Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> PDSH: BDI-ja ndėrtoi projektin Shkupi 2014, pėr 4
alb_te
Postuar nė: 12.06.2012, 18:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Se ėshtė i humbur nė kohė dhe hapėsire z.Ali Ahmeti e kemi ditur, por se ka filluar qė tė ju besojė edhe gėnjeshtrave qė i thotė vet ai ,kėtė mbrėmė e kuptuam.

Nė emisionin televiziv X/0 qė emitohet nė televizionin Kanal 5,ku mbrėmė ishte mysafir z.Ali Ahmetit nė stilin e tij konfuz e demagog, servil e gėnjeshtar, u mundua qw tw manipulon opinionin nė lidhje me projektin Shkupi 2014

Pėr ata qė kanė harruar dhe ata qė shtirren se kanė harruar dhe gėnjejnė opinionin si Ali Ahmeti po ju rikujtojmė:

-Ky projekt pėr herė tė parė ėshtė promovuar nė ekspozenė e kryeministrit nė ditėn e votimit tė qeverisė VMRO-BDI nė parlament nė gusht tė vitit 2008.
-Promovimi 3D i kėtij projekti ėshtė bėrė mė datė 4 shkurt tė vitit 2010, ku nė qeveri ishte VMRO me BDI-nė.
-Ndryshimet nė planin detal urbanistik tė komunės Qendėr dhe nė planin gjeneral urbanistik tė Qytetit tė Shkupit pėr SHKUPIN 2014 janė bėrė nė vitin 2009 ku me qytetin e Shkupit udhėheq VMRO me BDI-nė.
-Mjetet pėr realizimin e kėtij projekti qė arrijnė vlerėn deri mė tani disa qindra miliona euro janė ndarė nga buxheti i shtetit edhe atė nė vitin 2009, 2010, 2011 dhe 2012, si dhe me aq rebalanse qė janė bėrė nė vitin 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ku janė shtuar mjetet pėr projektin “Shkupi 2014”, janė ndarė edhe me votėn e vet Ali Ahmetit ,deputetėve tė tij nė parlament, ministrave tė tij nė Qeveri dhe kėshilltarėve tė tij nė qytetin e Shkupit.

Kėto qė prezantuam janė fakte tė pamohueshme se projekti “Shkupi 2014” ėshtė projekt vetėm i Alisė dhe Gruevskit e i askujt tjetėr.

Mbrėmė meqė ishte mjaft konfuz nė atė emision, ngatėrroj edhe shume punė tjera siē ishte rasti pėr dhėnien e lejes sė pėrmendores sė Skėnderbeut.

Edhe njėherė rikujtojmė opinionin se leja pėr pėrmendoren e Skėnderbeut ėshtė dhėnė nga ana e PDSH-sė ,nga kėshilltarėt e PDSH-sė qė ishin nė qytetin e Shkupit e qė detyruan VMRO-nė tė pėrkrahin dhėnien e lejes pėrmendores sė Skėnderbeut me datė 23 Nėntor 2006.

Gjatė qeverisjes 4 vjeēare tė koalicionit VMRO-BDI ndėrtohen kisha e kryqe, kuaj e luaj, Aleksandra e Filipa, Car Samoila, Nikolla Kareva, Goce Dellceva, pėrmendore tė Branitellave, fontana e Porta Triumfale, rrethoja urash e shelgje nė lumin Vardar. Kurse nė kohėn e PDSH-sė , nė Shkup nė zemėr tė Ēarshisė u themelua Instituti pėr trashėgimi kulturore dhe shpirtėrore tė Shqiptarėve, qė pėr fat tė keq BDI po e shkatėrron, nė kohėn e PDSH-sė ndaheshin mjete nga buxheti i shtetit pėr Medresenė “ISA BEU” tė Shkupit dhe pėr ndėrtim tė xhamive, nė kohėn e PDSH-sė nė tė gjitha lagjet e Shkupit tė banuara me shqiptarė investohej nė rrugė, ujėsjellės, kanalizim e jo si tani qė janė shėndruar nė GETO, ku shqiptarėt varfėrohen pėr ēdo ditė, malltretohen , rrihen, vriten e burgosen, preken nė nder e dinjitet nga kjo qeveri VMRO-BDI.

Alisė dhe tajfės sė tij i sugjerojmė tė dalin nė qendėr tė Shkupit dhe tė shohin veprėn e tyre madhore “Shkupi 2014” dhe tė binden qė pėr kėto 4 vite "qeverisje" gjithēka bėnė ndėrtuan monumentin e turpit te tyre pėr tė cilėn do te mbahen mend nga shqiptarėt.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio