Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Greqia, 695 fshatra shqiptare
alb_te
Postuar nė: 03.05.2012, 12:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



E Hene 2 maj 2011

Greqia, 695 fshatra shqiptare

Ēamėt dhe arvanitasit qė jetojnė nė Greqi pėrbėjnė njė komunitet prej afro 3 milionė banorėsh, ndonėse sot jo tė gjithė flasin shqip. Ēfarė zbuluan dhe dokumentuan priftėrinjtė arbėreshė Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri nė 1995. Rrėnjėt arbėrore qė zgjaten deri nė Athinė dhe represioni i autoriteteve greke nė vite

DOKUMENTI / Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprėn “Kėrkime dhe studime ndėr arbėrorėt e Helladhės – prej rrėnjės arbėreshe nė Itali nė mėmėzėn arbėrore nė Helladhė”*. Vepėr e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994

Faksimile e kopertinės sė librit tė Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbėreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kėrkime dhe studime ndėr arbėrorėt e Greqisė – prej rrėnjės arbėreshe nė Itali nė mėmėzėn arbėrore nė Greqi)

Nė ditėt tona vėmendja e botės shqiptare ėshtė pėrqendruar me tė drejtė nė ēėshtjen e madhe tė Kosovės. Ajo pėrbėn sot fushėn mė tė madhe tė luftės pėr liri nga njė zgjedhė e rėndė, pėr pavarėsi dhe pėr bashkimin eventual tė tė gjithė trojeve shqiptare. Shkurt, ėshtė ēėshtja kyē qė i jep formė dhe frymė ēastit historik para tė cilit gjendet sot bota shqiptare.

Megjithatė, shqiptarėt njė sy dhe njė vesh e kanė patur gjithmonė nė drejtim tė shqiptarėve tė Greqisė. Nė njė mėnyrė ose tjetėr, janė interesuar pėr fatin e vėllezėrve dhe motrave ēame, si edhe pėr gjendjen e shqiptarėve tė vjetėr, qė u vendosėn gati kudo nė Greqi qė nė kohėt e lashta tė mesjetės.

Njė nga kėta shqiptarė ėshtė prifti i njohur arbėresh, Andon Bellushi (Papa Antonio Bellusci). Tė parėt e tij, ashtu si tė parėt e shumicės sė arbėreshėve, emigruan nga Greqia qė nė kohėn e Skėnderbeut, nė vitin 1434. U larguan qė tė mos binin nė duart e shkelėsve turq. U larguan me lot nė sy qė tė ruanin mėnyrėn e jetės sė tyre, gjuhėn shqipe dhe ēdo gjė tė shtrenjtė, tė trashėguar brez pas brezi nga gjyshėt dhe stėrgjyshėt e tyre.

MALLI PĖR MORENĖ

I nxitur nga njė mall i papėrshkrueshėm pėr vendin e prejardhjes, pėr Morenė e bukur, papa Bellushi udhėtoi nė Greqi pėr tė parėn herė nė vitin 1965. Ai udhėtoi atje jo vetėm si njė “pilgrim” i pėrmalluar, por edhe si njeri i shkencės, si etnograf i pasionuar pėr tė mbledhur folklorin e “arbėrorėve”, sikundėr quhen zakonisht shqiptarėt e Greqisė. (Njė tjetėr emėr pėr ta ėshtė “arvanitė”). Pas vizitės sė parė, ai u kthye herė pas here nė Greqi, pėr tė vazhduar dhe rafinuar punėn e nisur.

Ky libėr: “Kėrkime dhe studime ndėr arbėrorėt e Helladhės”, ėshtė fryti i asaj pune tė madhe. Nė kėtė vėllim Bellushi vė nė dukje lidhjen e ngushtė qė ekziston midis arbėreshėve dhe arbėrorėve. Nė njė takim me arbėrorėt nė Tebė mė 1990, ai tha: “Ne flasim ashtu si flisni ju kėtu… Kemi gjuhėn tuaj, zemrėn tuaj. Kemi ritin (fenė) tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kėnga e Moresė, ka thėnė Bellushi, “mbajti tė gjallė nė zemrat tona nostalgjinė pėr Morenė”. Kėtė ndjenjė e ka shprehur bukur edhe peshkopi arbėresh Ercole Lupinacci me fjalėt: “E kemi pasur gjithmonė kėtė dėshirė tė fortė, tė njihemi me Dheun e gjyshėve, qė i kujtojmė me mall nė kėngėt tona popullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarėt e Greqisė duket nė emrat e vendeve (toponimet) dhe fshatrave tė arbėreshėve, nė emrat e tyre personale, nė shėrbesat fetare, dhe, mbi tė gjitha, nė mėnyrėn e tė folurit, nė gjuhėn e tyre tė pėrditshme. Nga bisedat qė pati autori me arbėrorėt, bėhet e qartė se shqiptarėt e Greqisė dhe ata tė Italisė nuk kanė aspak vėshtirėsi pėr t’u marrė vesh, pėr tė komunikuar me njėri-tjetrin, sepse tė dyja palėt flasin tė njėjtin dialekt – njė toskėrishte tė vjetėr. (Ėshtė njė dialekt ky qė tingėllon disi arkaik nė veshin e folėsit tė shqipes moderne). Tė bėjnė pėrshtypje takimet dhe bisedat shumė tė ngrohta qė pati Bellushi me arbėrorėt. Ai u prit me plot pėrzemėrsi dhe u nderua si vėlla sepse – siē u shpreh historiani arbėror, Aristidhis Kolljas – ai dhe arbėrorėt hodhėn “urėn midis Greqisė dhe Italisė qė tė gjejė vėllai vėllanė”. (f.92)

ARRITJET E PUNĖS ME ARBĖRORĖT NĖ GREQI

Duke filluar nga viti 1965, autori i kėsaj vepre “fotografoi” gjuhėn dhe zakonet e arbėrorėve me kujdesin dhe ndėrgjegjen e shkencėtarit, duke i inēizuar me trak. Gjatė afro 30 vjetėve ai mblodhi njė thesar tė dhėnash mbi historinė dhe folklorin e arbėrorėve: pėrralla, legjenda, fjalė tė urta, mallkime, kėngė dhe bisedime – trashėgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhė. Regjistrimet e bisedave dhe kėngėve pėrbėjnė material tė pastėr etnografik, sepse Bellushi i la njerėzit tė flisnin dhe tė kėndonin shqipen qė dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi nė kėtė libėr ashtu siē ia dėgjoi veshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.

Ja, disa nga rezultatet e punės sė palodhur qė bėri nė Greqi. Sa shqiptarė ka nė Greqi, nuk dihet saktėsisht. Po njė arbėror i shkolluar nė Athinė i tha autorit se nė Greqi ka 3 milionė “arvanitė”, veēse jo tė gjithė flasin shqip. (f.59) Libri ka njė listė tė gjatė tė krahinave dhe fshatrave ku banojnė arbėrorėt – 696 fshatra nė nja 15 krahina. Nė kėtė listė gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, qė dėshmojnė pėr lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipėrisė, si edhe me emra tė njohur tė arbėreshėve nė Itali.

Bellushi u njoh mirė me kulturėn e lashtė tė arbėrorėve. Besa e shqiptarit, thotė ai, rron nė trojet e shqiptarėve tė Greqisė. Ata krenohen me kėtė kryevirtyt tė racės shqiptare, tė cilėn e shprehin me frazėn, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalė nė erė”, i tha njė arvanit papa Bellushit. (f.135) Pėr tė zbuluar botėn e tyre tė pėrditshme nė mėnyrė mė tė imtė, Bellushi i pyeti arbėrorėt pėr gjėrat mė tė thjeshta. “Si e bėni bukėn, djathin? Si i punoni vreshtat? Si i rrjepni dhitė? Si i ruani bagėtitė nga ujqit?” Pastaj pyet ēfarė zogj kanė andej, si u thonė maleve qė kanė afėr, cilėt janė katundet arbėrore rreth e pėrqark? I pyet, gjithashtu, tė recitojnė numrat (l,2,3…), ditėt e javės dhe muajt e vitit. Pėrgjigjet qė mori ishin pothuaj tė njėjta nga njė krahinė te tjetra, gjė qė tregon se nė thelb kultura e shqiptarėve nė Greqi ėshtė e njėjtė kudo. Autori mblodhi me qindra kėngė, shumica e tė cilave bėjnė fjalė pėr dashurinė. Ja, disa radhė tė shkėputura nga kėto kėngė:

Eja tė tė puth njė herė,

Tani qė kam pirė verė.

Prapa malit kam njė pus,

Eja vashė tė tė puth.

Prapa malit kam shtėpinė,

Eja vashėzė tė rrimė.

Libri hedh dritė edhe mbi figurat arbėrore qė i kanė bėrė shėrbime tė ēmuara popullit shqiptar nė Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistės “Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprės kryesore pėr njohjen e arbėrorėve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė arvanitėve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek nė Athinė, si shkencėtar dhe si mbledhės i folklorit arbėror. Ka edhe tė tjerė.

GJENDJA E GJUHĖS SHQIPE

Arbėrorėt janė krenarė pėr gjuhėn e tyre. Njė nga kėngėt qė kėndojnė nė krahinėn e Korintit thotė:

Kjo gjuhė arbėrishte

Ėshtė gjuhė trimėrishte.

E fliste Admiral Miaulli,

Boēari dhe gjithė Suli (f.327)

Nga intervistat e shumta qė pati autori me arbėrorėt, bėhet e qartė se ata e duan gjuhėn shqipe me zemėr, dhe kėnaqen kur flasin shqip. Prandaj kanė merak ta ruajnė dhe t’ua lėnė trashėgim fėmijėve. Ky merak duket edhe nė ndonjė kėngė tė tyre, si, p.sh. nė radhėt: “Arvanitete tė kėndomi/ Gluhenė tė mos harromi”. Papa Bellushi pyeti herė pas here kudo qė vajti: “Do tė rrojė gjuha arbėrore?” “Nuk e di,-iu pėrgjegj njė burrė,-sepse ėshtė njė gjuhė qė nuk mėsohet nė shkollė dhe nuk shkruhet”. Dhe vėrtet bisedat e Bellushit me arbėrorėt zbuluan njė konflikt midis atyre qė duan ta ruajnė gjuhėn me ēdo kusht, dhe atyre qė preferojnė greqishten, sepse ajo shkruhet. Po nė pėrgjithėsi ata kanė besim nė tė ardhmen e gjuhės. Kanė po ato ndjenja qė shfaqi njė plak nga Korinthi kur tha: “Unė kam tri vasha me shkollė. Po kur mė vinė kėtu nė shtėpi, flasin arbėrisht. Greqishten nuk e flasim neve kėtu”. (f.349)

Gjatė gjithė udhėtimeve qė bėri nė Greqi, meraku mė i madh i papa Bellushit ishte pėr gjuhėn shqipe, por edhe pėr kulturėn e arbėrorėve, dhe me tė drejtė, sepse nga tė gjitha anėt ai dėgjoi ankime pėr grekėt. Grekėt nuk lejojnė hapjen e shkollave shqipe. Nuk i lejojnė shqiptarėt as tė kėndojnė kėngėt e tyre. “S’kemi mundėsi tė shkruajmė gjuhėn tonė,” thotė arbėrori. “S’kemi botime, as fetare, as popullore, as letrare. S’na lejojnė… Jemi si njė trup pa shpirt”. (f.426) “Kėtu gjuha jonė flitet vetėm midis mureve tė shtėpive. Ajo s’ka banesė as nė liturgji, as nė shkollė, as nė shtyp, askund”. Kėshtu foli plaku 72- vjeēar Dhimitri Gonos nė More. (f.419) Priftėrinjtė i ndalojnė fėmijėt arbėrorė tė flasin shqip, se “ėshtė e mallkuar”. Njė burrė i tha Bellushit se kur ishte djalė i vogėl nė shkollė, mėsuesi i rrihte nxėnėsit shqiptarė po tė thonin ndonjė fjalė shqip, dhe i detyronte tė shkruanin ato fjalė njėqind herė nė dėrrasėn e zezė. (f.233)

Grekėt i shohin shqiptarėt si vllehė, d.m.th. pa rrėnjė, pa shtėpi, pa tokėn e tyre, sikur ata nuk ekzistojnė si popull me kombėsinė e vet. Edhe emrat shqip tė fshatrave tė tyre nuk i durojnė, dhe i kanė ndryshuar e u kanė vėnė emra greke. (Megjithatė, populli vazhdon tė pėrdorė emrat e tyre tė vjetėr shqip). Thonė se shqiptarėt nuk ekzistojnė fare. Pėrgjigjen shqiptarėt: “Njė e rremė e madhe! Nė Korinth, nė Beoci, nė Atika, nė Eube, nė Argolidhė, nė More, nė Thebe arbėrorėt i gjen si milingonat nga tė gjitha anėt”. (f.426)

Arbėrorėt e dinė mirė rolin e shqiptarėve nė Revolucionin pėr Pavarėsinė e Greqisė. “Greqinė e kanė ngjallur arbėrorėt”, thonė ata me kėmbėngulje. Por kjo e vėrtetė historike nuk u bėn pėrshtypje grekėve. Ata e mohojnė kombėsinė shqiptare tė herojve tė revolucionit grek si Boēari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj. duke thėnė se ata ishin grekė qė kishin mėsuar tė flisnin shqip!! Mė e keqja ėshtė se ka edhe arbėrorė qė s’duan tė thonė se janė shqiptarė. E mohojnė kombėsinė e tyre dhe zemėrohen po t’ua kujtosh.

UDHĖTIM NĖ MORE MĖ 1970

Me interes tė veēantė ėshtė udhėtimi qė bėri Bellushi nė More mė 1970, i shoqėruar nga prifti arbėresh Jani Kaparelli. Pėrshkrimi i kėtij udhėtimi pėrbėn njė dokument me vlerė tė rrallė. Nė hapėsirėn e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan pėr mallin e pafund qė kanė arbėreshėt pėr Morenė, sepse, sikurse thotė ai, arbėrorėt e Moresė dhe arbėreshėt “janė lidhur ngushtė nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi si mish e thua”. Ai bėn fjalė pėr takimet e ngrohta bisedat e pėrzemėrta, kėngėt qė kėnduan sė bashku me shqiptarėt e Moresė, tė cilat mishėronin gėzimin e tyre tė pėrbashkėt, hidhėrimin, vajtimin, besėn, mundimet, dhe afėrsitė shpirtėrore qė kanė njohur gjatė shekujve.

Pastaj shkruan pėr prelatin simpatik grek tė Moresė, dhespot Stefanos i cili, ndryshe nga qėndrimi zyrtar i grekėve, i mirėpriti arbėreshėt dhe tha me gojėn e tij se, “kėtu janė shumė katunde arbėrore”. (f.415) Madje, ai lėshoi njė kartė, tė hartuar nė formėn e njė “leje” pėr vizitorėt, ku ai pėrmendte me emėr fshatrat e Moresė qė donin tė vizitonin Bellushi dhe Kaperelli.

“Ky ėshtė i pari dokument grek”, thotė Bellushi, “ku shkruhet se nė More gjenden edhe sot katunde arbėrore!” Dhe si i tillė “ka njė rėndėsi historike tė madhe”. (f.416)

VEPĖR E DENJĖ SHKENCORE

Me botimin e kėtij vėllimi, Andon Bellushi ka vėnė nė duar tė lexuesve njė vepėr qė ndriēon jo vetėm gjendjen e shqiptarėve tė Greqisė, por edhe tė arbėreshėve. Vepra e tij ka material tė gjerė tė mbledhur nė terren, nga njė kėrkues i pasionuar “qė ulet gju mė gju analfabetėt e tė papėrfillurit”, sikurse thotė prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit tė Tiranės, “duke regjistruar… gjithēka qė ata mbajnė mend”. Prof. Shkurtaj e cilėson veprėn si “njė enciklopedi tė tėrė tė jetės, shpirtit, kulturės, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhės qė flitet edhe sot nė komunitetet e moēme tė shqiptarėve nė Greqi”.

Nė mėnyrė shkencore autori vė nė dukje botėn e shqiptarėve qė zbuloi nė tokėn e Greqisė, qė do t’u vlejė dijetarėve dhe studentėve tė historisė, gjuhėsisė dhe folklorit. Njėkohėsisht, duke iu pėrmbajtur kritereve shkencore qė kėrkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjė tė metė, dobėsi apo konflikt qė gjeti midis arbėrorėve. Njė nga gjėrat qė ia rritin vlerėn librit dhe e bėjnė atė mė interesant, janė fotografitė e shumta qė ilustrojnė faqet e tekstit. Ato fiksojnė fytyrat e personave qė takoi autori gjatė vizitave nė Greqi; rrėfejnė, gjithashtu, edhe diēka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtėpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare tė tjera tė librit janė hartat, qė tregojnė fshatrat arbėrore me emėr, dhe qindra e qindra shėnime “notes” (nė italisht), qė e bėjnė tekstin mė tė qartė pėr lexuesin.

Me gjithė gjendjen e rėndė tė arbėrorėve qė gjeti autori nė Greqi, pėr shkak tė shtypjes sė gjuhės dhe kulturės sė tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorėzua. I mbrujtur me ndjenja tė thella atdhedashurie dhe i nxitur nga njė mall pėrvėlues historik (qė buron nga thellėsia e shekujve), papa Bellushi, mė se fundi, del fitues si etnograf, si shėrbėtor i urtė i Zotit dhe si burrė i Besės shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist pėr tė ardhmen e shqiptarėve tė Greqisė. Shpirti i Arbėrit rron, thotė Bellushi, “i freskėt, i gjallė, i thjeshtė”. Rron nė kėngėt arbėrore rron dhe do tė rrojė, se “ajo ka rrėnjė tė thella”, dhe “flitet nga tė mėdhenjtė e nga tė vegjlit”. (f.424)

* * *

Teksti i kėtij libri ėshtė nė dy gjuhė: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe nė greqisht). Pjesa mė e madhe e lėndės ėshtė nė gjuhėn shqipe. Teksti italisht ėshtė, nė tė vėrtetė, njė pėrkthim disi i pėrmbledhur i tekstit shqip. Megjithatė, emri i autorit dhe titulli i librit nė kapakun e veprės janė nė gjuhėn italishte, si pason: Antonio Bellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbėreshe in Italia a matrici arberore in Grecia.” Libri ka njė hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i Shoqatės Kulturore Arbėrore “Mark Boēari” nė Athinė, dhe njė parathėnie nga prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit tė Tiranės. U botua nga Qendra pėr Kėrkime Socio-Kulturore “G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe.

*Shėnim: Citatet nga bisedat dhe kėngėt e abėrorėve janė shkruar gati tė gjitha nė shqipen e njėsuar letrare, pėr ta bėrė mė tė lehtė leximin e tyre. – P.R.P.

San Diego, California

Shkurt, 1996

Peter R. Prifti

Peter Prifti (1924-2010) lindi nė Rehovė (Kolonjė) mė 1924. Pasi kreu shkollėn fillore nė fshat dhe Plotoren nė Ersekė, emigroi nė Amerikė mė 1940. Peter Prifti mbaroi shkollėn e mesme, pastaj u diplomua pėr art e letėrsi nė Penn State College. Vazhdoi studimet nė University of Pennsylvania ku fitoi gradėn shkencore “Master of Art Degree in Philosophy” (1955). Punoi redaktor nė gazetėn “Dielli” dhe sekretar i “Vatrės” (1958-1960), pėrvojė e cila e ndihmoi tė njihte nga afėr Fan Nolin dhe komunitetin shqiptar. Pėr 15 vjet ishte konsulent pėr ēėshtjet shqiptare nė M.I.T. (Massachusets Institut of Technology) qendėr e shquar e studimeve ndėrkombėtare. Mė 1976 University of California, Dega e Linguistikės e mori si pedagog sapo hapi katedrėn e Gjuhės Shqipe. Jetonte nė San Diego, Kaliforni. Ėshtė autor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics of isolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Land of Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portrait of a Country”.

Aristidh Kola

Aristidh Kola (1944-2000) ėshtė jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar i guximshėm pėr ēėshtjen kombėtare, kryetar i shoqatės sė arvanitasve tė Greqisė “Marko Boēari”. Mbante lidhje dhe bashkėpunoi me personalitetet e diasporės nė Amerikė e Turqi, Kosovė, Maqedoni, Shqipėri, arbėreshėt e Italisė dhe Korsikės. Ėshtė autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve”, “Gjuha e perėndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalėve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhės shqipe”, “Greqia nė kurthin e serbėve tė Milosheviēit”, “Kėnga e mercenarėve, prejardhja e grekėve”, “Mithi dhe e vėrteta”, “Varrimi i tretė i Marko Boēarit”, etj. Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”. Nė vitin 1999 pėrkrahu nė mediet greke bombardimet e NATO-s nė ish-Jugosllavi dhe UĒK-nė. Ėshtė hedhur nė gjyq dhe kėrcėnuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke. Dekoruar nga ish-Presidentėt e Shqipėrisė Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhe nga kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi. Ėshtė “Qytetar nderi i Skėnderajt”.

Andon Bellushi (Antonio Bellusci)

Prift arbėresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur nė vitin 1934 nė Frashinetė tė Kozencės, (Itali). Diplomuar pėr filozofi e teologji. Ka shėrbyer si prift famullitar arbėresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonė, “Lidhja”, shoqatėn kulturore dhe shtėpinė botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekėn Ndėrkombėtare “Bellusci”. Ka botuar studime nė periodikėt “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynė”, “Studime Filologjike”, “Pėrparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bėrė udhėtime, studime dhe kėrkime etnografike nė vende tė ndryshme, ka marrė pjesė nė veprimtari shkencore nė kuvende, kongrese nė Itali, Shqipėri, Kosovė, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Kėngė fetare arbėreshe”, “Argalia nė tekstet popullore arbėreshė nė Frasnitė”, “Magjia, mite dhe besime popullore nė katundet arbėreshė”, “Fjalor Frazeologjik i Arbėreshėvet nė Itali dhe Arbėrorėve nė Greqi”, “Blegtoria nė Frasnitė”, :Kėrkime dhe Studime ndėr Arbėrorėt tė Elladhės”, “Antologjia Arbėreshe”, “Arbėrorėt-Arvanitė”. Ėshtė nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Qeveria e Kosovės, etj.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio