Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndikimi i madh i shembullit nė edukimin e fėmijėve
serious
  Postuar nė: 07.06.2012, 14:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 260
Antari Nr: 26772
Bashkangjitur: 23.07.2011



Ndikimi i madh i shembullit nė edukimin e fėmijėve

Ndikimi i shembullit ėshtė shumė i madh dhe ka fuqi edukative tė fortė e tė fuqishme. Prandaj, nė qoftė se ajo pėrdoret pėr tė mirė, do tė japė ndihmė jashtėzakonisht tė madhe nė edukimin e fėmijėve nė familje, nė rrethin shoqėror dhe nė shkollė.

Dihet se tė vegjlit, prej natyre, janė imitues tė fortė: Ata, pa hezituar imitojnė gjestet, qėndrimin, lėvizjet, te folurit, mendimet, sjelljet e veprimet e njerėzve me tė cilėt takohen pėrditė posaēėrisht tė atyre qė i duan dhe i respektojnė mė sė shumti. Kėto imitime veprojnė nė mėnyrė tė gjallė e tė fuqishme nė formimin e karakterit tė fėmijėve e pėrgjithėsisht nė formimin e personalitetit tė tyre. Kėto imitime, kėta shembuj qė marrin fėmijėt, e pėrgjithėsisht tė rinjtė prej tė rriturve, kthehen pastaj nė shprehi te fuqishme e tė qėndrueshme, qė me kohė bėhen pronė e tyre shpirtėrore, tė cilat gjatė tėrė jetės ushtrojnė njė ndikim tė madh mbi vullnetin e karakterin e tyre dhe bėhen pothuajse si vetė ata tė cilėt i imitojnė. Kėtė e vėrteton mė sė miri edhe fjala e urtė e popullit tonė: “Me kė tė tė rrish, ashtu do tė bėhesh”.

Sa mė tė gjata e mė tė qarta tė jenė paragjykimet e njė gjėje ose veprimi, aq mė shumė kohė do tė qėndrojnė e do tė pasqyrohen ato nė shpirtin e njeriut, e pra edhe aq mė lehtė ato asimilohen dhe ndikojnė nė vullnetin e njeriut tė ri. E parafytyrimet qė rrjedhin prej shembullit janė vėrtet shumė te fuqishme e tė qarta, sepse ato i sheh, i dėgjon dhe i ndien. Pikėrisht pėr kėtė, ndikimi i shembullit ėshtė shumė i madh dhe ka fuqi edukative tė fortė e tė fuqishme. Prandaj, nė qoftė se ajo pėrdoret pėr tė mirė, do tė japė ndihmė jashtėzakonisht tė madhe nė edukimin e fėmijėve nė familje, nė rrethin shoqėror dhe nė shkollė.

Karakteri i tė rriturve, me tė cilėt fėmija ka kontakt tė pėrditshėm, vepron me tė madhe mbi karakterin e fėmijėve. Prandaj, njė prind i mirė e i denjė bėhet prijės i natyrshėm i fėmijėve tė vet, kurse njė edukator i mirė frymėzon jetė shembullore te nxėnėsit e vet dhe i bėn pėr vete zemrat e tyre.

Nga ndikimi i madh qė ushtron shembulli, pikėsėpari duhet tė pėrfitojnė prindėrit, duke u pėrpjekur e kujdesur vazhdimisht qė fėmijėt e tyre nė shtėpi e jashtė saj tė bėjnė njė jetė tė rregullt, korrekte e tė harmonishme nė pėrgjithėsi. Prandaj prindėrit sė pari duhet tė kenė mendjen qė nga goja e tyre, sė paku nė sy tė fėmijėve, ‘tė rrjedhė mjaltė’, siē thotė goja e popullit; pra tė dalin vetėm fjalė tė mira, tė ėmbla, tė atilla qė fėmijėt t'i pėrvetėsojnė ato me ėndje dhe t'i pėrdorin me kėnaqėsi tė madhe e me krenari si nė familje ashtu dhe jashtė nė rrugė e nė rrethin shoqėror.

Nga ana tjetėr, prindėrit duhet tė kujdesen qė sjelljet e marrėdhėniet e tyre tė shoqishoqshme e me tė gjithė anėtarėt e tjerė tė familjes tė jenė korrekte e nė pajtim me normat morale tė njė edukate tė mirė, sepse fėmijėt e thithin, e rrėmbejnė menjėherė fjalėn, gjestin e veprimin e prindėrve tė tyre, tė cilėt i duan dhe i ēmojnė mbi tė gjithė. Ndėrkaq, shembulli i keq i prindėrve mund. t'i helmojė fėmijėt, sepse rrėnjos nė shpirtin e tyre vese, tė cilat mė vonė ėshtė shumė vėshtirė t'u hiqen, e nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė disa ndoshta mund t'u mbeten dhe pėr tėrė jetėn, mbasi ėshtė e pamundur t’iu ērrėnjosen. Pikėrisht pėr kėtė prindėrit duhet tė jenė tė rregullt, tė drejtė, tė ndėrgjegjshėm, tė pėrpiktė nė punė dhe tė jenė pasqyrė e qartė sa u pėrket fjalėve e sjelljeve tė mira e tė hijshme.


----------------------------------------
Islami-sistem i jetes
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio