Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BDI-stat do luajnė shah-ēka se populli ėshtė mat
ylly007
Postuar nė: 28.04.2012, 20:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1436
Antari Nr: 4814
Bashkangjitur: 21.12.2006



Koment nga almakos.com.

BDI kremton 10 vjetrin e themelimit tė saj. Pra, para 10 viteve, shqiptarėt e Maqedonisė u pasuruan edhe me njė parti politike.

Ndoshta edhe shpresuan se kjo e reja do jetė mė ndryshe se gjitha tė mėparshmet, ngaqė doli nga radhėt e atyre qė flijuan jetėn pėr tė mirėn e popullit. Por...!?

Shpejtė kaluan 10 vite dhe ja, BDI-stat do e fillojnė shėnimin e 10 vjetorit me njė turne ku ndėr tė tjerat do luhet edhe shah. Pa dyshim se drejtuesit e kėsaj parie kanė zgjedhur simbolikėn mė tė mirė pėr tė shpalosur tė vėrtetėn se politika edhe i ngjan lojės sė shahu ku lojtarė janė politikanėt e “piunė” populli. Tani mbetet tė shihet se lojtarėt e kėsaj partie a do e vėrejnė qė shqiptarėt e kėtushėm qė moti janė nė pozitėn atij qė i ėshtė dhėnė “mat”.
BDI-ja pra i bėri 10 vite qė vepron nė skenėn politike tė Maqedonisė. Ajo mė nuk ėshtė “parti e re”, me tė cilėn thėnie dikur i mbronin dėshtimet e veta drejtuesit e kėsaj partie. Shikuar pėr nga pjesėmarrja nė ekzekutiv, BDI-ja del se ėshtė partia mė e vjetėr shqiptare nė Maqedoni. Pėrvoja e sajė “shtetbėrėse” ėshtė thuajse e barabartė me moshėn qė ka. Dhe si e tillė ajo ėshtė aq e rritur sa ta vlerėsojė se ka dallim mes asaj tė jesh “bashkėsundues” i shtetit dhe “asistues” i sunduesit. Apo tė bėjė dallim mes lojtarėve tė barabartė tė shahut dhe atyre qė pėshpėritin anėsh, por askush nuk ua varė se ēka thonė.

Si do qė tė jetė, gjatė kėtyre 10 viteve BDI-ja e eci rrugėn qė nga hyrja e saj nė skenėn politike me ngarkesėn e “tė ardhurve nga mali” e deri nė tė sotmen qė ka tė bėjė thuajse mė tė njėjtėn pėrbėrje “burrėshtetasish” si nė vitin kur pėr herė tė parė kjo parti hyri nė koalicionin qeverisės. Disa thonė se nuk kanė ndryshuar as qėllimet fillestare strategjike tė kėsaj partie: kryesuesit e saj tė mbrojnė vetveten nga Dosjet Hagės dhe eventualisht tė plotėsojnė ėndrrėn e Ali Ahmetit pėr t’u bėrė presidenti i parė shqiptar i Maqedonisė. Sa i pėrket qėllimit tė parė – mbylljen e Dosjeve tė Hagės – ky mė ėshtė realizuar. Mbetet vetėm qėllimi i dytė strategjik i BDI-sė, pėr tė cilin mbase shqiptarėt e Maqedonisė nuk do paguajnė ēmim poaq tė lartė sa pėr realizimin e atij tė parit.

Por, duhet pranuar se gjatė kėtyre 10 viteve BDI-ja e solli Skėnderbeun nė Shkup, kremtoi pėrvjetorėt e Kongresit tė Alfabetit. Pra, na i mori edhe festat e heronjtė qė na takojnė tė gjithėve dhe i shpalli ato si pronė dhe festa partiake. Duhet pranuar gjithashtu se BDI-ja bėri shumė pėr punėsimin e partizanėve tė saj nėpėr institucionet shtetėrore. Ajo legalizoi Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe hapi shumė fakultete anė e mbanė Maqedonisė. E tė cilėt ia dolėn tė amortizojnė pėrkohėsisht papunėsinė e madhe ndėr rinin shqiptare, por jo edhe tė mbulojnė tė vėrtetėn se shėrbejnė edhe si agjenci punėsimi pėr kuadrot e saj tė tepėrt. Dhe mbase BDI-ja ėshtė partia e parė shqiptare qė vepron sipas parimit: nėse s’vlen si politikan, je i mirė pėr profesor!?

Pra BDI ka paralajmėruar fillimin e kremteve nė shenjė tė 10 viteve tė veprimit tė saj politik. Dhe do ishte mirė qė nė turneun nė tė cilin BDI-stat do luajnė shah, gjyqtarė tė ishin ata qė thonė se kjo parti aq shumė bėri pėr punėsimin e shqiptarėve tė kėtushėm sa nuk ka mė kėnd tė punėsojė kėshtu qė erdhi puna tė huazoj kuadro nga maqedonasit. Dhe kėshtu propozoi Elenovskin pėr ambasador. Me ēka del se o nuk ka shqiptarė tė rangut tė Elenovskit, o BDI-ja e ka humbur besimin se edhe shqiptarėt munden ta pėrfaqėsojnė kėtė shtet po aq denjėsisht sa Ali Ahmeti, qė e shpėtoi vendin nga qarqet maqedonase qė atė donin ta ndanin e copėtonin nė vitin 2001. Shikuar nga ky kėndvėshtrim, edhe duhet qė Ali Ahmeti tė jetė mė i kujdesshėm se cilėt do jenė pėrfaqėsuesit diplomatik tė Maqedonisė, ngaqė ka tė atillė qė thonė se qėmoti, veprimin politik tė BDI-sė mė shumė e lėvdojnė maqedonasit se shqiptarėt.
/http://www.tetova1.com/portali/opinion/bdi-stat-do-luajne-shah-cka-se-populli-eshte-ne-mat
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio