Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Shqiptarėt nė Evropė, me njė histori
vani-1
Postuar nė: 23.06.2012, 15:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Ėshtė e palogjikshme qė shqiptarėt jashtė Shqipėrisė t'i mėsojnė mė shumė bėmat nė historitė sllave e mė pak pėr tė mos thėnė aspak, historinė e tyre. Mė nė fund, historia e popullit shqiptar ėshtė njė histori e dhembshme, e pėrgjakshme dhe nė tė hasen vetėm kapitujt e vetėmbrojtjes dhe tkurrjes (pėr shkak tė logjikės paqėsore)


Shkėlzen HALIMI/KOHA

Shkup, 23 qershor - Shqiptarėt janė njė popull, kanė njė gjuhė dhe njė alfabet, janė njė komb dhe duhet ta kenė njė histori. Thamė se kanė njė gjuhė dhe njė alfabet, por fatkeqėsisht nuk kanė njė abetare, ndonėse kjo ēėshtje u pėrfol shumė. Nė tė vėrtetė, projekti njė abetare funksionon vetėm nė Shqipėri e Kosovė, por jo edhe nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe Nė Mal tė Zi. Pra, funksionon nė mėnyrė gjysmake. Ndonėse tė shtrirė nė disa shtete tė Ballkanit, edhe pse shqiptarėt janė njė popull dhe kanė njė gjuhė, ata kanė edhe njė histori, e cila natyrshėm do tė duhet tė pėrfshihet nė njė program, nė njė tekst apo libėr shkollor. Njė libėr i unifikuar i historisė shqiptare do t'u jepte fund tė gjitha padrejtėsive. Ndaj, shtrohet pyetja: a ėshtė e mundur qė shqiptarėt nė Preshevė tė mėsojnė pėr Skėnderbeun apo komandantin legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jasharin? Apo shqiptarėt nė Mal tė Zi pėr masakrėn e Tivarit? Ose a duhet qė shqiptarėt nė Shqipėri tė mėsojnė pėr Dervish Carėn, njė figurė shumė interesante nga Gradeci i Gostivarit, pėr tė cilėn fatkeqėsisht shumė pak dihet edhe nė Maqedoni.

Unifikimi vetėm si ide

Ėshtė e palogjikshme qė shqiptarėt jashtė Shqipėrisė t'i mėsojnė mė shumė bėmat nė historitė sllave e mė pak pėr tė mos thėnė aspak, historinė e tyre. Mė nė fund, historia e popullit shqiptar ėshtė njė histori e dhembshme, e pėrgjakshme dhe nė tė hasen vetėm kapitujt e vetėmbrojtjes dhe tkurrjes (pėr shkak tė logjikės paqėsore). Pra, ėshtė njė histori qė i ka dhėnė shumė edhe civilizimit evropian. Ideja pėr njė libėr tė unifikuar tė historisė shqiptare ėshtė njė ide pėr tė cilėn ėshtė diskutuar mjaftė, por qė nė fakt ka mbetur vetėm nė rrafshin e njė ideja tė domosdoshme. Akademik Beqir Meta, Drejtori i Institutit tė Historisė thotė se "pavarėsisht nga ndarja e 100 vjetėve tė fundit, nė disa shtete, shqiptarėt nė vitin 1912, por edhe sot, pėrbėjnė njė komb, qė ka jetuar e jeton prej shekujsh nė trojet e veta. Ekzistojnė aktualisht tė gjitha mundėsitė dhe, me mirėkuptim tė qarqeve, tė politikės, mund tė gjenden tė gjitha hapėsirat ligjore qė shqiptarėt kudo qė ndodhen, tė kenė tė drejtė tė njohin tė njėsuar historinė e tyre kombėtare. Natyrisht, pas kėsaj kėrkohet konsensusi i argumentuar i qarqeve shkencore. Problemi ėshtė i thjeshtė pėr t'u zgjidhur, kur ėshtė fjala pėr periudhat historike deri nė vitin 1912. Historia e shqiptarėve dhe paraardhėsve tė tyre ilirė, deri nė kėtė kohė do tė duhej trajtuar nė pėrputhje me tezat mbizotėruese tė historiografisė shqiptare, duke pėrmirėsuar disi raportet nė trajtimet nė trajtimet regjionale", Shprehet zoti Meta. Por, si do tė duhej tė trajtohej historia shqiptare pas vitit 1913? Historiani ynė i mirėnjohur, dr. Marenglen Verli shprehet se pėrsa i pėrket viteve pas 1913-ės bota akademike shqiptare brenda e jashtė Shqipėrisė, Kosovės e mė gjerė, me argumente shkencore do tė duhej tė hartonte pjesėn pėrkatėse tė programeve e teksteve qė do ta shihnin botėn shqiptare si njė tė tėrė dhe vėllimi i materialit pėr trajtimin e secilit regjion do tė kishte njė pėrqindje tė arsyeshme. "Natyrisht, shqiptarėt nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Serbi, nė Mal tė Zi etj. do tė studiojnė edhe historinė e shteteve ku bėnin ose bėjnė pjesė. Nga pėrvoja e krijuar pėr Abetaren e unifikuar, pėr pėrdorimin e gjuhės letrare apo zyrtare tė unifikuar etj., mund tė pėrfitohet pėr tė synuar unifikimin e programeve dhe teksteve tė "Historisė sė Popullit Shqiptar", qė do tė shėrbente nė rrugėn e gjithė botės shqiptare pėr tė pėrmbushur standardet, qė edhe de jure do ta bėnin atė pjesė tė komitetit europian. Madje, me tekste tė tilla tė unifikuara tė historisė mund tė shėrbehej edhe diaspora shqiptare jo e pakėt nė botė, qė aktualisht pėrbėn rreth 1/3 e botės shqiptare nė tėrėsi", potencon zoti Verli.

Imponimi i historisė sė huaj

Dr. Daut Bislimi, historian nga Kosova, vlerėson se kjo ēėshtje nuk duhet politizuar, sepse shqiptarėt janė njė dhe kanė tė njėjtin gjak dhe tė njėjtėn gjuhė. "Shqiptarėt as gjenetikisht e as nė aspektin kulturor nuk janė pjesė e asnjė grupi kulturor ose gjuhėsor nė Ballkan, nuk janė as vėllezėr me sllavėt e as me grekėt, e as me latinėt apo anglosaksonet, prandaj ėshtė e pashpjegueshme dhe tejet poshtėruese qė sot, pas 100 vjetėsh pavarėsi, shqiptarėt tė ndjehen ende tė kėrcėnuar dhe tė kėrkohet prej tyre t'u imponohet me ēdo kusht historia e huaj. Shkenca ka folur se ADNja jonė e pėrafėrt ėshtė njė fakt i pamohueshėm. Kjo ka qenė historia jonė e pėrbashkėt, fati ynė; i mirė apo i keq. E kaluara nuk mund tė zhbėhet. Ne kemi nė dorė tė tashmen dhe tė ardhmen tonė. Le ta ndėrtojmė atė ashtu siē na ka hije. Lė tė sillemi si evropianė tė shekullit XXI", thotė dr. Daut Bislimi. Ndėr padrejtėsitė e shumta qė i pėrjetuan shqiptarėt nė Maqedoni, gjatė periudhės komuniste, gjithsesi se ishte pamundėsia qė fėmijėt e tyre ta mėsojnė historinė kombėtare. Qerim Lita, historian nga Shkupi, thotė se "njė dukuri e tillė erdhi nė shprehje, sidomos pas demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė, kur autoritetet e atėhershme komuniste maqedonase, nė emėr tė luftės kundėr "nacionalizmit e separatizmit shqiptar", bėnė pastrimin e tėrėsishėm tė teksteve shkollore pėr shkollat shqipe (fillore e tė mesme). Njė pastrim i tillė sidomos u bė nė lėndėn e historisė, ku u mėnjanuan tė gjitha njėsitė mėsimore tė historisė kombėtare shqiptare. Politika diskriminuese ndaj shkollave shqipe nė Maqedoni, vazhdoi edhe pas viteve nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar, sepse kėrkesat e shumta tė shtruara nga inteligjenca shqiptare pėr ndryshimin e teksteve shkollore pėr shkollat shqipe, sidomos tė lėndės sė historisė e tė gjuhės amtare, fare nuk u pėrfillėn nga ana e autoriteteve qeveritare tė Maqedonisė. Pas luftės sė 2001 dhe Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit, u krijua njė optimizėm te shqiptarėt, sidomos te shtresa intelektuale se kjo ēėshtje pėrfundimisht do tė zgjidhet. Mirėpo, i gjithė ky optimizėm doli se ishte i gabuar, pėr faktin se sot nxėnėsve shqiptarė ju imponohet tė mėsojnė njė histori tė falsifikuar, nga ana e disa pseudohistirianėve maqedonas, qė fatkeqėsisht, me apo pa vetėdije atyre u ėshtė bashkangjitur edhe ndonjė shqiptar", shprehet Lita. Natyrisht se ne i kemi parė reagimet e atyre qė sulmojnė historinė pėr njėmijė e njė gjėra tė tjera, por sulmi qė i bėhet tekstit tė pėrbashkėt tė historisė, ėshtė i pabazė, i palogjikė, dhe pėr rrjedhoje krijon veē njė tollovi e njė tymnajė mediatike kaotike krejtėsisht tė panevojshme e tė paarsyeshme. Dr. Daut Bislimi thotė se Historia i ka ndarė shqiptarėt me kufij administrativė, por zemrat e tyre kurrė nuk janė ndarė, ato rrahin me njė ritėm e me njė frymė, sepse flasin pėr gjuhėn e njėjtė dhe kanė kulturė e traditė tė njėjtė. Se koha nuk pret, poashtu edhe shqiptarėt nuk presin mė. Nxėnėsit e shkollės fillore, asaj tė mesme, tė fakulteteve e deri te arsimimet superiore, duhet tė mėsojnė njė histori tė pėrbashkėt kombėtare. Historia e pėrbashkėt ėshtė shprehje e shkallės sė lirisė dhe demokracisė. Ky tekst i historisė duhet tė jetė shprehje e ndėrgjegjes dhe e emancipimit tė kombit tonė. Ėshtė histori e lirisė, ėshtė tekst i historisė pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė, pėr shqiptarėt e Maqedonisė, tė Malit tė Zi e tė Kosovės Lindore dhe gjithė tė tjerėt qė jetojnė nė trojet stėrgjyshore autoktone shqiptare evropiane, pėrfundon Bislimi.

Njė qėndrim i prerė

Nga ana tjetėr Qerim Lita shprehet se "ėshtė tejet nėnēmuese dhe poshtėruese pėr ne shqiptarė, tė heshtim ndaj shpifjeve dhe ofendimeve nga ana e historianėve maqedonas pėr tė kaluarėn tonė historike, ku shqiptarėt paraqiten si "ardhacak", se "kanė zbritur nga mali", e shumė shpifje e ofendime tjera. Mendoj se ėshtė momenti i fundit qė historianėt shqiptar nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e gjetiu, tė marrin njė qėndrim tė prerė qė kjo ēėshtje tė zgjidhet njėherė e pėrgjithmonė. Kombi shqiptar, edhe pse i ndarė nė disa shtete, ka njė histori tė pėrbashkėt, andaj ideja pėr botimin e njė libri tė pėrbashkėt tė lėndės sė historisė pėr shkollat shqipe kudo qė ata shtrihen, ėshtė zgjidhja e vetme", thotė Lita. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, nė fillim tė kėtij vitit, nė fjalėn e tij nė seancėn e organizuar posaēėrisht pėr tė ēelur aktivitetet pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė, ndėr tė tjera pati thėnė se "aspirata e shqiptarėve ėshtė njė komb, njė qėndrim. Asgjė nuk mund tė ndajė dhe tė copėtojė shpirtin e njė kombi". Kėtė konstatim, shqiptarofobėt e Ballkanit gjithsesi do ta interpretojnė ndryshe, pėrkatėsisht si njė kėrcėnim qė kinse rrezikon Ballkanin dhe mė gjerė. Pavarėsisht retorikės sė tė gjitha shtet e Ballkanit aspirojnė pėr njė Evropė tė pėrbashkėt, shqiptarėt janė tė vendosur mė shumė se kurrė qė tė punojnė pėr t'u bashkuar nė Evropė, por paraprakisht duhet t'i shlyejnė tė gjitha barrierat qė na bėjnė popull me histori qė mėsohet ndryshe - ndryshe, me abetare qė s'ėshtė ende e unifikuar e kėshtu me radhė. Bashkimi ynė nė Evropė duhet tė bėhet me unifikimin e vlerave tona shpirtėrore, qė na bėjnė popull me njė gjuhė, histori e kulturė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio