Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> 16-vjeēari zgjidh problemat 350-vjeēare tė Isak Nj
serious
  Postuar nė: 04.06.2012, 19:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 260
Antari Nr: 26772
Bashkangjitur: 23.07.2011



Shouryya Ray, 16-vjeēari me origjinė indiane dhe banues nė Gjermani, ka arritur tė zgjidhė me sukses dy problema tė rėndėsishme nė lidhje me dinamikėn e thėrrmijave.

Problemi i parė i zgjidhur nga Ray ishte formuar nga Njuton nė shekullin e 17-tė dhe lidhej me llogaritjen e drejtimit tė njė objekti tė hedhur nė kushtet e forcės tėrheqėse tė Tokės dhe kushteve tė caktuara klimaterike.

Ndėrsa problemi tjetėr kishte lindur nė shekullin e 19-tė dhe lidhej po ashtu me mėnyrėn e ndryshimit tė drejtimit tė njė objekti tė pėrplasur nė mur dhe tė hedhur nė kushte tė ngjashme me tė sipėrmet.

I riu i ka zgjidhur problemat gjatė pėrgatitjes sė njė projekti shkollor, ndėrsa media gjermane e cilėsoi atė si njė gjeni dhe e vlerėsoi me njė ēmim.

“Kur mė thanė se ky problem nuk ka zgjidhje, mendova se nuk mė kushton gjė nėse e provoj”, pohoi Ray duke pasqyruar thjeshtėsinė e tij.

Zgjidhjet e sjella nga 16-vjeēari nė fushėn e dinamikės do tė mundėsojnė zgjidhje mė tė sakta nė fusha si balistika. Deri tani njė pjesė e kėtyre problemave ishin zgjidhur pjesėrisht me anė tė kompjuterit.

Kush ėshtė Isak Njutoni?

Isak Njuton lindi nė vitin 1643 dhe vdiq nė 1727-ėn. Njihet si fizikan, matematikan, astronaut, shpikės, filozof dhe teolog. Libri i publikuar nė vitin 1687 “Philosophie Naturalis Principia Mathematica” ka krijuar bazėn e mekanikės klasike dhe ėshtė njė nga librat mė tė rėndėsishėm shkencorė. Nė kėtė libėr Njutoni ka analizuar tėrheqjen masive universale dhe ka vendosur tre ligjet e lėvizjes . Pas tre shekujsh kėndvėshtrimi i tij ka mbizotėruar botėn shkencore. Njuton ėshtė vlerėsuar si njė nga njerėzit mė ndikues nė fushėn e shkencave tė natyrės. /Start/



----------------------------------------
Islami-sistem i jetes
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio