Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BDSH:Nuk ka procese gjyqėsore tė drejta dhe transp
AVNI1974
Postuar nė: 11.05.2012, 09:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 73
Antari Nr: 26493
Bashkangjitur: 17.05.2011



BDSH:Nuk ka procese gjyqėsore tė drejta dhe transparente nėn diktaturėn e VMRO-sė!

Tė gjitha apelet pėr procese gjyqėsore tė drejta dhe transparente nė Maqedoni janė apele inkurajuese pėr diktatorėt e VMRO-sė qė tė vazhdojnė terrorin shtetėror kundėr shqiptarėve nė Maqedoni!

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bėn apel udhėheqėsve tė partive politike shqiptare dhe institucioneve shtetėrore tė Kosovės e Shqipėrisė:

- qė unanimisht tė kėrkojmė lirimin e menjėhershėm tė shqiptarėve tė arrestuar nga Monstrumėt e VMRO-sė;

- qė unanimisht tė kėrkojmė amnistinė e pėrgjithshme dhe riparimin e dėmeve tė shkaktuara ndaj personave qė kanė pėrjetuar nė tė kaluarėn e afėrt tmerret e “politikės gjyqėsore”;

- qė bashkėrisht tė kėrkojmė mbėshtetjen e forcave demokratike nė botė, sidomos tė SHBA-ve dhe tė shteteve tė Bashkimit Evropian, qė ti jepet fund terrorizmit shtetėror dhe diskriminimit racial nė Maqedoni.

Pa lirimin e menjėhershėm tė atyre qė padrejtėsisht mbajnė mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqėsisė sė komanduar nga partitė politike, rruga e Maqedonisė drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian duhet tė jetė e mbyllur! …



KOMUNIKATA E BDSH-sė

Nuk ka procese gjyqėsore tė drejta dhe transparente nėn diktaturėn e VMRO-sė!



Qėndrimi zyrtar i institucioneve shtetėrore tė VMRO-sė lidhur me “zbulimin” e vrasėsve pėr «Rastin e Smillkovcit» qė u shpreh publikisht pėrmes konferencės pėr shtyp tė Gordana Jankullovskės, provokoi njė revoltė tė pėrgjithshme nė mesin e shqiptarėve.

Pėrmes fjalimit tė kryepolices Jankullovska, VMRO “zbuloi publikisht” qėndrimin partiak dhe raportet qė kjo parti ka me institucionin e hetuesisė, tė policisė, tė aparateve represive, tė prokurorisė dhe tė gjyqėsisė.

Deklarata e Jankullovskės mund t’i jetė dukur “skandaloze” dikujt qė nuk ka ndjekur procesin e vėnies nėn kontroll tė institucioneve shtetėrore nga ana e VMRO-sė.

Diktati dhe kontrolli absolut i institucioneve shtetėrore tė Maqedonisė nga VMRO filloi me kontrollin partiak tė pushtetit ekzekutiv (me theks tė veēantė aparatet e dhunės dhe tė hetuesisė) pėr tė pasuar nė mandatin e dytė me futjen nėn sqetull edhe presidencėn edhe pushtetin legjislativ edhe pushtetin gjyqėsor.

Tė gjithėve u kujtohet fillimi i vitit 2010, kur Qeveria e Nikolla Gruevskit « zbuloi » se pushteti gjyqėsor nė Maqedoni ishte nėn ndikimin e partive politike dhe kur propozoi ndryshime kushtetuese gjoja pėr tė pavarėsuar kėtė pushtet nga ndikimet e partive politike!

Qė nė atė kohė, Bashkimi Demokratik Shqiptar zhveshi qėllimet e vėrteta tė Nikolla Gruevskit pėr spastrimin e pushtetit gjyqėsor nga ndikimet eventuale tė partive tjera dhe krijimin e strukturės qė i bindet atij.

Brenda periudhės 6 vjeēare VMRO arriti tė vendosė njė diktaturė absolutiste tė tipit despotik mbi institucionet shtetėrore tė Maqedoni. Pėr kėtė arsye, deklarata e Jankullovskės nė cilėsinė e hetueses, e polices qė arreston, e prokurores qė ngre aktakuzė dhe e gjyqtares qė dėnon nuk ėshtė aspak mė skandaloze se sa toleranca skandaloze ndaj kėtij pushteti diktatorial nė zemėr tė Ballkanit dhe Evropės!

Tė gjitha apelet pėr procese gjyqėsore tė drejta dhe transparente nė Maqedoni janė apele inkurajuese pėr diktatorėt e VMRO-sė qė tė vazhdojnė terrorin shtetėror kundėr shqiptarėve nė Maqedoni!

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bėn apel udhėheqėsve tė partive politike shqiptare dhe institucioneve shtetėrore tė Kosovės e Shqipėrisė:

- qė unanimisht tė kėrkojmė lirimin e menjėhershėm tė shqiptarėve tė arrestuar nga Monstrumėt e VMRO-sė;

- qė unanimisht tė kėrkojmė amnistinė e pėrgjithshme dhe riparimin e dėmeve tė shkaktuara ndaj personave qė kanė pėrjetuar nė tė kaluarėn e afėrt tmerret e “politikės gjyqėsore”;

- qė bashkėrisht tė kėrkojmė mbėshtetjen e forcave demokratike nė botė, sidomos tė SHBA-ve dhe tė shteteve tė Bashkimit Evropian, qė ti jepet fund terrorizmit shtetėror dhe diskriminimit racial nė Maqedoni.

Pa lirimin e menjėhershėm tė atyre qė padrejtėsisht mbajnė mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqėsisė sė komanduar nga partitė politike, rruga e Maqedonisė drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian duhet tė jetė e mbyllur!

Ėshtė momenti i fundit qė NATO dhe Bashkimi Evropian tė dalin haptas nė mbėshtetje tė pėrpjekjeve pėr t’i dhėnė fund regjimit diktatorial tė VMRO-sė nė Maqedoni!



Bashkimi Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Mė 11 maj 2012[B]
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio