Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Intervista e Kryetarit tė PDSH-sė z. Menduh Thaci
alb_te
Postuar nė: 13.06.2012, 13:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Pres qė populli zgjedhjet e ardhshme ta dėnoje politikėn e shurdhėr tė BDI-sė

Taktizoni apo jeni lodh prej politikės qė shumė rrallė dukeni nė publik, ndėrsa nė Parlament nuk paraqiteni fare?
...
As nuk taktizoj, as qė jam lodhur nga politika. Si asnjėherė mė parė ndjej se partia qė unė e udhėheq arriti tė krijoj njė fole kompakte qė shėrben si bazė e pėrhershme pėr ndėrtimin e strukturave partiake funksionale. E kemi pėrfunduar edhe matricėn ideologjike e cila buron nga principet liberale. Unė dhe partia qė e udhėheq jemi tė bindur se e vėrteta ėshtė nė anėn PDSH-sė, nė doktrinėn e saj politike e cila ndikon nė ndėrgjegjen jo vetėm tė anėtarėve tė partisė, por edhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. PDSH udhėheq politikė nė shtigje tė gjata. nuk jam nė Parlament pasi qė atje zhvillohet njė politikė e zbrazėt, e cila tenton qė mashtrimet e vjetra ti tregojė si tė vėrteta tė reja. Duke e ditur kėtė, unė nuk dua qė tė shkund fije kashte tė zbrazėt. Por, kjo nuk do tė thotė se unė nuk veproj.

Thoni qė matrica ideologjike e PDSH-sė tash mbėshtetet nė principet liberale. A do tė thotė kjo se keni pastruar me nacionalizmin, pėr tė cilin shpesh ishit tė kritikuar?

Ai aspekti liberal ėshtė tendencė pėr ta modernizuar partinė, pasi qė shumė punė kanė ndryshuar qė nga periudha kur ajo ėshtė formuar, pra para 19 viteve. “Djemtė e ri” tė cilėt inkuadrohen nė politikė kanė mentalitet tjetėr, por edhe shteti ėshtė nė prag tė ngjarjeve tė reja – anėtarėsimi nė NATO dhe bisedimet me BE-nė. Mundohemi tė jemi nė hap me kohėn. Unė nuk e pranoj atė se kemi qenė parti nacionaliste. PDSH-ja ėshtė parti e shqiptarėve dhe nė atė princip do tė vazhdojė tė veprojė, por ajo nuk do tė thotė se nė parti nuk do tė mund tė anėtarėsohet dhe tė jetė aktivist apo funksionarė edhe ndonjė njeri i etnikumit tjetėr.

Si pritni qė tė zhvillohet situata e sigurisė nė Maqedoni pas ngjarjeve tė cilat pėrsėri e sollėn nė pikėpyetje bashkėjetesėn?

Politikanėt maqedonas, veēanėrisht ata tė cilėt udhėheqin me shtetin, si duket nuk kuptojnė njė tė vėrtetė tė thjeshtė: [farė do projekti pėr destabilizim ose pėr manipulim me opinionin do tė ju kthehet si bumerang dhe do ta lėkundė strukturėn e shtetit. Ėshtė iluzive qė tė mendohet se Maqedonia mundet pėrherė qė tė udhėheq konflikte me struktura shumė tė forta tė brendshme apo tė jashtme. Kjo politikė e cila [do ditė krijon armiq tė ri ėshtė shkak i pėrhershėm i prishjes sė situatės sė sigurisė nė Maqedoni.

Kujt i konvenon pėrhapja e kėtij mos durimit ndėrfetar nė shtet?

Ajo me siguri nuk i konvenon popullit maqedonas, por atyre qė e shfrytėzojnė pushtetin pėr promovim personal banal, apo atyre qė kanė marrėdhėnie lukrative ndaj shtetit. Nė kėtė varg tė faktorėve tė cilėt e destabilizojnė vendin bėjnė pjesė edhe ato politikanė, gazetarė, akademikė tė cilėt kanė marrėdhėnie ksenofobike ndaj popujve tė tjerė ose partive politike. Prej tyre rrjedhin teori tė logjikės sė cekėt tė cilat janė tė drejtuara, pėr shembull, nė mohimin e pėrdorimit tė rasave tė gjuhės shqipe.

A paraqet kėrcėnim pėr Maqedoninė situata nė veri tė Kosovės?

Vetė kosovarėt nuk janė aq tė shqetėsuar nga kėta mundėsi sa qė janė maqedonasit, tė cilėt nuk kanė asnjė lidhje me kėtė pjesė tė Kosovės. Theksimi i idesė sė kėrcėnimit tė Maqedonisė nga situata tė vetėm njė pjese tė Kosovės ėshtė nė funksion tė tėrheqjes sė vėmendjes sė qytetarėve prej njė grumbulli ēėshtjesh tė pazgjidhura qė paraqiten nė marrėdhėniet ndėrfqinjėsore tė Maqedonisė me Serbinė, Bullgarinė dhe Greqinė. Nė pjesėn veriore tė Kosovės nuk ėshtė paraqit histeri anti maqedonase, por bėhet fjalė pėr rezistencė tė strukturave tė caktuara kriminale, tė cilėt prej vete serbėve quhen kriminel patriot. Maqedonia nuk ėshtė nė rrezik nga ngjarjet ne veri tė Kosovės, por prej Serbisė, Bullgarisė, Greqisė prej problemeve ekonomike veēanėrisht prej prishjes tė raporteve ndėretnike.

A mendoni se problemi me emrin mund tė shndėrrohet nė problem tė sigurisė, duke pasur parasysh ngecjen e perspektivave euroatlantike?

Asnjė pėrfaqėsues legjitim, asnjė parti politike, as strukturat shtetėrore nė Kosovė dhe Shqipėri nuk kontestojnė asgjė maqedonase, as emrin, as identitetin, as historinė, kuptohet pėrveē historisė antike me tė cilat lidhen grupe njerėzish. Nga ana tjetėr, ato punė kontestohen prej Greqisė, Bullgarisė dhe Serbisė. Mendoj se politika aktuale tė cilėn e udhėheq qeveria u jep argumente kėtyre shteteve. Armiqtė e identitetit maqedonas tė paguanin me miliarda nuk do tė mundeshin ti shkaktojnė aq dėme atij identiteti, siē po e bėn tash kjo qeveri e Maqedonisė. Edhe nėse i bindni njerėzit se kjo ndjekje pas identitetit me tė vėrtetė nuk ka kuptim, se nuk na duan nė NATO, se askush nuk na mbėshtet, do ti inkurajoj tė fillojnė tė mendojnė pėr identitetin rezerve, pėr atė serb dhe bullgar. Nuk do tė thotė se tė gjitha problemet do tė zhduken atė ditė qė do tė hymė nė NATO, ama me atė do tė hymė nė njė rrjedhė kur mė askush nuk do tė mendonte nė “idetė e mdhaja”

PDSH-ja kohėve tė fundit riaktulizoi idenė pėr njė marrėveshje tė re ndėrmjet shqiptarėve dhe maqedonasve. A nuk ėshtė rrezik tė problematizohet Marrėveshja e Ohrit nė kontekst politik tė sigurisė?

Ju mė pyetni pėr rrezik me kėrkesė pėr arritje marrėveshje tė re mes shqiptarėve dhe maqedonasve. Pyetje juaj ėshtė parashtruar nė Qershor tė vitit 2012. Sipas Marrėveshjes sė Ohrit, tė gjitha aspektet tė cilat dalin nga kjo marrėveshje ndėrkombėtare ėshtė dashur tė implementohen deri nė vitin 2004. Pėrveē kėtij problemi duhet tė theksohet se disa tė drejta thelbėsore siē ėshtė pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe, janė riformuluar me qėllim tė qartė qė tė arrihet nė njė pikė marrėveshje do tė humb tėrėsisht kuptimin. Pėr tu largu nga kėto aventura, PDSH-ja ofroi njė propozim me tė cilin me pėrgjegjėsi do tė rregullohet mėnyra pėr mos ndalimin e implementimit tė marrėveshjes sė arritur.

Nė ēka shpresoni nė zgjedhjet e 2013?

Vetėm pėr fitore. Partitė nė pushtet, a veēanėrisht BDI-ja, janė aq tė komprometuara sa qė ngadhėnjimi mbi ata ėshtė gjė e kryer. BDI nė krye me Ahmetin aktrojnė politikė tė rrejshme tė urtėsisė bektashiane. Ata janė tė pėrshtatshėm pėr tė gjitha skemat nė Maqedoni, duke e bėrė tė vėshtirė analizimin e premisave tė tyre ideologjike. Pres qė populli tė dėnojė politikėn e shurdhėr tė BDI-sė.

Pėrse ju shkojnė aq rėndė lidhja e aleancave tė reja? Shpejt u prishėt me Osmanin, ndėrsa me Cėrvenkovskin rėndė ju shkon negocimi pėr bashkėpunim?

“Unė ende e kam fuqinė e kujtesės. Ata qė mė njohin, e dinė kėtė tipar timin. Unė i mbaj mend mirė deklaratat e zotit Osmani nė lidhje me bashkėpunimin me z.Crvenkovski. Gjatė kohė ai pretendoi se vetėm me Cėrvenkovskin nuk do tė ketė bashkėpunim. Duke u nisur nga ky orientimi i tij politik, i dėgjova disa prej bashkėpunėtorėve tė mi pėr nevojėn e bashkėpunimit midis PDSH-sė dhe partisė sė tij. Disa ditė mė vonė, pa na informuar, filloi me disa takime me anėtar tė kryesisė sė LSDM-sė. Kjo aventurė, kjo sjellje krejtėsisht jo koherente ndaj qėndrimeve tė veta, nuk ėshtė vetėm jologjike por edhe problem moral. Pėr kėtė vendosa tė ndėrpresė bashkėpunimin. Tani jam i qetė”

A ka shanse qė nė Maqedoni, nė njė tė ardhme tė afėrt tė bėhet zyrtarizim i koalicionit ndėrmjet partive politike maqedonase dhe atyre shqiptare?

Siē kanė filluar proceset, do tė na duhet tė presim njė kohė tė gjatė qė tė krijohen kėsi lloj marrėdhėniesh, pėrkatėsisht bashkėpunim produktiv nė mes partive politike dhe atyre maqedonase, pa ndėrtimin e vetėbesimit tė ndėrsjellėt, nuk do tė filloj ky proces.

A do tė thotė kjo se tash pėr tash nuk ka asgjė nga bashkėpunimi nė mes LSDM-sė dhe PDSH-sė?

Ka, nuk mund tė thuhet qė nuk ka. Teoretikisht dhe nga mendja e shėndoshė, ne pajtohemi se duhet tė zhbllokohet procesi i integrimit, se ajo ėshtė prioritet mbi prioritetet. Ka disa gjėra rreth tė cilave, tash pėr tash nuk pajtohemi. Ne mendojmė se koha e Marrėveshjes sė Ohrit ka kaluar, dhe se ajo marrėveshje ėshtė degjeneruar. Mendoj se LSDM-ja shpreson se nėpėrmjet Marrėveshjes sė Ohrit, akoma mund tė pėrmirėsohen punėt dhe kėtu nuk pajtohemi. Platforma jonė e re parasheh plotėsimin e Marrėveshjes sė Ohrit, dhe mendoj se para nesh ka akoma kohė qė tė bisedojmė, qė tė kemi dialog tė shėndoshė dhe tė kuptueshėm. Shumė ėshtė me rėndėsi qė pajtohemi se kjo Qeveri duhet tė shkojė, pėr shkak se nuk jep kurrfarė dalje nga situata.

Nėse tash do tė duhej tė zgjedhje partner tė koalicionit nga blloku politik maqedonas, pėr cilin do tė kishe zgjedhur mes Gruevskit dhe Cėrvenkovski?

Unė i kam treguar opinionit se asnjėherė mė nuk do tė bashkėpunoj me kėtė klikė politike nė VMRO DPMNE, qė nuk do tė thotė se asnjėherė mė me VMRO DPMNE-nė. Mendoj se partneri i fundit i VMRO DPMNE-sė, nė krye me Nikolla Gruevskin, nga ana e shqiptarėve do tė jetė Ali Ahmeti. Do tė ishte parimore nga PDSH-ja tė flasin me pėrfaqėsuesit legjitim tė popullit maqedonas dhe tė shihen prioritetet nė programe. Ne nuk mund tė jemi partnerė e njė strukture politike e cila ėshtė orientuar anti NATO dhe ėshtė nė bela me fqinjėt. Kuptohet, pozicionet tona tash janė shumė mė tė afėrta me opozitėn maqedonase.

Kur e prishėt bashkėpunimin me VMRO-DPMNE-nė nė vitin 2008, a besuat se partneriteti i ri politik nė mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit do tė zgjasė kaq gjatė dhe me kėtė harmoni qė ėshtė krijuar?

Unė personalisht kam prit rrjedhė tė kėtillė tė ngjarjeve sepse e kam ditė se Ahmeti ka njė mbėshtetje jo parimore prej faktorėve tė brendshėm dhe tė jashtėm. E vetmja gjė qė nuk e kam ditur saktė ka qenė qėllimet e kėsaj pėrkrahjeje. Edhe sot e kėsaj dite zhvillohen procese tė cilat logjikisht janė tė pakuptueshme dhe moralisht janė tė dyshimta.

A do tė merrte pjesė PDSH-ja nė njė qeveri edhe me parti tė tjera tė shqiptarėve nė qoftė se do tė ishte krijuar shumicė e re Parlamentare?

Sė pari duhet ti fitojmė zgjedhjet e ardhshme. PDSH ėshtė e mendimit se nėse del fitues nė zgjedhje, do tė mund me shumė sukses tė kyēet nė ēfarė do qoftė negociatash.

A prisni qė kjo qeveri tė ēojė deri nė fund kėtė mandat apo sėrish do tė ketė zgjedhje tė parakohshme parlamentare?

Nuk jam pėr zgjedhje tė parakohshme. Qeveria ka mandat dhe duhet ti zgjidhin problemet. Por parimisht, si opozitė nuk mund tė jem kundėr zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare. Do tė thotė qė nuk mė ngutet qė tė kthehem nė pushtet. Por ėshtė e qartė se ata qė janė nė pushtet nuk mund ti zgjidhin problemet dhe duhet tė ndėrmarrin diēka, ose tė demaskohen tėrėsisht ose tė shpallin zgjedhje tė parakohshme, pasi qė kanė numrin e nevojshėm pėr shpėrbėrjen e Parlamentit. Ata mund tė qeverisin deri nė fund tė mandatit, mirėpo do tė bėhet kaos nė shtet.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio