Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> PDSH: Projekti “Shkupi 2014” gjatė mandatit tė BDI
alb_te
Postuar nė: 12.06.2012, 14:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



PDSH ka theksuar se projekti “Shkupi 2014” ėshtė promovuar nė ekspozenė e kryeministrit Nikolla Gruevski nė mandatin 2008 si dhe pjesė e koalicionit VMRO dhe BDI.

“Se ėshtė i humbur nė kohė dhe hapėsire z.Ali Ahmeti e kemi ditur, por se ka filluar qė tė ju besojė edhe gėnjeshtrave qė i thotė vet ai ,kėtė mbrėmė e kuptuam. Nė emisionin televiziv X/0 qė emitohet nė televizionin Kanal 5,ku mbrėmė ishte mysafir z.Ali Ahmetit nė stilin e tij konfuz e demagog, servil e gėnjeshtar, u mundua qė tė manipulon opinionin nė lidhje me projektin Shkupi 2014”, theksoi deputeti i PDSH-sė, Bekim Fazliu.

Sipas tij, PDSH ka dėshmitė e saj pėr tė rikujtuar se kur ėshtė promovuar dhe realizuar ky projekt.

“Ky projekt pėr herė tė parė ėshtė promovuar nė ekspozenė e kryeministrit nė ditėn e votimit tė qeverisė VMRO-BDI nė parlament nė gusht tė vitit 2008, promovimi 3D i kėtij projekti ėshtė bėrė mė datė 4 shkurt tė vitit 2010, ku nė qeveri ishte VMRO me BDI-nė, ndryshimet nė planin detal urbanistik tė komunės Qendėr dhe nė planin gjeneral urbanistik tė Qytetit tė Shkupit pėr SHKUPIN 2014 janė bėrė nė vitin 2009 ku me qytetin e Shkupit udhėheq VMRO me BDI-nė”, theksoi Fazliu.

Sipas tij, mjetet pėr realizimin e kėtij projekti qė arrijnė vlerėn deri mė tani disa qindra miliona euro janė ndarė nga buxheti i shtetit edhe atė nė vitin 2009, 2010, 2011 dhe 2012, si dhe me aq rebalanse qė janė bėrė nė vitin 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ku janė shtuar mjetet pėr projektin “Shkupi 2014”, janė ndarė edhe me votėn e vet Ali Ahmetit ,deputetėve tė tij nė parlament, ministrave tė tij nė Qeveri dhe kėshilltarėve tė tij nė qytetin e Shkupit.

“Kėto qė prezantuam janė fakte tė pamohueshme se projekti “Shkupi 2014” ėshtė projekt vetėm i Alisė dhe Gruevskit e i askujt tjetėr. Mbrėmė meqė ishte mjaft konfuz nė atė emision, ngatėrroj edhe shume punė tjera siē ishte rasti pėr dhėnien e lejes sė pėrmendores sė Skėnderbeut. Edhe njėherė rikujtojmė opinionin se leja pėr pėrmendoren e Skėnderbeut ėshtė dhėnė nga ana e PDSH-sė ,nga kėshilltarėt e PDSH-sė qė ishin nė qytetin e Shkupit e qė detyruan VMRO-nė tė pėrkrahin dhėnien e lejes pėrmendores sė Skėnderbeut me datė 23 Nėntor 2006”, theksoi deputeti i PDSH-sė.

Ai nėnvizoi se gjatė qeverisjes 4 vjeēare tė koalicionit VMRO-BDI ndėrtohen kisha e kryqe, kuaj e luaj, Aleksandra e Filipa, Car Samoila, Nikolla Kareva, Goce Dellceva, pėrmendore tė Branitellave, fontana e Porta Triumfale, rrethoja urash e shelgje nė lumin Vardar.

“Kurse nė kohėn e PDSH-sė , nė Shkup nė zemėr tė Ēarshisė u themelua Instituti pėr trashėgimi kulturore dhe shpirtėrore tė Shqiptarėve, qė pėr fat tė keq BDI po e shkatėrron, nė kohėn e PDSH-sė ndaheshin mjete nga buxheti i shtetit pėr Medresenė Isa Beu tė Shkupit dhe pėr ndėrtim tė xhamive, nė kohėn e PDSH-sė nė tė gjitha lagjet e Shkupit tė banuara me shqiptarė investohej nė rrugė, ujėsjellės, kanalizim e jo si tani qė janė shėndruar nė GETO, ku shqiptarėt varfėrohen pėr ēdo ditė, malltretohen , rrihen, vriten e burgosen, preken nė nder e dinjitet nga kjo qeveri VMRO-BDI. Alisė dhe tajfės sė tij i sugjerojmė tė dalin nė qendėr tė Shkupit dhe tė shohin veprėn e tyre madhore “Shkupi 2014” dhe tė binden qė pėr kėto 4 vite "qeverisje" gjithēka bėnė ndėrtuan monumentin e turpit te tyre pėr tė cilėn do te mbahen mend nga shqiptarėt”, theksoi sekretari organizativ i PDSH-sė, Bekim Fazliu. (INA)
PM
Top
ManInBlack
Postuar nė: 12.06.2012, 15:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 158
Antari Nr: 10288
Bashkangjitur: 17.10.2007



"PDSH duhet tė jap llogari para shqiptarėve pėr proektin Shkupi 2014, pėr vrasjen e demokracisė nė vend, pėr uzurpimin e institucioneve tė vendit dhe pėr qėndrimet kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė

Bashkimi Demokratik pėr Integrim reagon ashpėr ndaj insinuatave tė opozitės rreth proektit Shkupi 2014, proekt ky qė mban firmėn eksluzive tė Partisė Demokratike Shqiptare gjatė kohės kur uzurpan institucionet e shtetit pa vullnetin e shqiptareve.

Deklarata e ish nėnkryetarit tė PDSH, z, Iljaz Halimit, qė PDSH pėrkrah ndėrtimin e Kishės nė qendėr tė Shkupit dhe qė PDSHsė nuk i intereson edhe nėse ndėrtohen plot kisha tė tjera nė Shkup, dhėnė nė emisionin Rruga e Drejt nė Alsat M, e tregon qartė autorėsinė e PDSHsė mbi proektin kontraverz Shkupi 2014. Kjo kishė sot nuk qėndron mbi shtėpinė e lindjes sė Nėnės Terezė sepse BDI pėrmirėsoi gabimet e PDSHsė.

Autori tjetėr i proektit Shkupi 2014 ėshtė Arifhikmet Xhemaili nė cilėsinė e Ministrit tė Kulturės sė PDSHsė nė kohėn kur u miratuan vendimet pėr proektin monoetnik dhe monofetar, proekt tė cilit BDI ia ndryshoi tėrėsisht karakterin duke pėrmirėsuar gabimet e PDSHsė.

PDSH gjatė qeverisjės sė paligjshme mirreshte me pazaret e ndara me partnerėt e tyre dhe jo me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, demarkacionin e kufirit, por pėrkundrazi, instaluan viza pėr qytetarėt e Shqipėrisė.

PDSH duhet tė jap llogari para shqiptarėve pėr proektin Shkupi 2014, pėr vrasjen e demokracisė nė vend, pėr uzurpimin e institucioneve tė vendit dhe pėr qėndrimet kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė.

Bashkangjitur po ju nisim njė dokument autentik qė dėshmon autorėsinė e PDSHsė mbi Proektin Shkupi 2014 dhe po qe nevoja, do t’ju pajisim me tė gjitha dokumentet qė konfirmojnė atė qė tė gjithė shqiptarėt e kanė tė njohur tashmė.


Kryetari Ahmeti uron Presidentin e Shqipėrisė Nishani
Ahmeti: Palca e shqiptarit, ėshtė nga palca e gurit
Arifi, sot u takua edhe me zėvendės ndihmės sekretarin shtetėror tė SHBA-sė Filip Riker
Ballkani nė botėn e globalizuar: nxitja e Agjendės Evropiane nė rajon
Ekspozite per 100 vjetorin
Konferencė pėr Komunikim dhe dukshmėri tė IPA-s
Saraqini diskutoi me Odėn Ekonomike tė Maqedonisė Veriperėndimore
Мinistri Аdemi mori pjesė nė debatin publik nė PN Mavrovė
Ministri Bejta u takua me ambasadorin e Italisė, Fabio Cristiani
Kryetari Ahmeti takon Ambasadorin Amerikan Volers
PM
Top
ManInBlack
Postuar nė: 12.06.2012, 15:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 158
Antari Nr: 10288
Bashkangjitur: 17.10.2007



Fotografi e jashtme
PM
Top
alb_te
Postuar nė: 12.06.2012, 15:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012




http://www.youtube.com/watch?v=0q2PbHnTwXs...player_embedded
PM
Top
GAZETARI23
Postuar nė: 12.06.2012, 18:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5014
Antari Nr: 9437
Bashkangjitur: 10.09.2007



njoni thuj aij qetri kursem ky qetri thuj ai , na kan bo koken sa ni mal.
hajd mos na qani trapin me thashetheme o parti e politikan.

mos genjeni popullin smil3dbd4e7853679.gif

se krejt i keni fajet.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga GAZETARI23 nė 12.06.2012, 18:13


----------------------------------------
PUNA DHE MESIMI JAPIN DRITE!!
PM
Top
blerim77
Postuar nė: 12.06.2012, 18:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 507
Antari Nr: 19513
Bashkangjitur: 13.01.2009



gazetari,pikerisht kjo eshte nje fenomen te ne shqiptaret ne maqedoni.qe 10 vite te dy partit ja tregojn njera tjetres gabimet dhe deshtimet se per vec deshtimeve skan asgje tjeter,e prap dalen i votojne njerzit dhe prap disa krenohen me partit ne te cilat militojne.ky popull definitivisht e meriton kete gjendje ku eshte per fat te keq.kta pseudo-politikanet tane vetem me genjeshtra e ushqejne popullin,kta jan e keqja me e madhe e jona.
PM
Top
GAZETARI23
Postuar nė: 12.06.2012, 21:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5014
Antari Nr: 9437
Bashkangjitur: 10.09.2007



 Citim (blerim77 @ 12.06.2012, 19:34)
gazetari,pikerisht kjo eshte nje fenomen te ne shqiptaret ne maqedoni.qe 10 vite te dy partit ja tregojn njera tjetres gabimet dhe deshtimet se per vec deshtimeve skan asgje tjeter,e prap dalen i votojne njerzit dhe prap disa krenohen me partit ne te cilat militojne.ky popull definitivisht e meriton kete gjendje ku eshte per fat te keq.kta pseudo-politikanet tane vetem me genjeshtra e ushqejne popullin,kta jan e keqja me e madhe e jona.

SHUM E SAKT BLERIM77,
ishalla kohen e fundit e kuptoijn edhe shum te tjer si ty kete politik.


----------------------------------------
PUNA DHE MESIMI JAPIN DRITE!!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio