Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kėshilli heton Mujėn, UP
Hera
Postuar nė: 05.06.2012, 18:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 324
Antari Nr: 27390
Bashkangjitur: 26.05.2012



Kėshilli heton Mujėn




Nga Nexhmije Ahmeti 05 Qershor 2012 07:59
http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,83074

Kėshilli Drejtues i UP’sė do ta hetojė ēmimin qė Mujė Rugova mori nė Amerikė dhe parat qė harxhoi atje. Pėr kėtė, ėshtė formuar njė komision hetimor gjatė njė mbledhje tė tensionuar tė Kėshillit. Krejt kėto, e kanė mėrzitur Rektorit. Ai tha se nuk e bleu ēmimin, pėrderisa akuzoi mediat se po e persekutojnė mė shumė sesa regjimi serb.

Mujė Rugovės, rektor i Universiteit tė Prishtinės (UP) dhe disa prej kolegėve tė tij, u duhet tė japin goxha sqarime.

Kėtė ata duhet ta bėjnė jo para prokurorisė, por kolegėve tė tyre.

Rugova tė hėnėn nuk u shkarkua nga Kėshilli Drejtues, por diskutimet aty ishin tė ashpra.

Nė vend tė inicimit pėr shkarkim, sic kishin paralajmėruar njė ditė mė parė pėr express disa zyrtarė tė tij, ky kėshill mori vendim tjetėr, jo pak tė rėndėsishėm.

Institucioni i pėrėbėrė prej nėntė anėtarėve, ka vendosur qė tė formojnė njė komision hetimor lidhur me procedurėn dhe vėrtetėsinė e mirėnjohjes sė marrė nga Samitin e Cilėsisė.

Pėrvec kėsaj, ky komision do tė hetojė edhe dyshimet pėr keqpėrdorime tė mundshme gjatė vizitės nė SHBA.

Milazim Krasniqi, njė nga anėtarėt e kėtij komisioni, ka thėnė pėr KosovaPress se nė lidhje me kėtė cėshtje, ky komision ka pėr detyrė qė brenda njė jave t’i paraqes raport Kėshillit Drejtues.

Ai e ka pranuar se ka pasur debat me tone kritike brenda kėshillit, sa i pėrket raportimeve tė ditėve tė fundit lidhur me keqpėrdorimet e mundshme nė UP.

Krasiqi e ka konfirmuar se kjo cėshtje do tė hetohet.

Gjithashtu, Krasniqi ka deklaruar se faza e zgjedhjeve dhe fundi i mandatit tė kėtij menaxhmenti ėshtė kah fundi, atėherė Kėshilli Drejtues ka marrė vendim t’i ndalojė tė gjitha konkurset pėr pranim tė punėtorėve tė rinj, udhėtimet jashtė shtetit, dhe investimet nė UP.

Por njė orė para se tė mbledhet Kėshilli Drejtues, Mujė Rugova ėshtė dukur shumė nervoz tė hėnėn, por ėshtė munduar tė pėrmbahet.

Sė paku deri nė minutėn e fundit kur para se tė largohet nga konferenca e ftuar pėr media, pėrplasi pak mbi tavolinė gotėn e ujit.

Arsyeja pėr kėtė u duk se ishte shprehja e njė gazetari, i cili nė vend tė fjalės “gjė” shqiptonte “send”.

Takimin me media, Rugova e ftoi njė orė para se tė mbahej mbledhja e Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės.

Rugova tregoi versionin e tij pėr tė gjitha raportimet e fundit mediale, sipas tė cilave, institucioni qė ai drejton e ka blerė ēmimin pėr cilėsi tė dhėnė nė Neė York.

Nė konferencėn pėr gazetarė tė mbajtur nė orėn 14 tė sė hėnės, rektori Rugova ka akuzuar disa nga mediat pėr raportime, qė ai i ka cilėsuar destruktive, sa i pėrket “Ēmimit tė Artė pėr Cilėsi”.

Ai dhe dy zyrtarė tė Rektoratit kanė mohuar nė tėrėsi atė qė ėshtė shkruar se ēmimi ėshtė blerė me 3 mijė e 900 euro nga Business Initiative Direction (BID), njė kompani me seli nė Madrid tė Spanjės.

Nė kėtė paraqitje tė tij, pas kthimit nga SHBA’ja, rektori Rugova sėrish nuk ka harruar tė mbajė edhe pak fjalim patriotik.

Ai nė mes tė tjerash ka pėrmendur edhe momentin kur delegacioni i Serbisė ka dalė jashtė ceremonisė, pasi e ka dėgjuar emrin e Kosovės.

“Nė atė samit, nėntė herė ėshtė pėrmendur emri ‘Republikė e Kosovės’. Kur na e kanė ndarė mirėnjohjen, Serbia ka dalė jashtė. Mendoni se kjo nuk ka vlerė? Nėse mendoni se pėrnjėmend kjo nuk ka vlerė, atėherė ju nuk jeni tė informuar fare”, tha Rugova.

Rektori i UP’sė tha se ėshtė mjaft i zhgėnjyer, saqė kėto qė po shkruhen vazhdimisht pėr tė, i ka konsideruar edhe mė tė rėnda sesa nė kohėn kur ishte i pėrndjekur nga regjimi serb.

“Kam pasur probleme me Serbinė, por kėso pėrpjekjesh dhe pėrgojimesh qė po bėhen ndaj meje, asnjėherė nuk kam pasur. E pėr kėtė jam mjaft i zhgėnjyer”, tha Rugova.

Ai paralajmėroi tė gjithė ata qė kanė shkruar, e tė cilat rektori i quan shpifje, do tė pėrballen me ligjin.

Nė kėtė rast, Rugova i ka bėrė thirrje prokurorisė qė edhe tė vizitojė Rektoratin dhe tė bėjė hetime, nė mėnyrė qė tė gjitha ato qė janė shkruar tė vėrtetohen.

E shqetėsuar ėshtė paraqitur edhe kompania qė i ka dhėnė ēmimin pėr cilėsi UP’sė.

Kėshtu sė paku thanė vetė drejtuesit e UP’sė.

Ata shpėrndanė edhe dy letra, sipas tė cilave, Business Initiative Direction (BID), e cila i ka dhėnė UP’sė Ēmimin e Artė pėr Cilėsi, i ka dėrguar nė adresė tė Rektoratit.

Sipas shkresave me nga disa fjali secila, tė nėnshkruara e tė vulosura, BID’i jep sqarime pėr punėn e vet dhe prezanton shpenzimet qė ata i kanė hequr pėr delegacionin nga UP’ja, e qė pėrbėhej nga rektori Rugova dhe zėvendėsrektori pėr marrėdhėnie me jashtė, Naser Mrasori.

Pėrveēqė prezantojnė punėn e tyre, kompania nė fjalė paralajmėron se do t’i padisė ata qė kanė shpifur ndaj tyre, e qė siē janė shprehur ata, “ia kanė prishur imazhin”.

E reagime tė ashpra ndaj disa medieve ka shprehur edhe zėvendėsrektori Naser Mrasori. Ai po ashtu ka sqaruar edhe procedurėn e marrjes sė ēmimit nė New York.

Sipas tij, Samiti pėr Cilėsi tė Lartė ėshtė asociacion prestigjioz qė ka nderuar shumė kompani dhe personalitete tė larta botėrore.

Mrasori sqaroi se kompania qė ka dhėnė ēmimin ka hulumtuar pėr njė periudhė tė gjatė punėn e UP’sė.

Madje, ai tha se ēmimi pėr UP nuk ėshtė pėrzgjedhur nga vetė ata, por nga 178 vende qė kanė qenė nė garė.

“Organizata qė na e ka dhėnė mirėnjohjen, nuk ėshtė organizatė fantome, por njė organizatė qė bėn punė qe 27 vjet”, tha Mrasori.

Ai u shpreh se UP’ja ėshtė dekoruar nė bazė tė punimeve shkencore qė janė bėrė, mobiliteteve tė studentėve dhe bursave tė shumta ndėrkombėtare.

Nė kėtė garė, sipas tij, kanė marrė mirėnjohje edhe kompani tė ndryshme si ajo pėr njeriun qė ka ndėrtuar ndėrtesėn mė tė lartė nė botė nė Dubai.

Mrasori nuk pranoi se nė garė kanė marrė pjesė vetėm kolegje private, por edhe ato publike.

Ndėr to, ai ka pėrmendur Universitetin publik tė Polonisė, Indisė, por edhe kolegje tė Britanisė tė Madhe.

Shpenzimet e udhėtimit

Nė kėtė konferencė, ka asistuar edhe zėvendėsrektori pėr financa, Enver Kutllovci ku nėpėrmjet letrave, ka sqaruar tė gjitha shpenzimet e bėra nė udhėtimin nė Neė York.

Ai fillimisht sqaroi se UP’ja ėshtė e anėtarėsuar nė disa asociacione, ku duhet paguar pėr anėtarėsim, e nė mesin e tyre, edhe Samiti pėr Cilėsi tė Lartė.

UP paguan 2 mijė e 500 euro nė vit pėr anėtarėsim nė Asociacionin e Universiteteve Evropiane, 900 euro nė Kartėn e Dubrovnikut, nė Compastella Grup, 1 mijė e 500 euro nė vit, ndėrsa nė Samitin pėr Cilėsi, UP’ja paguan 3 mijė e 900 euro nė vit, ku pėrfshihen edhe shpenzimet e delegacionit pėr ushqim dhe akomodim

Kutllovci ka arsyetuar edhe marrjen e avancit prej 7 mijė eurove pėr udhėtimin nė SHBA. “Ėshtė e vėrtetė kjo qė janė marrė avans, sepse pa para, as prej shtėpie s’mund tė dalėsh, por gjithēka ėshtė e arsyetuar me fatura”, tha Kutllovci.

Ai sqaroi se gjatė kėtij udhėtimi, Rugova dhe Mrasori kanė harxhuar 985.66 euro dhe nė arkėn e Rektoratit janė kthyer 6 mijė e 14 euro.

Nė bazė tė udhėzimit administrativ, Kutllovci sqaron se shpenzimet ditore nė SHBA janė 275 euro, por nėse delegacioni ka qenė i ftuar dhe i ka pasur tė hequra mėditjet dhe ushqimin, i takon 20 pėrqind i shpenzimeve ditore qė i bie 55 euro dita.

“Sipas kėsaj llogaritjeje, rektori dhe zėvendėsi i tij kanė qėndruar shtatė ditė nė SHBA, ku i bie se u takojnė nga 375 euro pėr secilin”, tha Kutllovci.

Duke u nisur nga kjo, Kutllovci, sikurse edhe kolegėt e tij, ftoi Prokurorinė qė tė fillojė hetimet nė UP, por edhe pėr ato qė janė shkruar nėpėr media.

Kthehen para kohe

Shkrimet nė media dhe protestat e lėvizjes “SVK” ua kanė prishur agjendėn Rugovės dhe Mrasorit. Rrugės sė kthimit ata kishin planifikuar qė tė ndaleshin edhe nė Britani tė Madhe. Mirėpo, kjo u dėshtoi pasi qė u desh qė tė ktheheshin nė Kosovė para kohe. Rugova dhe Mrasori kishin paraparė qė tė takoheshin me historianin Noel Malcolm nė Londėr, por ata u desh tė ktheheshin prapa. “Situata e krijuar nė UP bėri qė tė anulohet takimi me Malcolmin”, tha Mrasori.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Hera nė 05.06.2012, 18:28
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio