Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Pėr BDI-nė do votojnė edhe maqedonasit, e pėr Cėrv
alb_te
Postuar nė: 28.06.2012, 15:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



Pėr BDI-nė do votojnė edhe maqedonasit, e pėr Cėrvenkovskin edhe shqiptarėt?!


Koment: almakos.com

Siē duket, sa mė shumė shtohen zėrat pėr paraqitjen e njė alternative tė re politike shqiptare nė Maqedoni, aq mė shumė rritet nervozizmi te partitė ekzistuese shqiptare, e veēanėrisht nė radhėt e BDI-sė. Edhe atė jo vetėm te kjo parti, por paralelisht edhe te LSDM-ja opozitare maqedonase. Gjė qė tė ēon tė pyesėsh: ē’ėshtė ajo qė i bėnė tė ndjehen tė rrezikuara nga ndonjė alternativė e re politike shqiptare, kėto dy parti me emblemė tė kundėrt etnike, por qė siē duket, qė bėjnė garė mes veti se cila nga ato e para do bėhet parti shumetnike.

Sa i pėrket shqetėsimit nė radhėt e BDI-sė, ai ėshtė shumė real dhe atė shkaku se kjo parti i ngjanė “Lidhjes Socialiste” tė kohėve tė komunizmit, e ku anėtarėsoheshin tė gjithė ata qė kishin pretendime politike dhe karrieriste. Duke qenė e tillė, dhe duke respektuar parullėn “proletarė tė tė gjitha etnive-bashkohuni”, ajo ėshtė lehtė e rrėnueshme dhe me strukturė tė fragmentizuar, tė cilėn nuk e lidhė asnjė ideologji apo koncept politik, por vetėm interesi ditor qė ka tė bėjė me xhepin personal. Kur kėsaj t’i shtohen ambiciet e kryesuesit tė kėsaj partie qė herdo- kurdo BDI-nė ta bėjė parti tė tė gjithė qytetarėve tė “vėllazėruar” tė Maqedonisė - e tė cilėt pastaj atė do e pėrkrahin tė bėhet presidenti i parė shqiptarė i kėtij vendi - kjo parti bėhet edhe me e ndjeshme ndaj ēdo alternative politike qė shqiptarėve tė kėtushėm do u ofronte mundėsinė e forcimit tė tyre politik.

Nga ana tjetėr, frika e LSDM-sė se atė do mund ta rrezikonte formimi i njė partie tė re shqiptare, ėshtė joreale dhe e mbėshtetur mbi “ėndrrat e gomareve” qė i sheh syhapur kryetari i kėsaj partie, Branko Cėrvenkovski. Njohėsit e situatės brenda radhėve tė LSDM-sė, thonė se Branko Cėrvenkovski shpreson se nė zgjedhjet e ardhshme vendore e parlamentare, shumė shqiptarė tė dėshpėruar nga BDI-ja e Ali Ahmetit, do mund tė votonin pėr partinė e tij. Gjė qė ėshtė po aq joreale sa edhe ėndrra e Ali Ahmetit qė tė ketė degė tė veta partiake nė Strumicė e Shtip, e ku simpatizantėt do e presin siē e meriton si “shpėtimtari” i shtetit..

Por si do qė tė jetė, cinikėt do thoshin se pėr dallim nga Cėrvenovski i cili ambiciet politike i mbėshtet edhe mbi “ėndrra gomarėsh” , BDI-ja edhe realisht mund tė shpresojė qė nė zgjedhjet e ardhme vendore e parlamentare, pėr kandidatėt e sajė tė votonin edhe simpatizantėt e VMRO-DPMNE-sė. Nėse pėr hiēgjė tjetėr, atėherė shkaku se Gruevski askund nuk mund tė gjejė partner politik shqiptarė si kėta ”avokatėt” e tij tė tanishėm tė BDI-sė, tė cilėt sundojnė nė emėr tė shqiptarėve, por veprojnė si me qenė dega shqiptare e VMRO-DPMNE-sė./Almakos
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio