Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Tetovarja e “Google” qė nderoi USHT-nė
r.mislimi
Postuar nė: 05.06.2012, 09:33
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Fotografi e jashtme

Arben ZEQIRI/KOHA

Tetovė - Deri dje ishte vetėm njė e-mail adresė qė e lidhte atė me kompaninė prestigjioze botėrore “Google”, qė njėherėsh ėshtė edhe njė ėndėrr pėr shumė studentė tė informatikės. Pas tre viteve studim nė kėtė lėmi dhe hulumtimeve shkencore nė po tė njėjtėn fushė, 22-vjeēarja Merita Kasa, studente e vitit tė tretė nė Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Informatikė profesionale nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, bėhet studentja e parė nga Maqedonia qė pėrveē se “grabiti” bursėn nė vlerė prej 7000 mijė euro nga kompania “Google”, ajo kėtė muaj do tė ngjitet shkallėve tė kėsaj kompanie pėr tė avancuar nė praktikė aftėsitė e saj nė lėmin e informatikės, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė, ajo do tė jetė edhe shumė afėr mundėsisė qė nė njė tė ardhme tė afėrt, tė bėhet edhe pjesė e kėsaj kompanie.

Nė njė konkurrencė tė madhe nga universitetet e tre kontinenteve: Evropės, Azisė sė Mesme dhe Afrikės, studentja e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Merita Kasa, ishte studentja e vetme nga Maqedonia qė u shpall njėra ndėr 40 fitueset e bursės studentore tė ofruar nga Google, dhe njėherėsh tė jetė e vetmja pėrfaqėsuese nga rajoni qė do tė udhėtojė pėr nė Cyrih tė Zvicrės mė 17 qershor, me qėllim tė pjesėmarrjes nė punėtoritė dhe ndarjen e mirėnjohjeve dhe medaljes nga Google. Nga tė gjitha shtetet e Ballkanit, pėrveē studentes tetovare, kėtė bursė kanė fituar edhe njė kolege e saj nga Kroacia dhe njė tjetėr nga Bosnja dhe Hercegovina. Kompania e mirėnjohur dhe lidere e teknologjisė Informative nė botė, GOOGLE Inc. nė kuadėr tė programit “Google Anita Borg Scholarship”, bėn pėrzgjedhjen e studentėve me tė arritura mė tė larta nė lėmin e Shkencave Kompjuterike, me qėllim tė stimulimit tė vajzave qė tė studiojnė nė lėmi tė Informatikės. Studente tė universiteteve tė tre kontinenteve, kanė pasur mundėsinė qė tė garojnė pėr 40 bursa qė ofron kjo kompani, duke vlerėsuar projektet dhe punimet shkencore, esetė, mesataren dhe pėrgjigjet e formularėve nga kjo kompani e rangut botėror. Gjatė pėrzgjedhjes sė aplikuesve, Merita Kasa ka arritur tė “grabisė” bursėn nga Google, falė suksesit tė lartė tė dėshmuar gjatė arsimimit tė saj nė pėrgjithėsi dhe suksesit tė treguar gjatė tre viteve tė studimit, me notė mesatare mesataren 9.9, ndėrsa njė argument shtesė pėr kėtė bursė meritore kanė qenė edhe hulumtimet e saj nė lėmin e informatikės tė publikuara nė revista shkencore. Me ndihmėn e asistentit nė katedrėn e Informatikės nė USHT, Festim Halili, Merita mori pjesė nė Konferencėn ndėrkombėtare tė sistemeve tė informacionit dhe teknologjive nė Tiranė, nė qershor tė vitit 2011, ku prezantoi temėn “Analizat dhe krahasimet e stileve arkitekturore tė ueb shėrbimeve, si dhe dobitė nga pėrdorimi i tyre”, njė punim shkencor qė sjell prurje tė reja nė lėmin e shkencave kompjuterike me qėllim tė shmangies sė barrierave pėr komunikim mes pajisjeve tė ndryshme kompjuterike. Dy punime shkencore tė saj u botuan nė zhurnalin profesional ndėrkombėtar tė titulluar “International journal of science, innovation and neė technology”, njėra me temė “Drejt dizajnit UML tė ueb shėrbimeve” dhe “Definimi i ueb shėrbimeve dhe tė dhėnave me anė tė shprehjeve matematikore nė gjuhėn Z”. Nė ndėrkohė, Merita bashkė me asistentin Festim Halili, ėshtė nė pėrpilim tė njė punimi tė ri shkencor qė do tė prezantohet nė konferencėn e organizuar nga ALB-SHKENCA e qė ka tė bėjė me sigurinė nė SOA (Arkitektura e Orientuar nė Servise). Ajo ka fituar dhe dy certifikata nga Agjencia amerikane pėr zhvillim “USAID” nė lėmit “Aftėsimi komunikimi dhe etikė nė punė” dhe “Pėrpilimi i CV-sė letėr motivimi dhe intervistės”. Aktualisht, Merita ndjek kurs tė informatikės organizuar nga Ministria e Shoqėrisė Informative e Maqedonisė.

“Ky ēmim, pėr mua ėshtė jo vetėm njė nder i madh, por edhe njė stimul pėr tė vazhduar edhe mė denjėsisht me studimet akademike, por edhe me hulumtimet shkencore jashtė orarit tė ligjėratave. Google ėshtė njė kompani prestigjioze dhe lidere nė botė, qė tė jem e sinqertė vetėm e kam ėndėrruar, ndėrsa tani mė mundėsohet qė tė njihem pėr sė afėrmi me sukseset dhe teknologjitė qė pėrdor kjo kompani. Ky fakt mė inspiron edhe mė tepėr qė tė sintetizohem me profesionin, duke shpresuar qė njė ditė, tė ngjitem nė shkallėt mė tė larta tė kėsaj kompanie. Kėtė gėzim dhe sukses dua qė ta ndajė sė bashku me familjarėt, profesorėt dhe kolegėt e mi, por edhe me gjithė bashkėkombėsit e mi”, thotė e emocionuar Merita.

Procesi i aplikimit ka qenė jo dhe aq i lehtė. Ėshtė dashur njė muaj kohė dhe ndihmė e pakursyeshme e profesorit tė saj, Festim Halili, pėr tė plotėsuar formularin profesional dhe pėr tė pėrgatitur tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr tė arritur deri te kjo bursė. “Procesi i aplikimit ishte mjaft i vėshtirė dhe i komplikuar, por ishte edhe provokim kohe. Pėrveē dėshmive tė suksesit dhe punimeve shkencore, kėrkoheshin edhe rekomandime nga studiues dhe profesor universitar nė shkencat e informatikės. Njėkohėsisht, kėrkoheshin detalet pėr ndonjė projekt, nė tė cilin unė kam qenė liderė dhe qė profesori e ka vlerėsuar lartė, ku vlen tė pėrmendet projekti nė inxhinierinė softuerike dedikuar qytetit tė Tetovės dhe rritjes sė kapaciteteve turistike duke e promovuar nė ueb”, shpjegon Kasa. Asistenti i Katedrės sė Informatikės nė USHT, Festim Halili, i cili ėshtė edhe kandidat pėr doktoraturė nė Shkencat kompjuterike nė Fakultetin e Inxhinierisė dhe shkencave Kompjuterike nė Shkup, rastėsisht hasi nė njoftimin pėr konkursin e shpallur nga Google nė ueb faqen e po tė njėjtit fakultet, i cili ishte edhe partner institucional i kompanisė GOOGLE pėr Maqedoni. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėtij fakti, studentja e USHT-sė arriti qė tė jetė e vetmja fituese nga Maqedonia dhe shtetet fqinje. Asistenti i saj thotė se arritja e kėtij suksesi tė studentes Merita Kasa nuk ka qenė njė rrugė e lehtė. “Pėrveē ligjėratave tė zakonshme, shumė aktivitete plotėsuese kemi bėrė me qėllim tė rritjes sė kapaciteteve dhe njohurive nė lėmine e shkencave kompjuterike duke hulumtuar nė fusha koherente dhe inovative dhe duke konkurruar me hulumtues nga Evropa dhe mė gjerė. Kryesisht jemi koncentruar nė analizat dhe hulumtimet nė Inxhinierinė Softuerike dhe Ueb Shėrbimeve tė orkestruara dhe tė lidhura me Baza tė dhėnash si dhe nė Inteligjencė Artificiale. Pjesėmarrja nė kėtė eveniment ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr prestigjin e universitetit tonė, si dhe pėr pėrvojėn qė do tė fitojė studentja jonė dhe qė do ta ndajė me studentėt e tjerė tė USHT-sė”, thotė Halili. Gjatė qėndrimit nė Google, studentja nė fjalė dhe mentori i saj duhet tė bėjnė prezantimin dhe projektin e tyre nė lėmin e Inxhinierisė Softuerike dhe tė Shėrbimeve nė Ueb. “Punimin tė cilin do ta prezantojmė nė GOOGLE ėshtė ambicioz dhe shumė hulumtues nga GOOGLE kanė shprehur interesim qė ta pėrvetėsojnė dhe implementojnė pėr nevojat e tyre. Unė shpresoj se ky ėshtė njė rast i mirė qė Katedra e Informatikės pranė USHT-sė tė thellojė bashkėpunimin me kėtė kompani botėrore dhe tė iniciojė qė studentė nga Katedra jonė tė marrin pjesė nė intershipe qė ofron kjo kompani, me qėllim tė pėrfitimit tė eksperiencės dhe qėndrimit nė hap me tė rejat nė shkencat kompjuterike”, shpjegon asistenti Festim Halili.

Historiati i ĒMIMIT
Duke nderuar njė ndėr hulumtueset mė tė shquara tė kompanisė GOOGLE, Dr.Anita Borg, kjo kompani vendosi qė tė lansojė programin e saj pėr ndarjen e bursave pėr vajzat, tė cilat studiojnė nė shkencat kompjuterike nė studimet deridiplomike, master dhe doktoraturė, me qėllim tė stimulimit tė tyre, duke bėrė pėrzgjedhjen e studentėve me kapacitete tė larta nga tre kontinentet: Evropė, Azi e mesme dhe Afrikė. Fondacioni memorial “Anita Borg” i mbėshtetur nga Google ėshtė themeluar nė vitin 2004 dhe qė atėherė asnjė student nga rajoni nuk ka arritur tė fitojė kėtė ēmim, ndėrsa kėtė vit studentja Merita Kasa “theu akullin” duke nderuar kėshtu edhe USHT-nė, ku ajo kėtė verė pėrmbylli vitin e tretė akademik. Pėr pasur njė pasqyrė mė tė qartė se pėr ēfarė ēmimi bėhet fjalė, duhet theksuar se kjo bursė, pėrveē Meritės, ka shkuar edhe nė duart e 39 studenteve nga universitetet mė prestigjioze nė botė si: Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Kembrixhit nga Anglia, Universiteti i Arhusit tė Danimarkės, Universiteti Negav i Israelit, Universiteti i Kajros sė Egjiptit, Instituti i Teknologjisė sė Lozanės sė Federatės Zvicerane, Universiteti Mellon i Katarit, Universiteti i Tuluzit tė Francės dhe universitete tė tjera nga Evropa, Azia dhe Afrika.

Ėndrra e babait iu bė realitet
Merita Kasa, njėra nga katėr fėmijėt e njė familje mė origjinė kėrēovare qė shumė vite mė parė ishin zhvendosur nė Tetovė me tė njėjtėn arsye, tė jenė sa mė afėr arsimit. Pėrpara se Merita tė kishte lindur dhe pėrpara se Universiteti i Tetovės tė bėhej realitet, babi i saj bashkė me vėllezėrit kishin ardhur nė Tetovė pėr t’iu afruar sa mė pranė kryeqytetit ku ndodhej i vetmi universitet. Pasi kishte pėrfunduar shkollėn e lartė tė inxhinierisė sė tekstilit dhe rreth 15 vite punė nė fabrikėn e tekstilit nė Tetovė, tranzicioni nė Maqedoni do tė detyronte Ismet Kasėn, babain e Meritės tė merrte rrugėn e mėrgimit drejt Kroacisė ku me njė punė sezonale pėr vetėm 4 muaj, ai do tė siguronte ekzistencėn pėr familjen e tij dhe katėr fėmijėt pėr tė cilėt kishte vetėm njė ėndėrr - “arsimin dhe shkenca”. Edhe kėtė verė, ai ndodhej nė Pullė tė Kroacisė ku dhe mori lajmin e parė pėr realizimin e ėndrrės sė tij. Bursa nga kompania “Google” pėr vajzėn e tij Meritėn, ishte shpėrblimi mė i madh pėr tė, edhe pse do ti duhen edhe disa muaj pėr tė pritur qė kėtė gėzim ta festojnė bashkė.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
yesss
Postuar nė: 05.06.2012, 14:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 449
Antari Nr: 27226
Bashkangjitur: 08.03.2012



Kjo eshte edhe mirenjohje edhe per UT-ne,na paska zbardh ftyren neve si komb kjo studente e daluuar,urime.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio