Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Marrėveshja e Ohrit: Ku janė paratė qė u donuan ng
alb_te
Postuar nė: 12.06.2012, 15:08
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Nga Enisa Bajrami

Pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit (MO), qeveria e Maqedonisė, ēdo vit ndanė njė pjesė nga buxheti i qeverisė pėr implementinin e MO. Pėrveē parave tė qeverisė, ka pasur dhe ka donacione qė vin nga fondacione tė huaja tė cilėt kanė donuar shuma tė mėdha qė tė ndihmojn nė implementimin e sa mė tė shpejt tė Marveshjes sė Ohirt. Ajo cka ėshtė e dyshimt apo jo e sqaruar mirė nė kėtė cėshtje, ėshtė qė Sekretariati pėr Implementinim e Marrėshjes sė Ohirt (SIOFA), e cila ėshtė krijyuar si njė institute i pavarur pėr tė implementuar MO, nuk ka asnjė tė dhėnė publike , nė atė se sa para jane donuar ndėr vitė nga donator tė huaj dhe ku janė pėrdorur/donuar ata mjete pėr tė ndihmuar implementimin e MO?

Nėse bėhėt njė kėrkim gjeneral pėr kėtė ēėshtje, tė vetmet informacione qė mund tė gjehen janė lajmet investigative tė cilat janė botuar tek Televizoi “A1”, qė nė fakt ata tani mė janė burime tė pa kapshme pėr publikun pasi qeveria e Maqedonisė urdhėroi mbylljen e TVs njė vitė mė pare, duke ēaktivizuar njėkohėsisht dhe ueb faqen e tyre: http://www.time.mk/read/c93fa5ac0f/010dc43346/index.html , http://www.time.mk/cluster/c93fa5ac0f/index.html

Historkiu i SIOFA:

SIOFA ėashė krijuar nė vitin 2007 nga qeveria e Maqedonisė. Gjithmonė ėshtė udhėhequr nga nja zv. Kryeministėr i qeverisė. Imer Aliu, i cili nė ka mbajtur postin e zv.Kryeministrit nė krye tė SIOFA (aktualisht deputet nė Parlamentin e Maqedonisė nga rradhėt e PDSH-sė), ka folur pėr I-SCOOP qė SIOFA ėshtė themeluar nga partia e tij, Partia Demokratike Shqiptatare PDSH, e cila erdhi nė qeveri nė 2007-nė. Sipas Aliut, deri atėhere, qeveria e mė parshme e udhėhequr nga LSDM-BDI nuk arritėn tė krijojnė asnjė institut tė pavarur i cili do tė udhėheqte me implementimin e MO, dhe kėtė e kanė bėrė sepse ka qenė nė interesin e tyre, qė buxheti i MO mos tė jetė nė duar tė drejta dhe mos tė pėrdoret sic duhet.

Ai mė tej shton “Si fillim, besoj qė duhet tė ju tregoj historin se si ėshtė krijuar SIOFA. Sekretariati u themelua nė Shtator tė vitit 2007, nė kohėn kur PDSH ishte nė qeveri. Deri atėherė implementimi i MO funksiononte si sektorė nė kornizėn e Sekretariatit Gjeneral tė Qeverisė. Kjo dmth qė zv.kryeministri , qė ishtė nė krye pėr tė zbatuar MO, ishtė pjesė e njė sektori udhėheqės ndėr kornizėn e njė institutit tjetėr e cila gjithmon udhėhiqej nga dikush tjetėr, respektivisht nga dikush me pėrkatėsi maqedonase. Pėrderisa kjo metodė e funksionimit dukej jo logjike, krijimi i Sekretariatit si njė institut i vecantė me buxhet dhe sistematizim individual, u bė prioritet pėr partin tonė PDSH, dhe nė kohėn kur unė isha zv.kryeministėr, SIOFA u themelua” ka thėnė Aliu.

Ėshtė mė rėndėsi tė ceket qė gjatė hulumtimit tė kėsaj teme, politikani i vetėm qė ka qenė i kyēur drejt pėr sė drejti nė implementimin e MO, dhe ka pranuar tė flas publikisht pėr kėtė temė, ka qene pikėrisht Imer Aliu. Imer Selmani, i cili po ashtu ka qenė nė krye tė SIOFA, ishte e pamundur tė kontaktohet sepse ėshtė larguar nga sekna politike dhe nuk jep asnjė deklaratė publike. Zv.Kryeministri aktual nė krye te SIOFA, Musa Xhaferri, nuk ėshtė pėrgjigjur nė asnjė pyetjte tė parashtruar nė lidhje me temėn, gjegjėsisht nė pyetjet: sa para mblidhen pėr MO? Ku shpenzohen ato dhe me ēfar plan strategjie? Pėrse nuk ka tė dhėna publike, pėrsė nuk janė vėshtjet transparente? z.Xhaferri ka qenė i kontaktuar disa herė me rradhė i cili nuk ka kthyer asnjė pėrgjigje.

Pyetjeve nė fjalė i u ėshtė pėegjigjur Imer Aliu, i cili nė pyetjen e ardhshme, se si ka qenė procesi i donaacioneve dhe si janė shpenzuar ata , ka thėnė:

“Donacionet qė kanė ardhUR nė ndihmėn tonė pas konfliktit tė 2001, duhet tė them qė asnjėherė nuk ka pas donjė institute specific qė ka kordinuar apo menaxhuar ato donacione, dhe SIOFA definitivhst ska qene njė nga ata. Donacionet qė kanė qenė tė donuara janė menaxhuar nga disa institute si psh. Ministri tė ndryshme: Ministra e Shėndetėsis, Ministria e Transportit dhe Komunikimit, Ministria e Arsimit, Minisgria e Qeverisjes Lokale etj, gjithmon duke qenė tė varura nga destinacioni ku ata ishin tė drejtuara. Por sigurisht, njė numėr i madh i projekteve nga organizatat dhe institutet ndėrkombėtarė janė implementuar nga OJQ-tė lokale nė Maqedoni.

Si rezultat i kėsaj, mund tė konkludojm qė donacionet dhe grantet qė janė dhėnė, pėrvec faktit qė nuk kanė qenė tė mjaftushme, ato po ashtu kanė qenė shumė tė abuzuara, pėr shkak tė keqmenaxhimit tė tyre. Po ashtu duhet tė potencohet qė pas konfliktit tė 2001, njė konferencė donatorėsh u mbajt nė Maqedoni, ku Maqedonis ju premtuan miliona euro pėr rikonstruktim tė shtėpijėve dhe gjėrave tjera tė dėmtuara nga pasojat e konfliktit. Shumė pak projekte u implementuan, dhe nė vendet ku banojnė shqiptarė ne mund ti vėrejm edhe sot e kėsaj ditė pasojat e (nė aspektin material) nga konfilkti i 2001” ėshtė shprehur Aliu.

Imer Aliu ka theksuar qė asnjėherė nuk ka pasur donjė tė dhėnė publike se ku dhe si janė shpenzuar parat pėr MO dhe as sot e kėsaj dite, dmth pas 10 viteve, nuk egziston asnjė e dhėnė publike qė tė tregoj qart se ku, si, sa, dhe pėr ēfarė qėllimi janė shpenzuar ato para.

“Pėr fund, do thoja qė SIOFA nuk ka qenė njė institut i pavarur nė qeverisjen e LSDM-BDI, nuk ka qenė aspak e rastėsishme, sepse ajo ėshtė lėnė jashtė menaxhimit tė fondeve tė cilat erdhėn nė Maqedoni pas konfliktit tė 2001. Normal qė nuk ka asnjė tė dhėnė publike, as nė SIOFA e as diku tjetėr dhe nuk besoj tė ketė donjėherė normalisht. Kur ėshtė puna tė transparenca e mjeteve pėr MO, ėshtė “normale” most ė ketė asnjė akses public tė asnjė llojit” ka pėrfunduar Aliu.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio