Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Konfliktet e papėrmbyllura nė Ballkan (ANALIZA)
GAZETARI23
Postuar nė: 16.05.2012, 19:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5014
Antari Nr: 9437
Bashkangjitur: 10.09.2007



Duke u ndėrlidhur me zhvillimet dhe tensionet nė rritje nė Maqedoni, publicisti Kim Mehmeti tha se shqiptarėt e Maqedonisė, si popull i dytė pėr kah numri nė kėtė shtet, nuk po kėrkojnė “Pranverėn arabe” nė Maqedoni, por mes tjerash po revoltohen ndaj partive politike qė kanė krijuar rrethanat pėr njė gjendje tė tillė.
Fotografi e jashtme

Rajoni i Ballkanit mbetet i brishtė me shtete qė nuk e kanė pėrfunduar shtet-ndėrtimin dhe me konflikte ende tė papėrmbyllura, u tha tė mėrkurėn nė njė debat tė organizuar nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme nė Prishtinė.

Aty u debatua nė lidhje me zhvillimet nė Maqedoni, veri tė Kosovės dhe Luginė tė Preshevės.

Duke u ndėrlidhur me zhvillimet dhe tensionet nė rritje nė Maqedoni, publicisti Kim Mehmeti tha se shqiptarėt e Maqedonisė, si popull i dytė pėr kah numri nė kėtė shtet, nuk po kėrkojnė “Pranverėn arabe” nė Maqedoni, por mes tjerash po revoltohen ndaj partive politike qė kanė krijuar rrethanat pėr njė gjendje tė tillė.

“Unė mburrem me ato protesta. Ajo nuk ėshtė pranvera arabe. Ajo ėshtė pranvera shqiptare qė pėr herė tė parė u ēoi sinjal tė gjithė shqiptarėve edhe nė Kosovė edhe nė Shqipėri se kur jeni tė pakėnaqur nga partitė tuaja, shkoni te selitė partiake dhe mos dilni para qeverive”, tha Mehmeti.

Ndėrkaq, panelisti tjetėr nė kėtė debat, Azem Vllasi, analizoi kryesisht ndėrlidhshmėritė dhe efektet e zhvillimeve nė veri tė Kosovės dhe nė Luginė tė Preshevės.

Veriu dhe Lugina e Preshevės duhet trajtuar mbi parimet kushtetuese pėr garantimin e tė drejtave tė pakicave nė tė dyja shtetet, tha Vllasi.

Ai kundėrshtoi hapjen e njė dialogu tė veēantė vetėm pėr veriun, duke kėrkuar qė Prishtina tė insistojē nė reciprocitet me Luginėn e Preshevės.

“Lidhur me pjesėn veriore, Qeveria e Kosovės duhet tė angazhohet pėr njė projekt pėr sigurimin e pozitės dhe tė drejtave krejtėsisht tė njėjta tė serbėve tė veriut tė Kosovės dhe shqiptarėve nė tri komunat e Luginės sė Preshevės”, u shpreh Vllasi.

Njė analizė politike zhvillimeve nė Maqedoni, Kosovė e Serbi u bėri edhe analisti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, Naim Rashiti.

Ai tha se Serbia dizajnon nė vazhdimėsi projekte politike kundėr funksionimit dhe funksionalizimit tė shtetit tė Kosovės.

Rashiti parashikoi qė Qeveria e re ne Beograd do tė lansojė edhe mė hapur ēėshtjen e ndarjes sė Kosovės, duke aluduar nė pjesėn veriore.

Pėrderisa nga konteksti rajonal, Rashiti i ndėrlidhi veriun e Kosovės dhe Luginėn e Preshevės si probleme qė kėrkojnė zgjidhje reciproke, ai e ndau Maqedoninė si problem mė vete.

“Veriu i Kosovės, Lugina e Preshevės dhe Maqedonia janė tri kontekste politike jo shumė tė ndėrlidhura sa trumbetohet nė opinion. Sidomos konteksti i Maqedonisė ėshtė ēėshtje kryesisht mė vete dhe nga jashtė do tė prekej vetėm nė njė rast tė njė konflikti serioz rajonal. Por, ky konflikt ka pak gjasa tė ndodhė nė kėtė periudhė apo nė vitet nė vijim”, theksoi Rashiti.

Mė pas, rezymenė rreth kėtyre diskutimeve e prezantoi edhe kryetari i Bordit tė Klubit pėr Politikė tė Jashtme, Veton Surroi.

Ai tha se rajoni ka ende konflikte tė hapura qė ēojnė nė rritje tendencat pėr territorializimin etnik nė Ballkan.

Kėto janė paralajmėrime negative pėr sigurinė nė rajon, por edhe funksionalizimin e shteteve, tha ai.

“Kemi tri pako territorializimesh – ėshtė Republika serbe nė Bosnje, ėshtė veriu i Kosovės, dhe potencialisht pjesa shqiptare e Maqedonisė. Veriu i Kosovės nė fakt e mbanė peng Maqedoninė, nėse mund tė quhet ashtu, ndėrsa Republika serbe, nė njė formė e mban peng veriun e Kosovės”, ka thėnė Surroi.

Publicisti Veton Surroi i ka vlerėsuar si shumė shqetėsuese edhe zhvillimet nė Maqedoni, duke apostrofuar sidomos shtrembėrimin e identitetit tė popullit maqedonas dhe depėrtimin e islamit politik te shqiptarėt.

“Ashtu siē nuk ėshtė burimor Aleksandri i Madh dhe Greqia antike pėr identitetin maqedonas, ashtu nuk ėshtė selefizmi pjesė e identitetit shqiptar. Kjo duhet tė preokupojė, brengosė shoqėrinė maqedonase nė tėrėsi”, ka vlerėsuar Surroi.

Panelistėt dhe diskutuesit e tjerė nė kėtė debat kanė tėrhequr vėrejtjen se pavarėsisht tensioneve dhe konflikteve ende tė papėrfunduara dhe rrymave apo ideve pėr ndryshimin e kufijve nė Ballkan, asnjė shtet nė kėtė rajon deri mė tash nuk ėshtė krijuar pa bekimin e fuqive tė mėdha

Ky postim ėshtė ndryshuar nga GAZETARI23 nė 16.05.2012, 19:11


----------------------------------------
PUNA DHE MESIMI JAPIN DRITE!!
PM
Top
GAZETARI23
Postuar nė: 16.05.2012, 19:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5014
Antari Nr: 9437
Bashkangjitur: 10.09.2007



esht palidhje te permendi ketu por nese kosova lindore do t kishte qen ne Kosove dhe problemi i veris ne mitrovice sic esht tani , moti do te ishte zgjedh ne menyr patriote.

ne maqedoni , lufta do te vazhdoi duke shtyp shqiptaret ,politikanet shqiptar duke luftu per karike si pozit dhe opozit , diskriminimi do te filloi edhe pakes neper media maqedone dhe pastaj ata shqiptare .
Rrugdalje ka por shqiptaret spranoijn te bashkpunoijn bashk ? por perderisa populli shqiptar do te lodhet nga politika qe boijn politikanet shqiptar durim durim durim edhe durimi do te kris dikund.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga GAZETARI23 nė 16.05.2012, 19:26


----------------------------------------
PUNA DHE MESIMI JAPIN DRITE!!
PM
Top
vani-1
Postuar nė: 16.05.2012, 19:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



pa bashkimin e shqiptarve dhe trojet e tona nuk do kese stabilizim ne ballkan kete jau them 100%
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 16.05.2012, 20:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (vani-1 @ 16.05.2012, 20:45)
pa bashkimin e shqiptarve dhe trojet e tona nuk do kese stabilizim ne ballkan kete jau them 100%

smil4a8acf686328f.gif smil3dbd4e4c2e742.gif
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio