si kėtu e njėherė me gurė, por me qerpiē. Shtėpi e cila nuk mbijetonte pronarin. Jeta kėtu nė tokė nuk kishte rėndėsi dhe do tė mendohej pėr jetėn pas jetės. Shqiptari po degjenerohej dhe karakteristikat e tija po zhdukeshin. Ishte asimiluar tė gjykuarit, tė menduarit shqiptar dhe ai po mendonte dhe vepronte turqisht. Si trashėgim e kemi sot korrupsionin: bakshish – mentalitetin dhe agallėkun mashkullor…
Do ta krijojmė alfabetin me gati 500 vjet vonesė, edhe pse tė gjithė fqinjėt tanė shkruanin. Pėr tė mbetur kėshtu prapa osmanlinjtė do tė pėrdorin te gjitha metodat, por jo ndaj sllaveve dhe grekeve.
Pėr t“u ringritur kundėr turqve do tė na nevojitet njė Rilindje dhe njė mori shkrimtarėsh pėr ta mobilizuar kombin dhe pėr t“i treguar njerėzve se nuk ishte turq, por shqiptar. Ata nė tė gjitha shkrimet e tyre pėrkujtonin kombin se nuk ishin aziatik, se nuk ishin turq dhe se ishim njė racė e vjetėr dhe krenare. Madje do ta akuzojmė edhe Perėndinė pse kishte krijuar Turqinė!
Serbia dhe Greqia do tė jenė nė pozitė mė tė mirė dhe do t“i hapin shkollat, tonat do tė mbyllen derisa ishte aty turku i fundit, deri nė vitin 1912.

Konvertimi

Do tė ushtrohet presion nė tė gjitha mėnyrat e mundshme: motivuese dhe torturuese pėr ta ndryshuar qenien kombėtare. Kjo trysni nuk do tė ushtrohet ndaj ortodoksėve nė Ballkan sepse ata shiheshin si rival shpirtėror tė Vatikanit dhe meqenėse Vatikani kishte ndihmuar Skėnderbeun, ata do tė bėjnė ēdo gjė qė u shkonte pėr dore pėr t“ia hekur Vatikanit kėtė sferė ndikimi dhe pėr t“i konvertuar katolikėt nė Shqipėri.

Njė kohė tė gjatė shqiptari do t“i ketė dy emra: njė tė krishterė nė shtėpi dhe njė mysliman pėrjashta. Krishtlindjet do tė festohen akoma dhe nga injoranca nuk do tė quhet si Krishtlindje, por si Ditė e Madhe. Shumė familje edhe sot e dinė emrin e paraardhėsit krishterė, shumė e kanė harruar nga turpi.
Se a ka qenė i lehtė ky tjetėrsim mund ta kuptojmė nėse sot provojmė tė pranojmė njė fe tjetėr. Pėr ata ishte edhe mė i vėshtirė, sepse institucion tjetėr pėrveē Zotit nuk kishte. Feja do tė pėrhapet, harta fetare do tė ndryshohet, por shqiptari do tė mbetet shembull planetar i tolerancės dhe bashkėjetesės.
Feja te ne nuk do tė krijojė kombe si te sllavėt. Feja nuk do tė pranohet tėrėsisht, por vetėm aty ku edhe toleronte Kanuni. Po krijohej njė mendėsi e re, qė, shpėrthente herė nga kanuni, herė nga feja. Njė simbioze e ēuditshme qe pėrjashtonte njėra tjetrėn. Dhe, u krijua njė ēoroditje. Kanuni vinte nga njė atė franēeskan, islami nga Arabia, nėpėrmjet Turqisė.
Ajo qė tė jepet me dhunė, ėshtė e mundur se nuk i reziston shekujve. Enver Hoxha mundi ta ndalojė te ne religjionin, por te arabėt nuk mund ta ndaloje kurrė njė diktator. Kjo flet pėr ne dhe religjionin!
Nėse shikohet nė histori, atėherė mund tė thuhet me bindje se asnjė fe pas dymijė vjetėve nuk do tė ekzistoje mė. Shkenca do ta zėvendėsojė atė apo profet tė rinj. Kjo do tė ndodhė sepse njeriu ėshtė pjesė e evolucionit dhe asgjė nuk mbetet pėrjetėsisht, por ēdo gjė ėshtė nė lėvizje permanente dhe nė ndryshim e sipėr, nė ēdo ēast!

Pasojat e konvertimit

Ne mes tė botės krishtere do tė bėhemi vetėm ne mysliman (me boshnjakėt, romėt, ashkalit dhe goranėt) dhe nuk do tė ketė tolerancė te popujt ortodoks e mė vonė as dėshirė ndihme te popujt katolik. Do t“i lihemi fatit dhe do tė na copėtojnė pa u penguar. Kėshtu do tė kalonte ndoshta edhe njė komb me fe krishtere ne mes tė vendeve arabe. Natyrisht nėse ky komb nuk do tė kishte mbėshtetje nga jashtė. Merreni me mend ēka do ta priste Izraelin pas SHBA-tė.
Nuk ka dyshim se po tė kishim mbetur si ishim, do tė kishim qenė sot njė komb, njė shtet dhe me njė shtrirje shumė mė tė madhe se sa qė kemi sot dhe do t“i kishim kursyer shumė vuajtje e dėbime. Mirėpo jemi ata qė jemi dhe religjioni duhet tė jetė ēėshtje private e ēdo njeriu, siē ishte edhe shekujve tė kaluar. Le tė anojė ēdo njėri nga e vetja, por tė mos pėrpiqet me dhunė t“i ndryshojė tė tjerėt. E as historinė. Historia ėshtė shkruar me gjak, e jo me minare e kryqe. Ne kemi luftuar pėr komb, jo pėr fe.

Sot jeta rregullohet me kushtetute e jo me Kuran apo Bibėl.

Kėto janė rregullat e jetės sonė. Normat evropiane: barazia gjinore, te drejtat e fėmijėve dhe tė femrės.
Ky ėshtė stacioni i tashėm i civilizimit evropian dhe nuk ėshtė i fundit. Atyre qe nuk u pėlqejnė kėto arritje humane, sot kane mundėsi fluturuese pėr nė vendet ku kėto vlera konsiderohen degjenerim.




--------------------------------------------------------------------------------




PM
Top
AZIZ_IMERI
Postuar nė: 19.04.2008, 18:25
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 42
Antari Nr: 14727
Bashkangjitur: 31.03.2008



Mbi tė gjitha Shqipėria dhe shqiptarėt




Xhevat Bislimi
Tė dashur bashkėkombės,
Ēėshtja, qė u hap pa dashje nga njė “letėr” qė ia bėra Hamdi Nuhiut (nuk e kisha menduar tė botohet), ėshtė njėra prej ēėshtjeve serioze, qė ekziston dhe qė e gėrryen pėrditė shpirtin, frymėn dhe ndėrgjegjjen tonė kombėtare. Atė nuk e shpika unė. Reagimet qė mė erdhen pas asaj letre mė nxitėn tė shkruaj dhe tė shpjegohem pak mė gjatė.

Me kėtė ĒĖSHTJE sa shpirtėrore po aq politike dhe kombėtare herėt a vonė do tė detyrohet tė merret shoqėria shqiptare ose mė saktė mendja e saj. Mendimi im ėshtė qė kjo ēėshtje duhet shtruar me ngutė, pa paragjykime dhe me gjakftohtėsi nga klerikėt, nga politikanėt, nga historianėt, nga gjuhėtarėt, nga sociologėt, nga psikologėt dhe nga tė gjithė studiuesit e mundshėm tė kombit, sepse, kjo ēėshtje, qė ndikon drejtpėrdrejt nė edukimin dhe formimin shpirtėror tė kombit, nuk mund tė jetė dhe nuk ėshtė nė asnjė vend normal vetėm ēėshtje e klerit dhe e kishės a xhamisė. Vendosja e feve (besimeve) brenda “kornizės” kombėtare do t”i bėnte nder tė madh ēdo kleriku shqiptar dhe ēdo bashkėsie fetare. E mira e kombit kėrkon qė tė gjitha fetė tė organizohen nė shkallėn e njė Kėshill Fetar, qė i udhėheqė ato nė pajtim me interesat kombėtare tė kohės dhe me interesat afatgjata.
Pas “letrės”, qė ia bėra Hamdi Nuhiut, njėri mė shkruante se e kam bėrė pėr tė mė thėnė: “Bravo nacionalist”! Njė tjetėr mė quante “marksist-leninist”, njė tjetėr “ateist”, e kualifikime tė tjera. Unė ju pėrgjigjem tė gjithėve: Mua mė mjafton tė jem shqiptar ashtu si mė ka falė Zoti ose Natyra dhe historia mijėvjeēare. Nuk mė duhen “izmat”…
Njė tjetėr mė shkruante se “nė gjuhėn arabe, persiane e turke kanė shkruar shumė shqiptarė tė njohur, etj.”. Ėshtė e vėrtetė se shumė shqiptarė kanė shkruar (edhe figura tė shquara) nė gjuhėn latine, arabe, greke, persishte, turke, frenge, italiane, rumune, bullgare, serbe, ruse, etj., por kjo nuk do tė thotė qė ne t’i vemė ato gjuhė krahas shqipes sonė, ose, ruana Zot, t’i vemė para saj, para Nėnės sė gjuhėve evropiane dhe mė gjerė. Nė kohėn kur bijtė e shqipes ishin tė detyruar tė shkruanin nė gjuhė tė huaja, shqipja ende nuk e kishte alfabetin e saj dhe as gramatikėn e drejtshkrimin e normuar, etj.. Kjo pėr arsye se gjuha shqipe dhe shqiptarėt (tė parėt e tyre ilirė e pellazgė) ishin pushtuar dhe shtypur nga shumė popuj barbarė, tė cilėt bėnin ēmos qė tė zhduknin ēdo gjurmė tė kėsaj gjuhe, tė kėsaj kulture dhe tė kėtij qytetėrimi. Ka shumė dėshmi se gjuha shqipe ishte shkruar shumė shekuj mė herėt, por pikėrisht grekėt dhe mė vonė turqit barbarė kishin zhdukur shumė nga gjurmėt dhe dėshmit e shkruara. Sot, pranohet nga shumė studjues seriozė se gjuha, kultura dhe qytetėrimi grek janė ngritur mbi gjuhėn, kulturėn dhe qytetėrimin pellazgo-iliro-shqiptar. Tashmė pranohet nga tė gjithė se emri ADAM shpjegohet vetėm nga gjuha shqipe, qė do tė thotė ATĖ dhe ĖMĖ. Edhe fjala ZEUS shpjegohet vetėm nga gjuha shqipe. Kjo dėshmon se edhe Zoti ose Zotat kanė folė shqip. Pastaj, FARAON (fara jonė), etj.. Emri qė mban kryeqyteti i sotėm i Greqisė, ATHINĖ, ėshtė fjalė shqipe, sikur edhe Korinth, Selanik, Bukuresht, Venedik, Arabi, Baskė, etj.. Shikojeni edhe Akademin e Shkencave tė Suedisė se si e vendosė gjuhėn tonė nė rrėnjėn e trungut tė pemės sė gjuhėve, si Nėnė tė gjuhėve evropiane e mė gjerė.
I madhi Sami Frashėri, tė dashur bashkėkombės tė pakėnaqur nga “letra” ime, ka bėrė edhe alfabetin pėr gjuhėn turke, pastaj fjalorin turqisht-frengjisht dhe anasjelltas e shumė vepra dhe studime nga fusha tė ndryshme. Por, tė gjitha kėto i bėri si shqiptar dhe jo si turk. (Lexojeni veprėn e tij!) Ky burrė ishte i angazhuar me tėrė qenien e tij, sikur edhe vėllezėrit e Tij, pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pėr tė cilėn i rrahu zemra deri nė frymėn e fundit. Tė tillė ishin edhe Rilindasit e pare, si: Jeronim De Rada, Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Elena Gjika, Konstantin Kristoforidhi, Sevastije Qiriazi, Hoxhė Tahsini, e shumė tė tjerė, tė cilėt pa dallim feje, ideje a krahine, me moton e Vaso Pashė Shkodranit: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, i vunė gjoksin dhe mendjen (pushkėn dhe penėn) tendencave asimiluese tė pushtuesėve qė shkelnin tokėn, gjuhėn, kulturėn dhe qytetėrimin tonė tė lashtė. Ky bashkim u pėrsėrit edhe para, gjatė dhe pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe, edhe mė fuqishėm, gjatė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė, kur kombi shqiptar u bė NJĖ pėr ēlirimin dhe ribashkimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė.
Nuk jam kundėr ndonjė besimi (feje) tė caktuar dhe as pėr ndonjė fe tė veēantė, ashtu siē nuk jam kundėr ndonjė partie politike nė Shqipėri (me Shqipėri kuptoj jo shtetin shqiptar, por tė gjitha trojet shqiptare tė mbetura nga rrudhjet e mėdha gjatė shekujve). Por, sikur tė gjithė njerėzit normalė, edhe unė, mbi tė gjitha dua popullin dhe vendin tim. Udhėhiqem nga motoja: “Shqipėria mbi tė gjitha”. Fetė, ideologjitė dhe partitė rrofshin e qofshin nėse i shėrbejnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Nėse i besoj njė feje a njė profeti tė caktuar dua t’i besoj, t’i lutem dhe ta nderoj si shqiptar dhe nė gjuhėn shqipe. Dua ta bėjė tė “flas” shqip dhe tė jetė nė shėrbim tė Shqipėrisė. Sepse, Zoti, po tė dėshironte tė isha ndryshe, nuk do tė mė falte (krijonte) shqiptar, por do tė mė krijonte arab, grek, italian, turk, etj. Thėnė troē, tė qenit shqiptar ishte dėshirė dhe vullnet i Zotit ose Natyrės. Siē e thash, shqipja ishte gjuhė e zotave. Atėherė, pse mos t’i lutemi dhe falemi Zotit nė gjuhėn qė Ai e kupton mė sė miri, nė gjuhėn e ėmbėl shqipe? Pėrdorimi i fesė pėr tė pėrhapur gjuhėn, kulturėn dhe qytetėrimin grek, italian, arab, turk, etj., ndėr shqiptarė ėshtė jo vetėm i papranueshėm pėr ēdo shqiptar, por edhe nė kundėrshtim dhe armiqėsi tė hapur me Zotin ose Natyrėn. Kjo ėshtė ajo qė mė pengon mua dhe besoj se pengon ēdo shqiptar tė ndėrgjegjqshėm pėr rreziqet qė paraqesin nė kohėn tonė tendencat pėr ndikim, asimilim, pėrēarje dhe ēoroditje tė populli tonė me anė tė feve, qė nė thelb janė njėsoj (sidomos krishterimi dhe muslimanizmi). Nė thelb tė tė dyjave qėndron besimi nė njė Zot, pastaj profetėt (pejngamerėt) janė tė njėjtė, etj.. Me i ra mė shkurtė dhe pa “politikė”, sepse nuk kemi pse i bėjmė “politikė” njėri-tjetrit, feja ose fetė, ndėr shqiptarė, duhet ta kenė fytyrėn dhe shpirtin shqiptar, duhet tė shqiptarizohen dhe tė jenė nė shėrbim tė interesave madhore tė kombit dhe tė Shqipėrisė e jo nė interes tė Vatikanit (Romės), Stambollit, Athinės, Arabisė, etj.. (Lexojeni monografin e Kemal Ataturkut, qė tė mėsoni se si veproi Ai me selinė e fesė islame nė Stamboll, me “shefin” e saj dhe me tė gjithė politikanėt ose ushtarakėt e intelektualėt qė nuk merrnin parasysh interesat madhore tė Turqisė!)
Nuk ka kuptim dhe nuk ėshtė interes kombėtar, tė paktėn pėr ēastet qė po kalojmė si komb, tė “tmerrojmė” atė pjesė tė botės qė po na pėrkrah me minare dhe thirrje tė ezanit me aq zė sa t’i tremb dhe iriton edhe fėmijėt dhe qytetarėt rreth e rrotull, duke krijuar pėrshtypjen e rreme se jemi Arabi a Turqi. Nuk mund t’i rrimė karshi Serbisė, Maqedonisė dhe tė tjerėve, qė mbajnė tė pushtuara toka tė Shqipėrisė, me minare, me ezan, me kryq, me gjuhė, me simbole, me flamuj e me politika tė huaja, jo shqiptare…
Besimi ėshtė i lirė. Kush tė dojė mund tė falet e tė lutet natė e ditė, por pa e penguar tjetrin, pa ushtruar “dhunė” ndaj tė tjerėve. Ky lloj “manifestimi” i shfrenuar i besimit, unė mendoj, ėshtė nė kundėrshtim edhe me frymėn Kuranore. Ky lloj manifestimi i besimit i kalon caqet e fesė dhe merrė njė karakter tjetėr…
Tė njėjtin mendim kam edhe pėr partitė politike dhe politikanėt, qė, sipas meje, mbi tė gjitha duhet tė kenė kombin dhe Shqipėrinė. Me kėtė nuk thash dhe nuk them asnjėherė qė duhet tė “luftojmė” kundėr tė tjerėve ose nuk duhet tė japim dhe marrim, tė kemi marrėdhėnie normale me tė tjerėt. Nė kėtė botė ka vend pėr tė gjithė. Nė fund tė fundit vetėm kėshtu mund tė ndėrtojmė dhe tė kemi marrėdhėnie tė shėndetshme dhe tė drejta me popujt, gjuhėt, kulturat dhe qytetėrimet tjera. Nuk po zgjatem mė , sepse ėshtė TEMĖ shumė e thellė dhe shumė e gjerė… Kėrkoj mirėkuptim nga ata shqiptarė qė mendojnė ndryshe…

O njeri i mirė, o Hamdi Nuhiu dhe bashkėmendimtarėt tuaj!



Nėse keni zot shkruani poezi pėr Shqipėrinė tonė dhe pėr shqiptarinė. Shkruani pėr gjuhėn, pėr traditėn, pėr historinė dhe kulturėn shqiptare.
Edhe bota shpirtėrore shqiptare ėshtė shumė mė e pasur se ajo arabe. Lėre “ezanin”, “sadakan”, e tė tjera si kėto qė lidhen me pėrralla arabe. Lejua ato arabėve,

se nuk mund tė bėjmė poezi mė tė mira se ata pėr botėn e tyre shpirtėrore. Pastaj gjuha, qytetėrimi dhe kultura shqiptare ėshtė shumė mė pėrpara gjuhės, qytetėrimit dhe kulturės arabe. Madje, edhe emri “arabi” shpjegohet dhe ka kuptim vetėm nė gjuhėn shqipe, gjė qė tregon se jemi shumė mė tė lashtė se sa arabėt, sllavėt, francezėt, gjermanėt, etj.

Na thoni dhe na shkruani se e doni Shqipėrinė se allahun ka kush e do. Me emrin e tij nė gojė dhe pėr tė po vriten e po priten qindra mijėra arabė-myslimanė pėr ēdo ditė. Punė pėr ta. Por, ne shqiptarėt pėr mėmė e at, pėr zot e pėr fe e kemi Shqipėrinė. Ai shqiptar qė nuk e ka kėtė ndjenjė dhe kėtė bindje nuk e do as Zotin, as Krishtin dhe as Muhabetin. Shqiptari qė nuk e ka kėtė ndjenjė dhe bindje nuk ėshtė i dashuri i Zotit, ai nuk ka Zot, ai ėshtė kundėr natyrės, ėshtė kundėr vetvetes… Prandaj lėrini kėto marrėzira ala arabēe ose kėto pėrralla arabe…

Miqėsisht dhe vėllazėrisht!


PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 19.04.2008, 19:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Aziz njerezit kur meren me dikend te dishe se ai njeri ka vlere, se per ndryshe nuk do mereshin me te...si psh.krejt bota meret me mesimet e Muhammedit.s.v.s. pa mare parasyshe si i gjykon koka e tyre....dikush i thote terorosite, dikush i dashur, dikush i prapambetur dikush njeriu qe i duhet botes ne keto momente kritike ( Karen amstrong ) etj

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Foks nė 19.04.2008, 19:37


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
AZIZ_IMERI
Postuar nė: 19.04.2008, 20:02
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 42
Antari Nr: 14727
Bashkangjitur: 31.03.2008



 Citim (Foks @ 19.04.2008, 19:36)
Aziz njerezit kur meren me dikend te dishe se ai njeri ka vlere, se per ndryshe nuk do mereshin me te...si psh.krejt bota meret me mesimet e Muhammedit.s.v.s. pa mare parasyshe si i gjykon koka e tyre....dikush i thote terorosite, dikush i dashur, dikush i prapambetur dikush njeriu qe i duhet botes ne keto momente kritike ( Karen amstrong ) etj



Keta tipa jane si ferrat dhe barishtet e keqija , qe duan me ja zane rrugen popullit drejt perparimit dhe zhvillimit, siē bajne gjithe popujt e botes se civilizume, keta synojne ta ēojne shqiptarin ne modalitetet e jetes pakistane, e ne si shqiptare nuk kemi asgja te perbashket me ta.

Njerezit me mend ne krye , perpiqen sa te munden qe shqiptareve te ju a pastrojne rrugen drejt zhvillimit , nga keto ferra qe po na mbeshtillen neper kambe.

Me vjen keq per ty, qe vehtes i thue "student" , e me sa shoh dhe lexoj prej teje, vetem kuranin ke lexue, e asgja tjeter.

Duhet edhe te shohesh ndryshe , lexo edhe libra te tjere.


Tung.
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 19.04.2008, 20:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Gjithe librat qe kam reth e rotull meje, kane vlere nominale sa eshte rroga mesatere e nje te punesuari ne administraten shteterore te R.Maqedonise duke perfshire shpenzimet e rruges dhe ushqimit duke shumezuar per 12 muaj, kurse vleren morale nuk kam me cka te mas, dhe te gjithe keta libra sa kam aritur ti lexoj nuk kam mare ndonje te re pervec nje kopy paste i filozofosie materialiste qe mundohen qe kete bote te ja bejne parajse njerezimit, dhe duke lene ne fund njeriun edhe pa 2 metra dhe per nje var, pasi edhe per kete duhet te mendoj njeriu qe te blej vend per varim, kurse sa per therat qe mendoni ju, nuk e dij kush jane therat e njerezimit Bilderberget qe i kane bere rob qeverite e tere botes apo Islami ... dhe sa kam aritur te kuptoj nga keta libra qe kam ( nese deshiron te huazoj ndonje ) asnje te re nuk ka, pervec se ata terhjekin per hunde ate pjese te njerezimit qe i jane nenshtruar atyre ( filozofise, kultures, "science", fete ) kurse nuk kane aritur ti nenshtrojne ata qe i jane nenshtruar Allahut ( filozofise, kulturse, shkences,ekonomise, si dhe fese ne pergjithesi- ISLAMIT ), dhe prandaj per keta kane gjetur terma te bukur per te etiketuar " te prapambetur, injorante, thera e ku ta dij cka "
a sa per ate se sa jam une student dhe a i'a kam dhene hakun mesimit te them dicka, ne jete mos tento te studijosh ne kohen kur kryen fakultet, se te kushtezojne me provim dhe nuk ke kohe te studiosh, studimi fillon fill pas fakultetit....
dhe nese ke ndonje teme te debatosh ne lidhje me ekonomine urdhero, hap nje teme dhe debatojme...por fatkeqesisht, edhe ekonomia kontrollohet nga Bilderberget dhe FMN ....(pasi jam student i ekonomikut )

hajt me lule

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Foks nė 19.04.2008, 20:23


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
Dikze77
Postuar nė: 19.04.2008, 20:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 770
Antari Nr: 6923
Bashkangjitur: 14.04.2007



Islami nuk kqyre a bari a qytetar a zezak po derisa ne emen tone shkrune ktu mire oshte veq mos i perfshije kejt shqiptarte .

Foks vlla veq perpara
PM
Top
AZIZ_IMERI
Postuar nė: 19.04.2008, 20:47
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 42
Antari Nr: 14727
Bashkangjitur: 31.03.2008



...por fatkeqesisht, edhe ekonomia kontrollohet nga Bilderberget dhe FMN ....(pasi jam student i ekonomikut

......A po a ?

Domethane se edhe politika , edhe ekonomia, edhe......ēdo gja tjeter...udhehiqet prej Bilderbergeve ?

E ju.....me teorite tueja te ndrituna.....pse nuk po udhehiqni asgja ?

Kur te mbarojsh fakultetin ekonomik (qe the se po e vazhdon) , e kur te fillojsh studimin e vertete te ketyne problemeve qe trajtojme ketu,( vete ti the se nuk ke kohe te merresh me studime tjera tashti perveq atyne ne fakultet ekonomik), atehere do kuptojsh se pse islamiket nuk jane ne gjendje te udheheqin asgja ne asnje fushe te jetes, dhe se pse do vazhdojne te udheheqin keta Bilderberget dhe FMN.....

Je i ri , e ke kohe te mesojsh e te kuptojsh shume gjana, e koha ka vertetue se shumekush ju a ka dhane pergjigjen pike-pyetjeve te shumta qe ka ne jete, vetem pasi ka vazhdue te thelloje studimet edhe mbas fakultetit ....Mendoj (dhe besoj) se edhe ti.....nese do vazhdojsh te thellojsh studimet tua, mbas fakultetit.....do kuptojsh se kush jane ferrat (jo therat) e shoqerise shqiptare , qe duan ta ēojne ndergjegjen dhe vetedijen tone kombetare ne varr (jo "var")....(preferoj ma mire qe t"me shkrujsh ne dialekt ,siē baj edhe une nganjihere, se sa t"i cungojsh fjalet)...qe do te thote se duhet akoma te vazhdosh e te perfeksjonosh njohurite tua edhe ne gjuhe e shkrim,(perveē shume mangesive te tjera...)
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 19.04.2008, 20:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



hej more aziz as qe pretendoj te kem korigjime ne shkrim ne shkronja dhe ne fjale, pasi kemi lektoret,dhe qellimi i shkrimeve te mija ne forume eshte sa do pak te kontriboj qe te ndritim edhe varin.... sidomos ne forume pasi forumet jane pjese relaksuese ku mund te shkruajne kush deshiron dhe cka deshiron,... kur kam per te shkruar dicka pak me shume te rendesishme e angazhoj nje lektor, i cili shume bukur do te korigjoj germat e mija, dhe do ti rendis si me mire, kurse vetedijen tone kombetare mos haro se ai islamisti Ymer Prizreni ishte qe dha idene e nje komb-shteti...por keta Bilderberget dhe Zotet tuaj qe i beni sexhde vazhdimisht e copetuan...

hajt me lule...


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
AZIZ_IMERI
Postuar nė: 19.04.2008, 21:15
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 42
Antari Nr: 14727
Bashkangjitur: 31.03.2008



 Citim (Foks @ 19.04.2008, 20:55)
hej more aziz as qe pretendoj te kem korigjime ne shkrim ne shkronja dhe ne fjale, pasi kemi lektoret,dhe qellimi i shkrimeve te mija ne forume eshte sa do pak te kontriboj qe te ndritim edhe varin.... sidomos ne forume pasi forumet jane pjese relaksuese ku mund te shkruajne kush deshiron dhe cka deshiron,... kur kam per te shkruar dicka pak me shume te rendesishme e angazhoj nje lektor, i cili shume bukur do te korigjoj germat e mija, dhe do ti rendis si me mire, kurse vetedijen tone kombetare mos haro se ai islamisti Ymer Prizreni ishte qe dha idene e nje komb-shteti...por keta Bilderberget dhe Zotet tuaj qe i beni sexhde vazhdimisht e copetuan...

hajt me lule...



Po ne propaganden dhe idete islame thuhet se ideja e komb - shtetit eshte ide masoniste , ide e evropjaneve , e "kaurreve"....Edhe ti keto ke shkrue gjithmone....

E tash me thue.....se edhe Ymer Prizreni ka thane ashtu !

Domethane se edhe ai paska thane si masonat dhe kaurret ?!

Domethane se edhe ai (Ymer Prizreni) para 100 e ca vjetesh....e paska kuptue se shpetimi i kombit shqiptar nuk asht islami , por ideja tjeter......ajo qe perhapen dhe praktikuan evropjanet.....

Simbas kesaj qe thue ti.....Ymer Prizreni nuk paska qene musliman (me ide) por kaurr ose "mason" (siē ke thane per shume e shume te tjere).
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 19.04.2008, 21:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Ideja per te depertertua Islami ne Rome c'lirimin nga mosbesimi nuk ishte ndryshe pervec themelimi i nje shtet-kombi me shumice muslimane ne zemer te Europes, dhe kete Ymeri plak e dinte prandaj nen kamoflazhen e shtet-kombit me nenin e dyte te kushtetutes se hartuar ne Xhamine e Prizrenit shteti do te udheheqej me Sheriat ( shih me teper, shkrime nga: Milazim Krasniqi me argumente historike dhe dr.Muhamed Piraku )prandaj edhe kundershtohet nga masonet e flakte shqipetar( nuk permend emra nga shkaku se nuk dua percarjen )....kjo menyre ishte e vetme qe ai mendoi se mund te realizohej...por nuk u realizua, dhe erdhi komunizmi shperlau trurin, e "vrau" ndergjegjen e besimit te njeriut ne Zot,...dhe tash njeriu e ndjen veten Zot...nderton piramida "kinse"rastesisht ne mes Tiranes...per te perparuar.apo per t'iu nenshtruar...firaunit te kohes "moderne"...

me lule,...

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Foks nė 19.04.2008, 21:28


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 19.04.2008, 21:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



dhe dicka ne islam nuk ka propagande dhe ide, se idete lindin dhe vijne horizontalisht dhe hasen ne male kodra erera dhe stuhi...kurse Fjala e Zotit vjen vertikalisht dhe deperton vetem ne ato zemra dhe mendje qe deshirojne te pranojne, ato qe nuk deshirojne...mbesin rob te UNIT...dhe firaun te kohes...


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 19.04.2008, 22:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Si e kuptuan Islamin muslimanėt e parė

NEXHAT IBRAHIMI

http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=296


Analizat dhe shqyrtimet historike rreth dhe pėr brezat e parė tė muslimanėve disi janė tė mbėshtjellur me velon e hyjnores dhe tė paprekshmėrisė. Pėr kėtė veprim tė tyre kėta thirren nė fjalė tė Muhammedit a.s. se pėr as'habėt duhet tė flitet vetėm me respekt e pietet. Megjithatė, nė kėtė respekt e pietet shpesh shpėrfillet faktori njeri, faktori i iniciativės, respektivisht faktori i planifikimit dhe i veprimit njerėzor, i rezultateve dhe pasojave, faktori njeri, i cili nė ēėshtje tė caktuara ėshtė i pavarur nga urdhėresa nga lartė. Ata qė Muhammedin a.s. e shohin vetėm si instrument tė thjeshtė tė shpalljes, gabojnė, sepse ai ka pasur hapėsirė tė mjaftueshme, krahas udhėzimeve nga shpallja, ta angazhoj potencialin e tij mendor dhe aftėsitė strategjike. Ai pėr veten tha Thuaj: "Unė jam vetėm njė njeri si ju, qė mė ėshtė shpallur se Zoti juaj ėshtė njė Zot i Vetėm ...". (El-Kehf, 110), duke mos pretenduar se ėshtė diē jashtė njerėzve.

Muxhizen e vetme tė cilėn e ka pasur Muhammedi a.s. ėshtė Kur'ani. Ai e ka ndihmuar Muhammedin a.s., por edhe ēdo besimtarė tjetėr, ta maksimalizojė potencialin e tij intelektual-shpirtėror dhe ta jetojė Kur'anin. Normalisht, e gjithė kjo meqenėse pėr pėrhapjen dhe jetėsimin e njė ideje ka nevojė pėr njerėz tė menēur dhe largpamės, pasi vetvetiu ideja e vėrtetė nuk garanton edhe pėrhapjen dhe jetėsimin e saj nė mesin e njerėzve.

Nė kėtė e pamė tė arsyeshme tė japim disa qortime, sepse tė angazhuar qė me jashtėsi sa mė shumė t'u pėrngjajnė brezave tė parė, kemi harruar ta studiojmė dhe pėrvetėsojmė edhe brendinė e mėsimeve tė tyre, mentalitetin dhe mėsimet e tyre, ēdo gjė qė ata i bėri tė mėdhenjė, materialisht dhe shpirtėrisht.[1]





Aftėsia e vrojtimit dhe e gjykimit



Pėr tė mos hyrė nė elaborime e teoretizime tė gjata, do tė kalojmė drejtpėrdrejt nė njė ndodhi tė cilin na rrėfen Omeri r.a.: "Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thėnė: "Njė ditė ishim duke ndejur te i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u dukė njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe flokė shumė tė zeza. Nė tė nuk hetohej shenja e udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njohėm. ...". (Muslimi)[2]

Sipėr e kemi hadithin e njohur kur erdhi Xhibrili nė formė njeriu dhe i mėson njerėzit nė fenė e tyre nėpėrmjet shtruarjes sė pyetjeve Muhammedit a.s. dhe besimtarėve tė pranishėm. Nė tėrė kėtė ėshtė interesant reaksioni i Omerit a.s. ndaj kėtij njeriut tė huaj dhe vrojtimi i tij i saktė i tė gjitha hollėsive lidhur me kėtė temė:

1. Rroba shumė tė bardha;

2. Fokė shumė tė zeza;

3. Nuk ka shenja tė udhėtimit;

4. Askush nga tė pranishmit nuk e njeh tė huajin.

Kėtu kemi shembullin e syrit i cili nė ēast skenon tėrė shfaqjen e personit tjetėr pėr tė pėrfunduar dhe gjykuar se nuk kemi tė bėjmė me njeri tė zakonshėm por me person qė nė mesin e tyre ka ardhur me ndonjė mėnyrė tjetėr. Kėtė e vėrejti edhe nė fytyrat e as'habėve tė tjerė. E tėrė kjo vėrteton se syri dhe mendja e njeriut ėshtė e aftė tė vrojtojė edhe momente tė tjera me rėndėsi lidhur me aktivitetin dhe veprimin e tyre gjatė jetės.[3]





Largpamėsia e Muhammedit a.s. dhe e Surakės



Suraka bin Maliku ishte i vetmi qė iu zbuloi gjurmėt e Muhammedit a.s. dhe tė Ebu Bekrit pas daljes sė tyre nga shpella Thewr nė jug tė Mekės dhe nė rrugė pėr Medinė nė shtegun mė pak tė ecur me qėllim qė t'i vrasė. Mirėpo, nė kėtė qėlimin e tij e pengonte zėnia nė thue e kalit tė tij dhe mė nė fund heqja dorė e tij qė ta vrasė. Me kėtė rast Suraka kėrkoi garancion me shkrim nga Muhammedi a.s. qė kur muslimanėt tė bėhen fuqi politike-ekonomike, do t'i falet jeta kur ky tė ketė nevojė. Kėtė garancion ia dha Muhammedi a.s.. Pikėrisht ky garancion Surakės ia shpėtoi jetėn nė Hunejn kur si jomusliman luftonte kundėr muslimanėve. Suraka Islamin e pranoi vetėm pas ēlirimit tė Mekės.[4]

Shembulli i Surakės na mėson dy aspekte: njė tė gjenialitetit tė Muhammedit a.s., tė aspektit tė tij njerėzor pas meditimit tė gjatė dhe aftėsisė sė tij qė tė gjykojė drejtė dhe tė parashoh forcėn e ardhshme ekonomike-politike pėrkundėr faktit se muslimanėt ende ishin forcė nė ikje dhe dy tė mendjemprehtėsisė sė Surakės (ndonėse kundėrshtar) qė tė mendojė drejtė dhe tė vlerėsojė perspektivėn e forcave politike-ushtarake.[5]





Hixhreti nė Abisini – vendim strategjik

(Nuk qe urdhėruar me shpallje)


Kjo shpėrngullje ndodhi nė vitin e pestė tė pehgamberisė, pas torturimeve tė rėnda qė muslimanėt po pėrjetonin nga ana e kurejshitėve nė Mekė. Me vetėiniciativė Muhammedi a.s. i dėrgon nė Abisini 83 meshkuj dhe 19 femra dhe i kthen prapa vetėm pas marrėveshjes nė Hudejbije dhe pas kalimit tė rrezikut pėr bartėsit e Islamit se nuk do tė zhduken nga kundėrshtarėt. Muhammedi a.s. e ka studiuar me vėmendje kėtė obcion dhe ka vendosur tė dėrgohen atje pėr t'u kursyer dhe pėr ta vazhduar misionin Islam nė rast tė vdekjes sė muslimanėve nė Mekė apo njė pjese tė tyre.

Dallohen disa momente strategjike tė vendimit tė Muhammedit a.s.:

1. Zhvendosja e potencialit njerėzor dhe material nė disa vende nė rast rreziku;

2. Hulumtimi i trualllit tė frytshėm dhe tė fortė pėr pėrhapjen e Islamit;

3. Thyerjen dhe demoralizimin e disa familjeve kurejshite duke ua larguar disa nga bijtė e tyre nė vende tė tjera, me besim tė ri.[6]





Hixhreti, pėrgjegjėsi fetare dhe historike



Gjendje tė ngjashme kemi edhe me hixhretin nė Medinė, i cili ndonėse si akt ishte i urdhėruar, mėnyra e shpėrngulljes dhe hollėsitė e tjera mbeteb nė planin dhe vlkerėsimin individual, me tė gjitha ēka nėnkupton kjo: frikėn, tremėn, lodhjen, ikjen, fshehjen etj.

Kėshtu, Muhammedi a.s., sipas kėshillės sė Xhibrilit, e lė Aliun r.a. nė shtratin e tij me qėllim qė t'i vonojė kundėrshtarėt, meqenėse shtėpia e tij ishte ditė e natė e rrethuar dhe e ruajtur me kujdes nga armiqtė e tij. Nga shtėpia doli gjatė ditės, nė drekė, kur ishte vapė e madhe dhe kur mė sė paku kishte mundėsi tė vėrehej. Shkon drejt shtėpisė sė Ebu Bekrit t.a., nė derėn dytėsore duke iu shmangur vrojtimit tė kundėrshtarėve. Me Ebu Bekrin udhėton drejt shpellės Thewr e cila gjendej nė jug tė Mekės, nė drejtimin e kundėprt tė Medinės, me qėllim tė mashtrimit tė ndjekėsve tė tyre. Nė shpellėn Thewr, larg rreth 5 milje (rreth 8 km) nga meka. I kaluan disa ditė. Nė vizitė u vinte Esmaja, e vija e Ebu Bekrit t'iu sillte ushqim. Ebu Bekri e angazhoi tė birin e tij, Abdullahun qp tė merrė informacione nga kurejshitėt, dhe t'i njoftojė kėta nė shpellė. Ndonėse kėtė punė mund ta bėnte edhe Esmaja, ata megjithatė dėshiruan lajme tė sigurta. Pejgamberi a.s. e obligon bariun e Amir bin Fahirit qė kopenė e dhenve ta shetisė rrugės kah kalonte esmaja dhe Abdullahu, pėr t'i mbuluar gjurmėt e tyre. Pėrkundėr bindjes se Allahu do t'i mbrojė, duke bėrė rrejtin e merimangės, Muhammedi a.s. me Ebu Bekrin nuk e shpėrfillin planin e tyre. Dalin nga shpella, me udhėrrėfyes tė huazuar, jomusliman, por besnik, me dy kuaj, qė t'i udhėheq rrugėve mė pak tė ecura deri nė Medinė, me qėllim qė tė pengohwen gjurmėt e tyre dhe tė arrijnė me sukees deri nė vendcaktim.[7]




Nė vend tė pėrmbylljes



Shembulli i Muhammedit a.s., i Omerit r.a. por edhe i brezit tė parė ėshtė mėnyra praktike se jetėsimi i Islamit nė histori, krahas faktorit hyjnor, i imponon njeriut pėrfilljen edhe tė ndihmės qė Krijuesi ia ka dhėnė njeriut pėr tė jetuar mė mirė, mė lehtė dhe nė pajtim me ligjėsitė e Zotit nė gjithėsi.

Tė kuptuarit e drejtė tė begative, njeriun do ta bėjnė sundues dhe fitues, sepse ai ėshtė "halif nė tokė".





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Husejn Ahmed Emin, Pėrsiatje pėr gjendjen e vėrtetė tė Tė Parėve tė mirė (Selef'us-salih), nė: Havle'd-da'veti ila tatbiki'sh-sheriati'l-islamijjeh, Darun-nahdati'l-arabijjeh, Bejrut, 1985, fq. 101-112.

[2] Imam En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413, 1992, fq. 10-13.

[3] Pėr ixhtihadin dhe pėr perceptimin e drejtė tė Kur'anit dhe Hadithit shih: Ibrahim Dzananovic, Idztihad u prva cetiri stoljeca islama, Sarajevo, 1986, fq. 29 e tutje.

[4] Muhammed Husejn Hejkel, Zivot Muhammeda a.s., Sarajevo, 1425 h./2004, fq. 463 e tutje.

[5] Muhammed Husejn Hejkel, op. cit., fq. 238. Martin Lings, Muhammed s.a.s.v., Sarajevo, 1996, fq. 370 e tutje.

[6] Muhammed Husejn Hejkel, op. cit., fq. 176, 183 e tė tjera.

[7] Muhammed Husejn Hejkel, op. cit., fq. 176 e tutje. Martin Lings, Muhammed s.a.s.v., Sarajevo, 1996, fq. 146 e tutje

PM
Top
AZIZ_IMERI
Postuar nė: 19.04.2008, 22:56
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 42
Antari Nr: 14727
Bashkangjitur: 31.03.2008





Ti zotni INDEX do kishe ba mire te ju pergjigjesh atyne dy shkrimeve qe te kam ēue poshte postimit tand te pare.

Gjithashtu edhe disa pyetje te tjera deshta me ti ba :

1- Pse ke vu ate kove ne krye , dhe nuk ke vu plisin tone shqiptar (mbasi don me mbajte me doemos diēka ne krye).

2- Pse lexohet nder shkrimet e juaja ne pergjithesi zhvleresim per figurat tona kombetare , pa perjashtue asnji prej tyne....(nuk po hyj ti numeroj te gjithe me rend, se jane shume - shume...e lista ashte teper e gjate).

3- Pse nuk i pergjigjesh asnjanit prej analistave qe kritikojne shkrimet dhe "analizat" e tua tashma teper bajate.

4- Si ashte e mundur qe te perpiqeni te perhapni mesimet arabe e talebano - islamike , nder shqiptare, perderisa ato shtete e kombe qe ju i keni aq fort per zemer , nuk e kane as ne plan qe ta njohin shtetin e Kosoves , (veē se bajne premtime kote dhe genjeshtra sa te munden), dhe perandorine otomane e quani shpetimtare te shqiptareve, kur historjanet tane dhe evropjane dokumentojne krejt te kunderten, - dhe ti vazhdon te na thuash ketu se je shqiptar ! Po qysh nuk te vjen marre bre !!!

Do kisha patun deshire te kem pergjigje prej teje.
PM
Top
alvin
Postuar nė: 20.04.2008, 00:39
Quote Post


Administrator
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



Te te pergjigjem une
Ky njeri thjesht nuk ka ndjenja kombetare....ose i ka qull te perziera me ato turko-otomane,dhe manipulon me fene islame per qellime te huaja.
Kjo nuk eshte vleresim-kjo eshte fakt.


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio