Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vazhdojnė inatet mes zyrtarėve tė BDI-sė?!
vani-1
Postuar nė: 23.06.2012, 15:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Sekretari shtetėrore nė Ministrinė e Kulturės Muzafer Bislimi ndonėse i ftuar sot nuk mori pjesė nė konferencėn e organizuar nga Instituti pėr trashėgimi shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve qė mbahet nė Strugė. Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė Alsat-M pėr tė mėsuar arsyet e mos-prezencės sė tij, Bislimi ishte i pakapshėm pėr ekipin tonė. Respektivisht nėse mos-prezenca e tij kishte tė bėnte me pėrplasjet qė pak ditė mė parė pati me drejtorin e Institutit pėr trashėgimi shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve Shefqet Zekolli pėr shkak tė mos ndarjes sė parave pėr shėnimin e 100 vjetorit tė flamurit, apo pėr ndonjė arsye tjetėr. As organizatorėt e kėsaj konference Instituti pėr trashėgimi shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve dhe Komuna e Strugės nuk ishin nė dijeni tė arsyes sė mos prezencės sė Sekretarit Shtetėror. E ndėrkohė qė vazhdojnė pėrplasjet e zyrtarėve brenda partisė sė Ahmetit, sė fundmi pėr shkak tė mos-ndarjes sė parave nga Ministria e Kulturės pėr shėnimin e 100 vjetorit tė flamurit dhe pėr shkak tė zhvendosjes sė Institutit nga godina aktuale, analistėt politik pėrplasjet e tilla i cilėsojnė si luftė brenda llojit. Analisti Ymer Ismaili madje thotė se divergjencat e fundit nė BDI janė si rezultat i ambicieve tė personave tė caktuar pėr tė pėrmbushur interesat e tyre tė cilat fare nuk brengosen pėr hallet e shqiptarėve.
“Kjo qė ndodh nė BDI tani, kjo quhet lufta brenda llojit, ka njerėz tė pakėnaqur nė pozicionet e tyre sepse lakmojnė edhe mė shumė tė kenė pozicione se sa qė kanė sepse unė personalisht nga kjo strukturė flas pėr maje tė strukturės nuk besoj se ato janė tė brengosur pėr platformėn e BDI-sė, ata mė shumė kanė hallet e tyre personale pėr vetė-realizim tė projekteve tė tyre personale apo grupore se sa kanė hallin e vetė shqiptarėve. Andaj kėto, ti quaj grindje brenda BDI-sė mė duken mė shumė tė niveleve personale tė problemeve tė tyre brenda se sa qė kanė tė bėjnė me vetė strukturėn e BDI-sė aq mė pak me vetė strukturėn e hallave tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi”, deklaroi Ymer Ismaili, analist.
Ismaili mė tej shprehet se nė mėnyrė plotėsuese shqetėson fakti qė BDI nė pėrmbushjen e platformės sė saj has nė rezistencė tė jashtėzakonshme edhe nga partneri i koalicionit VMRO DPMNE.
“Tani del nė shesh qė shqiptarėt mund tė fitojnė, mund tė tė kenė dhe dy elementet kryesore tė asaj qė quhen legjitimitet dhe legalitet dhe tė jenė reprezent tė shqiptarėve nė sistemin e Maqedonisė apo Qeverisės, dhe pėrsėri tė mos mund tė bėjnė asnjė nga qė ato kanė nė platformėn e tyre sepse sistemi i Maqedoni dhe mėnyrė e funksionimit tė qeverisė ėshtė unitare dhe nė shumė elemente ėshtė etno-centrike”,tha Ymer Ismaili, analist.
Ismaili gjithashtu vlerėson se ėshtė kohė e pėrshtatshme qė pozita dhe opozita shqiptare tė ulen bashkė pėr tė izoluar politikėn entocentriste tė qeverisjes sė Gruevskit. Madje ai sugjeron qė zgjidhjet nuk duhet kėrkuar nė zėnka personale, grupore apo partiake por nė konceptet sistemore tė vetė shtetit.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio