Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> A do tė jenė valide diplomat e USHT-sė
Lexo
Postuar nė: 28.06.2012, 10:07
Quote Post


Robot
*****

Posti: Antarė
Postime: 3366
Antari Nr: 18687
Bashkangjitur: 24.11.2008



Tė gjithė jemi deshmitar te zhagitjeve te mdhaja te diplomave te USHT-se, kjo zhagitje ndodhi kur rektor u zgjodh Doc.Dr Agron Reka?

Nga Ministria e Arsimit ende nuk ka nje dokument i cili ligjerisht pranohet si rektor Agron Reka per arsyje te titiujve te shpejtuar qe i mori per nje periudhe te shkurter.

Nese rektori i tanishem i nenshkruan diplomat a do te njihen ato me nenshkrimin e nje rektori i cili ligjerisht nuk i ploteson kushtet?

- Cfar do te bej ministria a do ta shkarkoj apo do ta pranoj si rektor legjitim?
- Ne kuriz te kujt do te shkojne malltretimet nese neser nuk do njihen diplomat e nenshkruara nga Doc.Dr Agron Reka?




----------------------------------------
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply!
PM
Top
Lexo
Postuar nė: 28.06.2012, 10:09
Quote Post


Robot
*****

Posti: Antarė
Postime: 3366
Antari Nr: 18687
Bashkangjitur: 24.11.2008



USHT premton, diploma javėn e ardhshme!

Me ēėshtjen e mosdhėnies sė diplomave nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės sot ėshtė marrė edhe numri dy i Arsimit, Safet Neziri. Autoritetet e USHT-sė i kanė deklaruar se arsyeja e mosdhėnies sė diplomave qėndron nė mos-standardizimin e tyre dhe se tė njėjtat, nga java e ardhshme do tė fillojnė tė jepen, dhe jo siē deklaruan pėr televizionin Alsat M, se diplomat jepen dhe se ky problem nuk ekziston nė USHT.

“Sipas sqarimeve tė tyre, ėshtė bėrė ajo pjesa teknike organizative siē ėshtė pjesa e standardizimit tė formularėve tė diplomave, pamja, forma, pėrmbajtja, dizajni e kėshtu me radhė. Dhe informatat e fundit qė I mora nga autoritetet e USHT-sė, ata mė premtuan se javėn e ardhshme do jenė gati dhe do tu shpėrndahen diplomat tė gjithė studentėve qė brenda kėsaj periudhe nuk kanė arritur nė kohė ti marrin diplomat”, deklaroi Safet Neziri, zv/ ministėr i arsimit.

Por kjo deklaratė e Nezirit, dėshmon qartė tė kundėrtėn e asaj qė pati thėnė zėdhėnėsi i USHT-sė, Sulejman Sulejmani. Ai para njė jave nė njė deklaratė pėr Alsat M, pas ankesės sė njė prindi se djali i tij nuk mund t’i vazhdojė studimet pasuniversitare pėr shkak se nuk posedon diplomė, u shpreh se diplomat merren pa kurrfarė vonese.

“E para punės, kjo nuk ndodh. Procedurat pėr tė marrė diplomė nė USHT, zgjasin aq sa e parasheh ligji pėr arsim tė lartė nė Maqedoni. Mua mė vjen keq pėr rastin nė fjalė por nėse vlerėson se ka ankesa ka shkelje siē e vlerėson ai le tė paraqitet nė hapėsirat e USHT-sė, dhe problem mbyllet sa hap e mbyll sytė”, deklaroi kohė mė parė Selam Sulejmani, zėdhėnės i USHT-sė.

Nga ana tjetėr, derisa nga USHT i premtojnė zv/ministrit tė Arsimit se po pėrgatisin diplomat, personat tė cilėt me vite e kanė kėtė hall,ēėshtjen e tyre e kanė shtruar edhe para ndėrkombėtarėve dhe institucioneve relevante nė vend. Jakup Kamberi, i diplomuar para dy vitesh nė kėtė institucion, i ėshtė drejtuar sot ambasadave tė huaja nė vend, Avokatit tė Popullit dhe Komitetit tė Helsinkit, pėr ta ndihmuar nė marrjen e diplomės.

Bashkim Sulejmani


----------------------------------------
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio