Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nga Brukseli vijnė sugjerime pėr federatė ballkani
vani-1
Postuar nė: 22.06.2012, 23:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Ėshtė me rėndėsi tė bindet opinioni ndėrkombėtar se nuk bėhet fjalė pėr njė lloj tė Shqipėrisė sė Madhe nė prapavijė”, thuhet nė analizė. Edhe analistėt nė Shkup vlerėsojnė se formimi i njė strukture tė atillė do tė kishte rėndėsi ekonomike, politike por edhe gjeostrategjike

Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi duhet t’i bashkojnė forcat pėr tė ndėrtuar njė strukturė tė re pėr bashkėpunim tė vazhdueshėm me qėllim tė avancimit tė raporteve politike dhe ekonomike, me qėllim final pėr t’u anėtarėsuar nė BE. Njė tekst me propozim tė kėtillė ėshtė botuar nė gazetėn elektronike Euobserver, njė nga mediat mė serioze qė merret me analiza tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me Bashkimin Evropian.

“Ne besojmė se ėshtė momenti i duhur pėr ndryshim dhe pėr kėtė arsye propozojmė themelimin e njė strukture tė llojit tė Beneluxit qė do tė bashkonte Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Malin e Zi. Struktura e re do tė sillte njė shtytje tė freskėt tė pėrgatitjeve pėr anėtarėsim nė BE dhe do tė ndihmonte kėto katėr vende qė bashkėrisht mė mirė tė garojnė me ekonomitė e etabluara evropiane. Do tė krijohej treg 8 milionėsh me lėvizje tė lirė tė tė mirave, shėrbimeve, kapitalit dhe njerėzve deri ėn fund tė vitit 2012 dhe do tė sillte beneficione imediate nė vend tė pritjes pėr qasje nė BE”, shkruhet nė kėtė tekst ( tė cilin tė plotė mund ta lexoni nė faqen 10 tė gazetės).

Edhe analistėt nė Shkup vlerėsojnė se formimi i njė strukture tė atillė do tė kishte rėndėsi ekonomike, politike por edhe gjeostrategjike.

“Formimi i njė strukture tė atillė, pa marrė parasysh nėse do tė quhej federatė, konfederatė ose do tė kishte emėr tjetėr, do tė ishte ideale si nė aspektin ekonomik, poashtu edhe nė aspektin gjeostrategjik. Ajo do tė ishte njė kundėrpeshė dhe bedem i vėrtetė pėr tė mbrojtur interesin amerikan dhe evropian nė Ballkan, nga tendencat gjithnjė e mė evidente ruse pėr rritje tė ndikimit nė rajon”, vlerėson analisti Semi Mehmeti.

Nė tė njėjtin tekst tė botuar nė Euobserver, thuhet se formimi i kėsaj “strukture”

mund tė fillojė me njė marrėveshje ndėrqeveritare mes Shqipėrisė dhe Kosovės dhe tė pasojė me ftesė pėr Maqedoninė dhe Malin e Zi.

“Ėshtė me rėndėsi tė bindet opinioni ndėrkombėtar se nuk bėhet fjalė pėr njė lloj tė Shqipėrisė sė Madhe nė prapavijė”, thuhet nė analizė, ku shtohet se formimi i “Beneluxit ballkanik” do tė pėrshpejtonte dukshėm integrimin e kėtyre katėr vendeve nė BE, proces i cili pėrndryshe do tė mund tė vonohej deri nė vitin 2030.



Bashkimi do tė sillte zhvillim tė shpejtė

“Zhvillimi do tė jetė shumė mė i shpejtė nėse kufijtė vihen me njė anė dhe bashkėpunimi ekonomik, mbėshtetur nga BE dhe SHBA, bėhet prioritet i lartė i katėr shteteve”, thuhet nė kėtė analizė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio